Prof. D. HULUSI HAKO-E  D R E J T A   E

07.03.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Analiza politike

Prof. D. HULUSI HAKO,
ZV. KRYETAR I KESHILLIT ORGANIZATIV TE KUVENDIT MBARESHQIPTAR :

                   E  D R E J T A   E  S H Q I P T A R Ë V E  T Ë  K O S O V Ë S,
                   Ë S H T Ë   M Ë   E   P A S T Ë R !

                Ahthisari e bëri të vetën, aq sa mundi..
    Paketa e përfaqësuesit të OKB-së, e titulluar "Propozim
Gjithëpërfshirës i Marrëveshjes për Statusin e Kosovës" doli në dritë më 2
shkurt 2007, me të mirat dhe kufizimet e saj, nisi rrugëtimin për të fituar
të drejtë qytetarie, është në procesin për t'u kthyer nga Propozim në
Vendim, nga një projekt në ligj, për të marrë vulën përfundimtare. Ajo
kërkon tani, paraprakisht, nga të gjithë si mund të përmirësohet, si t'i
shtohen më tej vlerat dhe t'i pakësohen, pse jo dhe t'i eliminohen
përkujdesjet e tepërta për serbët, disa kompromise fatale dhe  tejkalime të
së drejtës. As një hap kthim mbrapa nga ky Propozim, i cili, pa asnjë
mëdyshje a ekuivok, afishon Pavarësinë e Kosovës, është konceptuar në frymën
e shkëputjes përfundimtare të saj nga Republika e Serbisë që me përfundimin
e luftës, dhe të cilave, të dyjave, të vëna në pozita të barabarta e
parteneriteti, u kërkohet "të zgjidhin mes tyre në mënyrë të drejtpërdrejtë
të gjitha problemet", ku u pleksën në shumë raporte të padrejta. Në
atributet e shtetësisë, mund të themi, "Propozimi" ka rehbilituar ish
statusi i Kosovës në ish federalizmin jugosllav, duke zhvleftësuar
sovranitetin e pretenduar serb mbi të. Kosova hoqi përfundimisht "Shpatën e
Damokleut" që i qëndronte mbi kokë dhe e gjakoste sistematiksht; kjo s'është
pak!
    Ndërtimin e Kosovës shtet të pavarur "Propozimi" e konsideron si
obsionin e vetëm, të natyrshëm, të vetvetishëm, si premisën dhe kushtin bazë
dhe synon seriozisht në institucionalizimin e këtij shteti të ri, i cili do
të "qeveriset përmes institucioneve të veta", me Kryetar dhe Qeveri, me
Komision Kushtetues dhe hartimin e krejt legjislacionit, me valutën dhe
Autoritetin e vet qëndror bankar, me "kontroll të kufijve të territorit të
saj", me "të drejtën e qytetarëve të tjerë të fitojnë nënshtetësinë e
Kosovës", me të drejtën "e negocimit dhe lidhjes së marrëveshjeve
ndërkombëtare", me një axhendë legjislative që shteti i ri duhet ta miratojë
gjatë periudhës së tranzicionit dhe me shumë dispozita të tjera të
detajuara, me të cilat i bëhet e qartë shoqërisë kosovare të  angazhohet
seriozisht e të ndërtojë një shtet demokratik me fjalën e fundit të
arritjeve të demokracisë politike. Mund të themi se Ahthisari e bëri të
vetën, sa mundi.
    Po më tej? Shqipatarët, s'diskutohet, kanë edhe rezervat, objeksionet e
sugjerimet e tyre brenda "Propozimit" në fjalë. E drejta e tyre është shumë
më e pastër, prandaj dhe kërkon parimësinë dhe transparencën e plotë.
