Bardhyl Mahmuti jep dorëheqje nga PDSH-ja.

01.04.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

PER MJETET E INFORMIMIT



DEKLARATË

Duke e parë gjendjen e vështirë të popullit shqiptar gjatë mandatit qeveritarë të koalicionit BDI-LSDM dhe pas kontakteve të shumta që kam pasur me udhëheqësit e PDSH-së, sidomos me zv. Kryetarin, z. Menduh Thaçi, vendosa të angazhohem në kuadër të kësaj force politike për të dhënë një kontribut sado të vogël, për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme të shqiptarëve.
Ideja bazë, rreth së cilës u morëm vesh, ishte krijimi i një Bashkimi Demokratik Shqiptar, rreth të cilit do të tuboheshin vlerat e mirëfillta atdhetare dhe intelektuale për të avancuar të drejtat tona kombëtare.
Kjo ide u mbështet nga shumë personalitete që kishin peshë në struktura të ndryshme politike dhe të dëshmuar gjatë dekadave në luftën për zgjidhjen e çështjes sonë kombëtare. Mbështetja u bë edhe më e madhe pas premtimeve publike të zv.kryetarit të partisë, z. Menduh Thaçi, se kurrë nuk do të përsëriten gabimet e së kaluarës.
Ky entuziazëm vazhdoi deri në përfundim të zgjedhjeve me shpresë se ideja do të merr formë në Kongres dhe do të fuqizohet forca politike shqiptare.
Pas ardhjes në pushtet, logjika e vjetër filloi të bëhet gjithnjë e më prezente në kuadër të PDSH-së dhe kjo logjikë po bëhet dominante në fazën e përgatitjes së Kongresit.
Mënjanimi i të gjithë njerëzve që janë angazhuar në PDSH, të cilët përkrahën idenë për një bashkim të mirëfilltë demokratik, është sinjal i qartë se në cilin drejtim po shkon PDSH-ja.
I pakënaqur me zhvillimet politike, që na kanë karakterizuar pas ardhjes në pushtet, njoftoj opinionin publik se largohem definitivisht nga PDSH-ja.


Bardhyl Mahmuti
31 mars 2007

Komentet e arkivuara (2)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

Arben Mefaili(Guest)04.04.2007 · 11:58 UTC

Shum mir va bane bardhyl.edhe ministri mir va bani.duhet tash njerzit e vertet dhe te sinqert te formojn parti te vertet kombtare.shpresoj bardhyl se nuk terhiqesh krejt nga skena politike.

mustafa(Guest)14.04.2007 · 09:37 UTC

bardhyl
Shaum majr va bane .hallal tkoft.po ku je kan bre taj me vaket te vajsh ne tetov tva plasish në ftajr dallaveret.ishalla formojsh parti dhe un de jem i pari që de vaj te taj.