Trekëndëshi i Mallkuar

09.11.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Kuriozitete


Trekëndëshi i Mallkuar
--------------------------------------------------------------------------------

Nga viti 1840 deri ne vitin 1975 në këtë sipërfaqe, e cila jo pa qëllim quhet “Trekëndëshi i Mallkuar’ janë mbytur, apo më mirë të themi janë zhdukur 119 mjete lundrimi dhe fluturimi ajror,duke u nisur nga jah-tet, varka të vogla, anije, avionë lufte, avionë udhëtimi dhe hidroplanë. Numri më i madh i personave që janë zhdukur në mënyrë të mistershme është ai i anijes “USS Cyclops” me 309 njerëz në bord, nga të cilët nuk u gjet asnjë gjurmë.

Fillojmë me faktin që Bermudet ndërtojnë një arkipelag të Atlantikut, i përbërë nga 350 ishuj, nga të cilët vetëm 20 janë të banueshëm zbuluar më 1510 nga lundruesi Juan Bermudez, nga i cili e mori edhe emrin. Edhe pse ishte një nga pjesët më luksoze të rruzullit, me ujë, fruta, gjah me shumicë, nuk pati ndonjë vlerësim të veçantë. Ujërat e saj filluan të shfaqnin shqetësime në shekullin e kaluar.

Shumë nga aeroplanët janë zhdukur,ndërkohë që kontaktonin me radio me bazën ose me terminalet prej të cilëve drejtoheshin deri në momentin e fundit të ndarjes, ndërsa të tjerë kanë transmetuar me anë të radios mesazhe nga më të çuditshmet,duke qenë se veglat e avionit nuk punonin më, busullat ishin çorientuar dhe se oqeani nuk kishte një pamje normale.

Një grup prej 5 aeroplanësh, një skuadrilje e Avengers TBM të marinës, i nisur nga stacioni i një anijeje aeroplan mbajtëse e Fort Lauderdale më 5 dhjetor të 1945,zhduket pasi komandanti i skuadriljes, kapiteni Stivers kishte transmetuar këtë mesazh:

“Nuk e dimë më se ku është perëndimi…është kaq e çuditshme…oqeani nuk është më siç duhet të ishte… po fluturojmë mbi ujë të bardhë…” .

Fenomeni i ujit të bardhë, vihet në pah edhe nga Kolombo dhe është parë edhe nga astronautët. Një hidroplan i përdorur për misionet e ndihmës së shpejtë, u dërgua në zonën ku duhej të ndodheshin njerëzit e “Avengers”. Në bord të këtij avioni ishin 13 njerëz, të gjithë ekspertë në misione shpëtimi. Pasi kalon rreth një orë dhe avioni që u dërgua për të gjetur “Avengers”, jo vetëm që nuk i gjeti, por ndërpreu edhe ai transmetimet. Menjëherë organizohet një kërkim i detajuar, ku marrin pjesë me dhjetëra mjete ujore. Një pjesë e madhe e Atlantikut u kontrollua për disa javë, por nga avionët e humbur nuk u gjet as edhe një shenjë.

Në gjysmën e dytë të viteve ´40 zhdukjet ishin shtuar. Më 30 qershor 1948 është radha e një avioni katërmotorësh “Tudor” e British South American Airways, i cili fluturonte ndërmjet Azoreve dhe Bermudës. Më 28 dhjetor të po këtij viti përsëri zhduket një avion tjetër, i cili vinte nga Porto Rico. Avioni u zhduk menjëherë, sapo shihej Majami. Ditët më pas përsëri zhduket një avion, i cili i humb gjurmët e tij, gjatë Bermudës dhe Xhamajkës. Në vitet në vazhdim avionë të tjerë, të vegjël dhe të mëdhenj, ushtarakë dhe civilë avulluan në brendësi të ” Trekëndëshit të Mallkuar”. Që nga kolonizimi i Amerikës, Trekëndëshi ka pasur famë të keqe për numrin e pazakontë të mbyturve,edhe pse zhdukja e parë “zyrtare” shënohet në vitin 1840. Në këtë vit protagonist është anija “Rosalie”, gjendet në rrjedhën e ujit pa asnjë shenjë të personelit të bordit. Ngarkesa që transportonte ishte e paprekur. Në vitin 1880 është një tjetër anije “Atlanta” me një ekuipazh prej 290 vetash. Në fillim të shek. XX gjejmë të tjerë episode të pashpjegueshëm: anija me vela “Freya”, u gjet pa asnjë njeri në bord, dhe anija e shteteve të bashkuara “USS Cyclops”, e zhdukur pa lënë gjurmë bashkë me 309 personat që transportonte.

“Trekëndëshi i Mallkuar ka mbajtur këtë emër në kohë shumë të hershme. Më 2 shkurt 1963 anija lë portin e Beaumont (Texas) dhe niset drejt Norfolk (Virginia).Ekuipazhi përbëhej prej 39, burrash. Mesazhi i fundit në radio është dhënë me 3 shkurt,kur anija gjendej në jug të Floridës, më pas heshtje absolute. Tre ditë më pas filluan kërkimet, por pa sukses. Më 1 korrik të të njëjtit vit, është radha e peshkarexhës “Sno Boy”. Pasi kishte lënë Kingstonin (Xhamajkë), merr drejtimin për nga Northeast Cay, një ishull i vogël 80 mile larg. Edhe për këtë nuk dihet më asgjë tjetër. Tregime të tjera mbi Trekëndëshin e Bermudës përfshijnë anije të gjetura të braktisura me ushqim ende të nxehtë në pjatë, apo avionë të zhdukur pa asnjë sinjal alarmi për ndihmë. Mungesa e mbetjeve, pjesë nga avionët dhe anijet shpesh përmendet si një provë e misterit që rrethon këtë zonë.

Të ndryshme kanë qenë hipotezat për të shpjeguar këtë fenomen, nga rrezet vdekjeprurëse nga atlantiku, deri tek rrëmbimi nga ana e UFO-ve. Sipas disa analizave,disi më shkencore,mungesa e gjetjes së mbetjeve të humburve ndodh për shkak të rrymimeve të forta dhe nga thellësia e detit. Shumë incidente misterioze janë regjistruar rreth 1.000 km distancë nga Trekëndëshi. Me përmirësimin e teknologjisë ndoshta do të jetë e mundur gjetja e një pjese të anijeve të mbytura, por misteri që mbështjell Trekëndëshin e Bermudës, është ende i ngulitur thellë në imagjinatën e shumë njerëzve.