SHQIPTARËT NË DIASPORË
Kur jam me ju ndihem më i lehtësuar,po them kështu sepse ne mërgimtarët hulumtojmë qdo qast të e gjejmë vehtën diku ku lehtësojmë dhimbjen.Unë quhem Shaban Cakolli,jam i strehuar në Gladbek të Gjermanisë.Jam bashkëpunëtor i juaj dhe ju shkruaj shpesh.Sot po ju shkruaj për
disa aktivitete të mërgimtarëve tanë në Gjermani.Gjermania ka strehuar shumë shqiptar,në kohët tona të vështira.Këtu mërgimtarët tanë mundohen të organizohen sa më mirë.Kemi një numër shkollash me mësim në gjuhën shqipe,kemi revistën për fëmijë"Doruntina",shtëpinë Botuese"DORUNTINA",po ashtu shumë shoqëri kulturore.Muaj më parë nëWupertal tëGjermanisë
u formua Lidhja E Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar për Gjermani.Më 30 prill 2007,në Hanover të Gjermanisë,kjo Lidhje Shkrimtarësh promovoi librin e parë të vetin"Antologji poetike ASHT E GJAK ARBËRIE",si dhe tre libra tjerë,antologjinë"Pushteti i poetëve",antologji gjermane e përkthyar në shqip nga Ragip Rama dhe Ferdinand Laholli,si përmbledhjen"DALLGË E FURTUNË",nga Vahide Ibriqaj,gjitha këto botuar nga Shtëpia botuese"DORUNTINA",poashtu u promovua libri"Robi i lirisë",i autorit Hasan Qyqalla.Mendoj se ky është aktivitet i ngjeshur kulturor dhehapat e para të LSHAKSH,në Gjermani,ku më pas kjo Lidhje Shkrimtarësh,mbajti edhe kuvendin e dytë.Lidhja e Shkrimtarëve,Artistëve dhe Krijuesve Shqiptar u bënëftesë krijuesëve shqiptar anekënd Evropes përbashkëpunim.JuveRADIO zëRI në internet",ju duam shumë dhe u dëshirojmë gjitha të mirat.