Burra! Hapni sytë nga gratë! Humor

24.04.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Humor


[highlight]Burra! Hapni sytë nga gratë! Humor[/highlight]


"Ato nuk janë më të zgjuara por janë më dhelparake nga ne." Një burrë anonim

Një burrë dhe një grua që udhëtonin në drejtime të kundërta me makinat e
tyre,befas u përplasën dhe makinat u shkaterruanë plotësisht. Për fat të mirë që
të dy shpëtuanë për bukuri.Gruaja doli e para dhe e ndihmoji burrin të dilte
nga makina e tij.
- Je plagosur gjë mjalti im?- Pyeti ajo gjithë delikatesë.
- Njëçikë zemra ime e ëmbël, po ti?
- Njëçiçkëz. Deshte i Madhi Zot që ne të ngeleshim gjallë, - shtoi gruaja.
- E di zemra? - Vazhdoi gruaja e bukur, - Zoti ka menduarë për ne që të
bashkohemi si makinat tona, si thua? - Buzët e saj morën formën e një sulmi.
- Je shumë e bukur dhe një dhuratë të tillë kurrë nuk e kam patur. - Tha
burri dhe i shkëlqyenë sytë si dy bula vese nën dritën e Djellit. Ai u bë i
gatshëm ta përballoi "sulmin" e saj.
- Por, prit o shpirt, prit pak se pa e lagur një çikë nuk festohet... - Dhe
shkoi zonja e bukur tek makina e saj dhe se ku gjeti një shishe verë të pa
thyerë. Ja zgjati burrit:
- Ngrije o mjalti im!
Dhe burri e ngriti duke e pirë me një frymë gati gjysmën e shishes pastaj ja
zgjati përsëri gruas. Gruaja nuk pranoi.
- Shpirti, pse ti nuk pi pakë? Hajt pije se të bën mirë dhe ja ngjiti buzët
në faqe...
- Jo zemra. Unë nuk do pi sepse jam duke pritur policin.(!!)
     

Humori i Ditës - Autor i Panjohur.
Agim Bacelli, Përkthim
Kurrë s'mund ta nënvleftësosh fuqinë e gruas.

Nje cift vendosi qe te shkoje me pushime larg shtepise se tyre, ne nje breg liqeni te Minnesotes. Burri qe ishte qefli peshkimi, mori te gjitha paisjet per peshkim dhe gruaja mori me vehete disa libra per ti lexuare. U vendosen ne vendin e caktaure dhe pasi ngriten cadren dhe rregulluane gjithecka qe ju duhej, burri shkoi ne breg dhe beri gadi varken e peshkimit, gruaja shtroi nje batanije ne barin buze liqenit dhe filloi te lexoje.
Ate dite burri gjuajti gjate tere dites dhe i lodhur u kthye ne breg tek gruaja e vet. Pasi ishte shume i lodhur i tha gruas qe te shtrihej per te marre nje sy gjume dhe keshtu beri, gruaja nga ana e saj, per te shmpire kembet vendosi te beje nje xhiro me varken e burrit. Pasi ndezi motorrin, voziti per nje kohe te gjate dhe diku u ndal, fiku motorrin dhe filloi te sodiste liqenin. Pa pritur, nje oficer i patrulles se liqenit erdhi prane saj dhe ndali.

- Njatjeta zonje e nderuare.. C'far jeni duke bere?
- Azgje z. oficer. Ja, po sodit bukurite e liqenit.
- Jo. Ju ini duke peshkuare..
- Ju ini i verber z. oficer, a nuk me shikon qe po rri e veshtroj?!
- Ju shoh mire madam, por, ne varken tende ndodhen tere ato paisje peshkimi dhe ato nuk jane kot atje. Ti mund te fillosh te peshkosh nga momenti ne moment dhe ketu eshte i ndaluare peshkimi, prandaj une do te arrestoj.
- Nese ju e beni ate gje, une do t'ju akuzoj juve per perdhunim.
- Po une s'ju kam prekur fare zonje!
- Nuk me keni prekur por, ju i keni me vehte te gjitha paisjet qe ta kryeni ate ne c'do moment.
"Have a nice day ma'am", tha polici dhe u largua.
       


