Fadil Shyti Mona Agrigoroaiei-ZËDHËNËSJA E SERBISË

26.03.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

ZËDHËNËSJA E SERBISË…
 Denoncim publik
 Një shtet që u jep medalje xhelatëve të njësisë speciale të UNMIK-ut me duar të
lyera me gjak shqiptari duhet të ketë përkrahës edhe shtypin e tipit dhe të
përmasave të zhurmës  propagandistike  beogradase…
 
 Fadil Shyti Mona Agrigoroaiei
 
 Në lajmet e mbrëmjes së datës 10 mars 2007, televizioni privat rumun PRIMA TV,
nxori prej “çantës magjike” dezinformuese alla UDB-iste,  një reportazh për
Kosovën që shihej hapur se vuante prej një pro-serbizmi të sëmurë.
 Reporterët bulevardeskë, duke “harruar” kush ishin xhelatët e demonstratës së 10
shkurtit në Kosovë ku u vranë dy të rinj shqiptarë dhe u plagosën mbi 80-të, në
këtë material ua qanin hallet serbëve duke pyetur kinse “viktimat” me një retorikë
dinake, se: çka do të bëjnë atje ata vetë e pa përkrahje, nëse Kosova ndahet nga
Serbia. Demonstrativisht, flisnin për një nënë që qante djalin serb që gjoja u vra
nga “terroristët shqiptarë”. Kishin rrëfyer se gjoja shqiptarët nga Kosova nuk
duan asnjë kishë apo manastir në territorin e vet dhe do t’i asgjësojnë të gjitha
(?!?!?!) Me një fjalë kjo qe gënjeshtër e kulluar dhe përkrahje e hapur ndaj
serbëve dhe satanizim i hapur ndaj shqiptarëve.
 Nuk është çudi!
 - Një shtet që u jep medalje xhelatëve të njësisë speciale të UNMIK-ut me duar të
lyera me gjak shqiptari duhet të ketë përkrahës edhe shtypin e tipit dhe të
përmasave të zhurmës  propagandistike  beogradase…
 Fryma helmuese kundër-shqiptare iu ka dhënë mendjeve të sëmura shoviniste amnezi
(harresë) për realitetin historik.. për ata mijëra e mijëra shqiptarë që u vranë
në Kosovë dhe në trojet tjera shqiptare të pushtuara dhe të kolonizuara nga
sllavo-grekët, me moton: “Shqiptari më i mirë është ai i dëgjueshmi, pra shqiptari
“i ndershëm” apo shqiptari i vdekur!
 - Në fakt, këta pro-serbë sulmojnë për t´i  mbrojtur dhe përligjur krimet e tyre,
sepse në këtë situatë mendojnë njëlloj si serbët, se sulmi është mbrojtja me të
mirë. Por ata me këto trillime propagandistike nuk e paraqesin realitetin mbi
Kosovën.
 Duhet thënë e vërteta se popullata serbe në Kosovë i gëzon të gjitha të drejtat të
përcaktuara në konventat ndërkombëtare, bile kjo popullatë është e privilegjuar si
nënshtresë të “përkëdhelur” edhe nga Beogradi, edhe nga buxheti i Kosovës. Ajo,
kurrë s´ është e rrezikuar nga shqiptarët. Manipulimet me skenaret politike të
udhëheqjes serbomadhe janë pengesat kryesore në marrëdhëniet normale ndëretnike.
Vlen të theksohet këtu kujdesi i madh i shqiptarëve për kishat dhe manastiret, që
ishin uzurpuar prej serbëve, janë trashëgimi kulturore shqiptare dhe ruajtur prej
shekuj me kujdes, përveç momentit kur populli i Kosovës i revoltuar tej mase nga
shtypja dhe varfëria , u ngrit në demonstrata të vitit 2004, atëbotë vërtetë ngjau
e papritura me ç´rast u dogjën prej shërbimit sekret serb me qëllimin e poshtër të
përfitimit të një kapitali politiko-diplomatik nga ana e pushtuesve serbë në
arenën
 ndërkombëtare. Për televizionin e verdhë dezinformues dhe tejet subjektiv rumun,
po e rikujtojmë faktin se këto demonstrata kishin filluar pas vrasjes së dy
fëmijëve shqiptarë nga paraushtarakët serbë në veriun e Kosovës, (Mitrovicë) në
lumin Lumbardhë (ish-Ibër) . Ky qe një akt i qartë i terrorizmit serb, siç ishin
akte të tjera kundër- shqiptare të ndodhura para dhe pas luftës çlirimtare. Pra,
shqiptarët janë të rrezikuar nga të sëmurët brenda strukturave shtetërore serbe
dhe nga sistemi terrorist antishqiptar që sundon në Kosovë, UNMIK-u, që vret dhe
rreh si dikur pushtuesi dhe kolonizatori serb.
 Kundër këtij sistemi u ngritën djemtë dhe vashat trime shqiptare në shumë
demonstrata, për të kërkuar liri të vërtetë, pra shkëputje nga zinxhirët e
robërisë dhe jo një gjysmë – liri (robëri e kulluar) siç po përgatitet në planet
djallëzore nga tipat si Ahtisari. Dhe, edhe pse liria ka rrënjët në gjak dhe
gjakpirësit po shajnë dhe po shpifin kundër shqiptarëve kudo dhe po bëhen zëdhënës
të Serbisë pa asnjë skrupull, ata nuk mund ta ndalin kurrë hovin çlirimtar
mbarëshqiptar. Jemi të sigurt se do të dështojnë të gjitha dëshirat dhe planet e
turpshme të armiqve tanë, sepse kolonializmi askund nuk ka qëndruar përjetësisht!
Liria dhe vetëvendosja e popujve dhe kombeve ka ngadhënjyer heret a vonë, dhe kjo
do të ndodhë edhe në trojet etnike shqiptare, duan apo nuk e duan këtë,
kolonialistët dhe përkrahësit e tyre përreth.
 Suedi-Rumani, 11 Mars 2007