Fadil SHYTI- PËRPARA DREJT BASHKIMIT TË FORCAVE PË

07.03.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Shkruan:
                    Fadil SHYTI
 
 PËRPARA DREJT BASHKIMIT TË FORCAVE PËRPARIMTARE!
 
 Bashkimi i të gjitha forcave përparimtare në gjithë hapësirat shqiptare të cilat
nuk  po pajtohen me hapat prapakthehu në historinë tonë të re është detyrë tepër e
ngutshme që shtrohet sot para forcave politike dhe ushtarake në të gjitha viset
shqiptare! Këtij qëllimi të lartë duhet t´i qasen me vendosmërinë më serioze
pavarësisht bllokadave të dukshme dhe të pa dukshme që mund të dalin para tyre -në
veçanti udhëheqësit e partive dhe të organizatave politike dhe jo politike, por
edhe individë të pavarur të cilët e kanë dëshmuar veten se ishin dhe janë të
devotshmit çështjes shqiptare. Ata, / ato, që u bënë ballë aq shumë sulmeve
barbare të armiqve tanë shekullor, burgjeve dhe betejave në llogore në rrugën e
lirisë, si nuk do t¨munden t´i bëjnë ballë një vetë sakrifice të tillë siç është
bashkimi i radhëve tona si një trup i vetëm rreth një qendre të fuqishme që do ta
bënte të mendohej mirë diplomacia ndërkombëtare dhe pastaj të ndërronin qëndrim
edhe ata politikanë
mjeranë që sot po ua bëjnë të huajve kolonialistë vetëm: - dikur nga mesjeta, “lepe
e peqe”, (në rregull),  pas vitit famëkeq të 1913-tës, takoje! takoje! takoje!, (
në rregull) kurse tani Ok! Ok!Ok!(në rregull)...
  Halldupët ( të çmendurit politikë ) e këtillë pastaj do ta humbasin
legjitimitetin e popullit aq shumë të nëpërkëmbur dhe aq shumë të përfolur si
krekosje nga ana e tyre gjatë këtyre viteve të pas luftërave çlirimtare.
 Duke i parë situatat tejet kritike që po kalon Shqipëria Natyrore, mendoj se
urgjentisht të veprohet drejt një organizimi të fuqishëm kombëtar, që pastaj të
krijohet një strategji gjithëkombëtare, strategji të cilën të mos ketë as guximin
moral por as atë të përgjegjësisë që të tejkalohet “vija e kuqe” në dëm të
interesave gjithëkombëtare.
 Të gjitha partitë dhe shoqatat të jenë të lira ta bëjnë organizimin e vet politik,
por të mos jenë të lira të shkelin mbi parimet madhore historike, siç kanë bërë
dhe po bëjnë deri tani. Askush nuk ka drejt të sillet si çifligar, të bëjë tregti
me trojet shqiptare, të deklarohet (madje hapur) se ne nuk jemi për VETËVENDOSJE,
ose ne nuk jemi për PAVARËSI apo nuk jemi për RIBASHKIM,sipas parimit një komb një
shtet! Kush do të guxonte t´i shkelë këto tri parime të shenjta kombëtare e të
tjera si këto, hapur apo i maskuar do të duhej ta merrte dënimin moral dhe fizik,
kapital, nga dora e fuqishme e drejtësisë së popullit.
 Atdheu mbi të gjitha!
 Për ta bërë këtë ide digë të fuqishme , të pathyeshme nga forcat e errëta
ndërkombëtare dhe kolaboracionistët e brendshëm, doemos kërkohet të bëhet bashkimi
i forcave çlirimtare, rreth një qendre të vetme rreth një force motorike,
lëvizëse, e dëshmuar historikisht, atdhetarisht! E, kjo natyrisht pa dyshim është
përpjekja për krijimin e saj nga Kuvendi Gjithëkombëtar! Përpjekje e cila duhet të
përkrahet nga të gjitha forcat atdhetare.
 Duke i parë rrethanat organizative nga partitë djathtiste dhe majtiste apo të
qendrës, (madje edhe ato të cilat dikur kishin konflikte që dukeshin të
pariparueshme)  të cilat vetëm të bashkuara po ia arrijnë të mbijetojnë duke i
ndërruar pushtetet por jo edhe mentalitetet çoroditëse përballë faktorëve të huaj,
për të qenë të vendosura t´i çojnë përpara fitoret tona, ato po i çojnë përpara
sukseset e tyre për ta mashtruar dhe bërë të dëgjueshëm përballë tyre popullin e
shumëvuajtur shqiptar.
 Nga kjo konstatoj që pa e bërë një bashkim forcash vërtetë që do të ishin në
gjendje të bëhen zëri, veshi dhe zëri i popullit, përballë faktorëve të huaj,
çështja e pazgjidhur shqiptare do të vendnumëroj pakufishëm.  
 Kështu siç jemi të shpërndarë në parcelash  të vogla, zor se do të mundemi të
korrim drithëra të mbara!
