KRISTINA RASI
MALËSIA E MADHE
Oj Malësi, e bukura Malësi,
Ty të gjithë të kanë lakmi!
Të gjithë, u munduan të bëjnë për vete,
Por, Ty, gjithmonë Shqiponjë Krenare mbete!
Kurrë nuk ndjeve frikë, moj Malësia jonë,
Djem e cuca për ty luftuan!
...Dhe deri në fitore do të luftojnë,
Armiqtë nga trojet tona do t´largojmë!
Zgjohu vrik, moj Shqiponjë sulmuese,
Kundër hordhive pushtuese!
Ftoi në log heroizmash:
Manastirin dhe Gostivarin,
Preshevën ,Bujanocin,
Drenicën , Mitrovicën,
Çamërinë, Toplicën,
Plavën dhe Gucinë,
Të qëndrojmë si Shqiponjat,
Të RIBASHKOHEMI në folenë tonë shekullore.
Me Nënë Shqipërinë!
Betohemi në Flamur e Nderë!
Me Armatën Kombëtare Shqiptare,
Do t´i mbrojmë si kurdoherë;
Trojet tona etnike shqiptare!
Asnjë çast s´kemi harruar:
FBKSH -ja , është betuar:
Kombin tonë, me djersë e gjak,
Përsëri, ka për ta RIBASHKUAR!
Zvicër, 6 shkurt, 2007
PSE HESHTJE, S´JEMI NË ËNDËRRA?!
Kur të gjithë flasin, kundër liridonëve,
Ne, përqafohemi me heshtjen makabre!...
Edhe kur të huajt, flasin në emrin tonë:
Me gjuhë të ndryshme dhelparake,
Ne, prapë rrimë në heshtje!...
Edhe kur bota "demokratike",
Po na qorton në kupë të qiellit:
Pse ne duam "Vetëvendosje",
Pse, ne i duam aq shumë rrezet e diellit!
Ne, marrëzisht, veç e dëgjojmë!...
...Dhe, heshtim!
Sa keq!...
Dëgjojmë në heshtje marroqe,
Edhe kur Evropa " e re" na i shurdhoj veshët,
Me kujdesin e saj...
Që ne të integrohemi ...
Me ata të largëtit, por jo nuk lejon:
Të ribashkohemi,
Me të dashurit, të afërmit!
Vëllai me vëlla e motra me motër!
Edhe atëherë, ne si të mjerë:
Bëhemi se nuk kemi dëgjuar asgjë!!!
Rrimë , kalërojmë të qetë!
Mjafton që bukën nuk po na e pështyjnë tek sofra,
Mjafton se sikur macet nuk po na shqelmojnë...
Si dje policët e Sllobodanit!!!
Por, ah sa turp!
Ah sa keq!
Këto turpe-krime:
Po i nxisin t´i bëjnë milicët “tanë” puspafunët,!...
Për një kafshatë buke të thatë...
Edhe kur rumunët e përtej Karpateve po na vrasin;
Ata, nuk po reagojnë !
Apo, armët e tyre, qenkan lodra kalamajsh,
Apo ua paskan lagur barotin me magji djajsh!
Andej nga monumentet po tmerrohen...
Zahiri dhe Kastrioti!
Me ironi ju thonë mesiguri:
Aferim u qoftë zotëri faqezinj!
Pro-evropianë -demo (n) kratë!
Ndërsa ne:
Heshtim edhe pas ditës së përgjakur të 10 shkurtit!
Heshtim edhe pas në natën vrastare,
Vallë, deri kur bota do të ngopet,
Me varre të reja shqiptare?!
Zgjohuni ore shqiptarë!
Jo!
S´ jemi në ëndërr të keqe!
Po realiteti na sakatoi, përballë
Kësaj errësire kryeneçe!
A po i dëgjoni kasnecët e lirisë:
Ademin, Albinin, me rininë:
Po kush si ata ore, ia donë Kosovës lirinë?!
A po i shihni ore?!...
Ende po dergjen heronjtë e ri,
Burgjeve të "demokracisë"!
Zgavrave të errëta të tradhtisë!
Mos pritni!
Shkoni, pas kushtrimit të tyre,
Nëse doni të fitojmë,
Kundër kolonializmit, robërisë!
E cila po krekoset, po parfymoset
Me gënjeshtra politike si lavire!
Ne, po e shohim të gjitha:
Krimet, tradhtitë, mashtrimet!
