A. PRAPASHTICA-FATMIR SEJDIU E SHPALL TRADHTINË P

11.04.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

FATMIR SEJDIU E SHPALL TRADHTINË PËR "MENQURI" NDERSA "TË KRISUR" ATA QË NUK PAJTOHEN     ME ROBËRIN MODERNE NËN SUNDIMIN E HUAJ



       Shum here në jetë ndeshemi me situata, kur edhe kur kemi të drejtë 100% në
qëindirmet që marrim kjo nuk do të është garancë për mirekuptimin dhe përkrahjen e
të gjithë të tjerve. Perkundrazi, shume here në jet do të kemi vështërsi mu pse
jemi në anën e të drejtës.

       Por, gjithmon ja vlen që të angazhohesh për të drejtën dhe për anën e mirë, sepse
kjo i jep kuptim jetës së njeriut të njerzishem. Bota i mban mend vetem ata njerzë
që sakrifikojn çdo gjë nga jeta e vet duke e perfisher edhe vetë jetën  e vet për
të idealin e lirisë dhe për të mirat që i sjellin njerzimit! Emrat e tyre i
mbijetojn shekujt. Atyre ju ngriten lapidare, shkruhen libra për ata! Shkruhen
poezi e këndohen këng dhe për ta mësohet në shkolla duke ju shërbyer brezve të ri
si një frymzim i pa shterrshëm i vlerave shpirtërore të nje popullli!  Kështu hyri
në historine botërore Martin Luter Kingu, Qegevara, Skenderbeu, Nënë Tereza e tj.
Ata u ben të njohur se ju kundervyen të keqës edhe kur ajo ishte tepër e madhe dhe
e rrezikshem.

       Nuk ka ndodhur as njëher në historinë e njerzimit që të ngriten lapidare, të
shkruhen libra e poezi dhe as të mësohet nëpër shkolla për ndonje tregtar-hajn e
të pasur apo të shpallet hero ndonjë  tradhtar apo ndonje mafioz egoist! Ata me që
mund të ken shum para edhe mund të bëjn diq te till për veten e vet por, ndonjë akt
ti till do të sherbej vetem për përqeshjen e tyre nga të gjith të tjerët. Kur
flitet për karakterin e tyre çdo njeri i ndershem mund të ndjen vetem urrejtje dhe
bezdi !

       Ndonjeher duket shum absurde të rrebelohesh kunder padrejtësive që vin nga ndonjë
fuqi tepër e madhe sepse duket se gjerat mbesin të pa ndryshueshme sikur kur një
pikë uji vazhdimisht i bje  bregut të lumit për të e ndryshuar kahjen e ti. Palaqot
e shiqojn rrebelimin tënd ndaj Goliatit si një donkishotizem dhe qeshen me cinizmin
e hijenave të strukur në prehrin dhe nën përgledhjen e sunduesve të huaj.
Rrebelimin e luftëtarve të lirisë ata e quajnë "marrzi" dhe i shpallin "të krisur"
gjith ata që nuk i shijojne "knaqiste" e tradhtisë!

       Pikrisht diq e till u degjua edhe nga Fatrmir Sejdiu, president i LDK, nga nje
takim i ti me Gjeneralin Kater, Komandanit e KFOR-it që i ngjante shum takimeve të
Azem Vllasit, Mahmut Bakallit apo Fadil Hoxhes me  Gjeneralët serb si Nikolla
Lubiqi e tj. ne kohen e sundimt titist. Ky krahasim nuk është aspak "gaf "i
rastësishëm sepse kur një ushtri e huja hyne brenda një vendi të huaj pa mandat
kohor e hapsinor dhe qarmtos çlirimtarët dhe privilegjon agresorët, ska se si të
vlersohet ndryshe!

       Fatmir Sejdiu i shpalli të "krisur" të gjitha herojt dhe luftëtarët e kombit tonë
për liri që nga Skenderbeu - Gjergj kastrioti e deri te lideri rinorë për
vetëvenosjen e Popullit Shqipëtar të Kosovës, Albin Kurit dhe të gjith ata që
mendojn ndryshe prej Fatmir Sejdiut.

