Koço Danaj-Përse jam kaq i sigurtë?

12.04.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Analiza politike

[highlight]Përse jam kaq i sigurtë?[/highlight]
(Analizë nga Koço Danaj)


Në një nga webfaqet më të njohura shqiptare, me emrin Peshku pa Ujë, një
diskutues me shumë përgjegjshmëri më shtronte nje pyetje te drejtëpërdrejtë:
Përse jeni kaq i sigurtë se Shqiperia Natyrale do te jetësohet në vitin
2013?
Une jam i sigurte per arsyet e meposhtme:

E para: Ne rajonin e Ballkanit ka me shume se nje dekade qe fuqite e medha,
po riparojne gabimet e së kaluares. Ato gabime, para nje shekulli u
realizuan me te drejten e forces. Por duke qene te tilla, krijuan nje rajon
artificial me emrin Ballkan. Artificialiteti i rajonit solli me vone edhe
emertimin Ballkani-fuçi baruti. Krijesat me artificiale te ketij rajoni
ishin dy : Formimi i Jugosllavise ishte krijesa e pare artificiale.
Dhe Shformimi i kombit shqiptar duke e pjestuar per pese ishte krijesa e
dyte artificiale e rajonit.
Ndersa shformimi i Jugosllavise ishte hapi i pare i kalimit nga
artificialiteti ne natyralitet. Krijimi i 6 shteteve te perhershme dhe nje
shteti te perkohshem si Kosova eshte faza e pare e shndrrimit te rajonit te
Ballkanit nga artificial ne natyral.
Faza e dyte eshte unifikimi i kombit shqiptar qe ka perbere deri me sot
artificialitetin e dyte madhor te rajonit. Kjo faze tashme po mbaron aktin e
pare madhor te saj qe eshte shteti i perkohshem shqiptar i Kosoves. Pra kemi
te bejme me nje drejtesi te vonuar, qe duket se nuk do te jete drejtësi e
cunguar.

E dyta : Europa e Bashkuar ne themel te saj ka vlerat morale te cdo kombi,
qe te gjitha bashke perbejne ate qe quhet Themeli i vete bashkimit. Mendesia
politike dhe populiste se relativizimi i kufijve eshte i barabarte me
shuarjen e kombeve eshte sa mashtrues aq dhe vetemashtrues. Sa me relative
behen kufijte, aq me te kultivuara behen vlerat kombetare. E duke qene
keshtu, shqiptaret nuk mund te pranohen pjese ne familjen e madhe europiane,
sa kohe qe vlerat e tyre kombetare i kane te shperndara ne pese shtete.
Prandaj Shqiperia natyrale eshte pikpamje dhe nocion europeist, para se te
jete nacionalist. Perben nje vlere te madhe europiane toleranca fetare e
shqiptareve per Panteonin e vlerave te BE. Per me teper sot, kur konfliktet
nderfetare po marrin permasa te frikshme. Perben nje vlere te rralle per
Bashkimin Europian fakti tashme i njohur se shqiptaret ne shumice te madhe
muslimane jane euroamerikane te lindur. Dhe eshte ne interesin e politikes
euroamerikane qe kete vlere kaq moderne ta kete te unifikuar per arsyen e
thjeshte, sepse vetem perbashkimi do ti rezistoje me mire sa
fondamentalizmit islamik, aq edhe fondamentalizmit kozmopolit. Eshte edhe
kjo nje arsye madhore qe politika euroamerikane eshte dakord me Shqiperine
Natyrale.
E treta: A e kini ndjekur me vemendje se cfare po ndodh kohet e fundit ne
politiken dhe diplomacine panshqiptare? Politikaneve shqiptare dhe
vecanerisht atyre te Tiranes Politike po ju thuhet midis te tjerash se gjoja
ka nje shqetesim se ndoshta pas pavarsise se saj Kosova mund te bashkohet me
Shqiperine etj. Dhe natyrshem politika zyrtare deklaron se nuk do te kete
nje gje te tille.
Por ne çdo vend ka dy politika; nje eshte zyrtare e cila ka kufizimet e saj.
Dhe tjetra eshte politika reale e cila nuk ka dhe nuk duhet te kete
kufizime. Politika reale ploteson Politiken zyrtare. Politika zyrtare eshte
politike pushteti. Politika reale eshte politike publiku. Dhe te dyja bashke
formojne ate qe quhet politika e shtetit.
Dmth, politika euroamerikane ka hapur «Kutine e Pandores». Ajo duket sikur
thote: «Mire politika zyrtare, po politika reale shqiptare pse nuk flet, pse
nuk e kerkon Shqiperine Natyrale».
Nga e nxjerr kete konkluzion mund te me thote dikush apo disa? Po ja nga e
nxjerr: Ju kujtohet para disa viteve kur shtrohej problemi i pavarsise se
Kosoves, se si deklarohej: Politika euroamerikane hapi Kutine e Pandores.
Politika zyrtare shqiptare e kishte te veshtire ta deklaronte hapur se ishte
dakord me kete pavarsi. Por ne fillim e artikuloi Politika reale dhe nje
pjese e politikes zyrtare. Tashme ajo eshte politike shteterore.
Keshtu do te ndodhe edhe me Shqiperine Natyrale. Duke na porositur qe te mos
e pranojme, politika euroamerikane e ka hapur «Kutine e Pandores» edhe per
Shqiperine Natyrale. Dhe perderisa e ka hapur, na takon ne, shqiptareve, ta
nxjerrim nga «Kutia» dhe ta shtrojme per zgjidhje ne tavolinen e dialogut
demokratik.