Si në dritën e diellit...
Ata, po duan të na i verbojnë sytë,
Të na e marrin edhe kaltërsinë e qiellit!
Sa tmerr!
As kjo nuk na shqetëson?!!!
As këto nuk e prishin fuqishëm,
Heshtjen vrastare, heshtjen tonë?!!!
Zvicër, 22, shkurt 2007
DY DËSHMORËVE TË RINJ!
(Kushtuar Mon Balajt dhe Arben Xheladinit të vrarë në demonstratën e
10shkurtit, 2007)
Para syve të botës,
Nën maskën e "demokracisë“
Na i vranë Arbenin dhe Monin,
Gjakatarët e huaj,miqtë e vjetër të Serbisë!
I vranë djelmoshat atdhetarë,
Trimat e pamposhtur shqiptarë!
Atyre, jo s´ ju trembej syri,
Para xhelatëve ndërkombëtarë!
Ata, ranë për paqe,
Sepse, kërkuan liri,
Kërkuan Vetëvendosje,
Kërkuan drejtësi!
Bota po shtiret, kur na jep ligjërata,
Çfarë qenka rendi dhe demokracia!
Ndërsa, rrugëve tona gjaku po derdhet,
Si dikur që na përgjaku Serbia...
Ah! Ju mjeranët "tanë" politikanë,
Kot, po rrahni ujë në havanë:
E dënoni fjalën e lirë,
Jetën po na e bëni katran!
Ju me demogagji e krekosje,
Po e mashtroni popullin besnik,
Po e dënoni Lëvizjen Vetëvendosje!
Po pajtoheni mjerueshëm, ashtu me armik!
Turp të keni ore politikanë “shqiptarë”!
Mos po mendoni keni zbritur nga qielli,
Mos harroni! Jeni bërë trutharë?!
Thua vetëm për ju po rrezitka dielli!
Si ju mashtroi kështu Evropa,
Apo, mos ju frikësoi Serbia?
Nga veprat tuaja, po vuan shumë Nënëlokja,
Nuk po ribashkohet ende Shqipëria!
Vallë deri kur me vrasje,
Deri kur me dënime,
Sa e fortë paske qenë,
Moj Kosova ime!
Deri kur me premtime boshe,
Deri kur me lot në sy,
Deri kur duhet të besojmë;
Se,ndërkombëtarët paskan drejtësi"?!
I lehtë u qoftë dheu i Kosovës!
O bijtë e Shqipërisë,
Përjetë, s´do t´ju harrojë kombi,
Gjaku juaj, i rritë rrezet e lirisë!
Zvicër, 1 mars, 2007
ËNDËRR E KEQE
Një natë pashë në ëndërr
Më erdhi një “shkencëtar”, si lugat,
Nuk më frikësoi fare,
Por më përrallosi gjatë!...
Herë më dukej plak satanik,
Herë më dukej i ri,
Fytyrën e tij e dalloja,
Si një kusarë apo gomar faqezi!
Erdhi më pyeti, çfarë je moj?
Hiqej se është mik, deshi t´më mashtroj!
I tregova se jam:
Bijë nga Shqipëria…
Papritur u egërsua fytyrë e poshtër e tija!
Jo, s´je nga Shqipëria ma ktheu;
Por,je nga Kosova, je nga kombi kosovar,
A se paske dëgjuar,
A s´ju kemi thënë më parë?!
Filloi të fliste me një serbishte të marrë,
Ia ktheva me vrull, ik nga këtej sa më parë!
Filloi të më fliste me një gjuhë të trashë,
Kinse e bukur kosovare...
I mbetej në grykë fjala,ime,
Fjala e bukur shqiptare!
E mallkova me hidhërim:
Ty, t´u thaftë goja,
Pse po na nxirrni konflikte,
Pa u ndier për këto fare nevoja!...
Kush ju pagoi,
Kush ju mashtroi,
Kush ju mundi,
Kush ju frikësoi?!
Ai më tha përsëri:
Ti s´do jesh shqiptare.
Do ta keni një identitet të ri!
Mos më keqkuptoni, s´ jam armik,
Por vula ime, gjendet në sirtarët
Me firmat Serbi-Unmik.
E keni gabim ore faqezi...
Kurrë s´do t´mundeni ta ndani,
Gjuhën tonë në copa, me barbari- zma, të huaja…
Ne, e kemi një Shqipëri...
