Fadil Shyti – Mona Agrigoroaiei-SKIZOFRENIA PARANO
Fadil Shyti – Mona Agrigoroaiei
SKIZOFRENIA PARANOIDE SERBO-RUSE
Diplomati amerikan George Kennan ka pasur të drejtë kur në letrën e tij drejtuar
qeverisë amerikane gjatë kohës kur ishte ambasador i ShBA-ve në Bashkimin Sovjetik
ka pohuar se : “strategjia politike ekspansioniste pansllaviste qe rrjedh prej
„vizionit neurotik" të Kremlinit karshi botës nuk ka kufi kohorë, kufi brenda një
regjimi të caktuar që qeverisë atje” .
Sfondi më primitiv i sjelljes politike ruse kur është fjala për lirinë e popujve
dhe kombeve te robëruara tregon se bota sllave është e pandieshme karshi logjikës
së arsyes dhe tepër e ndieshme karshi logjikës së argumenteve. E tërë historia e
tyre e vjetër dhe e re është e ngarkuar me kërcënime, shantazhe me naftë dhe
energji, sabotime dhe bllokada të hapura dhe të maskuara. Futje e pykave nëpër
zonat strategjike të ndieshme me krijimin e enklavave si Transnistria,
Nagorno-Karabakh, për mënjanimin e republikave të ndryshme si Moldavia, Abhazia
etj. Përkrahjen e sllavëve të jugut në përpjekjet e tyre për ekspansionizëm
territorial-rikolonizim të Kosovës dhe mbajtje nën sundim të trojeve të tjera
shqiptare nën zgjedhën serbo-sllavomaqedonase e malazeze. Kremlini që prej shumë
kohësh ka trembur botën se nuk duhet të krijohet një „precedent" për Kosovën, që
të mos „trazohet" ekuilibri që ajo e kërkon.
Parulla kërcënuese:
„kufijtë të mos ndryshohen" ka kuptimin e vet. Po organizohet referendum në
Transnistri, në territor të vetëshpallur republikë, për bashkim me Rusinë (!?!),
se kjo është në të mirën e interesave ruso-pansllaviste. Prandaj, Kosova, sipas
Moskës, nuk guxon të ndahet prej Serbisë koloniale, sepse do te krijohej
„precedenti" i goditjes së ekspansionizmit serbo-pansllavist nga momenti që gurët
e shahut duhet të lëvizin vetëm për ngritjen e imperializmit nacional-shovinist që
buron nga planet utopike gati paranoide për zgjerim territorial pa skaj (!)
Më shumë, „Rusia Matucka" kërcënon se „do te përdorë veto" apo se do te dërgojë
trupa në Kosovë, bënë skena teatrore, ku „Hrushovi i dytë", Vitali Çurkin rreh
ende një herë me çizme në tryezën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, dhe, duke
vuajtur nga dëliri i “madhështisë”, po del nga salla ku mbahej seanca. Duke bërë
këtë ai e ndoqi pas parardhësin e tij Primakovin, i cili është i ngarkuar me ide
të mykura pro-sllaviste alla cariste nuk la gur pa lëvizur që ta pengonte
zgjidhjen e çështjes së Kosovës, duke i bërë kurdoherë shantazhe dhe bllokada
diplomacisë ndërkombëtare, duke e mbrojtur hapur qëndrimin shovenisto - fashist të
S.Millosheviqit, i cili ishte mbarsur me ide të mykura prosllaviste alla cariste.
Por, për hir të realitetit, vlen të theksohet mendimi Shaqir Vukajit (ish
ambasador në Rusi në kohën e luftës në Kosovë) i cili sot në emisionin „Kontrast“
të ALSAT-it deklaroi për Rusinë se ajo gjithmonë ka pasur këto qendrime ndaj
Serbisë. Vetëm Lenini e Stalini
kanë mbrojtur çështjen shqiptare. Lenini ka demaskuar i pari Konferencën e Londrës
dhe Stalini kurdoherë ka dëgjuar dhe është interesuar për çështjen shqiptare. Atij,
vet Kardeli në vitin 1948 i paska thënë se Kosova është e Shqipërisë dhe duhet t'i
kthehet asaj! Për këtë kemi dokumentat – tha ai. Ne, deklarojmë për ato që na ka
penguar Rusia nga cari e këndej, por nuk flasim kurrë se Lenini na ka ndihmuar!
Arrijmë në përfundimin se vetëm mendjet e errëta me pansllavizëm mendojnë
antishqiptarisht. Dhe të gjitha këto të bëjnë të mendosh, a ka pasur të drejtë
„analisti" serb, Obrad Kesic në intervistën dhëne gazetës "Veçernje Novosti", me
datën e 22 marsit 2007 kur ka sulmuar politikën amerikane ndaj Serbisë se gjoja
është „skizofrenike"?! Jo! Ai ka fantazuar për kashtlën në syrin i tjetrit dhe nuk
e pa dot trarin nga syri i vet. I themi këto, me argumentimet në vazhdim.