E katerta: Pluralizmi ne hapsiren mbare shqiptare, per arsye nga me te
ndryshmet fillimisht u kultivua si Pluralizem Krahinor. Dhe thelbi i ketij
lloj pluralizmi nuk eshte kombi, por principata. Coptimi dhe jo unifikimi.
Por ka disa vite qe kjo hapsire, ku me shume dhe ku me pak po ben kapercimin
e madh te kalimit nga Pluralizem Krahinor ne Pluralizem Politik. Dhe thelbi
i Pluralizmit Politik eshte Shteti-Komb dhe jo shteti-multikomb apo
shteti-principate apo edhe shteti pa komb.

E Pesta: Pluralizmi ne hapsiren mbareshqiptare pati edhe nje dukuri tjeter
ne fillimet e tij; ai lindi edhe si pluralizem karakteresh, para se te ishte
i mirefillte politik. Dhe ne pluralizmin e karaktereve eshte me lehte te
manipulosh dhe te manipulohesh duke anashkaluar problemet me thelbesore te
kombit ne emer te pushtetit apo te parase qe te jep pushteti. Thelbi i
pluralizmit te karaktereve eshte manipulimi me realitetin, krijimi i nje
realiteti virtual. Domethene: Euroamerikanizmi etiketohet nepermjet
diktatures se imazhit apo manipulimit si nacionalizem per te thene se «keta
nuk jane pergatitur per integrim» prandaj duhet te mbahen nen monitorim.
Domethene: Difektet e politikes apo te nje pjese te politikes konsiderohen
si difekt i shoqerise per te justifikuar pranine stermadhe te institucioneve
nderkombetare deri ne ate mase sa rroga e pastrueses se UNMIK te jete e
barabarte me rrogen e kryeministrit te Kosoves.
Domethene: Diktatura e imazhit, besimin fetar te shqiptareve muslimane
apriori e trajton si fondamentalizem, per te thene: «Me mire te ndare, se i
kemi me nen kontroll».
Por edhe ky lloj pluralizmi duket se po merre fund. Ne hapsiren
mbareshqiptare po merr hov pluralizmi politik. Dhe thelbi i pluralizmit
politik eshte se satanizimi i nje kombi, nepermjet diktatures se imazhit,
eshte me shume se racizem, eshte inkuzicionizem.
Jane pese arsye te forta, bazale dhe te mjaftueshme per te te dhene siguri
se Shqiperia Natyrale tashme nuk eshte vetem objekt i propagandes dhe
analizes, por edhe i poiltikes apo diplomacise. Neser do te jete objekt i
realitetit.

Tirane, 10 prill 2007.