Mundimin kot e keni përcaktuar,
Kurrë identitetin tonë se ndani:
Ne, një ditë me diell shqiptari,
Kemi për t´u ribashkuar!
Ma ktheu me dinakëri,
Dhe, dukej fort i zemëruar:
E kërkon Evropa dhe bota;
Identitetin tuaj, për ta ndryshuar!
Ndryshe, kurrë s´do t´ju ndihmojmë...
Ndryshe, s´ do t´ju duam,
Ndërrojeni gjuhën tuaj dhe flamurin,
E pastaj të shiqojmë!
Hiqni dorë nga lashtësia shqiptare,
Bëjeni mish-mash, bëjeni kolgomerat,
Sa e lumtur jam vërtetë,
Që s´i çmenda atë natë!
Lugetërit -thonë, vrasin,
Lugetërit –thonë, çmendin,
Por, kurë s´ do ta arrijnë
Të na e ndërrojnë gjuhën;
Ani, se përkohësisht,
Munden me dhunë t´ na e kolonizojnë vendin!
Jo, kurrë! As në ëndrra, s´na duhen lajkat!
As në ëndrra , s´ na duhet ”ndihma” e tyre!
Larg duart nga trojet tona ,
Me politikën tuaj djallëzore -lavire!
Zvicër, 4 mars 2007
GJAKOVËS SIME
Në fëmijërinë time,
Nga shtypja dhe mjerimi
Më larguan nga ty,
E dashura ime Gjakovë!
I bëra kaq vite mërgimi:
Vite të rënda sa toka e qielli,
Vetëm me kthimin tim në atdhe,
E di se për mua do të rrezitë dielli!
Për ty malli më mbulon si tymi,
Për ty malli më djeg si flaka,
Kur e vetmuar mbetem pa shokë e shoqe:
I them veti nga zemërimi,
Ah! Sa shumë u plaka!...
Pa atdhe, s ´ka rini!
Pa atdhe, s´ ka lumturi!
Ka vetëm vuajtje , rënkime,
Atje, tretemi në vetmi!
I lakmoj shqiponjat, kur fluturojnë,
Ua kam lakmi kur ato në Shqipëri shkojnë!
A do të vijë dita të kthehem krenare,
Në Gjakovën time, në vatrën shqiptare?!
Po të kthehesha prapë në folenë time,
Që e pata dikur -për pasuritë e botës,
Nuk do të ikja më kurrë!...
Sa e pafuqishme ndihem larg teje, Gjakovë,
Vetëm perëndia e di;
Sa dhembje pata në shpirtin e trazuar,
Kur u largova nga Ty, Kosovë!...
Shpresoj dhe veproj:
Kohën do ta kemi dëshmitare,
Ne, do të ribashkohemi,
Moj Shqipëria ime krenare!
Vetëm atëherë do të fitojmë mbi vdekjen:
Vetëm atëherë besoj dhe fort mirë e di:
Do të kemi nderë, do të kemi lumturi!
Zvicër, 9 mars, 2007
STRALLIT TË SHQIPËRISË ETNIKE
(Kushtuar, Dedë Gjon Lulit)
Pas shumë vitesh të errëta robërie,
Rrezatoj një hije shprese...
Vringëlloi një ditë gëzimi:
Në Malësi u dha kushtrim bese!
Dedë Gjon Lulit birit të Hotit,
Pa iu tremb syri aspak!
Ay, nip i Kastriotit,
Në Deçiç ngriti bajrak!
Ngriti Flamurin e vegjëlisë,
Hapi krahë shqiponja krenare,
Në ato male të Shqipërisë,
Si kudo në trojet shqiptare!
Ah! U frikësuan sulltanë e krajlitë,
Qe tronditur Evropa plakë,
Nga Stambolli në Mal të Zi!
Planet e tyre morën flakë!...
Shpejt, Evropa thikën gjeti,
Trojet tona t´i copëtoi,
Por, shqiponja kurrë nuk fjeti,
Folenë e vet, në Vlorë e dërgoi!
Ballkani u ndez në flakë,
Shqipërinë, keq e copëtuan,
Kryengritjet tona partizane,
Kurrë deri sot s´u shuan!...
Kryengritjet nuk do të shuhen,
Deri sa të ekzistojë jeta!..
Shqiponja krenare, se pranon gjymtimin,
Do t´i ribashkoj trojet e veta!
Zvicër, 28 mars 2007