 Do të thosha; si mund të merret drithi  i mjaftuar për një familje të madhe me
copëra tokash, sa ajo madhësia e tokës së qepëve, por nëse arat e vogla do t´i
bashkonim në një vend, me siguri do të korrnim suksese!
 Nëna natyrë, na jep mësime, për ata që i kuptojnë drejt, se  si të veprojmë edhe
në shoqëri!...
 Në qoftë se forcat reaksionare po bashkohen rreth qëllimit të tyre të prapë për ta
penguar ecjen e revolucionit tonë historik, përse ne të mos bashkohemi që t´
thyejmë këto bllokada të të gjitha ngjyrave...
 Nëse nuk do ta bënim këtë, do të bënim hiq më pak se një marrëzi, për më keq do të
bënim turpe dhe krime; sepse turpe dhe krime janë pengesat që i bëhen me apo pa
vetëdije revolucionit popullor.
 E kuptoj thellësisht natyrën e zorshme të organizimeve të tilla që çojnë në
suksese, në këto përpjekje dalin edhe ca mospajtime parimore, në gjetjen e
mënyrave të  e veprimtarive etj, por këto kërkohet të tejkalohen me ndërgjegje të
lartë, pastaj të gjenden pikëtakimet madhore që na bashkojnë e jo të dalin
parësore dallimet midis subjekteve përparimtare. Të fillojmë me vendosmëri t´i
luftojmë rreptë idetë e farërave të këqija meskine, bajraktariste, krahinore,
ideologjike konfliktuoze etj.
 Të kemi vendosmërinë e duhur t´i shkelim pa mëshirë idetë e vogla, përballë
kërkesave të mëdha, përballë interesave kombëtare.
 Të jemi të hapur dhe përkrahës ndaj të gjithë atyre subjekteve partiake dhe
shoqërore që me aksione konkrete bëjnë hapa në luftë me të gjitha mjetet e lejuara
demokratike t´i thyejnë bllokadat e huaja...
 Koha e vërtetoi shumë herë deri sot që armiqtë dhe puthadorët e tyre politikë që
po shkojnë pas tyre, nuk  e kuptuan dot gjuhën e arsyes, gjuhën e argumenteve tona
të pathyeshme, por ata u detyruan të kthejnë turrin e tyre vetëm nga aksionet tona
konkrete, në terren, kështu po ngjanë sot, kështu do të ngjanë deri në fitore.
 Prandaj, vetëm të bashkuar, ne mund t´i artikulojmë fuqishëm kërkesat tona!
 Zjarret e ndara të lirisë, nuk do ta bëjnë kurrë shkrumb e hi, ngrehinën e
robërisë sllavo-barbare!
 Kjo kërkohet të kuptohet drejt jo vetëm nga udhëheqësit atdhetarë, por edhe nga
anëtarësia e gjerë e subjekteve ku ata drejtojnë. Kjo anëtarësi kërkohet t´u jep
sa më parë mesazhe të qarta se pa këtë hap të mençur, puna jonë do të shkojë për
“dhjam qeni” ! Kjo, mund të filloj nga bazat e shëndosha kudo dhe kurdoherë; në
katunde dhe në qytete  në degë dhe nëndegë, por kjo nismë të shkojë më tej, edhe
jashtë vendit!
 Zëri i arsyes së shëndoshë i anëtarësisë së gjerë, me siguri do të ketë jehonë të
fuqishme dhe do t´i detyrojë edhe ata udhëheqës përparimtarë që për arsye të
ndryshme s´kanë mundur ta tejkalojnë këtë “vijë ylberi” që t´i qasen me urgjencë
dhe ta përqafojnë këtë ide me një ardhmëri fort të ndritur.
 Praktika e dëshmoi mbase njëherë se ato forca që patën ose kanë qëndrime të
përafërta dhe u bashkuan, pa dyshim se korrën rezultate...
 Dëshmi për këtë janë zgjedhjet në Shqipërinë administrative; kur majtistët u
përçanë, kjo qe shpulla që e përjetuan pastaj: humbja e pushtetit! Por, kur pastaj
morën nga pësimi; u bashkuan, në zgjedhjet lokale arritën rezultate të lakmuara.
 Kështu mund të themi lirisht edhe për të djathtën, atje kur u forca uniteti i tyre
, ndonëse mjaft i brishtë, arritën që ta marrin pushtetin qendror. Po ashtu kjo
lojë djalli u zhvillua edhe në Kosovë, kur parti të cilat dikur ishin diametrisht
me qëndrime të kundërta, krijuan aleanca, nga këto korrën suksese.
 Nga të gjitha këto duhet të kuptojmë ku gjendet shtegu i sukseseve tona!
 Ne, duhet të bashkohemi të gjithë rreth Kuvendit Gjithëkombëtar; nga e majta e
djathta dhe qendra, për t´i hequr qafe qendrat e huaja dhe sahanlëpirësit e tyre,
për ta bërë Shqipërinë ashtu siç e dëshirojmë.
