Mona Agrigoroaiei-ZAGARËT SHQIPFOLËS E “BASHKIM-VË

07.03.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

ZAGARËT SHQIPFOLËS E “BASHKIM-VËLLAZËRIMIT” NË LUGINË TË VARDARIT KUNDËR
VETËVENDOSJES SË POPULLIT SHQIPTAR

Mona Agrigoroaiei

Koalicioni mafioz i kolaboracionistëve dhe tradhtarëve po lidhet me shumë fije mes
veti, për interesat e tyre të ngushta dhe kurrë për popullin shqiptar dhe interesat
kombëtare. Si zakon, ata “qëllojnë” me deklarimet e tyre në lëvizjet atdhetare kudo
anëmbanë tokave shqiptare.
Tanimë, në vështrimin e syve të tyre ra Lëvizja VETËVENDOSJE!, e cila është e
shpifur edhe në Kosovë, edhe në trojet të shtypura nën IRJM, ku të gjithë kanë frikë
se, po të ngritët populli, do të pësojnë keq. Prandaj ulërijnë si ujqër të tërbuar
se «“VETËVENDOSJA” nuk ka çfarë të kërkojë në Maqedoni, sepse lëvizja nuk merret me
çështje që janë relevante për Maqedoninë ».
Sigurisht, nga pasqyra e tyre “syze kali” në kornizat e “bashkim-vëllazërimit”
“multietnik”, këta mendohen veç në gjëra që kanë të bëjnë me marrëdheniet
serviliteti me sllavomaqedonasit, si mund të mbajnë karriget një kohë sa më zgjatur,
si mund të fitojnë një më të ëmbël…
”Relevante” për to nuk është liria e gjithë popullit, në trojet e pushtuara dhe
kolonizuara, sepse po kënaqën me robërinë, me “të drejtat” të tipit: ke të drejtë të
lëvizësh duart sepse ashtu specifikon “marrëveshja e Ohrit”, por nuk ke të drejtë të
lëvizësh kokën dhe shpinën, sepse duhet të jesh gjithnjë të kërrusur dhe kokëulur
para sllavomaqedonëve. Por, të gjithë duhet të kuptojnë mirë, se atje ku populli
është robëruar, atje ku mungon liria e popullit, VETËVENDOSJA duhet të ketë prani,
sepse vetëm duke respektuar globalisht parimi i vetëvendosjes, zgjedha koloniale
zhduket.
Populli shqiptar në Luginë të Vardarit është i kolonizuar në trojet e veta nën IRJM,
i shtypur dyfishtë prej sllavomaqedonëve dhe prej kolaboracionisëve dhe tradhtarëve
që flasin shqip, por mendojnë sllavisht. Për të mos folur për agresionin
maqedono-serb ndaj Kosovës, ku grabitqarët sllavomaqedonas ia vodhën Kosovës së
ngushtë edhe 2500 km katrore nga territori i saj.
“Druajtja” për “prishjen e imazhit të shqiptarëve” dhe
“frika” për “ngritjen e tensioneve ndëretnike” është vetëm pranim dhe shpërndarje të
akuzave të propagandës së zeze sllave. Kjo propagandë, nga një anë paraqet
marrëdheniët shqiptaro-sllave në kuadrin e kornizës së marrëdhënieve shumicë-pakicë
(ku shqiptarët kanë të drejta vetëm si minoritet brenda shtetit artificial
sllavomaqedonas) dhe fshehin karakterin kolonial të tyre. Nga ana tjetër po
aplikojnë praktikat e vjetra të diferencimit ideo-politik, ku ata që nuk po pranojnë
të rrinë të nënshtruar janë paraqitur si “ekstremistë”, “prishës të rendit” apo “të
imazhit të mirë”… Prej këtij soji shqipfolës kolaboracionist apo tradhtar bëjnë
pjesë zëdhenësja e BDI-së Ermira Mehmeti, Mersel Bilali dhe Sefer Tahiri.
Ermira Mehmeti guxon të dezinformojë shtypin duke thenë se në demonstratë, prej
Luginës së Vardarit morën pjesë 15-20 shqiptarë. Ndoshta ajo mendohet për
përkrahësit që partia e saj e korruptuar e ka, sepse ka “harruar” se vetëm nga një
lagje e Shkupit morën pjesë 200-300 shqiptarë. Kjo dëshmon nga ana e popullit një
ndërgjigje të qarte e të pastër kombëtare që Ermira as që ka pasur ndonjëherë.
Këta “të rinj që nuk dinë se çfarë bëjnë” nuk janë të djallëzuar dhe të korruptuar,
nuk janë në shërbim të sllavëve, siç fatkeqësisht është Ermira Mehmeti, nuk kanë
humbur substancën kombëtare patriotike. Prandaj Ermira i urrën, sepse ajo shikon
gjithçka nga këndvështrimin e sllavës shqipfolëse dhe duke pranuar të jetë zëdhënëse
e partisë së saj BDI-ja më në krye “na ishte një herë një farë Abaz Xhuka” që tani
është kundër vetvetës dhe plotësisht antishqiptar sepse ishte dakord, pa hezitim me
“marrëveshjen e Ohrit” dhe me “pakon e Ahtisarit”.
Duke marrë parasysh se kjo pako fund e krye është antishqiptare dhe pro-serbe, kjo
tregon se çdo ditë politikanët tanë “shqiptarë” po demaskohen duke pranuar
vazhdimësinë e Konferencës së Londrës, Vërsajës…
Fillimisht, zonjushë Ermira, pasi që je zëdhenëse e partisë dhe vepron siç thotë
partia ku ngjyrës së kuqe duhet t’i thuash së bardhe dhe anasjelltas, duhet ta
pyetësh padronin tendë, Ali Ahmetin, se për çka ka luftuar ai dhe cili ka qenë
betimi që kanë dhënë atdheut, dhe para shokëve të vetë. Ka luftuar për Vetëvendosje
(shiko betimin) apo për bashkim-vëllazërim?!
Mirëpo po dëshmoheni vetëm për bashkim-vëllazërim … Mos harro, zonjushë Ermira,
pyete se deri ku e quante territorin e Kosovës padroni juaj, Aliu. Ndoshta do të të
gënjejë, mirëpo përgjigja e tij ka qenë, kuptohet, kur “na ishte njëherë një farë
Abaz Xhuka”, edhe territoret e banuara me shqiptarë që tani gjendet nën IRJM
(Shkupin, Tetovën, Gostivarin, Kumanovën, Manastirin, Dibrën, Strugën), sepse ai ka
dhenë betimin se këto troje janë KOSOVË e do të bëhen SHQIPËRI !!!
Dihet se cili është rolin e një zëdhenëse e një partie, mirëpo padroni juaj, siç
thoshtë dëshmori i kombit BAHRI FAZLIU: “Ke vrarë emrin njeri, nuk je më vepër,
kufomë e gjallë je”. Dhe mendoj se as që keni ditur për këtë dëshmori, pra pyesni
padronin juaj kush ka qenë dhe i thoni fjalët e tij (dëshmorit) që po i përputhen
shumë mirë ish Abaz Xhukës…
Prej humnerave më të ërrëta antishqiptare, tezat e famshme e “teoreticienit” titist
Mersel Bilali lidhur me Lëvizjen VETËVENDOSJE! po na “kënaq” me “përsosshmërinë” e
tij djallëzore në favor të shtetit artificial e kolonial sllavomaqedonas. Zotëria e
tij po vjen me idenë se me paraqitjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Luginë të
Vardarit, sllavomaqedonët mund të mos bësojnë se shqiptarët janë besnikë ndaj
shtetit “të tyre” që i kolonizojnë dhe i pushtojnë. Besnikë ndaj shtetit
sllavomaqedon janë vetëm ata që i shërbëjnë dhe janë puthadorë të këtij sistemi
terrorist antishqiptar, tradhtarë që kurrë historia dhe kombi s’do t’i falën. Duke
na mbajtur “predikime” të tilla në stilin e “moralit kolaboracionist”, ju vet po
demaskoheni para opinionit publik se jeni në këtë thes antikombëtar.

