SI NDIHEM PA TY???

09.11.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Poezi dashurie

[highlight]SI NDIHEM PA TY???[/highlight]
^^^^^^^^^^^^

Ku me ike ku humbe ku u tretë
një plage ne zemër me mbete
një zjarr që kurr nuk shuhet
një emër që perjete ruhet


Se di c'me ndodh kur jam me ty
Kur me shikon me ata sy
Kur me buzeqesh me ledhaton
Koke e këmbë ti me pushton.

S'e di se c'ndjen kur me ke pranë
Kur te dy vetëm rrimë menjane
Kur koken ve tek gjoksi im
S'e di a e ndjen shpirtin tim ?!

S'e di c'mendim ke ti për mua
Kur te shtrengoj por s'them te dua
Kur them se vdes për buzët e tua
S'e di a me beson ti mua?

S'e di c'do të ndodhë me ne te dy
Sikur të mos jem më me ty
Sikur kjo ender te ndalet një ditë
S'e di a do të shoh me o drite?

S'e di pa ty çdo bëj o yll
Pa ty kjo botë me duket një pyll
Pa ty kjo botë s'do këtë kuptim
S'e di o fiksim i trurit tim.

S'e di valle a do të duroj
Pa e puthur me atë goje
Pa e prekur me atë dorë
S'e di a do ndjej me nxehte a bore.

S'e di sa gjatë do të vazhdoje
Por di sa shumë te dëshiroj
E di sa shumë ti me gezon
Kur pak vëmendje me kushton.

E ndjej se shumë do të te dua
Sa kohe këto buzë do me puthin mua
Sa kohe që zemra do t'me punoje
Emrin tënd do të kem ne goje.

S'e di sa shumë do të zgjase kjo jetë
S'di si do shkoje ne te vërtetë
Por diçka di me siguri :
Ajo që dua je veç.......... Ti.


[highlight]Dy Sy Te Bukur [/highlight]

Dy sy te bukur u bene gjahtare te zemres time
Cdo nate ata me linin zgjuar
Ndersa diten humbisja ne enderrime
Dhe fillova te dua shkelqimin e tyre fatal

E u fala atyre me te zgjarrten ndjenje
Po c'me falen ata valle?
Sa keq qe syve u besova
Se brenda ata qene bosh , pa kuptim
Vec bukurine tek ta lexova
por me kot u mundova
Te gjej Dashurine.


[highlight]Dëshira[/highlight]

Zot!
Sot
Jam,
Kam,
Shoh,
Njoh,
Rronj,
Shkonj;
Kam gas
Dhe flas
E them
Të kem
Ditë,
Dritë,
Jetë,
Vetë,
Ah, dua,
Që thua,
Të mos vdes,
Po të mbes
Përjetë
Të ketë
Shpirti im
Pa mundim
Shëndenë
Të jenë
Me mua
Sa dua.
Sonte jam gjall',
E jam mirë,
Po kam dhe mall
E dëshirë,
Zot i vërtetë
I gjithësisë!
Të rronj përjetë
Ndaj njerëzisë!
Ti ke në dorë,
Çdo gjë që të duash;
Nukë je i gjorë,
Arrin që të thuash;
Pa bëhenë gjithë ç'dua,
Po të më dëgjosh mua,
Le të bëhetë thua,
Dhe gjithë janë bërë!
Atë që thua ti vetë,
Zot i math e i vërtetë!
Ajo bënetë në jetë,
Edhe mbaronet' e tërë!
Ti epi jetë njerëzisë,
Shto e beko dhe bagëtinë,
Se ti je Zot' i gjithësisë,
Në dorëz' e ke mirësinë
Njerëzis' epi jetë të gjatë,
Mundimet fare nga jeta ngreji,
Djepinë shkret' e lugënë thatë
Mos e shih kurrë, po mbushur leri.
Fal
Dhe ep
Gjithë ç'ke
Nga të mirat,
E të pështirat
Hidhi këtje,
A vari më ndonjë grep,
A mbuloji më ndonjë mal,
E lërë vetëm mirësitë,
Fal edhe dritë e jet' e ditë
Le të prehet gjithë njerëzija
E të mos ketë kurrë të këqija;
Ligësitë, djallëzitë e marrëzitë
Le të mos rrojnë paskëtaj edhe një ditë
Veç mirësija në këtë jetë të mbretëronjë,
Urdhëri yt, puna jote, Zotth' i math e i vërtetë,
E v^ërteta le të rronjë, gënjeshtra le të pushonjë
Bëj si të duash, ç'të them unë Zot i vërtetë? Ti e di vet