Besnik Prishtina-DO TI KALLIM DO, T'UA QESIM FLAKË
[highlight]DO TI KALLIM DO, T'UA QESIM FLAKËN[/highlight]
PAS “PAVARËSISË SË MBIKQYRUR” TË AHTISARIT FSHEHET “PAVARËSIA” AUTONOME NË EMËR TË
SË CILËS PO BËHET PËRPJEKJE QË TË LEGALIZOHEN KUFITË “NDËRKOMBËTAR” BRENDA TERITORIT
TONË KOMBËTAR DHE SHENDRRIMI I KOMBIT SHQIPËTAR NË KONGLAMERAT “KOMBESH” ME NOCIONE
GJEOGRAFIKE QË PËR DESTINIM KA SHPËRBERJEN E IDENTIETIT TË POPULLIT SHQIPËTAR DHE
TË QPROSNIMIT TË TI NGA TROJET E VETA ETNIKE NË FAVOR TË SUNDIMIT TË PERANDORISË
GLOBALISTE TË BASHKIMIT EVRO-RUS! NË FUNKSION TË SAJ ËSHTË EDHE PËRPJEKJA PËR
IMPONIMIN E SIMBOLEVE E TË NJË HYMNI I CILI DO SJELL NJË IDENTET TJETËR
ANTISHQIPËTAR!
Nga Besnik Prishtina
Sërbia nuk kishte mësuar as gjë nga gabimet e perandorisë osmane sa i përketë
popullit shqipëtar. Edhe pse sundimi turk për 500 vjet nuk kishte pas sukses në
asimilimin e shqipëtarve, kuzhina sllavo-greke meniher filloi të e zinë një gjellë
të re për asimilimin e shqipëtarve. Flakë u ndezën fshatrat e qytetë shqipëtare.
Toka e Shqipërisë u ujitë me gjakun e fëmive, grave e pleqve nga ushtritë
sllavo-greke. Poshtrohej e dhunohej toka e jonë e populli i ynë! Kolonat e
shqipëtarve të shpërngulur me dhunë nga ushtritë serbo-greke shkuan në katër anët e
globit. Por, kaloi shekulli dhe Shqiptarët nuk u bën "shiftar". Shumë herë flamuri
i Skenderbeut u flak për dhe nga fuqit e huja dhe nga shqiptarët përsëri Ai u ngirt
dhe valoi mbi tokën e vet. Kjo po provohet edhe tani nga ana e BE e cila si duket
nuk ka mésuar as gjé nga déshtimet serbe!
Armiqet, shum her provuan të na ndrrojn idené e besime fetare! Provuan të na
bindin, her me dhunë e her me mashtirme të humbim besimin në identietin dhe në
veten ton.
Serbët na imponuan flamurin e vet duke na than se ata na "liruan" nga turqit.
UNMIK-u na imponoi flamurin e vet duke na than se "ata na liruan nga Serbët"!
Tani Ahtisari po na josh me ofertë që nese duam "shtetë të pavarur të mbikqyrur"
nga BE ne duhet të hejkim dorë nga identiteti nacional shqiptarë dhe nga fakti se
jemi popull etnik dhe të pranojmi statusin e një "komuniteti" mes "shum
komuniteteve" në Kosovën "multietnike"! Me kushtë që në të pranojmi kufitë
"ndërkombëtar" brenda teritorit ton nacional dhe hjekim dorë nga simbolet tona
nacionale e të pranojmi simbole po ashtu, "multietnike" që gjoja se vetë do ti
pranojmi! Me besim se nëse gjejn shqipëtar që simbolet e hymin e imponuar nga
Ahtisari i legjitimojn si "dëshirë" të vet shqipëtarve, kjo do të funksionoi. Si
né Mbledhjen e Prizirenit té 1945!
Ata si duket nuk e dinë se mbi shqiponjën tonë edhe nazofashizmi edhe diktatura
tisite edhe me par venin sopatat e Duqes e yejet pescepshe të kalibrav e të
ndryshëm vetëm për ta na dalluar nga identieti i ynë unik kombëtar.
Kolaboratorët sikur që po bëjn tani, gjithmon u orekstruan sipas dëshirave të atyre
okupatorve që ju sherbenin.
