Shaban Cakolli-DARDANIA

13.04.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Poezi klasike

shaban cakolli

DARDANIA
Trupin në valë
emrin në flakë
Dardania plakë.

Në valë-nuk mbytet
në flakë- nuk kallet
jeton-nuk ndalet.

Në gjak- ujitur
plagosur në zemër
prapë jeton-ka emër.

Erdhi nëpër furtunë
trupin-flori
emrin-LIRI.



I PAEPUR

Dyzet pranvera
ditëlindja ime
jeta me vdekjen
në dy luftime.

Dhe në mos e bëfsha
një ditë më shumë
qelbësires
s´i them dot parfum.


POETI

Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
brenda tij
kallet një ogjak!

Në  mes mallit e dhembjes
unë që kallet
digjet në heshtje-bëhet prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!...

Komentet e arkivuara (8)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

SHaban Cakolli(Guest)20.04.2007 · 11:48 UTC

nga antologjia"ASHT E GJAK ARBËRIE"

SHaban Cakolli


Kosovës
Kosovë
copë toke e Edenit
me përmasa ëndrre
ke qiellin
përplot shqiponja
që ngrejnë çerdhe
nëpër zemrat tona.

TRIMAT

Zjarrin që ka Kosova
s´e ka Etna
as vullkanet në Tokën e zjarrtë.


Aty ku shpërthen zjarri
ngrohet shqiptari
në flakën e lirisë.

Më bëj trim dhe mua
ushtri e rritës
roje e Kosovës
dhe shkëndijave të gjakut.



AS NË JETË,AS NË VARR

Më humbi miku i zemrës
u zhduk pagjurmë
nga këlyshet e ferrit.

Së´shtë askund
as ndër të gjallë
as ndër të vdekur
s´është më hija e tij.

Ai s´gjendet askund
se është gjithkund
u jep shpirt
gurit e drurit.

bersocan(Guest)06.05.2007 · 17:59 UTC

Falemnderit  Shaban  Cakolli,për këto poezi të bukura që na i solle në këtë faqe.

SHaban cakolli(Guest)07.05.2007 · 12:06 UTC

poezi:Shaban  Cakolli


ERDHI ORA

Pabesitë e bardha
nga shekulli në shekull
Brigjeve të ëndërrave
u përplas akullnaja
në rropulli
u trand liria
e ujqërit uluritën
e bjeshkët gjëmuan
e u trembën majat me dëborë
se erdhi ora
e flakës së pashuar
të zjarrit ilir
Dielli ka shndritur
qiellin e zemrave tona
se jehoi zëri i Ademit
se Hamza i zupritën
jehuttë kushtrimit
i gjallë apo i vdekur
i Besëlidhjes së Gjergjit
jam për jetë.

shaban Cakolli(Guest)07.05.2007 · 12:13 UTC

poezi:Shaban Cakolli

JETË E VAJ
Rrodhi përrocka ujë loti
rrodhi kot së koti
kur ndryshoi moti.

Në katër anët e globit
rri buzë trotuari
duke shikuar
ndërrimin e ngjyrave
në semafor.

Kërcitën kockat nga reuma
kur filloi riga e shiut
të bjerë nga ai qiell kuq e zi.


Në gjysmë u ngrit flamuri
flamuri i kuq
i larë në gjak
për këtë jetë të pafaj.

shaban cakolli(Guest)07.05.2007 · 12:20 UTC

poezi:Shaban Cakolli

BUZË LUMIT RAJNA

Buzë lumit Rajna
mbi syprinën e ujit
hijen e mallit e ndeza
tani jam pa hije
i lehtë siavulli
si një hije malli
që ka rënë mbi ujë.


I ZHDUKUR

Një gotë verë
një cigare
si në odat shqiptare
shuaj mallin e vendlindjes

Pashtëpi e katandi
shteg i humbur
në stinë vjeshte.

Jam shumë larg
vet syrgjyn
me një gotë
dhe tym duhani
rendis ditët
në rruzaret e vitit.

shabancakolli(Guest)09.05.2007 · 10:07 UTC

Cikël poetik nga përmbledhja"TOKË DARDANE"


USHTRIMI I DURIMIT
Digjet si Ago  Ymeri
për fjalën e dhënë
besë sot
a ka ndër burra?


Thinjat e durimit iu nxinë
dhe rishtas iu zbardhën
nëpër flakën e ftohtë
që digjet nëpër fjalë.

S´ka zjarr
që iapjek kulaçin
që ia gatuan e bija e mbretit
Ai do të kthehet
pas nëntë vjetëve
te nusja e vet.


NË PRITJE
A do të kthehet ndonjëhjerë
si zog shtegëtar
ta marrë vezën e harruar
në pullazin tonë.

Si stalagmit mijëvjeçar
pres i shtangur
fluturimin e tij nga vendlindja
unë Ago Ymeri vetë.

shaban cakolli(Guest)09.05.2007 · 15:00 UTC

nga përmbledhja"TOKË DARDANE"

REFREN KURBETÇARI

Kafka të ngjitura për lëkurë

që jetën s´e shijojnë kurrëduke kujtuar lodrat e fëminisë
vrapin e bagëtisë në fushë
mallin që është përzier në këtë tymnajë.


Kush do të ua ushqejë shpresën
ata që kurrë s´i sheh të qeshur
Rini e mbështetur për mur
deri kur?



KROI I AHUT

Nën shiun plak
diku në mal
buron me currila
uji kristal.

Rrjedh uji ngadalë
malit tatëpjetë,
siç rrjedh nëpër vite
malli im për jetë.

Një ylber kujtimi
rrjedh nëpërmote
prej zemrës sime
deri te zemra jote.


BOTA E TJETËRSUAR

Shekuj me radhë
po lind
ëngjëj dhe tiranë.

Rruga ku takohen
shtruar me të zeza,
mbretëri e tyre
shtrihet në varreza.

shaban Ckolli(Guest)17.05.2007 · 08:59 UTC

I PAEPUR

Dyzet pranvera
ditëlindja ime
jeta me vdekjen
në dy luftime.

Dhe në mos e bëfsha
një ditë më shumë
qelbësirës
s´i them dot parfum.

POETI
Nuk e di
nëse trupi i pikon gjak
brenda tij
kallet një oxhak!

Në mes mallit e dhembjes
unë që kallet
digjet në heshtje-bëhet  prush
dhembjet e tij
s´i kupton askush!....



SHQIPONJA

DO TË FLUTUROJË E LIRË
Një zë thotë
e ke kot.

Ta bëjmë me dije
nata jonë s´është pa yje.

Pa  shqiponja
s´janë këto pyje.


Fluturon një shpresë e mirë
shqiponjado të fluturojë e lirë.