Beogradi zyrtar, si tersi i Ballkanit dhe i keqi i vehtes, as nuk harron, as
nuk do të mësojë gjë nga historia! Po vazhdon ballafaqimi i madh
politiko-dipllomatik i "Po"-së shqiptare dhe "Jo"-së serbe për atë që është
shpirti i Paketës; është ballafaqim për sanksionimin e lirisë së fituar dhe
vendosmërisë shqiptare për të ecur në rrugen e demokracisë e mirëkuptimit me
mitet e konservatorizmin serb, që tërheqin mbrapsh! Tani na mbetet ta
kalojmë Platformën e tij në filtrin e ndërgjegjes tonë atdhetare, të
prononcohemi me dorë në zemër, sipas filozofisë se "i zoti e din më mirë ku
i pikon çatia"; të jemi të përgatitur mirë për opsionin më të pastër, pa
pazarllëqe sentimentale, në mënyrë që Beogradi zyrtar, po të ngul këmbë në
lakmitë e të shumtës, t'i refuzohet edhe e pakta, sepse shenjat janë që ai
të mbetet ende shumë larg demokratizimit dhe humanizmit që kërkon koha.
                       Jo "Demokracisë" gjakosëse!
    Për t'u shkëputur nga kthetrat sllavo-serbe, për pavarësinë e saj, mes
sakrificave, privacioneve dhe flijimeve të panumerta, Kosova shqiptare dha
edhe dy dëshmorë këto ditë. Janë edhe dhjetra të tjerë të lënduar. Një
përgjakje e dhimbshme, e padëshiruar, fare e papritur. Është viktima
shekullore e revoltuar që kërkon sot zgjidhjet adeuate të së drejtës dhe jo
gjakosje. Po a kanë të drejtë vëllezërit tanë, shqiptarët e Kosovës, të
revoltohen, të ngrihen në demonstratë ndaj  qeveritarëve vendas, organizmave
ndërkombëtare vendimarrëse dhe Propozimit në fjalë? Pse nuk u thirrë
përfaqësia e demonstruesve në tryezë bisedimesh për sqariin e kërkesave, po
gjakoset për vdekje, arestohet e burgoset? Dhe sa pikëpyetje të tjera.
   Kërkojmë demokraci, synojmë drejt demoracisë politike dhe kur vjen puna
që vullneti popullor del në veprim aktiv, ai shkelet në mënyrën më brutale!
Vetëvendosja në Kosovë është një Lëvizje e shoqërisë civile thellësisht
demokratike, e përshkuar nga ideja e mirëfilltë demokratike e
vetëpërcaktimit, nëpërmjet instrumentit real demokratik të Referendumit, të
shprehjes autentike të vullnetit popullor.. Si mund të qëllohet me armë një
manifestim paqësor i njerëzve që kërkojnë vetëm të drejtat që u takojnë? Kjo
nuk mund të kalohet lehtë, me disa dorëheqje të imponuara, por kërkon
medoemos zgjidhjen dhe përgjigjen adekuate, jo me akte morale por me
përgjegjësi ligjore.
    Jemi të lënduar shqiptarisht! Jemi të prekur në rang mbarëkombëtar dhe
ashtu, bashkërisht duhet të reagojmë, të ngrejmë fuqishëm zerin tonë, jo më
për jetë njerëzish, burgosjesh e akuzash të shpifura, si ato ndaj Albinit në
Prishtinë, por edhe ndaj çdo cenimi të dinjitetit njerëzor e kombëtar. Si të
gjithë njerëzve, edhe shqiptarit nuk i kanë hije inferioriteti, përunjja dhe
pritja e mëshirave! Ah këto hallet rutinë të Shtetit-amë që vështirësojnë
reagimin qytetar për problemet tona madhore! Është fakt i hidhur dhe i
dhimbshëm që lënë për të dëshiruar përpjekjet e Tiranës zyrtare për
mbrojtjen e të drejtave kombëtare në Ballkan. Nuk i falet psh. një
kryeministri shqipar të deklarojë publikisht se "problemi çam është thjesht
një çështje teknike" Nuk ecet me vizione të tilla dritëshkurtëra! Është
privuar e drejta e shtetit-amë të jetë faktor politik e ushtarak për hir të
një roli stabilizues, atëhere le të shpërthejë fuqishëm si kompesim shoqëria
civile dhe faktori qytetar  për kauzën tonë të  shenjtë kombëtare! Edhe
Kosova është Shqipëri! "Demokracisë" gjakosëse i duhet thënë fuqishëm "Jo"!
