SABRI DURAKU :POLITIKANET SHQIPTAR HYZMEQAR
POLITIKANET SHQIPTAR TE KOSOVES
HYZMEQAR TE ZELLSHEM TE POLITIKES ANTISHQIPTARE
Perderisa politikanet shqiptar ne Kosove para luftes se UCK-se
shfrytezoheshin nga serbet si gomaret pa samar, sot ata shfrytezohen ne te
njejten menyre nga po te njejtet, vetem se ata tani e kane nje samare te
quajtrur: UNMIK, KFOR etj.
Shprehja se tragjedia me e madhe e njerezve eshte ajo se ata zakonisht nuk
nxjerrin mesim nga pesimet, per mendimin tim, me se shpeshti se kudo tjeter
eshte shprehur te njerezit tane, ose me mire te them, te e ashtuquajtura
klasa politike shqiptare e Kosoves, dhe kjo jo vetem te kjo aktualja, por me
se paku qe nga koha e Luftes se Dyte Boterore e edhe tutje, ne qoftese me
pare ka pasur nje te tille. Madje ndonjehere,per shkak te sjelljeve dhe
veprimeve te njejte antishqiptare te koheve e kastave te ndryshme mund edhe
ti ngaterrosh ata, po mos te kishin emra e surrate te ndryshem. Mirepo per
dallim te ndryshimit te emrave e surrateve te cilet ishin e shkuan, jane dhe
do te ikin, pasojat nga veprimet dhe sjelljet e tyre te mbrapshta po mbeten
nga te cilet populli yne i thjesht vuajti, vuan dhe do te vuan edhe ne te
ardhmen.
Te gjithe jemi deshmitar, e besoj edhe i kemi te fresketa, premtimet e te
gjitha forcave politike te Kosoves qe nga viti 1999, se Kosova do te
shpallej e pavarur brenda vitit, madje per cdo vit te ri premtohej se viti
tjeter do ta gjeje Kosoven e pavarur, dhe ja po shkon gati nje dekade dhe ne
qoftese jemi vetem pak realist Kosova sot eshte shume me larg nga pavaresia
se sa vitin 2000, madje per cdo vit qe ka kaluar ne jemi larguar nga ajo qe
e kemi konsideruar si qellimin tone minimal, pra Kosoven e pavarur. Pse
ndodhi nje gje e tille?
Edhe pse me nje rezolute antishqiptare te Rambujese, te nenshkruar edhe
nga vete shqiptaret, Kosova nga viti 1999, pat kohe qe t´i tregoi botes se
eshte e vendosur te formoje shtetin e vet te pavarur, por ndodhi ajo qe
pritej nga njrezit kritik. Kastat e ndryshme te klases politike shqiptare
gjate gjithe kesaj kohe i tregoi opinionit kombetar dhe nderkombetar, se ajo
eshte e zellshme vetem per te vrapuar pas pasurimit te saj ne forma e menyra
nder me te ultat qe eshte e mundshme. Vjedhjet, keqperdorimet e grabitjet
qofte te buxheteve vendore apo edhe ato nderkombetare te dedikuara per
zhvillimin dhe ndihmen per Kosoven ishin si gjeja me normale e jetes
politike ne Kosove. Ne kete perudhe kohe u be nje lufte e tmerrshme per
pasurimin e klikave e grupimeve politike.Politikanet tone hajdut, kur ishte
ne fjale pasurimi i tyre, nuk e paten te peshtire ti shesin madje edhe
armiqeve tone tradicional edhe pasurite kombetare, shembull tipik ishte
shitja e Feronikelit firmes ruse. Brenda ketyre 8 viteve me nje marreveshje
ne heshtje, por te kordinuar mire, klasa politike shqiptare ne Kosove u
pasurua ne ate mase, sa qe ua tejkaloi permasave te regjimeve e qeverive
kukulla te Afrikes e Amerikes Latine. E gjithe kjo gare e poshter dhe e
ndyre behej mu ne sy edhe te faktorit nderkombetar, e i cili nuk merzitej
shume, sepse ne njeren ane perfaqesuesit e tyre individual e shfrytezonin
kete katrahure edhe per pasurimin personal, sepse natyrisht „torta“ duhej
te ndahej me politikanet llupsa shqiptar, kurse ne anen tjeter atyre i
nevoitej nje klase e tille politike tersisht e korruptuar, qe me vone mund
te shantazhohej shume lehte per qellime te caktuara politike varesisht si do
t´jua done puna dhe interesit politik.