       Mentalitet tipik i një karakteri të një diktatori të vogël të dëgjueshëm i cili e
duron shtypjen e gjith atyre që jan me të fort se ai dhe i cili i shtyp të gjitha
ata që jan më të pa fuqishemn se ai! Pikrisht duke ju falemnderuar tipave të till
që u ban "Vezir e Pashallar" apo "Presednik e Skretar" partie  edhe zgjati 500 vjet
sundimi Osman dhe mbi 100 vjet sundimi Serb mbi vendin ton! Për ta ishin e janë të
"krisur" edhe vet Skenderbeu, Abdyl Frasheri e Hasan Prishtina, apo Shaban Polluzha
e Adem Demaqi, Osman Dumoshi, Adem Jasharit dhe gjith deshmorët e të gjith ne
luftëtarët tjerë të lirisë! Të "krisur" i shpallin e do ti shpallin edhe Albin
Kuritn apo ndonjë Albulenë apo ndonje Alban të ardheshëm të rezisencës ton ndaj
sundimit të huaj që po instalohet në vendin ton si nje Perandori e re Globaliste!

       Personaliasht me vjen keq që u detyrova te përdor keto kualifikime të skajshme, por
kjo duhet ti sherbj Fatmir Sejdiut dhe gjith atyre që qëndrojn në vine e ti se sa
her që të ofendojne luftëtarët e lirisë ato ofendime mund të ju kthehen si
bumerang! Ne mund edhe të mos pajtohemi për shum qështje, por ate mund të e
shprehim në menyrë të kulturuar dhe pa ofendime duke e shfrytzuar lirinë e fjalës
dhe shprehjes por pa keqpërdorimin e saj! Jemi të etëshm për liri dhe demokraci dhe
do të përpiqemi që ato vlera ti krijojmi dhe ti ruajmi me përkushtëshmeri, prandaj
sa her që dikush të tentotn që ato vlera ti keqpërdor kjo nuk do të kaloi pa
përgjegjsi - edhe kur ky keqpëreorim vjen nga një "president"!

       Ata nuk e kuptojn se të  angazhohesh për të miren e Kombit dhe Atdheut tënd ëshët
gjithmon një shenjë identifikimi i civilizimit e qytetrimit personal për një njeri
inteligjent dhe intelektual. Sidomos kur proqesi i krijimin ton kombetar eshte diku
në gjysem të rruges. Bje fjala ne krahasim me proqesin e krijimit te kombit Gjerman
i cili po zgjat e po vazhdon qe 260 vjet dhe ne te cilin drejtim ata jan duke
vepruar me kambengulje . Pra, askush nuk është duk hjek dore nga identieti i vet
kombëtar  si po propagandohete te ne budallakisht nga debilet politikë apo nga
shpirtat e shitur e qyqar të tradhetarve për të arsyetuar vepritmarin e vet të
ndyer! Proqesi i krijimit të Kombit Shqiptar ka filluar në Kuvendin e Lidhjesë së
Prizirenit në 1878 dhe do të përfundoi kur të krijohet sheti i lire e unik
Shqipetar! I takojmi civilizimeve më të vjetra të Evropës dhe askush mos të mendoi
se ne do tpë hjekim dorë nga subjektivieti i ynë i qyterurar dhe të na shëndrron në
objekt eksperimentimi për laboret e Fuqive konzervative  Evro-Ruse!

         Shumica e gjenerates se mesme jan te prire qe të përcaktohen për
statuskuon sepse kan frige, qofte nga humbja e pozicioneve e standardeve
që ata i kan arritur ose nga friga se mos po shkaktohen kthime regresive,
prandaj shpesh vine në kundërshtim me inercionet progresive që i inicojne
gjeneratat e rinise dhe mu për këte ata i ngadalsojne ose i pengojn
zhvillimet progresive. E tham edhe më lart se duke ju "falemnderuar" këti
soji të njerzve 500 vjet ka zgjatur sundimi osman dhe mbi 100 vjet sundimi
serb mbi këte pjese të Vendit ton!

