Fadil Shyti-AFORIZMAT E MIA
AFORIZMAT E MIA
1. Të punojmë sot, që ta fitojmë nesër ardhmërinë e ndritur për atdheun dhe
njerëzimin.
2. Edhe kur dështojmë sot, të veprojmë me optimizëm që të fitojmë nesër!
3. Vendosmëria heroike, burim fitoresh mbi forcat armike!
4. Mos të mjaftohemi me një punë të madhe, por të punojmë përditë nga pak
punë të vogla për çlirimin dhe përparimin e vendit tonë.
5. Mos të shqetësohemi nga sulmet, marrëzitë dhe fyerjet e kopukëve, por të
shqetësohemi nga mos puna jonë në dobi të atdheut.
6. Barrierat jetësore tejkalohen jo pa vështirësi, por kur fitohen sjellin
fitore dhe kënaqësi jo vetëm për njeriun por edhe për dashamirët e tij.
7. Djersa dhe gjaku janë burim fitoresh për atdheun, për ardhmërinë e tij.
8. Mos t´ia besojmë askujt (sado i fuqishëm qoftë) që t´i zgjidhë çështjet
tona, ato na takojnë t´i zgjidhim vet në jetë.
9. Mos t´iu besojmë premtimeve të ëmbla por vetëm realizimeve, pa qoftë edhe
me dështime të hidhura në rrugën drejt tyre.
10. Fillimisht të mendosh; urgjentisht të mos premtosh nëse pastaj nuk mund të
realizosh!
11. Më mirë ta tregosh të vërtetën e hidhur, se pastaj rrena keq me të lidhur!
12. Thashethemet, këto farëra të këqija të konflikteve njerëzore hidhi në erë,
sepse, me to nuk përparohet shtëpia asnjëherë!
13. Padituria, luftohet me mësim, mësimi arrihet me përpjekje dhe edukim!
14. Puna e pandërprerë themel suksesesh, që i hedh humbjet në erë!
15. Sjelljet agresive të çojnë drejt gabimeve të rënda, që pastaj ua përgatisin
terrenin fatkeqësive të mëdha!
16. Me sjelljet e urta njerëzore, edhe djallin e qetëson, po deshe e merr për dore!
17. Njeriun e ditur nuk e ç´orientojnë (shqetësojnë) marrëzitë e
huaja-kokëshkreta, ai i ka të përcaktuara objektivat (qëllimet) e veta!
18. E pa arritshmja është lakmi ëndërrimtare, por i marri edhe kur e arrin e
humbë, sepse vlerën e saj nuk e din!...
19. Kohë e pakohë qenka, kur e bukura dhe e shëmtuara barazohen, kur ato nga
njerëzit drejt nuk vlerësohen as nuk dallohen; konsiderohen njësoj dhe të pandara
– mjerisht, kjo marrëzi njerëzore e ka shtratin e butë, tek popujt e robëruar!!!
20. Keqkuptimi i fjalës së hidhur vjen shpesh nga jo peshimi i saj, kujdes!...
21. Xhelozia, koprracia dhe frika, njerëzve ua zbehin krenarinë e tyre, sa keq që
shumë njerëz këtë se dinë!
22. Lëshimet e vogla në parimet njerëzore (atdhetare) nga neglizhenca apo
qëllim-interesi, i rrezikojnë seriozisht idealet e mëdha të tyre -a nuk e pësuan
shumë renegatë këtë fat?!
23. Kameleonët politikë ishin dhe janë si era në shumë drejtime, ata sikur hyjnë
kudo, dhe duan të jenë kampion kudo, gjithashtu...
Suedi, 11 mars, 2007