BASHKIMI I GJËRAVE NË JETË


Burre i mencur + grua e mencur = romantike
Burre i mencur + grua jo e mencur = shtazani
Burre jo i mencur + grua e mencur = afere
Burre jo i mencur + grua jo e mencur = martese

--------------------------------------------------------

Nje grua eshte e shqetesuar per te ardhmen e saj deri sa gjen nje burre.
Nje burre nuk eshte i shqetesuar per te ardhmen e tij deri sa gjen nje grua.

-----------------------------------------------------------

Nje burre i sukseshem eshte ai qe fiton me teper te holla nga c´mund te i
shpenzoje gruaja.
Nje grua e sukseshme eshte ajo qe gjen nje burre te tille.

-----------------------------------------------------------

Qe te jete e lumtur se bashku me nje burre, nje gruaje i duhet te përpiqet
ta kuptoje ate shume dhe ta dashuroje ate pak.
Qe te jete i lumtur se bashku me nje grua, nje burri i duhet ta dashuroje
ate shume dhe te mos te perpiqet aspak ta kuptoje ate.

---------------------------------------------------------

Burrat e martuar jetojne me gjate se burrat beqare, por burrat e martuar
deshirojne shume me teper te vdesin.

-----------------------------------------------------------

Cdo burre i martuar duhet te harroje gabimet e tij, nuk eshte nevoja qe qe
te dy te kujtojne te njejten gje.

-----------------------------------------------------------


Burrat zgjohen po aq të pashem sa c´ishin kur u futen ne shtrat.
Grate ne nje fare menyre perkeqsohen gjate nates.

-----------------------------------------------------------

Nje grua martohet me nje burre duke menduar qe ai do ndryshoje, por ai nuk
ndryshon.
Nje burre martohet me nje grua duke menduar qe ajo nuk do ndryshoje, kurse
ajo ndryshon.

-----------------------------------------------------------
Gruaja ka fjalen e fundit gjate nje argumentimi.
Çdo gje qe burri mund te thote pas kesaj behet fillim i nje argumentimi
tjeter.

-----------------------------------------------------------
Dy here nuk e kupton burri gruan -
perpara marteses dhe pas saj.

---------------------------------------

Nje burre eshte i gatshem te jape 2 para per nje gje per te cilen ai ka
nevoje.
Nje grua eshte e gatshme te jape 1 pare per dy gjera per te cilat ajo nuk
ka nevoje.

-----------------------------------------------------------


Shef i mencur + puntor i mencur = perfitim
Shef i mencur + puntor jo i mencur = prodhim
Shef jo i mencur + puntor i mencur = ngritje ne detyre
Shef jo i mencur + puntor jo i mencur = pune angari
       


CFARE THOTE GRUAJA

Hidhu... Shtepia eshte rremuje!
Mbi mua dhe ty bjen barra e rregullimit
Shiko ku i ke hedhur pantallonat, ne dysheme
dhe do te mbetesh pa rroba
nese nuk lajme rrobat qe tani!

CFARE DEGJON BURRI

Hidhu...
bla, bla,
Mbi mua
bla, bla,
bla, bla,
ne dysheme
bla, bla,
pa rroba
bla, bla, bla,
qe tani

 [highlight]Fabulla politike nga Anton Tota[/highlight]

"PO PRA PO, POR NUK PASKE SURRAT PREJ VRAPUESI!"



Ky është titulli i një fabule napolitane që i shkon për shtat disa "liderëve"
klanesh të politikës shqiptare


Një miku im, një farë Alban Gurii cili shkruan herë pas here ndonjë gjësend, në
ndonjë gazetë a paçaure, por që shpesh çensurohet për sensin e tij të fabulës, po më
tregonte analogjinë e "historisë" së " lepurit dhe breshkave" me çka po ndodh sot në
politikën shqiptare…

dhe unë po ju servir komentin tim.

Fabula, që të mos zgjatemi shumë, reciton kështu:

Shpallet një garë për 100 metra vrap. Në garë paraqiten lepuri dhe breshka. Lepuri,
natyrisht paraqitet, sepse i ka të gjithë parametrat për të marrë pjesë në një garë
vrapimi. Breshka, që i habiti të gjithë u fut në garë edhe ajo, por me një dredhi të
parapërgatitur mirë. Foli me një breshkë tjetër dhe ranë dakort që kur të jepej
"starti" i fillimit të garës, breshka e parë do nisej bashkë me lepurin, ndërsa
tjetra do të priste lepurin nga ana tejtër, tek "finishi" i garës dhe aty do bënte
sikur po fitonte garën.