Sipas mjekësisë, skizofrenia është një sëmundje mendore, kur njeriu vuan nga ajo
që krijon një botë imagjinare, përfytyron gjëra dhe nuk arrin të dallojë
realitetin nga irealja (fiksioni) . Në këtë kontekst, mitologjia politike
pansllaviste (e Rusisë dhe ajo e sllavëve të jugut) krijon një imazh të errët
paralel të realitetit, se sllavët ishin, janë e duhet të jenë ata që duhet të
zgjerohen në një shtet të pastër etnik nga Siberia deri në Detin Adriatik, kurse
popujt tjerë jo sllavë duhet të pranojnë pushtimin dhe kolonizimin të sllavizohen
dhe pastaj të asimilohen. Origjinat e skizofrenisë sllave janë shpjeguar nga
George Kennan: "ndjenja instinktive, tradicionale të josigurise", kurse pasojat e
saj janë shumë të rënda, po llogariten në vrasje, depërtime, djegie, helmime,
terror shtetëror ndaj popujve jo sllavë, ndër të cilët janë edhe shqiptarët në
Ballkan që më shume se një shekull vuajtën dhe po vuajnë deri sot, për shkak të
zgjedhës koloniale sllave.
Krimet janë veshur nën maskën e një veshje të mirësisë, sikur agresioni ishte
"çlirim" për "shqiptarët barbarë", sikur sllavët "të qytetëruar" të jugut po
mbrojnë "djepat", "zemrat" dhe "Jerusalimet" e tyre, kur dihet shumë mire nga
shkenca historike se ata janë ardhacakë në Ballkan, janë pushtues dhe
kolonizatorë, janë në pararojën realizimit të planeve pansllaviste. Dhe, me siguri
ajo është e inkurajuar nga sjellja "vëllazërore" e qeverisë skizofrenike ruse, që
e ndihmon në çdo rrethanë.
Tani, me një luftë nëntokësore të tillë nacionaliste dhe agresive, ksenofobe
antishqiptare, Serbia mund të propagandojë se është demokratike, por kurrë nuk do
të jete, sepse në strategjinë e saj afatgjate e ka logjikën e xhelatit, logjikën e
pushtuesit që përjarget si kafsha në ushqimin e dëmshëm dhe pastaj tërbohet se ka
humbur (shëndetin) gjegjësisht, në këtë rast, sundimin kolonial të drejtpërdrejtë
mbi Kosovën dhe, edhe pse bota e favorizon duke e barazuar dhe privilegjuar së
tepërmi në raport me viktimën; kërkon t'i rikthehen "të drejtat" për të vendosur
mbi jetën dhe vdekjen e shqiptarëve nga Kosova, duke ëndërruar edhe rivizatimin e
kohës së mjaltit të pushtimit serb mbi Kosovën gjoja "multietnike".
Rruga e saj drejt demokracisë do të bllokohet gjithmonë nga kjo pengese që duket e
handikape ( e palëvizshme) , me të gjitha institucionet dhe ciklin e zgjedhjeve që
po zhvillohen qe disa vite në Beograd. Për ketë arsye, politika e pishtarit të
lirisë dhe demokracisë në botë jo vetëm se nuk është "skizofrenike", por ka një
qartësi dhe një kthjelltësi që krijon kriza histerike në Beograd, me një fjalor të
dhunshëm, jashtë çdo norme dhe zakoni specifik politiko-diplomatik. Por, jemi të
bindur se koha nuk punon fare në të mirën e Beogradit, as të shteteve të tjera
kolonialiste sllave në Ballkan. Themi kështu sepse tani popujt e robëruar u
ngritën në luftëra çlirimtare dhe fituan, prandaj edhe shqiptarët nuk dot ë
lejojnë që luftërat e tyre të shkojnë kot-siç thotë populli ynë; “për dhjam qeni”
!
Populli shqiptar (përveç disa kolaboracionisteve dhe tradhtarëve) po e kupton
gjithnjë e më shumë se nuk duhet te pranoje hiç me pak se sa respektimin e së
drejtës së tij për vetëvendosje, kjo e drejtë e garantuar nga të gjitha konventat
dhe rezolutat e OKB-së dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare. Që sëmundja
mendore e pushtetarëve serbo-sllavo-maqedonase-malazeze (e rënduar dhe e
mbështetur nga ajo ruse) të shërohet; që pastaj të mos e rrezikojë rajonin e
Ballkanit e me gjerë shqiptaret duhet t´i detyrojnë shtetet okupatore me ushtritë
e tyre terroriste sllave me bishtrat e këputur apo nën shale, të ikin sa më parë
prej trojeve shqiptare. Përndryshe, Gadishulli Ballkanik do të jetë në mënyrë të
përhershme një fuçi e pashtershme baruti, e ndezur prej ujqërve të etur për gjak
që jo vetëm duan mjegull por duan edhe të kontrollojnë motin sipas qejfeve të tyre
vrastare, që pastaj të ngrohen në ëndrrat e tyre utopike.
Suedi- Rumani, 26 mars 2007