Ramush Haradinaj kthehet ne Kosove per varrimin e
Haradinaj është kthyer ne Kosove per te marre pjese ne varrimin e Shqipdon Haradinajt i biri i deshmorit te kombit Shkelzen Haradinaj
Prishtine- Ish kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, dje (te merkuren) pasdite, është kthyer ne Kosove per te marre pjese ne varrimin e Shqipdon Haradinajt, i biri i deshmorit te kombit Shkelzen Haradinaj. Z. Haradinaj do te shkoje menjehere nga aeroporti i Prishtines ne Gllogjan ku do te qendroje me familjen e tij. "Kjo vizite e z. Haradinaj eshte ekskluzivisht private, dhe lusim perfaqesuesit e mediave qe te respektojne privatesine e Ramush Haradinajt dhe familjes se tij", thuhet ne nje njoftim te Michael O'Reilly, koordinator i Mbrojtjes se ish Kryeministrit Ramush Haradinaj.
Komentet e arkivuara (2)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
RTVZIK04.10.2007 · 09:56 UTC
Telegram
Familjes së nderuar Haradinaj.
Lajmi i hidhur dhe tragjik i humbjes së Shqipdon Haradinajt, birit të Komandantit të lavdishëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Shkelzenit të paharruar, na ka goditur thellë.
Në këto çaste të rënda për familjen Tuaj, që aq shumë dha për Çështjen Kombëtare, mendja dhe zemra jonë dhe e Familjeve tona ëshë me ju.
Me këtë rast na lejoni të jemi pjesë e dhimbjes dhe e hidhërimit Tuaj, duke ju shprehur ngushëllimet tona më të sinqerta.
Në emër të Bashkimit Demokratik Shqiptar
Me respekt të veçantë
Bardhyl Mahmuti
RTVZIK06.10.2007 · 09:08 UTC
Shqipdon Haradinaj,
djali i dëshmorit
Shkëlzen Haradinaj,
u varros të enjten në
varrezat e dëshmorëve
në Gllogjan
të Deçanit. Për t'i
dhënë lamtumirën e
fundit, në ceremoninë
e varrimit të tij,
mes mijëra qytetarëve,
ndodhej
edhe ish-kryeministri
Ramush
Haradinaj.
Gllogjan,Deçan,4 tetor — Me
dhembje të madhe të enjten
është përcjellë kortezhi i Shqipdon
Haradinajt për në banesën
e tij të fundit.
Trupi i 10-vjeçarit u varros në
Gllogjan të Deçanit, përkrah varrezave
të 60 dëshmorëve të kombit,
ndërsa vetëm pak metra më
larg varrit të Shqipdonit, është i
varrosur babai i tij Shkëlzeni, i
cili ra heroikisht në luftën çlirimtare.
Qysh në orët e hershme të
ditës së enjte, të gjitha rrugët që
dërgonin në fshatin Gllogjan
ishin të mbushura përplot me
vetura të qytetarëve që ishin
nisur për t'i dhënë lamtumirën
e fundit djalit të familjes Haradinaj,
Shqipdonit.
Për të shprehur ngushëllime
në odën e Hilmi Haradinajt, të
enjten janë mbledhur figura
publike të vendit, mes tyre edhe
kryeministri i Kosovës, Agim
Çeku.
Për të qenë i pranishëm në
ceremoninë e varrimit të nipit
të tij, një natë më parë kishte
mbërritur ish-kryeministri Ramush
Haradinaj. Ai do të qëndrojë
katër ditë në Kosovë, me
leje të Tribunalit të Hagës.
Në ceremoninë mortore të
nipit të tij, Ramush Haradinaj,
me një zë të ngjirur nga dhimbja,
falënderoi të gjithë të pranishmit
që kishin ardhur për të
ndarë dhimbjen e madhe për
humbjen e Shqipdonit.
"Ju premtoj se jeta në Kosovë
po bëhet dhe do të bëhet që edhe
fëmijët të kenë jetë të lumtur",
tha Haradinaj me këtë rast.
Para të pranishmëve foli edhe
udhëheqësi i veteranëve të
luftës për Dukagjin, Avdyl
Mushkolaj. Ai tha se kjo ishte edhe
një dhembje, jo vetëm për
Haradinajt, që i dhanë dritë e
jetë vendit, por edhe për gjithë
njerëzit që kanë njohur e dëgjuar
për figurën e babait të tij.
"Shqiptoni kishte lindur me
luftën, ishte rritur me të dhe pas
rënies së babait dhe përfundimit
të luftës, ai ishte përballur edhe
me mallin për axhën e vet,
Ramushin, që po përballet
padrejtësisht në Hagë", tha Mushkolaj.