shqiptarët nga mërgimi mund të bartin eksperiencën
Shkruan:Shaban Cakolli
Njeriu në jetë ballafaqohet me ndryshime të mëdha,të cilat vërtetë janë të vështira të përballohen.Në fillim ishim të pllakosur nga robëria,shtypja,maltretimet,burgosjet,pastaj shpërtheu lufta,ku pushtuesi synonte të çfarosë një popull,tani jemi në tranzicionin për ndërtimin e një demokracie.Të paktën gjatë viteve 80-90,ta,shqiptarët kanë jetuar nëpër vende,që kanë mundur të jenë djep i demokracisë.
Psh. thuhet senë Angli fliten rreth 300 gjuhë,ku komuniteti shqiptar aty eka gjetur veten për lakmi,por kuptohet duke punuar shumë,duke ndërruar profesione,duke marrë eksperiencën
përtë gjetur vetën sa më mirë.Jo vetëm në Angli,po edhe Kanadë,Suedi,Norvegji,Zvicërr dhe Gjermani,ka shumë student shqiptar që fitojnë eksperiencë të lartë,të cilën po ebartën në atdheun tonë,do të kontribonin shumë.
Sidoqoftë bazuar në rrethanat të cilat po jeton Kosova e dalur pas luftës,kushtet e jetesës,shumë ekspert me eksperienca të larta nuk do të kthehen atje,mendoj tani për tani.Do të kthehen vetëm ata që nuk i len të qetë atdhedashuria,dhe me eksperiencën e tyre do ta ndihmojnë shumë Kosovën.Po qka me ata që mbetën?Ata duhet të mos harrojnë kurrë se i takojnë dheut të shqipeve,të përpiqen të ruajnë kulturën e traditën kombëtare,të ndihmojnë familjet e tyre nëKosovë,që mosbëhen barrë e tjeterkuj,mundësisht të ndihmojnë skamnorët në nevojë,biznismenët të hapin biznesin në atdhe,të ndihmojnë skamnorët,ata me të meta,dmth,aq sa munden të zbutin dhimbjet,por edhe të ruajnë imazhin shqiptarë në vendin ku janë strehuar.Një ditë meodomos të gjithë duhet të i kthehemi atdheut.