Pikerisht per kete arsye edhe gjithe ky miratim i „grupit te unitetit“ te
gjitha kerkesave te faktorit nderkombetar edhe atehere kur ato jene
plotesisht ne kundershtim me interesat kombetare shqiptare. Po u treguan te
padegjueshem faktori nderkombetare qe te gjithe pa perjashtim mund ti
akuzoje per vjedhje e kriminalitet ekonomik.
Klasa politike shqiptare e Kosoves, kinse me shume parti, pra pluraliste,
ishte moniste e grusht bashkuar ne qellimin e saj te poshter, pasurimin e
saj me cmimin edhe me ulet, shitjen edhe te interesave kombetare. Prockat
kinse te mospajtimit pozite-opozite dhe brockulla te tjera, ishin vetem sa
per t´ju hedhe hi syve popullit, se kinse ne apo ata jemi me te mire, ne
menyre qe popullin ta mbanin ne amulli te plote, sa qe deri para pak kohe ia
arriten qellimit. Zerat kundershtues te here pas hershme te ndonje individi
nga pozita apo opozita, kishin vetem per qellim te zbukurimit te ketij
mashtrimi ne stilin e madh.
Si menduan shqiptaret se me vjedhje e plackitje formohet shteti?
Prandaj edhe rezultati ishte ai qe e pame te gjithe me pakon e
ashtuquajtur te Ahtisarit, e qe perkon me politiken e udhehequr nga klasa
politike shqiptare, pra nje mashtrim, genjeshter dhe percmim ngaj popullit
te shumevuajtur te Kosoves.
Ku dhe ne c´vend te botes ka ndodhur deri me tani qe nje popull i cliruar
me lufte, t´i dorezohet ne menyre paqesore prap agresorit, kjo po ndodhe me
Kosoven, ne qoftese do te rrijme duarkryq e te shkojme pas binomit
Sejdiu-Thaqi. Ne qoftese kjo nuk eshte kuptuar ende, atehere urdheroni e
degjojeni me vemendje pergjegjen e Ahtisarit dhene para gazetareve po ne
Prishtine, kur nga ata pyetet se kur do te shpallet Kosova e pavarur, e ai
me sinqeritet pergjigjet, se kete dite ai nuk do ta perjetoje per shkak te
moshes se tij.
Mos i degjoni hajnat e tipit Sejdiu, Haziri, Thaqi e Ceku, te cilet
llomotisin per muaj, stine, e vite te caktuar, sa muaj, stine e vite kaluan
keshtu.
Duke mos patur opozite te mirefillt, pasi qe sic thash pozita dhe opozita
parlamentre jane nje, prandaj edhe e kane formuar Grupin e Unitetit,
perfaqesuesit me te denje te rinise formuan opoziten e cila duke mos pasur
mundesi tjeter,sepse ajo nuk degjohej dhe as perfillej, u organizua ne
emerin e Levizjes Vetvendosja dhe doli ne rruge per ti treguar popullit por
edhe botes, se ata dhe populli nuk i pranon keto lojera te ulta te
bastardeve te tij, doli ne rruge ne menyre te qete e paqesore, por ata u
gjakosen e u vrane ne menyren me brutale qe eshte e mundur nga policia e
urdheruar kjo nga klasa politike. Me kete rast dhuna dhe ashpersia e
nderhyrjes ishte aq e tmerrshme sa ato ua kaluan edhe brutalitetit te
pushtuesve serb. Po te mirren e krahasohen demonstratat e vitit 1981 me keto
te 10 shkurtit 2007 keto te fundit ishin shume here me te pergjakshme kur
te mirret parasysh numri dhe koha e zgjatjes se tyre.
