Kosova prejashtohet nga lehtsimi i vizave të Schen

17.04.2007 · ahmet lami(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Debate politike

Reagim me rastin e përjashtimit të Kosovës nga
Marrëveshja për Lehtësimin e vizave Schengen me vendet e
Ballkanit.

Federalistët e Rinj Europian dhe ‘European Citizens’ janë të
indinjuar me përjashtimin e Kosovës nga Marrëveshja për
Lehtësimin e Vizave Schengen për vendet e Ballkanit të nënshkruar
të premten nga Franco Frattini, Nënkryetar i
Komisionit Europian, me Ministrat e Drejtësisë dhe të Punëve
të Brendshme të disa vendeve të Ballkanit, në Zagreb të
Kroacisë.
Ky është edhe një diskriminim nga ana e vendeve të UE-se që
i bëhet Kosovës, në kohën kur mijëra qytetarëve të Kosovës
iu refuzohet viza për të udhëtuar më lehtë në vendet e UE-se.
Ky diskriminim e thellon izolimin e Kosovës nga vlerat që
promovon Unioni Europian dhe është në kundërshtim me
parimet mbi të cilat është etabluar UE-ja; ky diskriminim e
bënë Kosovën një vend të izoluar në shek. 21 dhe e përforcon
idenë se Kosova është vrima e zezë në Europë; ky diskriminim
është në kundërshtim me vet politikën e UE-së në
Kosovë.
Nuk ka asnjë arsyetim pse të mos arrihej një arranzhim i
përkohshëm nga institucioni titullar i marrëveshjeve kontraktuale
ndërkombëtare – UNMIK-u, marrëveshje e cila mëpastaj
titullar do të kishte institucionet e shtetit të Kosovës. Tash, do
të kalojë me siguri edhe më së paku 1 vit derisa një marrëveshje
e tillë të jetë nënshkruar nga institucionet kosovare
dhe shumë mundësi të humbura për qytetarët e Kosovës.
UE-ja po përgatitet të kujdeset për të mirëqeverisur Kosovën,
ndërkohë me këtë përjashtim po rrezikon që qytetarët e këtij
vendi t’i radikalizojë dhe të përhap një ndjenjë anti-UE në
Kosovë. Mbyllja e kufijve të UE-së për kosovarët veqsa e përforcon
faktin se UE është duke aplikuar standarde të dyfishta
për vendet e ndryshme të Ballkanit.
JEF-i dhe ‚European Citizens’ janë të shqetësuar edhe me
mënyren sesi qeveria e Kosovës është treguar e
papërgjegjshme që kur kjo Marrëveshje ka filluar së negociuari
në gjysmën e dytë të vitit të kaluar. Asaj nuk i është
dëgjuar zëri për përjashtimin e Kosovës sikur të ishte fjala për
një vend të Afrikës. Ajo ka injoruar pritjet e shoqërise kosovare
dhe mijëra qytetarëve të cilët i zbardh mëngjesi në
Dragodan për aplikim të ndershëm për një vizë e cila është
shumë e sigurt që në fund do t’iu refuzohet.
Institucionet përkatëse të Kosovës që janë përgjegjëse për
fushat e Sigurisë, Lirisë dhe Drejtësisë kanë dështuar që UE-ja
ta përfshijë Kosovën në këtë Marrëveshje e cila është hapi i
parë drejt liberalizimit të vizave me UE-në. Në vend të kësaj
ata kanë festuar përvjetorin e Traktatit të Romës dhe tash do
ta festojnë Ditën e Europës në Kosovën e izoluar.
Fehmi Hajra, kryetar, JEF Kosova
& Delfin Pllana, Drejtor Ekzekutiv,
European Citizens