Me fillimin e garës lepuri u lëshua me të katra dhe kur po mendonte i lodhur por i
gëzuar se kish fituar garën, siç i dukej më se normale, pa breshkën që preu shiritin
e "finishit". U revoltua shumë i ziu lepur dhe protestoi me gjithë forcën e një
atleti të stërvitur mirë. Kryetari i jurisë ia pranoi protestën dhe vendosi të
përsërisë garën. Ndodhi e njëjta gjë. Starti u dha, lepuri u nis bashkë me breshkën,
por në finish mbërriti përsëri e para breshka (breshka tjetër kuptohet).

Juria ndau çmimet dhe fitoi breshka. Ndërkohë që kryetari i jurisë po i varte
breshkës medaljen në qafë e pyeti : Po ti e fitove me gjithë mend garën?

Breshka u përgjigj: -Sigurisht!

Kryetari ia ktheu: -Po pra, po, por nuk paske surrat prej vrapuesi!

Kjo ishte fabula të dashur miq.

E tani vijmë tek realiteti i politikës shqiptare, "për të qeshur e për të qarë
njëherësh" si i thonë.

Në këtë fushatë të nxehtë elektorale, sepse po ju them që do të jetë shumë e nxehtë
dhe djegëse për disa nga këta feudalët e politikës, do shohim shumë "breshka" dhe
disa "lepuj".

Lepujt e stërvitur mirë do flasin me katedra, me shëmbuj dhe vepra të mendimtarëve
më të shquar që njeh historia. Të shkretët "lepuj", të stërvitur mirë nëpër shkolla
dhe në eksperiencat e jetës, do mundohen të konkurojnë sa më denjësisht, siç i takon
çdokujt që disponon rezurset dhe kapacitetet e nevojshme. Do paraqiten me gjithë
bagazhin e tyre intelektual, seriozitetin dhe qëndrimin e mbajtur në tërë vitet e
jetës përballë sfidave të ndryshme.

Por, nga ana tjetër, do të kenë breshkat, të ngathta, me komplekse, por të shumta
dhe të organizuara mirë me dredhitë e rradhës. "Po pse me dredhi?" do pyesni ju. Unë
po ju them se nuk kanë armë tjetër për të fituar "breshkat shqiptare" përveç
dredhive. Breshkat, siç mund ta kuptoni, janë ato që po e vonojnë dhe pengojnë të
gjithë proçesin e zhvillimit shoqëror në Shqipëri. Po ju a lë juve t’ua vini emrat
dhe mbiemrat, kurse disa breshka, ato më dredharaket, do t’i citoj unë.

Berisha, kryetari i disave prej "breshkave" të spektrit politik, ka shpallur se "do
mundohet të sjellë ndryshime i "mallëngjyer" nga pozicioni i pavendosur i 80% të
shqiptarëve". Ai tha në publik se "do t’i bëjë për vete të pavendosurit e
elektoratit"… dhe ai kur i thotë gjërat, i mban. Por përgjigjen Berishës dhe gjithë
atyre që kandiduan më 12 tetor 2003 në zgjedhjet aministrative, iua dha shumë mirë
elektorati shqiptar, që ndenji në shtëpi dhe i snoboi totalisht. Votuan rreth 28% të
votuesve. Kemi 8 vjetë që e shohim aty Berishën, nëpër ekrane dhe faqe gazetash, të
luajë performansën e rradhës dhe konkluzioni është se: edhe një fëmijë 10 vjeç po ta
drejtonte opozitën dhe të kritikonte korrupsionin e qeverisë më të fëlliqur
europjane, do kishte arritur të krijonte besim tek ndërkombëtarët dhe të rrimerte
pushtetin.

Sot Berisha shkon në Amerikë dhe jep shpjegime për veprime eskluzivisht të tijat,
por nuk merr sinjale të qarta. Ai shkon atje dhe i duhet të sqarojë pozicione të
tijat personale, sepse pozicione politike ai as nuk ka e as nuk di. Ata, amerikanët,
e njohin mirë dhe mund të themi pa pikë hezitimi se nuk janë fare të magjepsur prej
tij. Le më pastaj në Europë, Berisha nuk ka asnjë lloj raporti të veçantë prej
lideri me eksponentët e djathtë, me përjashtim të disa qarqeve franko-austriake të
paidentifikuara mirë, ndoshta mund të themi me prirje ateiste, ebraike, rrjedhimisht
të majta. E pra Shqipëria ndodhet në Europë dhe meriton t’i ngjajë vërtet asaj, në
ngjyra, në kulturë, në besim.