Si mund të viktimizohet më tej një popull që është viktimizuar për shumë
breza? Kur që nga Amerika vjen zëri objektiv e dashamirës se nuk duhet
lejuar "Laku grek dhe sllav që qëndron rreth qafës së Kombit Shqiptar", se
vetëpërcaktimi me anën e Referendumit jep statusin final të dëshiruar etj.
etj. ç'na mungon për të qenë të ftjelluar dhe sa më efiçentë atdhetarisht?
                        Njerëz, edhe Kosova është Shqipëri!
    Kjo ide kërkon të sendërtohet në tërë dimensionet e veta. Se në qoftë
se Propozimi Gjithëpërfshirës i Marëveshjes pë Statusine Kosovës i
Ahthisaarit, është sot një kryefjalë e politikës dhe diplomacisë botërore,
për çdo shqiptar të hapësirave etnike dhe të Diasporës, në veçanti, ai
përbën një dokument të një rendesie dhe vlere jetike e historike, si
mundësia reale, platforma dhe hapi vendimtar drejt realizimit të aspiratës
tonë shekllore. Është Dokumenti i parë dhe i vetëm i politikës së madhe
ndërkombëtare që i kushtohet me seriozitet dhe përgjegjësi sanksionimit të
së drejtës dhe të vërtetës shqiptare. Prandaj ne shqiptarëve, më shumë se
kujtdo tjetër na takon të obligohemi, të përfshihemi aktivisht dhe shumë
seriozisht në saktësimin, plotësimin dhe implementimin e pastër të tij.
Platforme që është paraqitur për shqyrtim. Dhe fakti është që shumë
kapacitete janë vënë në lëvizje dhe po prononcohen publikisht. Në
ndërgjegjen popullore është rrënjosur thellë fakti se edhe Kosova është
Shqipëri! Vëllezërit tanë janë shumë të dëshiruar e të ndjeshëm ndaj fjalës
së shtetit-amë. Lindja e kësaj Pakete dëshmon në mënyrë mjaft sinjifikative
se e drejta dhe e vërteta sqiptare vonoi, por do të trimfojë!
   Logjika e fortë e të vërtetës historike i solli, më në fund,
ndërkombëtarët dhe gjeopolitikat të merren seriozisht edhe me çështjen
shqiptare, me popullin dhe kombin më të vuajtur e më të diskriminuar në
Ballkan. Paketa e Anthisaarit, e hedhur për diskutim, është dëshmia më
sinjifikative.Kjo është madhështore. Vërtetë ngjan pak si pardoksale, që
Serbia, pasi u përzë ushtarakisht nga Kosova, u kërkua, mandej, të ulet në
Negociata, ndonëse me një partneritet të pamerituar, gjë që nuk bën gjë
tjetër, veçse i ringjall Beogradit zyrtar orekset dhe lakmitë e mbështetura
në mitet dhe "të drejtën e pushtuesit". Por të tilla janë mekanizmat
ndërkombëtare, që nuk varen nga ne, që nuk i ndryshojmë dot, por që duhet
t'u drejtohemi fuqishëm, me të drejtën tonë dhe ato duhet të na dëgjojnë; të
na dëgjojnë me kujdesin më të madh dhe jo të na qëllojnë me armë zjarri!
Themi të mos i gjykojmë këto mekanizma e procedura, që janë krijuar për
implementimin e të vërtetës dhe të së drejtës shqiptare, por të mendojmë se
çdo e keqe ka dhe anën e mirë të saj, dmth. në këtë mënyrë.po synohet të
testohet edhe Beogradin zyrtar në se ka ndërmend të verë mend, apo dëshiron
të mbetet ai që po shfaqet realisht. Shqiptarët janë shumë të interesuar për
të patur fqinjë të mbarë!
           Po më tej? Dokumenti është i hapur për amendamente, saktësime e
plotësime!
