Lebit Murtishi-Koha e maskarenjëve,Shqipëria e Shq
Koha e maskarenjëve,Shqipëria e Shqipëtarëve
Sa të afërta më bëhen këto vargje të poetit të madh vlonjat, Ali Asllani,
kur dëgjoj e shoh pranë ekranit televiziv, si shajnë e ulërinjnë politikanë
e ministra, policë e superpolicë, biznismenë e hajdutë, e kush jo tjetër, të
gjithë në një tel rrahin, të gjithë një objekt kanë në shënjestër :Lëvizjen
Vetëvendosje dhe rininë shqiptare.
Ironi ose jo, kështu ka qenë edhe më tetëdhjetë e njëshin, kështu ka qenë
edhe më herët e më vonë, kështu ka qenë edhe me paraqitjen e parë publike të
UÇK-së. Gjithënjë figura të njejta karikatureske, që në emër të popullit, në
emër të votave (biles edhe në emër të Zotit), thirreshin dhe thirren ish
policë e ish oficerë të ish Jugosllavisë, gazeta e televizione, zëdhënës e
zëdhënëse bordelesh, si dhe të gjithë servilët e djeshëm dhe të sotëm, me të
vetmin qëllim : errësimin e të së vërtetës, dhe mbrojtjen e interesave të
tyre poltike dhe materiale.
Në këto kohë « të reja », sigurisht se dikush « çuditet » se pse këtij kori
ulëritës u janë bashkuar edhe disa ish « figura » të larta të UÇK-së !Çudia
bëhet edhe më e madhe kur shkundet pak pluhuri i propogandës bizare, dhe e
vërteta detyrohet të dal në shesh dhe të zhvesh lakuriq të gjithë
mashtruesit dhe manipulantët me emrin e shenjtë të UÇK-së. Të gjithë ata që
ishin futur si (pykat e Malokut) kolonë e pestë për t’ia zënë frymën luftës
dhe në fund (ashtu siç e bënë) për t’ia djegur uniformën dhe emblemën në
emër « të lirisë » dhe paqës UÇK-së, sot qëndrojnë lakuriq përpara popullit
dhe atdheut, dhe kjo e vërtetë e hidhur, s’ka si t’i lëjë duarkryq « figurat
e tilla politike ». Ata do të veprojnë edhe më ashpërsisht, sepse për këtë
edhe paguhen dhe se për këtë janë promovuar si « liderë » në shpellat e
Rambujesë.
Kush do të besonte se Kosovës nuk i duhet më ushtri, ngase atë do të mbronte
një ushtri tjetër aleate ? Ky skenar ishte përpunuar që gjatë kohës së
luftës, kur edhe filluan të shuhen një nga një zonat e luftës, sipas
reçetave të kush e di se kujt. Nuk e paragjykoj ndihmën e ndërkombëtarëve,
por populli thotë se « miku është mik, deri sa nuk përzihet në punët e
shtëpisë ». Prandaj, s’është çudi që sot janë mbushur ekranet televizive dhe
faqet e gazetave, me surratë të llojllojshëm që thirren në emër të luftës,
në emër të UÇK-së, dhe sigurisht edhe në emër të votave ( siç bëri Naim
Maloku).
Pyetja ime e vetme me këtë rast është : A ka pronarë Kosova përveç popullit?
Unë kam besim të thellë se këta tellallxhinjë që i thonë rinisë shqiptare :
merr ç’të të japin se të tjerat i dimë ne (zotërit e Kosovës), jo vetëm se
na përkujtojnë kohët e errëta të sinanhasanëve, por edhe këta vet sikur
vijnë nga e njeta periudhë e errrët historike, që kurrë më nuk do të
përsëritet.
Lëvizja Vetëvendosje është shpërthim e zemërimit të popullit shqiptar, ajo
po ecë e sigurtë drejtë rrugës së lirisë, është e ndërgjegjëshme për barrën
e rëndë që ka marr mbi supe, është e bindur se poppullin e ka me vehte,
ashtu siç vepruan Jasharajt e lavdishëm në vitet e 90-ta, pavarëisht se
shaheshin dhe anatemoheshin nga barakat e turpit në Prishtinë, si dorë e
zgjatur e Serbisë.
Në fund, populli shqiptar e pa me sytë e vet, se kush ishte dorë dhe kokë e
zgjatur e Serbisë, kush derdhte gjak në malet e Kosovës, e kush sodiste
qetshëm nga sallonet e Beogradit ! Historia është kokëforte zotërinjë, edhe
të vdekurit i qet para gjyqit. Ndersa manipulantëve me votën e popuulit ua
bëjë një pyetje : Kush ishte në rrugë të drejtë, Adem Jashari me familje dhe
një grusht shokësh, apo ata që sorrollateshin kafeneve të Prishtinës, duke
pritur lirinë nga « qielli » ? Në emër dhe në votën e popullit mund të
thirren vetëm ata që janë të gatshëm që të vdesin për lirinë e tij, ashtu
siç vepruan veprimtarët e Lëvizjes Vetëvendosje, më 10 shkurt 2007 nëpër
rrugët e Prishtinës, dhe jo ata që janë vënë në krye të Kosovës, me ndihmën
e miqëve të mjerë, si dikur Ahmet Zogolli !