Zotëri Bilali,
Duhen të dini disa gjëra.

E para, shqiptarët nuk janë foshnje politikë që të pranojnë çka u serviret nga ana e
politikës zyrtare, duke përfshirë “premtimet” se “së shpejti”, me “planin Ahtisari”,
“do të vijë pavarësinë” e Kosovës.
E dyta, populli shqiptar nuk respekton e nuk do të respektojë kurrën e kurrës
kufijtë artificiale që po i ndajnë territorialisht. Uniteti në mendim dhe qëndrim,
solidariteti popullor, nyjet e lidhjet midis tyre kurrë nuk mund të fshihen, edhe
pse kjo nuk po ju konvenon.
Si “shqiptar i ndërshëm” në shërbim të pushtuesve dhe kolonizatorëve sllavomaqedonas
ju po bësoni se populli duhet të sillet sipas fytyrës dhe ngjashmërinë juaj. Në këtë
kontekst, teoria juaj se mediat “popullarizojnë” VETËVENDOSJE!-n por populli
shqiptar “s’e përkrah” është aq absurde se po qeshin edhe macet nëpër qoshet e
shtëpive kur po ju dëgjojnë. Pa pasur një prirje, pa kapur ndienjat kolektive të
masave, pa respektuar vullnetin e popullit, asnjë grup shoqëror nuk mund të ketë
përkrahje. Për këtë arsye, kur janë zgjedhjet, shqiptarët nuk dalin kurrë në votë më
shumë se një gjysmë. Kjo tregon se shqiptarët nuk kanë bësim në partitë politike,
por kanë shpresë e bësim vetëm te ata që janë të pastër dhe që punojnë e veprojnë
për LIRINË e VETËVENDOSJEN e të gjithë të robëruarëve në trojet e tyre etnike.
“Mos u mashtroni. Revolucionet nuk kthehen prapa!” (Abraham Lincoln)

Rumani, 4 Mars 2007