   Krejt Propozimi, bashkë me të 12 Anekset problemore, tematike, paraqitet
si shtjellues e udhezues politiko-juridik me shumë nene e klauzola; është
një shtrat. trase i dhënies fund edhe të një kolonie dhe i ngritjes së
shtetit më të ri në konfiguracionin politik të Ballkanit Perëndimor,
përcakton përmbajtjen dhe frymën e Kushtetutës së shtetit të ri, të ligjeve
dhe të ndërtimit të raporteve të ndërsjellta, sidomos me shtetin ish
sundues, dispozita që cekin të gjitha fushat dhe sferat e jetës private dhe
shoqërore, kufijtë, deri dhe të disa komunave, liritë dhe të drejtat,
ekonominë dhe problemet financiare, ushtrinë, arsimin, kulturën dhe traditat
ej.etj. Ai parashtron meknizmat, procedurat dhe afatet e veprimtarive për
implementimin sa më korekt të kësaj Marrëveshjeje. Them se tani i vjen radha
një obligimi të natyrshëm i përfshirjes në debat të mbarë intelektualëve
kompetentë shqiptarë të krejt hapësirave etnike dhe të Diasporës, i
juristëve konstitucinalistë dhe atyre të së drejtës ndërkombëtare, i
ekonomistëve dhe financierëve, i historianëve, gjeografëve, sociologëve deri
dhe usharakëve, për një shqyrtim, vlerësim dhe gjykim profesional e
kompetent të të gjitha llojeve të klauzolave që janë paraqitur në Propozimin
në fjalë. Koha, momenti kërkon fjalën me kompetencë, me përgjegjësi e
përkushtim atdhetar, me argumentim dhe analizë, larg atij gjykimi
badihava,skandaloz, indinjues e të turpshëm, skandaloz të ndonjë analisti
se, ja, me që "na u fal në kalë, le të mos i shohim dhëmbë e dhëmballë!".
    Përshembull, shoqëria dhe shteti i ri i Kosovës po cilësohen si
"shumëetnik". Po cilat janë kriteret për një cilësim të tillë? Doli në
përdorim e qarkullim ky epitet dhe nuk u vu nga askush në diskutim i takon
vërtetë ai strukturës etnike dhe proporcioneve të etnive, që ekzistojnë në
Kosovën aktuale, apo kemi të bëjmë me disa pakica etnike, të cilat janë të
panishme në çdo shoqri e shtet të botës dhe për të cilat demokacia modene i
ka përcaktuar shumë qartë prerogativat dhe modalitetet e jetës dhe
organizmit të tyre. Pra, duhet përcaktuar e bërë e ditur se në ç' masë e
përqindje një komunitet përbën "pakicë etnike" dhe kur, me ç'përmasa duhet
të quhet ai komunitet juridikisht një etni e një strukture shoqërore
shumëetnike! Në qoftë se nuk ka kufij e kritere të tillë, atëhere, të gjitha
shoqëritë dhe shtetet e botës janë objektivisht shumëetnike, përjashto
Beogradin zyrtar dhe Athinën zyrtare, mbase dhe të tjerë që subjektivisht
mendojne e synojnë për homogjenitet etnik! Lidhur me këtë çështje unë, hë
për hë, flas me vehten dhe gykoj se "shumeetniciteti" i Kosovës është vënë
në përdorim, fillimisht, në një sens propagandistik ngushëllues për humbjen
që pësoi Beogradi zyrtar, mandej këtij termi iu dha dhe ngarkesë e imunitet
juridik për të përligjur të drejtat e komuniteteve në Kosovë, jo thjesht si
të drejta që u takojnë normalisht tërë pakicave etnike në botë, por tej
këtyre, mbi këto, me imponimin juridik që "gjuhë zyrtare të jetë edhe
serbishtja", që "simbolet e shtetit të jenë me karakter shumëetnik" etj. etj
                  Tejkalimi i së drejtës së njerit, përbën shkelje të së
drejtës së tjetrit!
    Gjykoj se në shume aspekte e klauzola të Dokumendit në fjalë spikat një
tejkalim të së drejtës, siç thuhet dhe shprehimiht, Kosovës i serviren për
t'u sanksionuar "të drejta të avancuara", të veçanta për anën serbe.
