Skënder Limani-Suksesi i parë i “Vetëvendosjes”

26.03.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

Suksesi i parë i “Vetëvendosjes”

Dy protesta efektive të “Vetëvendosjes” arritën që së paku gjuhësisht ta fusin shprehjen “Pavarësi” në dokumentitn e propozuar ndërkombëtar për Kosovën.  Edhe një herë, ky ëshët sukses i “Vetëvendosjes” dhe i askujt tjetër.  Sidomos protesta e 10 marsit 2007 ishte përcaktuese në këtë vendim.  Mbi 20.000 pjesëmarrës në këtë protestë e thanë fjalën e vet përmes demonstrimit “Ose pavarësi ose edhe një herë UÇK.”

Sintagma “Pavarësi e Mbikëqyrur” është vetëm lojë fjalësh që nënkupton që Kosova as këtë herë (sic!) s’do të jetë e pavarur, e as sovrane. Kjo nënkupton që vendimet në Kosovë do t’i marrin të gjithë përveç Kosovarëve.

“Ekipi i Elefantëve” ose “Grupi i Unitetit” nuk doli asgjë më shumë sesa një ekip minjësh ose një grup i korruptuar dhe i strukur nën tavolinë duke pritur padronin më gojë hapur.

“Vetëvendosja” nuk guxon të ndalet sepse ky është vetëm fillimi.  Duhet të ketë protesta të tjera në Kosovë dhe atë më të shpeshta dhe jo vetëm për pavarësinë e Kosovës.  

Qytetarët e Kosovës duhet të kërkojnë llogari për tërë këtë krizë sociale të shkaktuar nga qeveritarët tanë.  Çka është më ironike është se e tërë kjo po ndodhë para syve të Zyrës Amerikane në Prishtinë dhe USAIDit gjithashtu Amerikan.  A thua, a janë këto dy zyre thellësisht të përfshira në krimin e organizuar në Kosovë apo vetëm “na shiten toshë’, që nuk dinë asgjë.

Qytetarët e Kosovës duhet të kërkojnë llogari edhe nga këta që tërë ditën na flasin për demokraci e për drejtësi.  

Skënder Limani