Ditëlindja e Enver Hoxhës
[ch65279]Nostalgjikë e komunistë, bashkë tek Enveri
Ata sërish shpresojnë në një rikthim të kohës së dikurshme, ku, sipas tyre, nuk kishte zotërinj, por vetëm shokë dhe shoqe
Tiranë, 12 prill - "Shpresa vdes e fundit". Kjo shprehje mban ende gjallë brezin e të moshuarve, që me grushtet shtrënguar rrethojnë varrin e Enver Hoxhës, ish-dikta-torit në të njëzetedytin vit pas vdekjes së tij. Ata sërish shpreso-jnë në një rikthim të kohës së dikurshme, ku, sipas tyre, nuk kishte zotërinj, por vetëm shokë dhe shoqe. Mëngjesi i 11 prillit, ashtu sikurse edhe i 16 tetorit, sjell mysafirë nga shumë anë të Shqipërisë në varrezat e Sharrës, në kryeqytet, "aty ku prehet Komandanti", siç thonë ithtarët e tij edhe pas vdekjes, shkruan e përditshmja "Shqip" e Tiranës. Me trupat e kërrusur, të thyer nga mosha e madhe, ata nuk kanë munguar që t'i bëjnë ceremonitë edhe këtë vit idhullit të tyre. Besimi i tyre në liderin e dikur-shëm është i patundur, sikundër edhe zhgënjimi për atë që sot e quajnë "maskaradë të politikës". Në krye të ceremonisë qëndrojnë komunistët, që në përvjetorin e lindjes së Hoxhës u bashkuan, me qëllim fitoren e zgjedhjeve të fundit. Janë të njëjtët emra dhe fytyra që shfaqen dy herë në vit dhe përshëndesin me fanatizëm njeriun që e mbajnë në piedestal të idealizimit të tyre. Rituali përsëritet. Lule të mbledhura disi shkujdesur me letra celofan apo edhe gazeta vendosen njëra pas tjetrës mbi syprinën standarde të varrit modest të Enver Hoxhës, që në dukje nuk bën ndonjë dallim të madh nga "komshinjtë" e gjithëkohshëm në jetën e përte-jme. Aparatet fotografike fiksojnë momentin e përkushtimit të gjithsecilit nga të pranishmit mbi varr. Madje, ka edhe nga ata që dëshirat e fundit ia dedikojnë njeriut që e kanë adhuruar në jetë dhe në vdekje. Fadili, një ish-ushtarak, sot mbi shtatëdhjetë vjeç, mban për minuta të tëra grushtin të ngritur mbi varr. Ai pohon me kënaqësi se ua ka lënë fëmijëve me amanet ta varrosin në varrezat e Sharrës, aty ku pre-het Komandanti. Këngët për Enver Hoxhën janë shndërruar tashmë në pjesën e pandarë të "dekorit" përkujtimor. Të moshuarit nuk harrojnë të mar-rin magnetofonë dhe dëgjojnë në heshtje apo biseda nën zë ritmet muzikore që u këndojnë bëmave të ish-udhëheqësit dhe sistemit të drejtuar prej Enver Hoxhës. Por, nuk mungojnë as poezitë, të shkruara kohët e fundit apo vite më parë, në fletë fletoresh të zverdhura nga koha apo të ngrë-na nga xhepat e xhaketave. Epiqendra e nostalgjikëve zhven-doset menjëherë sapo mbërrijnë në varreza drejtuesit e Partisë Komuniste të unifikuar. Fjalimet e tyre godasin qetësinë mortore që shtrihet mbi hapësirën e Sharrës, ku të vdekurit kanë nisur ta mbulojnë njëri-tjetrin. Dhe kur orët kalojnë, ata largo-hen në grupe ngadalë, me shpinat e kërrusura dhe mendime të ngarkuara. Premtojnë se do të mblidhen së toku në të njëjtin vendtakim edhe në tetor, me shpresën se jeta do t'u falë edhe shumë përvjetorë të tjerë të ish-komandantit. Me grusht të ngritur para varrit të komandantit