Besnik Mustafaj-Detyra e ministrit, tani "histori"
Besnik Mustafaj, pak për para se të fillonte seanca parlamentare, ku do të shkarkohej si ministër i Jashtëm, takoi elektoratin e zones së tij zgjedhore, të njësisë bashkiake numër tetë. Ai u bëri të ditur banorëve se "dorëheqja e tij është akt administrative, kjo tregon largimin nga një ekip për t'iu bashkuar një ekipi tjetër". Sipas Mustafajt, edhe pse është larguar nga qeveria, kjo nuk do të thotë se veprimtaria e tij politike do të zbehet. Ai u kërkoi banorëve që me një zë të ushtrojnë presion pranë kryetarit të Bashkisë së Tiranës për të realizuar decentralizimin dhe projetet në interes të qytetarëve. Ndërkohë që në një intervistë në ALSAT e konsideroi atë si një vendimmarrje personale.
Si asnjëherë tjetër jeni një minister që keni qëndruar në detyrë, siç keni qëndruar ju deri në këto momente, madje dhe në propononcime publike, siç ishte kërkesa që i bëtë presidentit për të dekretuar Bashën në postin e ministrit të Jashtëm...
Jam njeri institucional. Nuk kam ikur nga kjo detyrë se nuk jam dakord me politikat qeverisë, përkundrazi por kam detyrime kushtetuese. Nuk di ç'kanë bërë pasardhësit e mi. Unë do t'i zbatoj detyrimet kushtetuese deri në momentin kur zëvendësuesi bën premtimin para presidentit.
Cilat janë arsyet e dorëheqjes tuaj të martën e shkuar?
S'besoj se është momenti që të flas për gjërat që i përkasin historisë. Ne kemi përpara një moment shumë të rëndësishëm, që është debati i Këshillit të Sigurimit për Kosovën dhe s'mund ta quaj të drejtë që të merrem me tema të tilla në këto minuta kam menduar t'i kaloj këtu.
Në Parlament opozita ishte kritike ndaj dorëheqjes tuaj, e cila bëhet në një moment kyç në të cilin ndodhet Kosova, statusi i saj, vizita e presidentit Bush, takimi i paralajmëruar me sekretaren e shtetit Kondoleza Rajs. Nuk janë momente dorëheqje, mund të ketë ndodhur diçka shumë e rendësishme për të ndërmarrë një akt të tillë?
Ministri i Jashtëm mund ta japë dorëheqjen në të gjitha ato momente që i quan të nevojshme. Dorëheqja akt personal i një angazhimi politik. Në këto momente çdo lidhje tjetër është spekullative dhe është e panevojshme që të krijojmë spekullime këtu dhe tani. Dijeni mire dhe të të tjerët se unë s'kam ikur nga politika, as nga grupi parlament i PD-së, s'jam larguar nga maxhoranca. Pra do të vazhdoj të jem i angazhuar me marrëdhëniet ndërkombëtare të skemës politike. Dhe sigurisht do të jem i investuar totalisht në aftësinë dhe mundësitë e mia që këto prioritetete të jenë rezultative.
Janë ngritur shumë variante për dorëheqjen tuaj, si ai i mendimit ndryshe në PD, konfliktet që qeveria aktuale ka me shumë institucione kushtetuese, debatet me zonjën Topalli apo me zëvendësen tuaj Harxhi, me probleme ambassadorësh. Janë shumë hamendje që kanë ngritur mediat...
Unë kam 17 vjet në politikë dhe asnjëherë s'kam ndërtuar debatet e pjesmarrjet e mia në ngjarjet të tilla siç është këto që po përmendni tani. Këto janë pjesë e spekullimeve. Nëse një politikan me përvojë fillon të merret me spekullime, pjesë e të cilave po bëheni edhe ju, atëherë nuk mbetet kohë për t'u marrë me çështje të tjera.
A është tronditur qeveria shqiptare nga dorëheqja e juaj. Kujtoj këtu dorëheqjen e ministrit të Jashtëm të Italisë, pas së cilës Berluskoni e mori vetë këtë detyrë?
Ajo ka qenë tjetër skemë, pasi kryeministri Bersluskoni nuk kishte votat në Parlament për të kaluar ministrin, ndërsa sot në Parlament u duk fare qartë se maxhoranca nuk ka çështje thelbësore për t'u tronditur dhe se kishte numrat e nevojshëm shumë më tepër nga ç'duheshin për të votuar edhe ministrin Basha edhe ministrin Olldashi.
Patjetër, ishit edhe ju pjesë e votimit që u votua në Parlament, madje edhe javën e kaluar ju i kërkuat presidentit Moisiu që të përshpejtonte dekretimin. Zoti Mustafaj, pikërisht është momenti ku do të zhvillohet takimi me sekretaren e shtetit Rajs. Dy javë më pare nga faqet e internetit të ministriesë suaj u njoftua për këtë takim që pritet që të ishit ju, ndodhën këto ndryshime le të themi. Ishte takimi i parë i pare zyrtare që një minister i jashtëm shqiptar takon kokë më kokë sekretaren amerikane të shtetit. Ç'është ky takim për nivelin e diplomacies shqiptare.
E vlerësoj si shumë të rendësishëm. Unë s'kam qenë i ftuar në mënyrë private te sekretarja e shtetit, kështu që ministry do ta realizojë njësoj si unë sepse do të shkojë atje të flasë në emër të qeverisë shqiptare.
Dhe do të jetë një takim që do të flasë për Kosovën, por edhe për vizitën e presidentit amerikan Bush. Ç'domethënie merr për shqiptarët dhe rajonin, që është e para në histori e saj e një presidenti amerikan?