       Vendi dhe Populli i yne pikrisht tani eshte duke u ballafaquar me nje dukur të
till. Stagnimi shoqror vrehet edhe në Tirane edhe në Shkupe edhe në Prishtiné.
Partite Politike aktuale duke u marr me marrezira për të ardhur në pushtet - në një
kohë kur nuk kan shtetë - kan harruar se pushteti është funksion që duhet ti
shërbej zhvillimit ekonomik të Vendit dhe Popullit në pergjithsi dhe e kan
thejshtsuar ate në funksion të pasurimit të tyre personal pa e kuptuar faktin se
ata nuk munden me e nda fatin nga populli i vet dhe se duhet që të kujdesen për
mireqenjen e tër shoqrise, sepse në të kundëreten heret a vone munden të e han
kokën e vet. Mu për këte skena e sotme politike i ngjan shum moqealeve e knetave ku
ndihet vetem kori i bezditshem i bretkocave që vazhdimisht krrakamën e vet ia
pershateten shkopit të dirigjentit e huaj.

       Kjo u pa me se miri me 05.04.2007 kur "parlamenti" kukull e miratoi një deklartë të
shkruar nga një dore i huaj jasht keti "parlamenti", i cili kundër vullnetit të
popullit ton, pranon dokumetin e Ahtisarit - i cili i ban bisht te dretjave te
cilat dalin nga Karta e OKB për vetevendosjen e popujve dhe për të drejtat e
pakicave duke e shendrruar Popullin Shqipetar në një "komunitet"! Dhe duke i
priveligjaur kolonite serbe jasht qfardo drejtësie e duke e futur Kosovën nën
sundimin kolonial të BE. Ku "qeveria e Kosoves do të qeverise me Kosoven" por kur
me kete "qeveri" dhe mbi të do të qeverisë BE !!

       Ky akte i cili e ndrron sundimin e Beogradit me sundimin e Brukselit i ngjan shum
deklarates se Prizirenit te 1945 kur Kosova u bashkua me Serbine "vullnetartisht"
me qafar u shkel deklarata e Kuvendit të Bujanit të 1944 e cila shprehte vullnetin
e popullit të Kosoves për bashkimin me shtetin Ame. Populli Shqipetar i Kosoves e
ka shprehuer vullnetin e vet edhe një her me referndum ku thuhej "...se nëse vjen
deri te ndryshimi i kufive të brendshëm të ish RSFJ, ai do të e krijon Republikne e
vet dhe nese RSFJ do të shkatrrohet ai do të bashkohet me shetitn Ame..."! Eshte po
ky "parlament" i cili me këte deklartë e ka shkelur deklaratën e vet të 17 Nentorit
2005 kur deklaron se "nuk do të pranon as gje me pak se pavaresia dhe sovraniteti"!

       Eshte kjo klase politike e cila kerkesat për integrim kombetar i etiketon me
"folklorizëm" ndërsa integrimin me armiq e me të huaj e trumbeton me tër fuqine si
"progres" duke e kamufluar tradhtinë e vet me petkun e "politikanve të moderuar" të
cilët do "të na integrojnë me BE dhe me NATO-n" deshti apo nuk deshti Populli
Shqipëtar - si dikur me ish Bashkimin Sovjetik! Dhe vendi i ynë do të është aq i
"lirë" sa "gjeneralët" e TMK dhe SHPK do të rrinë gaditu para ushtarve  të huaj
edhe kur ata i bastisin dhe arrestojn në breg të shkurtëra në dhomat e  tyre të
gjumit para grave të veta!

       Populli Shqipetar i Kosoves nuk e ka shprehuer vullnetin e vet per aprovimin e
propozimit atnishqiptar te Ahtisarit i cili shqiptarete nuk i njef as per popull e
as për qytetarë e as shtetas, por i konisideron si "komunitet" pa të dretjetë në
vetevendosje. Ai e copton vendin ton e rikolonizon ate me koloni serbe dhe e shpall
"multietnike" për të shpronsuar ate nga vendi i vet dhe pas të cilave plane qendron
fallanga sllavo-greke brenda BE. Ahtisari i përmbush kërkesat serbe deri në atë
shkallë sa kërkon shpartallimin e TMK dhe "parlamenti i Kolës" e miraton ate si
"vullnet i popullit"!

