Ministri i Kulturës Ilirjan Beqiri dha dorëheqje

11.04.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]Ministri i Kulturës Ilirjan Beqiri dha dorëheqje [/highlight]

Ministri i Kulturës Ilirjan Beqiri dha dorëheqje nga funksioni, që vijon pas rastit me ndërprerjen e shfaqjes "Tito, diagrame të sigurta të përmallimit".  


Në arsyetimin e dorëheqjes, të cilën Ministria e Kulturës ua dërgoi mediave, Beqiri thotë se është "i shtrënguar" të japë dorëheqje, por është "dëshmuar si përfshirës konsekuent i vlerave demokratike dhe refuzues i pamëshirshëm i "vlerave" komuniste.

"Ajo që më bën dinjitoz është fakti se në ndërgjejgjen time funksionojnë dhe janë të pranishëm vetëm këto vlera që e ngrejnë dhe e promovojnë kulturën, çështjen e përgjithshme shqiptare, si dhe çështjen e tërë shoqërisë sonë. Në kohën e sotme, kur aktualisht janë qëllime ndaj vizioneve të reja dhe të qarta, eksponente të periudhës së komunizmit në perëndim, mbesin relikte, sa të mjerueshme, aq edhe të sëmura", thotë Ilirjan Beqiri.

"Dorëheqja ime, pa aspak keqardhje, vjen si pasojë e përpjestimeve luftarake të politikës se flaktë të natyrave konjukture. Mbetem ithtarë i flaktë i proceseve kulturore që në veçori të përgjithshme janë procese të përgjithshme të tërë botës civilizuese mbi të cilat askush nuk mund të ketë parësi të veçantë", thekson në dorëheqjen Ilirjan Beqiri.

[highlight]MINISTRI BEQIRI INSTITUCIONALIZOI TEATRIN NË TETOVË   [/highlight]    
13/12/2006  
Në Teatër  do të ketë 31 të punësuar ku  njëra pjesë do të jenë aktorë dhe pjesa tjetër e stafit teknik të Teatrit , kurse buxheti do të jetë 250 mijë euro.  

Ministri i Kulturës së Maqedonisë Ilirian Beqiri ka bërë të hënën institucinalizimin e Teatrit në Tetovë. Ai këtë e ka konfirmuar gjatë një vizite që pati dje në Qendrën Kulturore duke parë për së afërmi vendin ku do të jetë i vendosur ky Teatër.”Qëllimi i vizitës në Tetovë ishte që të lajmërojmë qytetarët e Tetovës që me vendim të Qeverisë është bërë institucionalizimi i Teatrit të Tetovës” tha ministri Beqiri . Në të do të ketë 31 të punësuar ku  njëra pjesë do të jenë aktorë dhe pjesa tjetër e stafit teknik të Teatrit .Buxheti do të jetë 250 mijë euro . Ministri Beqiri tha se do të bëhet edhe rivitalizimi i Qendrës Kulturore duke përfshirë këtu ndërhyrje të tjera  rreth objektit  si dhe  ndërtimi i Bibliotekës ku janë paraparë  hapësira tjera ku do të shfrytëzohen si galeri për piktorët .  

Sipas tij planifikohet që ndërtimi i bibliotekës të bëhet në pranverë.  

Minitsri konfirmoi se do të ketë edhe investime të tjera në të ardhmen në shumë sfera të tjera.  

Në anën tjetër institucionalizimi i teatrit ka qenë një sinjal i shpresës për aktorët e diplomuar të cilët kanë patur një status të padefinuar. Ata e kanë përshendetur një iniciativë të këtillë të Qeverisë.  

Aktori Muzafer Etemi i cili njëherit ishte edhe përfaqësues i Këshillit inicues që kohë më parë mblodhi nënshkrimet e 10 mijë  qytetarëve për themelimin e Teatrit tha se “ ky është një lajm shumë i mirë dhe një kontribut të madh gjithsesi ka dhënë edhe subjekti i cili aktualisht është në pushtet  sepse neve n’a ka lehtësuar punën për  realizimin e këtij projekti. Aktori Blerim Ismani tha se kjo tanimë është realitet dhe është një lajm i mirë për aktorët. Ai tha se ka kuadër të aktorëve për Teatrin . Të njëjtin vlerësim për Teatrin e ka dhënë edhe aktori Burhan Hamiti i cili e ka vlerësuar si një mundësi jo vetëm për aktorët , por themelimi i Teatrit është edhe një akt i madh edhe për vetë qytetin e Tetovës  sepse ka qenë absurde mungesa e tij.  

Ndryshe në Qendrën Kulturore prej vitesh ka qenë  e vendosur salla e madhe , dhe pjesa e rotacionit që do të duhet të ketë disa ndërhyrje për t’u regulluar që të vihet sërish në funksion për shkak se shumë vitë kanë kaluar pa u vënë në lëvizje .  

Së shpëjti fillon ndërtimi I objektit të ri