Fadil SHYTI-DRITË LIRIE!

07.11.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Poezi klasike

Fadil SHYTI

 [highlight]DRITË LIRIE![/highlight]
 (KUSHTUAR PARTISË KOMUNISTE TË SHQIPËRISË E THEMELUAR NGA STRATEGU ENVER HOXHA ME
SHOKËT E SHOQET E TIJ TË IDEALEVE ÇLIRIMATRE)
 
 KJO DRITË E VERBOI FASHIZMIN, KJO DRITË E VERBOI KOLABORIACIONIZMIN!
 
 Kur trojet shqiptare, po rënkonin
 nga thundra e robërisë,
 Më 8 Nëntor 1941, flakëroi –sulmoi dritë-rrufeja,
 Mbi armiqtë, në qiellin e Shqipërisë!
 
 Rinia heroike shqiptare,
 Po betohej me grushtat lart!
 Komandant, Enveri i tha jo reaksionit,
 Kur vërsulej egërsisht, kur zvarritej përçartë!
 
 Qemail Stafë shkodrani,
 Po e jepte kushtrimin:
 Ta luftojmë fashizmin!
 Ta bëjmë ribashkimin!
 
 Lokemadhja Bije Vokshi,
 Me revolver e bomba në duar,
 Si Shote Galica e Norë e Kelmendit,
 Ju bënte roje flakadanëve, për lirinë e vendit!
 
 Emin Duraku, ylli i Kosovës Kreshnike,
 Do lidhej si gjaku me zemrën,
 Në qëndresë kundër nazi-fashizmit,
 Përkrah rinisë heroike!
 
 Nexhmije Hoxha, dibranja guximtare,
 Erdhi si Shqiponjë në Konferencën e Partisë,
 Do të luftonte tërë jetën krenare,
 Përkrah "Shpatit",  viganit të Shqipërisë!
 
 Buzëqeshi si dielli, andej nga Peza,
 Babë Myslimi me shokë;
 Kur e freskoi lajmi si era:
 Rinia në Tiranë, po betohej për këtë tokë!
 
 Haxhi Lleshi, dibrani si shkëmb mali,
 Po i bashkonte malësorët:
 Do luftojmë për liri, o vdekje,
 Deri t´i shporrim gjakësorët!
 
 Si vetëtimë mbi male e qytete,
 Përhapej betimi: armikut do ia bëjmë fora!
 Vojo Kushi guerilas, shtrëngonte armët,
 Godiste Hysni Kapo, andej nga Vlora!
 
 Lufta e forcoi besën,
 Lufta e kërkoi qëndresën,
 Lufta kishte dhembje-gjaku!
 Lufta, e rriste shpresën!
 
 Lufta e vrau robërinë!
 Lufta e vrau tradhtinë!
 Lufta çlirimtare, aspiroi fitoren!
 Ta gëzojmë lirinë!...
 
 U therrën keq, gjakatarët kryeneçë:
 
 Bishat e Hitlerit, breshkaxhinjtë e Musolinit,
 Ikën andej nga erdhën:
 U strukën në Romë si qyqet,
 U mbytën turpshëm nën gërmadhat e Berlinit!
 
 Ata që popujve liridashës,
 Tmerrshëm, vrershëm ua nxinë jetën:
 I mbuloi tmerri dhe vreri:
 Prandaj, e  vranë veten!
 
 Gjysmë shekulli Drita e 8 Nëntorit,
 I ngrohu shqiptarët, nëpër botë:
 Fikja e kësaj drite të madhe:
 Kurrën e kurrës, nuk arrihet dot!
 
 Suedi, Më 8 Nëntor 2006