       Loja e ndyer me rifaktorizimin rolit Serbo-Rus për të mashtruar popullin ton se
gjoja se me qe "Serbia e Rusia nuk e pranojne pakon e Ahtisarit" ajo pako "qenka ne
favor të Kosoves" mund ti mashtori vetem njerzit naiv apo ata qe mendojn të e
arsyetojnë qendrimin e vet qyqar prej kolaboratorve të sundimit të huaj të ri.
Sepse Serbia dhe Rusia në vitin 1999 i ndeshen armet e veta me UÇK në front dhe me
NATO-n nga ajri dhe u detyruan të kapitullojne, me qrast pushoi sovraniteti i
Beogradit mbi ish KSA te Kosovës njëher e përgjithmon, pavarsisht se një
"sovranitet" fiktiv u instalua në Rezoluten 1244 për të përdor ate si shantazh ndaj
Kosovës që të detyrohet të pranon një sundim tjetër të huaj.

       Vetem zeri i rinise shqipëtare përemes të Levizjes Vetevendosje tregon se ky Vend
po jeton dhe se ky Popull ka Zot dhe se askush nuke mundet të luan aq  lehte me
fatin e ti. Partite Politike jan ber gur i varri në qaf të Popullit Shqipetar për
të e fundosur luften e ti per liri nen sundimin e Perandorise Globaliste të BE.
Por, Kosova dhe Atdheu i ynë në tërsi, do të e vazhdon marshimin drejtë lirisë,
sepse rinia shqipëtare është si uji i kfejllët e i pastërt të cilin në rrugë drejtë
lirisë nuk munde të e ndal askush! Uji është i  butë dhe i urtë por nëse e hidhroni
ai do të ju rrëmbei dhe do të ju hudhe në fund të detit të errët, sepse ju  edh vet
vetëm erriserë prodhoni dhe asaj i takoni!

Prill 2007                                                                          
                                                                                   
A. PRAPASHTICA

Komentet e arkivuara (1)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

Kiki(Guest)12.04.2007 · 07:21 UTC

Formoje edhe ti një Parti-Lëvizje,e filloja punës.Përvjeli mëngët e pas një 100 vitesh do ndërrohet kjo struktur e "Tradhtive".Ne kështu do të përparojmë!Jo duke ngritë murin mbi themele por duke rrënuar themelet e ngritura dhe duke i filluar e vazhduar me 1000 eksperimente....Vazhdo pra dhe një ditë do uleni me Albinin e B.Adem në ate fotele presidenciale.E shef ç'po ndodh në shtetin amë Shqipërinë?Nuk duan që i varfëri të ngritet Kurr,por Bashibuzukat socialist të pasurohen.Me një fjalë jemi,SHQIPTAR!Andej e këndej kapricot nuk lënë të qetë.Pse gjuhemi tek i hueji kur vet-vetin e kundështojmë.Atëherë edhe ata luajnë me ne si maca e mini.Kur nuk u besojmë votave të popullit tonë(!)çfarë pret nga Gjermani,Françezi,Rusi ,Sërbi???Leni të punojnë dhe nëse nuk punojnë si duhet,jemi ne që i ndeshkojmë-POPULLI.E jo ti e unë.Fuqia më e madhe dhe më e vendosur që vulos çdo gjë,është POPULLI.
T'a kesh parasysh se këto ambicje të Albinit e të bashkëmendimtarëvet të tij edhe fëmija i vogël e ka kuptuar se çfarë duan!!!Por ecë e përmbyse tërë ate mund tonin e të luftëtarëvet për dëshirat-shterpe të Albinit...Edhe B.E.e dinë kush jemi e sa jemi prandaj na tërheqin zvarr.Pse ashtu na kanë kuptuar e ashtu jemi.(!)
Se sikur mos të ishim kështu kishim pasur shtetin amë të fortë e në B,E.kush nuk kishte këndërshtuar,apo sikur të ishte Shqipëria më mirë, pa KAPRICO socialiste,ne moti kishim qenë NJË.
Prandaj u kisha lutur shumë SHMANGUNI këtyre ambicjeve.Se nuk fitoni gjë por ngadalsohen proceset e zhvillimit të shtetit të rij në EUROPË- KOSOVËN-DARDANINË.