Përshembull pse Kosova duhet të cilësohet "shumëetnike" dhe në të
ashtuquajturën "Mitrovicë Veriore" duhet të përligjet oazi arsimor i
Universitetit serb?"  Po merraku i theksuar i krijimit të 6 komunave të
pastra serbe, ai i përcaktimit rigoroz të kufijve të disa komunave homogjene
etnike apo të pjesëshme, a pajtohet me lëvizjen e lirë të njerëzve, me
dëshirat dhe mundësitë e tyre për të jetuar dhe krijuar ku të jenë më efikas
e me jetesë më të mirë? Mëkat që nuk ka mbetur asnjë gjurmë nga vitet
federative të "Bashkim-Vëllazërimit".Duket qartë se është afishuar
"shumëetniciteti" i Kosovës, për të përligjur disa oaze të homogjenizmit
etnik serb. I bluaj në mendje këto ide e oferta, si pjestar i një kombi e
populli që e ka të pranishme, të faktuar e të provuar fisnikërinë qytetare e
institucionale të trajtimit të pakicave dhe çdo të huaji pa asnjë lloj
diferencimi e diskriminimi, si të barabartë midis të barabartëve, me njohjen
dhe implementimin pa rezerva e paragjykime të të drejtave, meritave,
aftësive, zotësive e kontributeve shoqërore. Mjafton që ata sinqerisht të
integrohen dhe të punojnë për ngritjen dhe forcimin e shtetit të ri.
Qytetarët e aftë, pavarësisht nga kombësia, me nënshtetësinë përkatëse, që
afirmohen si figura publike dhe fitojnë besimin e mbështetjen e zgjedhësve,
mund të jenë në Kuvendin e Kosovës, në ekzekutiv apo gjykata, në polici e
ushtri, më pak apo më shumë, ata që dalin natyrshëm e me merita, pa qenë
nevoja t'u paracaktohen aforfe aq e kaq ndënjëse. Por Beogradi zyrtar nuk
është i kënaqur as me të tilla oferta, madje, nuk i mjaftojnë të "ketë të
drejta të posaçme, krahas të drejtave dhe lirive themelore", siç gjejmë të
thuhet në Propozimin në fjalë. Ai hiqet që nuk i mjaftojnë lëshimet e
përkëdheljet që i ofrohen, ne i themi se nuk i takojnë!
    Beogradit zyrtar me Propozimin në fjalë i ofrohet që "Të gjitha borxhet
e Republikës së Sërbisë, të cilat i ngarkohen Kosovës,...do të konsiderohen
detyrime financiare të Kosovës...ajo do të marrë përsipër pjesën e vet të
borxhit ndërkombëtar të Republikës së Serbisë", kurse unë, mbase me
profanizëm dhe emocionalizëm i them: "O Beograd, ti më thithe gjakun me
shekuj, me rrope lëkurën, më mbajte në varfëri e mjerim, u orvate të më
ktheje në "tokë të djegur", deshe të më haje dhe kokën Ç'është tani kjo
taksë pse shpëtova gjallë, kur borxhet dhe detyrmet e tua ndaj shqiptarëve
s'kanë të llogaritur?!" Një gjë është e qartë dhe domethënëse se t'i
faturosh Kosovës një pjesë borxhesh (në qoftë se vërtetë janë investuar
atje, se Serbia mund të ketë hyrë edhe në borxhe ushtarake për qëllimet e
ssaja ekspansioniste!), kjo do të thotë ta kesh konsideruar në heshje të
mirëqenur mitet, manipulimet juridike e pretendimet e Serbisë për Kosovën si
"pjesë e saj"
                        Ah moj koha jonë, mbete me debolesë e glorifikim të
fesë!