Duke e kuptuar mirë kjo lloj "breshke" se nuk mund të fitojë me konkurencë dhe me
merita që nuk i disponon, atëherë ve në lojë dredhitë. Berisha, ka bërë gati një
grup pinjollësh që i ka përgatitur prej kohësh në guzhinën e tij personale, të cilët
nuk janë as "vrapista" politike e as nuk dinë se ku po i nis breshka tjetër, pra
"lideri". Lidhja midis tyre, pra midis Berishës dhe KOP-istave, është kjo:

Si breshka të pafta politikisht (sepse ndoshta si mjekë apo tundës zinxhiri mund të
jenë të aftë) ata po bëhen gati për garën. KOP-istat, si breshka më të reja, të
papërfolura, duhet të fillojnë "startin" e garës (për sy e faqe të botës) dhe pastaj
garën ta mbyllë breshka plakë me breshkat e tjera që do bëhen gati për "finishin",
pra të marrin medaljet, kolltuqet, pushtetin që nuk e meritojnë. E gjitha kjo garë
"breshkash" ku "lepujt" nuk do thirren, do shpallet zyrtarisht më 23 prill.

E ç’ndryshim ka një garë me breshka nëse do të bëhet më 1, më 2, apo më 23 prill?

Njëlloj është. Atëherë le ta fillojnë më 1 prill garën breshkat, në fund të fundit

garë breshkash në ditë rrenash

dhe kështu shkon edhe me rimën.

"Lepujve", që garën mund ta fitojnë me merita të padiskutuara, ju them ta marrin më
me qetësi. Kush duron, fiton!

Në fund do të gjykojnë ata të 12 tetorit 2004, zgjedhësit e mërzitur me imazhe
breshkash.

Suksese o ju breshka "konkuruese"!

****************************

Le të sjellim pak humor në tragjedinë e shoqërisë për faj të politikës shqiptare.

Qytetarisht me sens prej fabule, Toni.
-----------------------------------------------------------------------------------------------
Leter djalit |
----------------------------------------------------------------------------------
Bjondina i shkruan leter djalit.
I dashuri bir
Po ta shkruaj kete leter qe ta di se po shkruaj. Nese e merr kete leter d.m.th. se ka arritur mire. Nese nuk e merr lajmerome, keshtu qe do ta dergoj edhe nje tjeter. PO shkruaj ngadale, sepse e di qe edhe ti lexon ngadale. Babi yt paska lexuar para ca ditesh ne gazeta se ndeshjet me te medha ne komunikacion po ndodhin vetem 1 km. larg shtepise sone, keshtu qe ne u shperngulem disa km. larg shtepise se meparshme. Shtepia eshte fantastike, biles kemi edhe lavatrice, por nuk e di ende se a punon. Dje e leshova lavatricen, sapo leshova ujin rroben me nuk ishin aty...
Ketu koha nuk eshte edhe aq e keqe. javen e kaluar vetem 2 here ka rene shi-heren e pare zgjati 3 dite, e te dyten 4 dite. me ne fund e varrosem ghyshin tend;e gjetem trupin e tij kur e pastruam shtepine. Kishte qene ne dollap prej asaj dite kur luajtem fshehtas, te kujtohet? para ca ditesh shpertheu boca e plinit ne kuzhine; une dhe babai fluturuam nga dritarja; cfare ndjenje! Mbas tere atyre viteve me ne fund une dhe babai yt dolem se bashku jashte. Mbasi qe veq e permenda babain tend-ka gjetur pune! Eshte shume krenar. Poshte tij jane me shume se 500 njerez...u punesua ne varrezat e qytetit.
Motra jote Julia, e din ajo qe u martua per burrin e saj me ne fund ka lindur! Ende nuk e dime gjinine, keshtu qe nuk e di a je bere teze ajo daje ende...nese eshte vajze motra jote do ta thirre ne emrin tim...me doket ashtu eshte..pak si cudi qe vajzen e vet ta therrase \"nene\"! Kusheriri yt Armando eshte martuar...tere diten po lutet para gruas, mbasi qe eshte e virgjer. He edhe dicka, dije se me nuk po e vizitojme dajen tend i cili vdiq para nje viti....E te mos flas me per vellaun tend Edin...eshte i tmershem, ka mbyllur deren e automobilit e i ka harruar qelesat brenda. Eshte dashur te kthehet ne shtepi ti merre qelesat duplikat qe te na nxjere jashte automobilit.
Katastrofe!!!!!!
Mire biri im, nuk do ta jap adresen, per shkak se nuk e di. Familja qe kishte jetuar para neve ketu e ka marre numrin e shtepise nga muri me vehti.
Nese e sheh Margareten pershendete, e nese nuk e sheh mos i thuaj asgje.
Nena qe te do
P.S. Desha te ti dergoj ca para, ama tashme e kam mbyllur zarfen.
-----------


