BESNIK HYSA-KUSH ESHTE MILOVAN DRECUN

22.03.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

BESNIK HYSA :

                      KUSH ESHTE MILOVAN DRECUN ?!

Lidhur me Milovan Drecun, ne shqiptarët nuk duhet të shqetësohemi,
por të vazhdojmë punën tonë. Ai e bënë punën e vet e ne të tonën.
Ky njeri ka qenë i ''anatemuar'' nga mjetet e informimit në Serbi pas rënies
së Millosheviçit,
ngase ka qenë reporter ushtarak i regjimit të tij e sidomos gjatë
intervenimit të NATO-së.

Deri më tash ka publikuar këto libra që kanë të bëjnë me UÇK-në, si:

1. Drugi Kosovski Boj ( Beteja e Dytë e Kosovës),
2. Kosmetska Legenda (Legjenda e Kosovës) dhe
3. Brate Gde je Nasa Srbija (Vëlla ku është Serbija jonë), si libër më i ri.

Po ashtu ky është edhe autor i filmit PAKAO KOSARA (Ferri i Koshares),
për ta shikuar edhe filmin. Shih në Google, shkruaje Pakao Kosara dhe e sheh
se me çka merret ky gazetaruc serbo-cetnik.
Ky njeri ka një imagjinatë të bujshme, ashtu siç dinë vetëm serbët ta kenë,
goja i punon si magnetofon dhe shtiret se ka informata që nuk i ka askush.
Para disa muajve në një televizion të Nishit i quajtur BELLE  AMIE
ka filluar njëherë në javë, çdo të marte për 30 minuta (nga ora 20:30),
një emision nga ai  i quajtur IZAZOVI  ISTINE (Sfidat e së Vërtetës)
të flasë për rrezikun e Serbisë nga krijimi i "Shqipërisë së Madhe".
Shqiptarët i paraqet si terrorist, fundamentalist islam.
Pohimet e tija i dokumenton me pamje të marrura nga RTK, RTSH,
ku të tri ushtritë tona i shtinë me një thes.
Gjithashtu, i paraqet edhe do dokumente të KFORIT e UNMIKUT si gjoja tejet
sekrete etj.
Kuptohet në tërë atë propagandë nuk le pa përmendur FBKSH-ën, AKSH-ën,
si dhe Gafurr Adilin.
I përdor disa organigrame ku i paraqet shumë individ të luftës me tri
ushtritë,
e në maje të saj është FBKSH dhe AKSH.
Ka një kohë të gjatë që paralajmëron se ka qenë në ato vendbanime shqiptare,
në të cilat nuk ka qenë asnjë serbë pas 1999 dhe ka bërë disa incizime
filmike,por ende nuk i ka emituar.
Mbrëmë e përcolla, por nuk i emitoi dhe vetëm tha se ngjarjet e 17 dhe 18
marsit 2004i ka organizuar AKSH-ja.
Edhe një herë ju ftoj që mos të ju dekurajojnë lojërat e tilla,
sepse këto janë pjesë normale e çdo shteti e posaçërisht individëve me
profesione të tilla.
Drecuni është vetëm një llafazan me imagjinatë të bujshme dhe punon për
vendin e tij,ashtu siç duhet ne të punojmë për atdheun tonë.
Për më tepër shko në Google dhe shkruaje emrin e tij dhe do të kesh
informata të bollshme.

Bujanoc, 21 mars 2007.

Komentet e arkivuara (1)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

Luli(Guest)02.04.2007 · 09:02 UTC

Ja bashkë-atdhetar, për herë të parë lexova një tekst siq duhet të ketë kjo faqe(Web),se gjithnjë mundohen që shqiptari shqiptarin t'a nënvlersojnë.Kemi mjaftë punë pa u bërë.E jo të kundërvihemi institucioneve të dala nga vota.Të mirë apo të këqij ashtu si jemi vet ashtu kemi edhe udhëheqjen.Për momentin duhet për t'u ballafaqua MILOVANIN e dreqin e të birin.T'i lëmë këto zënkat në mes veti,askund nuk do vemi pos pusit.Me vota çdo kush ndëshkohet.Pra koha e tregon se edhe ne jemi DEMOKRATIZUAR.Kërkuam demikraci,tani t'a kultivojmë.Mmos t'a shqelmojmë vet!!!!
Uroj që në këtë faqe të kësi materjali sikur ky i Besnikut!!!Me armikun të konfrontohemi dhe t'a bindim botën se edhe ne dijmë kush është armiku ynë.