    Me siguri një habi dhe shtangie të veçantë kanë përjetuar shumë njerëz
kur janë njohur me Aneksin V të Propozimit me titull "Trashëgimia kulturore
dhe fetare, ndofta dhe më i gjati ndër 12 të tillët, me kaq shumë detaje dhe
përkëdheljepër një të ashtuquajtur Kishë Ortodokse Serbe në territorin e
Kosovës.(!?); me nenin 1 që e vë theksin te "emri, organzimi i brendshëm dhe
pasuria e kishës ortodokse"; me servirjen e një koracimi të tillë
politiko-juridiko-ushtarak të objekteve të kultit,sa nuk mund të mos merren
edhe si një fyerje të vetë këtyre objekteve, po dhe të ndjenjave fetare e të
sensit kulturor të shqiptarëve, masa të rrepta mbrojtjeje të tilla, thua se
ke të bësh me zona ushtarake. Të pohosh një tufë përkëdheljesh, favorizimesh
e privilegjesh politiko-juridike ndaj fesë ortodokse në trojet shqiptare të
Kosovës, do të thotë të kesh pranuar në heshtje insinuatën e barazimit të
përpjkjeve të shqiptarëve për liri e pavarësi me fondamentalizmin islamik
dhe terrorizmin!.Po le të hidhen përpjetë ateistët; jetojmë në një kohë të
tillë debolese e glorifikimi të fesë, që ajo do të bëj të vetën. Siç e luan
fuqishëm kartën e fesë Beogradi zyrtar, ashtu dhe "Propozhimi" i Ahthisaarit
nuk është shkëputur dot nga mendësitë e fanatizmi fetar i fqinjëve tanë
ballkanikë.
     Jo kështu, zotërinj! Sikur të hynit më mirë në shpirtin e shqiptarit,
pasi t'i jetë kthyer atij dinjiteti i rrëmbyer e i shkelur barbarisht, keni
për të provuar e prekur qartë atë tolerancë e harmoni ndëretnike e
ndërfetare, atë fisnikëri, ngrohtësi, shpirtgjerësi e bujari ndaj "të
ndryshmit", keni për të zbuluar të tilla tipare që janë bërë virtyt, pasuri
shpirtërore e mesazh human sot për mbarë Evropën, sa që nuk do të lodheshit
fare me stërhollime dhe klauzola juridike.
    Pastaj, pse duhet instaluar e institucionalizuar në Kosovë një kishë
ortodokse serbe me kokën në Beograd? Kjo nuk pajtohet fare me karakterin
kozmopolit të vetë fesë ortodokse, e cila organizativisht funksionon
nëpërmjet kishave autoqefale kombëtare. Njerëzimi, vërtet e ka precedentin e
katolicizmit me Vatikanin si qëndër botërore, por kulti fetar,
përgjithësisht organizohet nga vendasit. Ta zemë se disa qytetarë të Kosovës
dëshirojnë të konvertohen në fenë ortodokse, siç e kërkon dhe liria e
ndërgjegjes, a do ta prishin serbët homogjenitetin etnik të komunitetit të
tyre? Po sikur këta qytetarë të dallohen në zellin dhe përkustimin fetar, a
do t'i inkurajojë Beogradi zyrtar për karierë kishtare?
                     "Kërkesat fetare, janë, në fakt,pretekste për qëllime
politiko-strategjike" (Kisinger)
    Kalojmë më tej. "Propozimi" që i shpall kishat dhe manastiret "pjesë
integrale të Kishës Ortdokse serbe me seli në Beograd", thekson gjithashtu
se "të drejtat, privilegjet dhe imunitetet për kishën duhet të jenë "në
pajtim me ligjet e Kosovës dhe pa shkelur të drejtat e të tjerëve". Mandej,
në rast të nfonjë aktiviteti ilegal në kishë, Autoriteti i Kosovës ka të
drejtën e qasjes bazuar në një urdhër gjyqësor dhe në miratimin e vetë
Kishës". Bukur! Ja ku vetë Propozimi e ndjell, e parashikon edhe mundësinë e
një shpërdorimi a instrumentalizimi politik të fesë ortodokse. Atëhere, edhe
qytetari më i thjeshtë, pa shumë filozofi e stërhollime thotë: "Ç'më duhet
mua të mbaj gjarprin në gji, si mund t'i zihet besë atij?" Se ortodoksizmi
iu ofrua serbëve për t'i bërë besimtarë monoteistë, ata, këtë ngarkesë
shpirtërore kozmopolite e nacionalizuan kaq thellë, e bërë thellësisht pronë
dhe instrument të tyre, sa po e menaxhojnë në mënyrën më tokësore.