Dy femije jane ulur ne sallen e pritjes te nje laboratori ne pritje per te bere analizat. Nje nga dy kalamajt qan me te madhe.
Pse qan? E pyet tjetri
Sepse duhet te bej analizat e gjakut, dhe do me shpojne me nje gjilpere ne gisht.
Ma ka thene vellai im me i madh
Ne ate moment edhe kamalani tjeter fillon te qaje
Po ti pse qan? - pyet tjetri
Sepse duhet te bej analizen e urines

Magjia ...
----------------------------------------------------------------------------------
Nje person ne nje bar nate i afrohet nje vajze: A don pak magji ? - Cfare magjie ? - Do te shkojme tek une ne shtepi, do te bejme seks dhe pastaj ti do te shkojsh.


----------------------------------------------------------------------------------
- E dashur, u vendos, kete vit do bejme pushime inteligjente
- Wow, i dashur, kjo do te thote qe ti nuk do vish fare?
----
Bill Gates dhe gruaja e tij po bejne sex, kur ne nje moment e shoqja i thote:
- I dashur, s\'po ndjej asgje.
Dhe Bill Gates pergjigjet: - Ca te bej?
(A)nulloj ®iprovoj (I)njoroj?
----
Nje ndertese po digjej dhe te pa shpresa po qendronin ne catine e saj tre vajza, nje brune, nje flokekuqe dhe nje bionde.
Zjarrfiksit po rinin poshte me nje batanie te hapur dhe ju thoshin vajzave te hidheshin se ata do ti prisnin se nuk kishin rruge tjeter per te shpetuar.
E para merr guximin brunja dhe hidhet, por zjarrfiksit nuk e llogariten mire se ku ta mbanin batanien dhe ajo u perplas ne tortuar.
Dy vajzat e tjera te tmeruara nuk dinin cfare te benin, por flaket po mbulonin dhe catine keshtu qe u hodh dhe flokekuqja por dhe ajo pesoi te njejtin fat si dhe brunia duke u zgerlaqur ne tortuar si nje domate e shtypur.
Mbeti vetem bjondja dhe nga poshte po i luteshin qe te hidhej se nuk kishte rruge tjeter. Bjondja e lemerisur i thote zjarrefikesve: Lereni batanijen ne toke dhe largohuni prej saj se nuk kam besim tek ju, pastaj une do te hidhem

Polici neper shi |
----------------------------------------------------------------------------------
Një polic duke patrulluar nëpër shi rrugës... nga një derë del një femër shum e bukur veç në brekë edhe i thot policit: o zotëri futuni brenda se po bjen shi... polici ja kthen : Jo faleminderit se edhe jasht është tu ra
---------------

Polici dhe majmuni |
Dy shok bisedojne, njeri e pyet tjetrin se ku asht dallimi ne mes policit dhe majmunit, ne ate moment aty afer qellon nje polic i degjon dhe menjiher e kap njerin per krahu dhe i thot he me trego ku asht dallimi djali i friksuar i thot jo jo nuk kan kurrfar dallimi.
---------------

