Ilir Deda-RIKTHIMI IFANTAZMES SE TITOS NE SHFAQET

09.04.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

[highlight]RIKTHIMI IFANTAZMES SE TITOS NE SHFAQET TEATRALE[/highlight]
 
 Urdheri i ministrit te kultures z.Beqiri per ta ndaluar shfaqen teatrale mbi despotin
 e ish Jugosllavise,fodullin plak Josip Brozin,eshte qendrim patriotik dhe si i tille
 duhet mbeshtetur nga te gjithe atdhetaret shqiptare.
 Presioni i udheheqjes partiake mbi z.Beqiri per te dhene doreheqje nga posti i
 ministrit te kultures se Maqedonise,deshmon edhe njehere poziten inferiore dhe
 bindjen e verber qe ka PDSH perballe eprorit te saj VMRO.d p m n e.
 Perpjekjet e kordinuara te nxenesve te shkolles se Kumrovecit per ta'' ringjallur''
 ish mesuesin e lavdishem,perben fyerje te rende dhe shkelje te dinjitetit kombetar
 shqiptar.Diskriminimi dhe persekutimi politik nga regjimi titist ne te kaluaren nuk
 e kane vetedijsuar PDSH per permasat e bemave dhe gjemave qe ushtroi ky sistem
 kunder shqiptareve ne te gjitha trojet e veta.Proceset e montuara politike kunder
 shqiptareve te ekzekutuar me sukses nga Mojsovet dhe Gligorovet ,kishin per
 kryegjykates te gjykates antipopullore dhe antishqiptare pikerisht, xhelatin Tito.
 Afirmimi dhe kultivimi i vlerave titiste per PDSH,eshte pasuri dhe shumellojshmeri
 te filozofive politike ne sistemin pluralist.Ky kurs i ndjekur politik nga
udheheqja e kesaj partie konfirmon predispozicionin pro rruges vizionare te
vellarzerim-bashkimit.

 Sipas logjikes se PDSH dhe pozicionit qe mban kjo,duhen ulur ne sofren e saj te
 vogel te dy kampet e armike .Ne njeren ane Tito dhe Rankoviqi, ndersa ne anen
 tjeter Xheme Gostivari me Mefaili Zajazin.C'fare logjike absurdi?
 PDSH dhe te gjithe adhuruesve te titizmit nuk i mbeten shume alternativa per te
 shpalosur vec asaj me figura te shkrumbuara  si mbeturina te se kaluares.
 Imperativ i kohes eshte shembja e idhujve dhe jo glorifikimi i tyre.
 Detyre patriotike e te gjithe shqiptareve ne Maqedoni mbetet qe nga rruget dhe
 sheshet e qyteteve shqiptare te'' fshihet''emri i qoftelargut dhe te zevendesohet me
 emra te kultures dhe historise kombetare shqiptare.
 Bashke me flamurin e PDSH,qe nuk ngjason me me shqiponjen por me kukuvajken,
 bie dhe maska e radikalnacionalizmit si arme propagandistike per gjate kohe te
 mbajtur ne Maqedoni.Me kete gjendje faktike te krijuar ketu,shqiptaret nuk kane pse
 te shqetesohen shume per te ardhmen e tyre,ata kane mposhtur Perandore e Pashe
 dhe jo me nje fryme pseudonacionaliste me fantazma dhe lugat.

Komentet e arkivuara (2)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

Dr. Hysni Bytyci(Guest)15.04.2007 · 20:47 UTC

Duke lexue ket tekst mu kujtuan fjalet e Jezusit kur e kan gozhdue ne kryq, ishte lut: "O zot fali se nuk jan duke dijt se qka jane duke bere..." Pra edhe per autorin e ketij shkrimi nuk mundem me thane asgje ma teper.

Po te ishte teksti i shkruan ne suaza te rregullave cilat rregullojne shtypin, po te ishte i shkruar ne nivel te civilizura e demokratike kishte me meritue ndoshta edhe polemik me zhvillue. Duke patur parasysh se autori nuk merr asgje vesh nga historija, nga e kalura dhe gjithqka ne jete i shikon vetem bardhe dhe zi, nuk meriton me hargjue asnje fjal ma shum. Kisha vetem nje keshillim per te miren e tij. Te lexon historijen. Historija eshte mesusja e jetes, kan thane Latinet e vjeter.

liri(Guest)16.04.2007 · 09:13 UTC

     ZGJOHU
O zoti Hysni c'fare historie do te dij ky daija me me shokun Tite,
duket se nostalgjia per diktatorin po ta humb dhe arsyan.
Mbaje ti dhe gjithe bashkemendimtaret e tu shokun Tito ne shtepi
dhe mos na filozofoni me historira te pa qena per nje periudhe te rende
se keshtu na fyen te gjitheve.
Thyeni qafen me gjithe Titon.Ti nuk mund te jesh doktor i shkencave
por nje coban qe e admiron ate gomarin plak.