Sahit Xhemajli-DËSHMORËT KANË RËNË NË FUSHËBETEJA

25.03.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

(Madhësia e shkronjave: Aa , Aa , Aa , Aa)
DËSHMORËT KANË RËNË NË FUSHËBETEJA KUNDËR PUESHTUESVE SERBË PËR RIBASHKIM KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE



Shkruan:
Sahit Xhemajli, vëlla i dëshmorit të Shqipërisë Etnike, Shaban Xhemajlit, nga Vërrishta rrethi i Mitrovicës.

Unë, vëllai i dëshmorit, kur lexova në shtypin serb se kërkohen atdhetarët e Shqipërisë Etnike, pra prijësit e FBKSH-së, nuk munda të rri i qetë pa shkruar haptazi, se i përkrah këta trima të Shqipërisë Etnike.
I pyesim dhe jua bëjmë me dije Serbisë, Evropës e tradhtarëve të vendit se jemi një komb 14 milionësh. Kurrë s´do të ketë mundësi të na ndalë derisa të ribashkohen të gjitha trojet shqiptare.
Rroftë Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, dijeni mirë se ai punon e lufton për popullin e vet dhe të drejtat e veta!
Trimat e trimëreshat nuk janë friksuar e nuk do të friksohen kurrë nga armiqtë tanë shekullor. Duan apo nuk duan armiqtë e kombit shqiptar, kombi ynë do të ribashkohet në një shtet, pra do të bëhet Shqipëria Etnike.
Ata, nuk do të munden t´i burgosin kurrë 14 milionë shqiptarë, dhe të asgjësojnë idealin e ribashkimit kombëtar
Ta dinë mirë liderët e partive politike se lufta e shenjtë në Kosovë, Preshevë, Luginë të Vardarit ka filluar për ribashkim kombëtar.
Poshtë tradhtarët, poshtë uzurpatorët!
Rroftë Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar!
Rroftë Shqipëria Etnike!
Suedi, 12 mars 2007