Skënder Limani-“Kosova mirëpret të ardhmën”
Kjo është një reklamë e përgatitur nga Qeveria e Kosovës, nëpërmjet tatimeve tona, e përgatitur sigurisht duke iu referuar përfundimit të bisedimeve dhe negociatave në Vjenë mes delegacioneve nga Kosova dhe Serbia, përkatësisht, Prishtina dhe Beogradi.
Kjo reklamë është shënuar kështu: Koha 12 e 45 është shënuar me ngjyrë të kuqe, fjalët “Kosova mirëpret të ardhmën” është e shënuar në të bardhë, ndërsa prapavija është me të zezë. Nëse mbetet të vlerësohen rezutatet e bisedimeve dhe negociatave duke u nisur nga kjo reklamë atëherë duket që Kosova do ta ketë të ardhmën e vet edhe më të paqartë dhe më të zezë.
“Ju falemnderit për protesta të qeta”
Kështu diçka na falënderoi Hashim Thaçi neve protestuesve të 3 marsit 2007 të organizuara nga lëvizja Vetëvendosje.
Serbia pati organizuar disa protesta në fillim të viteve 1990. Njëra nga parullat e theksuara tek ta ishte “Prodana duso” që në shqip i binte diçka si “Shpirti i shitur”. Atëherë kishta probleme të perceptoja këtë parullë. Politikanët Serbë luftonin në çdo mënyrë e me çdo mjet për Serbinë e tyre ndërsa popullata i quante të shitur.
Sot, e njëjta parullë lirshëm mund të vlejë për politikanët tanë këtu në Kosovë. As Sejdiu, as Çeku e as Berisha nuk janë zgjedhur në pozitat e tyre me votë por për shkak të nënshtrimit të tyre ndaj ndërkombëtarëve, sidomos Zyrës Amerikane në Prishtinë. Edhe kryetarët e partive tona politike e transmetojnë atë çfarë u thonë shumica e zyreve ndërlidhëse ndërkombëtare këtu në Prishtinë. “Prej Aeroplani” shihet që politikanët tanë nuk janë origjnal.
Sido që të jetë, duhet të mendohet që partitve “të dala nga lufta” t’u ndalohet me ligj përdorimi dhe shfrytëzimi i UÇKsë ose i emrit të familjes Adem Jashari në deklaratat e tyre politike. As LDK ose LDD nuk duhet të përdorin e shfrytësojnë emrin Ibrahim Rugova ne deklaratat e tyre politike. Paramendojeni sikur Hashim Thaçi të kishte pasur të ndaluar të përmendtte luftën çlirimtare të kosovarëve dhe flijimin e familjes Jashari. Ai, me gjithë të tjerët e sojit të vetë, do të ishte harruar për dy ditë, nëse nuk do të përfundonte në burgë për “aktet bëmirëse” pas 1999.
Thuhet: “Aq më shumë që i njoh njerëzit, aq më shumë i pëlqej kafshët”. Në Kosovë së shpejti do të themi: “Aq më shumë që i njohim politikanët tanë, aq më shumë na del Sllobodan Millosheviqi patriot shqiptar”.
Skënder Limani