Pasardhesit e Ali Shukriut, Veli Deves e Mehmet Maliqit u treguan shume me
brutal karshi popullit e rinise heroike. Dallim nga ajo kaste politike ka
vetem ate se keta te sotit jane edhe me te paturpshem se pasi te rrafin
burgosin e varsin edhe vijne e te vizitojne, madje kane fytyre e shkojne ne
ceremooni te varrimeve te deshmoreve te lirise.
Ne vitin 1981 studentet dhe rinia ne te njejtin stil nga propaganda serbe
dhe ajo kuislinge u sulmuan me shpifje dhe insinuata nder me te ultat, edhe
sot nga pasardhesit e tyre, Levizja Vetvendoja dhe udheheqesi i saj Albin
Kurti sulmohen ne menyre edhe me te poshter e cinike, natyrisht se tani
kasnecet e tille e kane edhe pervojen e viteve te Titos e pastitos.
Pas tragjedise se 10 shkurtit perfaqesuest kryesor te politikes shqiptare
te Kosoves, kane marre nje nje fushate te cmendur neper Kosove, si ne vitet
80-te, kur behej diferencimi, duke propaganduar deri edhe me kercnim kunder
zerave qe guxojne te ngriten kunder politikes antishqiptare.
Prej Sejdiut kjo edhe eshte pritur si dicka e natyrshme, sepse ai i ka
mbetur besnik vijes politike antishqiptare, por prej Thaqit prej shume kujt
nuk eshte pritur, pervec atyre qe e kane percjellur me vemendje metamorfozen
e tij politike, e ndikuar kjo sipas te gjitha gjasave nga metabolizmi.
Habitesh e mbetesh pa mend kur Thaqi ne tubimet e ndryshme flet per
heroizmat dhe luften e UCK-se duke e privatizuar ate deri ne njollosje. Jo
zoti Thaqi, adutet e tilla i kane harxhuar udheheqesit e tu shpirteror si
Fadil Hoxha, Ali Shukriu, Veli Deva e Mehmet Maliqi. Edhe ata mburreshin e
krekoseshin se kishin luftuar perkrah heronjeve te nderuar si Emin Duraku,
Hajdar Dushi etj., tamam sikur qe edhe ti permend heroin legjendar Adem
Jasharin. Zoti Thaqi harron se Adem Jashari dhe deshmoret tjere nuk luftuan
e u flijuan per pallate e cifliqe te klases politike, por qe ky popull ta
fitojne lirine dhe shtetesine shqiptare, sepse ne fund te fundit luften edhe
mund ta besh, por ate mund edhe ta tradhtosh, bash sic e tradhetuan
oponentet qe dolen nga Lufta e Dyte Boterore. Madje ata ne ate kohe, pervec
qe luftuan me shume e me gjate se Thaqi, arriten nje marreveshje shume me te
mire e me te madhe se ajo e Rambujese, e qe ishte Konferenca e Bujanit e
cila i njihte te drejten Kosoves dhe viseve tjera te banuara me shqiptare qe
ti bashkohen shtetit ame, pra Shqiperise, pervec nenshkrimit dypalesh
shqiptaro-serb ky dokument u nenshkrua edhe nga perfaqesues nderkombetar,
atij britanik, dhe si i tille kishte karakter nderkombetar.
Prandaj i propozoj Thaqit dhe thaqisteve, te provojne e te gjejne arsytime
te tjera qe ti perligjin veprimet e tyre antishqiptare, sepse keto qe i
permendin tani jemi lodhur duke i degjuar nga shqiptaret titiste me dekada.
Levizja Vetvendosja duhet qe edhe me me ngulm te organizoje demonstrata
kunder Grupit te Unitetit te Hajduteve, ajo dhe populli yne i mrekullueshem
shqiptar nuk duhet te luhatet apo te zbrapset edhe pas vrasjeve e burgosjeve
qe ndodhen. Rruga e Lirise eshte e mundimshme, por kjo nuk don te thote qe
ajo te mos ndiqet deri ne realizimin e plote te saj.
Mergim 27.2.2007
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
Mikja(Guest)13.04.2007 · 07:01 UTC