Ferat KOCI -Flamurit Kombëtar
Flamurit Kombëtar
Ky ishte po ai flamur kuq e zi, flamur i luftrave heroike , i vuajtjeve dhe
gjakut të derdhur, i shumë viktimave të rinisë deri në mosha të ndryshme, të
rënë dëshmor për ideale, kombëtare, për një të ardhme më të mirë të
shqiptarëve që nga koha e heroit tonë kombetarë Skenderbeut e gjërë më sot.
Ku sot në “Liri” rënë deshmorë 2(dy) djem të rinjë Mon Balaj e Arben
Xheladini dhe u plagosën mbi 80 demonstruës ne demonstratën paqesore të
Lëvizjës VETËVENDOSJE! me 10 shkurt 2007 nga policia e sistemit
neokolonalist të UNMIK-ut se kinse thirrën në emer të “DREJTESIS”.
Ishin po ashtu policia Romune e UNMIK-ut te cilet sot janë në shtepit e tyre
pa asnje “therrë në kemb” siq thotë populli ndersa ne burgje mbahen ata
njerëz që kerkojn liri dhe vetëvendosje, që pa vetëvendosje s’ka liri , pa
liri s’ka vetëvendosje e që te dya këto janë të lidhura ngusht njëra më
tjetrën .
Flamurin po na e imponojne dhe ketë po e mitatonë Grupi Negociator i
Kosovës në bashkepunim me sistemin antidemokratik të UNMIK-ut e keta servil
të UNMIK-ut janë: Fatmir Sejdiu,Agim Qeku,Hashim Thaqi,Veton Suroi,Kolë
Berisha…. Që sot keta njerëz janë duke berë gara se kush do të fitoj për
ndryshim të flamurit dhe kushë do të “hynë ne liber te Genisit” në
“Histori” a mos vallë keta janë te qmendur apo janë metrapaz të korruptua
dhe te pa ngopur nga ato para qe e vjedhin popullin për qdo ditë . Thot një
fjal e urtë popullore “kungulli mbi ujë nuk shkon qdo herë” e keta mendojne
se populli nuk do kerkoj llogari për të gjitha keto qe sot janë duke na i
berë.
Qeshtja e flamurit nuk duhet të jete pelqimi dhe vullneti i 6 përsonavë
por pelqimi dhe vullneti i 2 milion qytetarëvë të Kosovës se a janë për
ndryshim të flamurit apo dëshirojnë të kene ketë flamur qe me shekuj luftuam
për ketë flamur dhe ky ndryshim duhet të behët permes “Referendumit” që neve
si popull po na mohohet kjo e drejt . Vetëm një gje mua po më habit se
Hashim Thaqi a është betuar nën ketë flamur dhe ata deshmorë që kanë rënë
për ketë tokë a e kishin nderruar ketë flamur dhe a do të kishin lejuar
ndrrimin e flamurit?
Njerëz si Albin Kurti dhe djem e vasha që janë për të njëjtin
ideal(VETËVENDOSJE!) si Kurti ata me sa po shoh unë ata janë duke e fituar
besimin e popullit dhe se populli po iu bashkangjitet për qdo dit e më shumë
sepse po e tregojn të verteten dhe realitetin se qka po ndodh në Kosovë në
të vetretë.
Dhe një poezi për deshmoret e rinje te kesaj toke qe me 10 shkurt jetën ja
morren plombat e shkrepur nga dora e gjakpirsave të UNMIK-ut.rw dy)
DY DËSHMORËVE TË RINJ!
(Kushtuar Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në demonstratën e 10
shkurtit, 2007)
Para syve të botës,
Nën maskën e "demokracisë“
Na i vranë Arbenin dhe Monin,
Gjakatarët e huaj,miqtë e vjetër të Serbisë!
I vranë djelmoshat atdhetarë,
Trimat e pamposhtur shqiptarë!
Atyre, jo s´ ju trembej syri,
Para xhelatëve ndërkombëtarë!
Ata, ranë për paqe,
Sepse, kërkuan liri,
Kërkuan Vetëvendosje,
Kërkuan drejtësi!
Bota po shtiret, kur na jep ligjërata,
Çfarë qenka rendi dhe demokracia!
Ndërsa, rrugëve tona gjaku po derdhet,
Si dikur që na përgjaku Serbia...
Ah! Ju mjeranët "tanë" politikanë,
Kot, po rrahni ujë në havanë:
E dënoni fjalën e lirë,
Jetën po na e bëni katran!
Ju me demogagji e krekosje,
Po e mashtroni popullin besnik,
Po e dënoni Lëvizjen Vetëvendosje!
Po pajtoheni mjerueshëm, ashtu me armik!
Turp të keni ore politikanë “shqiptarë”!
Mos po mendoni keni zbritur nga qielli,
Mos harroni! Jeni bërë trutharë?!
Thua vetëm për ju po rrezitka dielli!
Si ju mashtroi kështu Evropa,
Apo, mos ju frikësoi Serbia?
Nga veprat tuaja, po vuan shumë Nënëlokja,
Nuk po ribashkohet ende Shqipëria!
Vallë deri kur me vrasje,
Deri kur me dënime,
Sa e fortë paske qenë,
Moj Kosova ime!
Deri kur me premtime boshe,
Deri kur me lot në sy,
Deri kur duhet të besojmë;
Se,ndërkombëtarët paskan drejtësi"?!
I lehtë u qoftë dheu i Kosovës!
O bijtë e Shqipërisë,
Përjetë, s´do t´ju harrojë kombi,
Gjaku juaj, i rritë rrezet e lirisë!
Lavdi gjithe deshmoreve te Kombit.
Po me burgje deri kur,me denime e vrasje,
a s’jemi ngopur po ende jemi me te gjitha keto!
oj kosove a moj nane loke I ke djemt ,
vetem per kete toke.
Se shqipetarin s’ta frigon vdekaj po aj
prap do te luftoj per liri per drejtesi qe
sot jan ra keta djem te ri Arben trimi I shqiptarise
s’te harrojm për jete e mote dhe ty Mon sepse jeni
shpresa e lirise e drejtesise dhe e vetëvendosjes të
Shqipëtarise
Po ju more xhelate qka mendoni more ju te ngrat
a mos vallë UNMIK-u do ju marr me vete ne shtepit e tyre
jo more po ju do jeni ata qe do te hyni ne burgje ketu sepse
jo dikush te mbaj burg pa drejtesisht ne keto burgje
sikur që është trimi Albini qe është për shqiptari
për vetëvendosje dhe liri
Mitrovicë,
29.04.2007