Eshtë ngjarja diplomatike më e rëndësishme në historinë e Shqipërisë në këto 100 vitet e fundit, që nga pavarësia e saj. Po të kemi parasysh rolin që kanë luajtur SHBA në mbijetesën dhe në zgjidhjen e disa problemet thelbësore të kombit shqiptar gjatë periudhës së pavarësimit të tij, pra që nga shkëputja nga perandoria otomane. Në disa momente kyçe janë gjendur SHBA-ja dhe ky është konfirmim I një miqësie të gjatë nga ana e SHBA. Në kontekstin aktual, ku shqipëria po afirmohet si vend jo më konsumator i paqes por kontributor për paqen dhe stabilitetin global me pjesmarrjen në Irak, Gjeogji, Afganistan, në Bosnje. Një vend që kontribuon me cilësi, kontribon në përputhje me standartet e konventave ndërkombëtare, jemi vend që kemi qindra ushtara në vatrat e nxehta dhe për fatin e mire dhe në sdajë të aftësive të djemve tanë ende s'kemi pasur një tragjedi. Kjo është një njohje e kontributit të Shqipërisë në zgjidhjen e problemeve globale që tregon se imazhi i Shqipërisë është shumë i përmirësuar në këto një vit e gjysëm më së shumti. Së treti kemi përpara zgjidhjen përfundimtare të problemit të Kosovës. Shqipëria nuk mund të ishte aktore, sepse s'kishte mundësi të ishte e tillë s'ishte as në tryezën e bisedimeve, as në këshillin e sigurimit, asa anëtare e grupit të kontaktit ku janë aktorët e negocimit dhe të vendosjes së statusit të Kosovës. Por ka qenë aktive. Kam thënë se Shqiëria do të ishte gjatë kësaj periudhe adresë e pashmangshme diplomatike e rajonit dhe faktikisht është bërë pjesë a adresës diplomatike së pashmangshme të rajonit pjesë e kësaj dhe pjesë thelbësore është vizita e presidentit amerikan Bush në Tiranë dhe duke qenë vendi real aktiv, përveç aktorëve të mirëfilltë, aëherë vizita e Bushit konfirmon se ky rol aktiv ka qenë rol i dobishëm dhe për këtë gjë presidenti i vendit më të rendësishëm të botës, vend ka mbajtur peshën kryesore në periudhën e Kosovës, peshën kryesore me trupa pas lufte, eshtë bërë zëdhënës i aspiratës së domosdoshme të Kosovës dhe kur them këtë nuk kam parasysh vetëm aspiratën e shqiptarëve, por edhe atë të serbëve dhe minoriteteve të tjera në Kosovë, pra roli i Shqipërisë me të njëjtën gjatësi vale dhe me role të ndryshme, në krah të SHBA, të aspirates së Kosovës që unë e theksoj është pavarësia në atë formulë, për hir të realizmit dhe si një process të ndërtimit të shtetit në Kosovë, pra në atë formulë që e propozon presidenti Ahtisari atëherë të gjitha këto e bëjnë vizitën e presidentit Bush më shumë se historike.
Duke qëndruar te kjo vizitë. Besoni se me 10 qershor presidenti Bush vjen edhe me lajmin e Këshillit të Sigurimit për Kosovën ku mund të jetë miratuar kjo resolute apo t'I paraprijë kësaj resolute?
Gjithmonë e kam thenë se venbdosja strikte e kalendarëve nga një njeri që merret me marrëçdhëniet ndërkombëptare s'është productive. Për mua është e rendësishme është që të mbështesin drejtimin që kanë marrë ngjarjet. Nëse ne përqendrohemi te datat ne do të ngatërrohet në këmbë kjo mënyrë funksionimi. Atëherë ne të mbështesim drejtimin me të cilat po ecin ngjarjet, në mënyrë që të mos na shmanget drejtimi.
A është mbështetëse për proceset e integrimit kjo vizitë kur në Tiranë do të jenë dhe dy kryeministrat e Maqedonisë dhe të Kroacisë në Tiranë kur Bushi do të zhvillojë këtë vizitë.
Ne jemi një project të përbashkët të integrimit siç është Karta e Adriatik 3, projekt i inicuar nga presidenti Bush. Këto tre vende punojnë për realizimin e standarteve për integrimin në NATO. Simbolika e vizitës së presidentit Bush në Tiranë zhvillohet edhe një takim për t'i dhënë vlerë rajonale kësaj vizite. I rikthehem atij angazhimi tim që kam marrë që Shqipëria do të ishte një adresë e rendësishme diplomatike. Prezenca e kryeministrit të Maqedonisë dhe Kroacisë tregon se Shqipëria është adresë e pashmanghshme dhe shpresoj se do të vazhdojë të jetë e tillë.
Ditët e fundit kryetari i Bashkisë së Himarës ka bërë një deklarim kur bën paralelizëm me statusin e Kosovës, flet për një shkëputje të Vorio-Epirit. Si e shihni këtë deklaratë si në pozicionin e të zgjedhurit?
Bollano flet si budalla.
Ka patur një deklaratë ambasadorit grek. Zoti Godo i ka kërkuar zotit Berisha që ta shpallë person non-grata?
Është një kërkesë që duhet shqyrtuar dhe se vjen nga një prej figurave më të rendësishme, pra flas për sugjerimin e zotit Godo.
Po t'i bëjmë një lidhje për qëndrimin që mban Greqia ndaj çështjes së Kosovës?
Greqia nuk është anëtare e Këshillit të Sigurimit, nuk është pjesë e grupit të kontaktit, është një nga anëtaret e OKB-së dhe të jeni të sigurtë që në momentin e duhur do t'i bashkohet qëndrimit të Bashkimit Europian.
Ballkanweb