Ata shkruajn historin e vet prej tradhtarve sipas shijes së vet dhe edhe kur e
varrosin Atëdheun e vet nën sundimin e huaj! Ate këte e quajn "heroizëm". Kështu
bën edhe shërbtorët e nazofashizmit, kështu bën edhe shërbtorët e diktaurës
lindore titiste dhe kështu po bëjn edhe kolaboratorët e sotëm të diktaturës
ushtarake-policore perendimore të Perandorisë Globaliste Evro-ruse që akoma po
maskohet pas UNMIK-ut dhe pas pseudodemokracisë e cila vret, plagosë e arreston
shqipëtar vetëm pse shtrojnë kërkesën legjtime për vetëvendosjen e vet në Vendin e
vet. Demonsturesit vriten e burgosen e varsésit dekorohen!
Kolaboratorët e nazofashizmit uluronin se "shqiptarët kurr nuk kan qenë më afër
lirisë dhe bashkimit kombnëtar" se në kohën e sundimit të Hitlerit e të Musolinit
edhe pse ushtri të huja e kishin shkelur atdheutn ton! Kolaboratorët e diktatursës
pseudokomuniste trumbetotnin se "shqiptarët kurr nuk kan qenë më afër lirisë dhe
bashkimit kombnëtar" se në kohën e regjimit titist e stalinist edhe pse populli i
ynë po shtypej mizerisht nga ushtritë e policitë e huja! Tani po i degjojmi edhe
kolaboratorët e sotëm të diktaturës totalitare të Perandiorsë Globaliste Evro-ruse
të Brukselit se "shqiptarët kurr nuk kan qenë më afër lirisë dhe bashkimit
kombnëtar". Bile kolaboratorëte grupit të Ahtisarit si duket jan të verbët dhe nuk
po e shofin prezencën ushtrake e policore të Perandorisë Globaliste Evro-ruse
brenda vendit ton dhe po shprehin gadishmëri për "integrime në BE e në NATO" edhe
pse vendi i ynë gjendet tani e 8 vite nën okupimin e tyre klasik!
Është koha të i thejmi iluzionet dhe të e shofim të vërtetën ny sy. Është koha që
të diferencohemi me ata që vazhdimisht thon njerën dhe bëjn të kundërtën. Ky
diferencimë duhet të bëhet mes miqëve tanë ndërkokmbëtar dhe mes atyre që ashtu
vetëm deklarohen. Ky diferencim duhet të bëhet edhe brenda mes intelektualve edhe
mes punëtorve, edhe mes ish të burgosurve politikë edhe mes ish ushtarëve. Sepse
Atëdheu dhe Kombi i ynë gjendet në një udhëkryqë historikë dhe tani duhet të e dimi
saktësisht se kush në qfar pozicionesh qëndron dhe kush nga ish luftëtarët e
ilegalës është korruptuar. Sepse kjo duket që ka ndodhur hapur, sidomos që nga
koha e mbajtëjes së Konferencës së Rambujesë, ajo e Ohrit dhe së fundi ajo e Vjenës
ku u pranuan coptimi dhe rikolonizimi nga ata qé nénshkruan sovrantietn serb mbi
Kosovén!.
Vet fakti sené 1999 Drejtoria Politike e UÇK-ës anashkaloi Zyrën e UÇK-ës në
Prishtinë né krye me ADEM DEMAÇIN e Albin Kurtin dhe filloi të pranon ofertat për
ndryshimin e qëndrimeve nga ato radikale-çlirimtare në qëndrime negocuese pacifiste
e kapitulluese, tregon vete se Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-ës kishte dalur nga
kontrolli dhe udhëheqja e LPK -ës si themeluese e saj dhe se kishte hyré nën
ndikimin e ati krahu të LDK (ish LKJ) i cili u shkëput nga udhëheqja e Rugovës dhe
u depërtoi në krye të UÇK-ës!
Pas hyrjes së NATO-s në Kosovë ky diferencimë u thellua akoma dhe tani gati se po
shifet qart se kush është në shërbim të sundimit të ri të huaj - pavarishtë se a
quhet pjesë e "pozitës apo opozitës". Sepse të gjitha ato parti apo gjith ata
njerz që i shërbejn këti sistemi apo jan lojal ndaj ti jan pajtuar me këtë gjendje
dhe në krye të tyre gjendet i ashtuquajturi "grupi i unitetit" të Ahtisarit dhe
partitë e tyre mercenare.
