Ramiz Alia: Nano dhe Berisha duhet të largohen ng

15.04.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Ish-presidenti Ramiz Alia: Nano dhe Berisha duhet të largohen nga politika

11:17   15/04/07  
 
Ish-presidenti Alia pohon se kompromisi Nano-Berisha nuk i sjell asnjë të mirë vendit. „Nano, luftë për post në PS, Berisha po përsërit veten në ‚92-‚97

Për ish-presidentin Ramiz Alia, binomi Nano-Berisha në politikën shqiptare ka ndryshuar vetëm ngjyrën, por jo zakonin. Në një intervistë për revistën "Mapo", Alia pohon se misioni i Nanos dhe i Berishës ka përfunduar, ndërsa shton se një kompromis mes këtyre të dyve nuk do t'i sillte asnjë të mirë vendit.

Ish-presidenti rrëfen se i ndjek me interes zhvillimet politike e shoqërore në vend, ndërsa pohon se ka mjaft varfëri, papunësi e padrejtësi shoqërore.