 Bashkimi i forcave çlirimtare, do t´ua mbyllë shtigjet njëherë e mirë ujqërve të
“demokracisë”, së huaj e cila me dinakëri donë t´i bëjnë përsëri copa-copa trojet
tona.
 Kjo, do të ishte goditja më e mirë që mund t´u japim sa për fillim!
 Armiqtë tanë dihet se kurdoherë kanë vepruar me dy mjete: mjetin e mashtrimit
fillimisht, pastaj kur ky s´ ka bërë punë e kanë përdorë dhunën!
 Kjo po bëhet edhe tani, kur populli ynë po ngrihet të kërkojë të drejtën e vet e
tepër legjitime, siç  është VETËVENDOSJA . Tani, në këtë kohë të pakohë, kur e
tërë makineria propaganduese e reaksionit të brendshëm dhe të jashtëm janë është
vërsulur t´i denigrojë dhe t´i injorojë djemtë e cucat e L.V. kur nuk po mbetet
emision televiziv e të mos i kujtoj këtu edhe gazetat bulevardeske të cilat
drejtohen nga injorantët( të paditurit) e politikës ditore që të mos ta kenë në
thumbin e tyre të ndryshkur L.V. duke i paraqitur ata herë si të frustruar, herë
si të paorganizuar (anarkistë) herë si vandalistë , herë si revolucionarë – e
bëjnë këtë sigurisht për ta trembur perëndimin se ja këtu tek ne paska elementë
revolucionarë që pushtetin po duan ta marrin me dhunë;  e gjepura të tjera të cipë
e të pa kripë...
Pikërisht, pse janë shkelur dhe po shkelen pa pikë turpi  dhe mëshire vlerat e larta
të së drejtës ndërkombëtare, siç është VETËVENDOSJA , është ngritur ta fitojë këtë
të drejtë kombi ynë, të prirë nga kjo lëvizje., së cilës disa elementë cinikë dhe
armiqësorë po përpiqen pa të drejtë t´i japin ngjyrime politike. Lëvizja
Vetëvendosje nuk e ka për objektivë të realizojë kurrfarë përmbysjeje të regjimit
demokratik në Kosovë, por, askund në trojet shqiptare, ajo e ka detyrë parësore
dekolonizimin e Kosovës nga UNMIK-u dhe çlirimin e Kosovës nga “pashallarët” e
majmur të demokracisë së shkelur nga ndërkombëtarët UNMIK-as dhe puthadorët e tyre
shqipfolës.
 Kjo, neve atdhetarëve të pathyeshëm as nga frika as nga lakmitë luksoze, nuk na
habitë aspak, sepse kështu ka ngjarë kurdoherë gjatë historisë, kur po me këtë
gjuhë gjarpërishte kanë folur kundër “fantazmave atdhetare”, qurravecë dhe kasnecë
të prapë nëpër epoka përpjekjesh për lirinë e kombit tonë. Këto ditë një mik imi i
dëshmuar më shkroi letër, ai me një sinqeritet të pastër, si atdhetar i dëshmuar
që është më thotë: “L. V. është në ballë të përpjekjeve për VETËVENDOSJE, unë e
përkrahu natyrisht edhe në demonstratat që i organizojnë ata/ato, por më duket or
vëlla se  kafshatë e madhe është VETËVENDOSJA, për Albinin dhe për atë rini”!..
  Nga kjo konstatoj që vërtetë miku im i mirë ka drejt, por atij atdhetari do t´i
thosha; mirë o vëlla i dashur- po të kuptoj thellë sinqeritetin tënd dhe të shumë
atdhetarëve/ e,  si ty, por a nuk do të ishte mirë dhe tepër sublime që t´i
bashkohemi asaj rinie heroike që kjo kafshatë të kapërdihet më lehtë jo vetëm nga
L.V. por, edhe nga të gjithë ne.
 Nga kjo dua të përcaktojë idenë time që të gjitha ato organizata o parti politike
që marrin hapa konkretë në fushëbetejat liridashëse, për t´i çuar përpara kërkesat
tona të drejta , t´ju qasemi t´i ndihmojmë ata nga të gjitha aspektet: njerëzore,
morale dhe financiare. Vetëm duke bërë këtë, ne me siguri do ta japim provimin
tonë historik, deri në fitore.
 Para nesh shtrohen detyra të mëdha për t´i realizuar përpjekjet tona shekullore,
për ta bërë këtë, na duhet si ajri, na duhet si uji, na duhet si buka, na duhet si
rrezet e diellit, si toka jonë e begatë, si malet tona të larta krenare që ta
bëjmë të përjetshëm bashkimin e madh si në kohët e arta të të parëve tanë që nga
Gjergj Kastrioti, Abdyl Frashëri,  Ismail Qemali e deri tek Adem Jashari , që t´i
kurorëzojmë me sukses idealet tona liridashëse.
 
  Suedi, 5 mars 2007