Pjesa tjetër përbëhet nga shumica e popullit e cila nuk është pajtuar me
zavendsimin e sundimit serb me një okupim të huaj tjetër! Në ball të kësaj pjese
të rezistencëls gradualisht po del Lëvizja Vetëvendosja edhe pse në këtë krah ka
më shum formacione të veqanëta! Aty bëjn pjesë LPK, LNÇK, shumica dërmuese e ish
të burgosurve politikë dhe shumica absolute e pjestarve të Shoqatave të dalura nga
UÇK. Kjo pjesë e popullit kurr nuk do të e pranon një identitet tjetër!
Lufta e Popullit Shqiptarë për liri dhe për bashkim është zhvilluar e do të
zhvillohet edhe më tutje me aspirta që të jetoi i pavarur dhe sovran në vendin e
vet. Kjo aspiratë kufizohej në sigurimin e mëvetësisë dhe të barazisë të popullit
mes popujve të pvarur e të barabartë me një status ndërkombëtar neutral, jasht
blloqeve ushtarake e politike dhe me ambicje që të jetoi në miqësi dhe në harmoni
edhe brenda Vendit në raport me minoritet si dhe me gjitha popujt e Botës duke i
rrespektuar të gjitha ligjet pozitive ndërkombëtare.
Përfundimisht duhet të theksohet se as këto përpjekje rreth imponimit të një
"statusi special për kolonin serbe" në Kosovë dhe të një "pavartësie të mbikqyrur"
që nuk bazohen në normat e njohura që dalin nga Karta e OKB mbi të drejtat e
popujve në vetëvendosje dhe mbi të drejtat e minoriteteve. Por, që vin në kolozion
me normat ndërkombëtare, duhet shtuar edhe këte përpjkejke për çpikjne e një
idenetitei të ri ndërkombëtar në Kosovë për Popullin Shqipëtar të Kosovës duke e
shpall ate si "komunitet shumicë"! Por, duke mos njohur ate si popull apo si komb
dhe as si pjesë e kombit Shqipëtar. Imponimi i simboleve të reja shtetrore e
kombëtare dhe të hymnit me elemente të imponuara "multietinike" edhe pse Kosova
ka identitet të qartë kombëtar shqipëtar sepse fjala është për mbi 95% të
popullsisë etnike me përkatësi nacionale shqipëtare, është tentativë për të e
mohuar këte fakt dhe për të prezentuar kolonitë e pushtuesve serb si "pakicë
etnike" vendore së bashku me kolonitë e ish puhstuesve turqi dhe me pakicat tjera
joetnike në vendin ton! Kolonitë e pushtuesve të huja kurr nuk munden të fitojn të
dretjën e popujve vendas - etnikë, edhe pse munden të ju rrespektohen të gjitha të
drejtat që jan të garantuara për pakicat nacionale si pas Kartës së OKB!
Realiteti i tanishëm politikë në ish KSA të Kosovës në raport me mardhanjet
ndërkombëtare mundet të shprehet edhe përmes të fjalës së shkruara të nocionit
gjeografik të Kosovës në Stemën e Republikës të Shqipërisë, si dhe ne përdorimin e
kësaj fjale edhe në një flamur e tanishëm shtetror e kombëtar si edhe në
integrimin e fjalës Kosovë edhe në hymnin egzistues kombëtar, sa për identifikim të
regjionit të ish KSA të Kosovës, si ka ndodhur deri me tani me emrin e përkohëshëm
të ish "Republikës Jugosllave të Maqedonisë". Pra, fjala është për një zgjedhje të
përkohëshme si emërtim identeifikimi të një krahine të caktuara shqipëtare zgjedhja
e së cilës qështje është në proqesin e vet përfundimtar drejtë bashkimit me shtetin
Amë! Krahinat e veqanta gjeografike të një Vendi apo të një Kombi mund të kenë
edhe simbolet e veta regjionale e edhe ndonjë hymën regjionla, por hymni kombëtar
është gjithmon i njejti për gjith kombin, stema dhe flamuri po ashtu, sepse ato
përbëjn pjesë të identeiti nacional para kombeve tjera!
Prandaj qfardo tentative që përmes të çpikjeve të flamujve, stemave, simboleve e
hymneve të reja të tentohet të goditet identitetei historik kombëtar do të
deshtoi me turp! Ato simbole përqarse di ti kallim e do tua qesim flakën!