Shkollimi


Komandanti i Stacionit Policor i urdheroi policet e stacionit qe te rreshtoheshin sipas shkolles qe kishin te kryer.
U formuan rreshtat: me 4 vjet shkolle, me shkolle fillore, te mesme, te larte, fakultet,... mirpo nje polic i gjore sillej verdall nga rreshti ne rresth.
Dikur Komandanti u zemrua dhe e pyeti:"q'ka eshte puna me ty qe s'un po ze vend askund"?
"Paj une nuk kam shkolle fare" u pergjegj i gjori.
"Ti dil pas meje" i tha Komandanti.

bjondet
----------------------------------------------------------------------------------
Si aborton bjonda?
Hyp në ne kulm të banesës dhe e myt lejlekun.
---------
Mbesin në një ashensor një bjondine dhe një zeshkane. Zeshkanja fillon të kerkojë ndihmë po nuk e dëgjon askush edhe i thot bjondines , të bertasim te dyjat ndoshta na ndëgjon dikush. Edhe bjondina fillon TË DYJAT, TË DYJAT...
---------
Pyetja:Si mund të ia djegësh Biondinës veshin?
Pergjigja:Telefonoi kur është duke hekutosur.
-----------------------------------------------------------------------------------------------------

>>>E di cfarë është gjëja e parë që shoh tek femrat? ; A janë duke më parë mua apo.

>>>O Zot per vete sdua gjë jo...por për prindërit nje dhëndërr të bukur.

>>>Pula është e vetmja që e kryen misionin me sukses ulur.

>>>Te mos dish nuk eshte turp, mjafton te mos e vënë re...

>>>Kush nget shpejt gjen belane, atë që nget ngadalë e gjen belaja ...

>>>Njeriu që është njeri merr vesh me te folur, Politikani qe eshte politikan merr vesh me grushta e shqelma.

>>>Punën e sotme mos e lër për nesër...shtyje sa të mundesh...

>>>Jo çdo gjel këndon ne cifligun e vet, ca janë çapkënë.

>>>Gabimet e doktorrit i mbulon vetem dheu.

>>>Në provim mora 0 po e rëndësishme është të marrësh pjesë.



                 
-Burrë i zoti është ai qe arrin të fitoje aq sa harxhon gruaja,

ndërsa gruaja e zonja, ajo që arrin te gjejë nje burrë të tillë.

-Për te qenë i lumtur me një burrë duhet ta kuptosh shume dhe ta duash sadopak;

ndërsa për te jetuar i lumtur me një grua duhet ta duash shumë dhe të mos lodhesh fare ta kuptosh .

- Një burrë i martuar jeton më shumë se një burrë beqar... por e dëshiron vdekjen më shumë se beqari.

- Një grua kur martohet shpreson se një ditë burri do të ndryshojë, por ai po ai, ndërsa nje burrë kur martohet shpreson që gruaja te mos ndryshoje kurrë por gratë ndryshojnë.

- Nëse një burrë i hap derën e makinës gruas te jeni te sigurte qe :

Ose gruaja eshte e re ose makina.

- Ne vitin e parë te martesës flet burri dëgjon gruaja. Në të dytin gruaja flet, burri dëgjon.

Në të tretin flasin të dy dëgjojne komshinjtë.

- Nëse nje burrë i sapomartuar eshte i lumtur arsyeja eshte e qartë.

Nese nje burre i martuar per 10 vjet eshte i lumtur cuditemi...

- Nje djalosh pyet te atin"Baba, sa kushton te martohesh?".

I jati "Se di bir, unë vazhdoj ta paguaj.."

- "Burri i pamartuar eshte nje gjysëm, kur martohet tretet fare..."

Te gjithe hidhen se do ndreqin boten, po asnje nukk ndreq vetveten.

Ne rini ditet jane te shkurtra vitet te gjate, ne pleqeri vitet te shkurter, ditet te gjata

Zoti e ndihmofte burrin deri sa te gjeje nje grua per se mbari e te martohet, pas merteses ... e ndihmofte edhe me shume.

Ndiz nje qiri ne vend qe te shash erresiren

Te falesh nje armik eshte shume me e lehte se te falesh nje mik.

Menyra me e shkurter per te realizuar endrrat eshte te zgjohesh.

Ata qe nuk marin pjese ne zgjidhje, jane nje pjese e problemit.

Ne bote nuk ka rruge me te gjate se ajo mes zemres e mendjes.

Ne lufte vriten me teper ata qe ia mbathin

Nese doni te arrini sa me lart filloni nga fundi.