Cilat janë kafshët më të pasura në botë ?
Jetë qeni jo e jo, por as jetë kafshësh të zakonshme jo. Janë nëntë kafshë, të cilat janë më të pasura se pjesa më e madhe e popullsisë në tokë. Një pjesë e tyre janë kafshë miliardere, një pjesë tjetër milionere. E gjitha kjo, sepse pronarët e tyre kanë vendosur në fund të jetës se kanë pasur më pranë kafshët e tyre shtëpiake se sa të afërmit e gjakut, fëmijët e nipërit e mbesat.
Ja cilat janë kafshët më të pasura në botë.
Gunteri, pastori gjerman, 90 milionë stërlina
Në korrik të vitit 2000, Madonia ia shiti vilën e saj në Miami avokatëve që vepronin në emër të një pastori gjerman të quajtur Gunteri IV. Ai e ka trashëguar pasurinë nga babai, Gunteri III, të cilit ia ka lënë trashëgim pasurinë një konteshë gjermane me emrin Karlotta Liebenstein, kur vdiq në vitin 1992. Në pasurinë e Gunterit IV përfshihen edhe prona në Bahamas, Itali dhe Gjermani.
Shimpanzeja Kalu, 40 milionë stërlina
Kur ish-kampioni australian i notit, Frank O’Neill ndodhej në lojërat Olimpike të Sidneit, gruaja e tij miliardere, Patricia O’Neill, vendosi të ndryshonte testamentin dhe t’ia linte pasurinë shimpanzesë së saj, Kalu.
Qeni maltez, Trouble, 6 milionë stërlina
Leona Helmsley e njohru si “Mbretëresha kurnace” e Nju Jorkut, e cila vdiq javën e kaluar në moshën 87-vjeçare ia la gjithë pasurinë e saj qenit, për të cilin kujdesej një staf i tërë, duke lënë jashtë testamentit gjithë nipërit e mbesat e saj.
Tina dhe Kate, 450 mijë sterlina
Nora Harduell, u kujdes që para se të vdiste në moshën 90-vjeçare të sigurohej që dy qentë e saj, Tina dhe Kate të jetonin në kushte luksoze. Në testamentin e saj shkruhej që një person të kujdesej për qentë, ndërsa shtëpia duhet të qëndrojë gjithë kohës e pastër.
Qeni Jasper, 150 mijë stërlina
Jasper fillimisht ishte një qen endacak që përfundoi në strehën e qenve të braktisur. Por trashëgimtarja e pasur, Diana Myburg vendosi ta merrte në pronësinë e saj në vitin 1995. Kujdestari i tij, shprehet se gjithë të afërmit që do të marrin pasurinë pas vdekjes së Jasper, mezi po presin që ai të përfundojë ditët e tij në tokë.
Macja Tinker, 100 mijë stërlina
Pasi u miqësua me vejushën e vjetër, Margaret Layne, e cila vdiq në vitin 2003, në moshën 83-vjeçare, Tinker, macja që dikur ishte endacake nuk do kishte më nevojë të vuante për ushqimin e nevojshëm. Por, Tinker tashmë do të përballej me probleme të reja, me kërcënimet me vdekje dhe telefonatat e njerëzve xhelozë për pasurinë e saj.
Breshka Silverstone, 16 mijë sterlina
Edhe pse është tek të pesëdhjetat, kjo breshkë u bë e famshme, kur pronarja e saj Christina Foyle e la në kujdestarinë e personave, të cilët e marrin rrogën nga trashëgimia e breshkës.
Macet Top Cat dhe Matilda, 10 mijë stërlina
Këto dy mace përfituan nga 10 mijë sterlina secila, kur pronari i tyre vdiq në tetor të vitit 2004 duke lënë para të mjaftueshme për kujdesin e tyre.
Lopët Angus dhe delet Larry, 8 mijë stërlina për kokë
Falë një fondi prej 3 milionë sterlinash të krijuar nga Nëna Mbretëreshë para vdekjes, 150 lopë Angus dhe 200 dele në “MeyFarm” mund të konsiderohen si bagëtitë më të pasura në Britaninë e Madhe
__________________