    Njerëzimi po synon drejt largimit nga epoka e glorifikimit të fesë dhe
kthimit të saj në një "lule mos më prek". As Evropa nuk mund të pranojë
fanatizmin fetar që vazhdojnë të aplikojnë fqinjët tanë ballkanike.
Shqiptarët, as kanë pasë ndonjëherë "fe zyrtare", as nuk e kanë ndjerë
nevojën për të. Kur vallë do të lihet feja një zgjedhje dhe dëshirë
personale, pa tërë këto paterica politiko-juridike dhe instrumentalizim
përçudnues?
    "Propozimi" i paraqitur për shqyrtim e miratim ka mjaft moskonseguenca
e tepërime, me përkedhelje e llastime, që duhen apeluar, u duhet bërë
oponencë konstruktive. Në fund të fundit, gjithçka që do të vlerësohet si e
përligjur dhe e mirëqenur, duhet të ketë vlerën dhe fuqinë e reciprocitetit,
domethënë obligimet e shtetit të Kosovës për serbët të sanksionohen edhe si
obligime të Republikës së Serbisë për shqiptarët në Luginëne Preshevës,
Sanxhak etj., që ia ka shkëputur trungut etnik për interesat e veta!
    Në mbyllje të këtyre konsideratave, po të drejtohem ti, Ditari im i
Dashur, që bashkë me shënimin e kënaqësisë e dhimbjes së lindjes të një
shteti shqiptar në Ballkan, le mund të debatonim së bashku edhe rreth disa
ideve. Përshembull, në kontekstin e klauzolave të "Propozimit" në fjalë, a
ndihmon gjë mbajtja parasysh edhe e porosisë biblike. "Lerini Zotit dhe
Qezarit përkatësisht ç'u takon"?. Po ajo thirrja e sinqertë tërë duf e mllef
e Napoleon Bonapartit. "Ah këto fetë, kaq shumë të përçudnuara nga feset
njerëzore!", a ka më ndonjë vlerë sot? Me thënë të drejtën, më shumë më
ngacmon në fakt ajo ideja e Henri Kisinger-it në veprën madhore "Diplomacia"
se "Kërkesat fetare, janë, në fakt, pretekste për qëlime politike e
strategjike"!. Janë ngushtuar shumë dallimet midis Qiellit dhe Tokës, o
Ditari im i dashur, përgatitu mirë, mos më turpëro?

Tirane, shkurt 2007.

Komentet e arkivuara (1)

Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.

RTVZIK07.03.2007 · 16:51 UTC

Kolege!
 Se pari pergezoj Prof. DR. Hylsi Hakon dhe falnderoj te gjitheve per
bashke-komunikimin apo bashkeveprimin intensiv.
 Materiali i Prof. Hylsi Hakos " E drejta e Shqiptareve te Kosoves eshte me e
paster" eshte nje analize e thelluar e "Pakos Ahtisari", si e till mund te merret
apo me sakt duhet te merret parasysh, krahas analizave dhe sugjerimeve te kolegeve
apo autoreve te tjere, per te dhene nje percaktim apo definicion te perbashket, i
cili te sherbeje si formule per te vepruar si ligj ne formulimin e tezave te nje
akti final. Te perpilohet pra nje akt i till qe domosdoshmerisht te  coje ne ate
qe perpjekjet tona te bejne te mundur qe pakua Ahtisari te mos hidhet poshte si e
papranueshme, por te revizionohet dhe te transformohet per t'u bere  e pranueshme.

 -- Pse duhet revizionuar apo transformuar pakua Ahtisari?
 -  Sepse me te metat qe evidentohen ne permbajtjen e saje eshte e papermiresueshme
per  t'u perputhur apo per t'u pajtuar me aktet nderkombtare qe rregullojne te
drejtat e popujve, kombeve dhe vendeve. Dhe kjo sepse ne te dallohet fare qarte
nderhyrja demonstrative dhe  flagrante e Serbeve per te mbajtur zap Kosoven. Eshte
turpi i Serbeve qe vazhdojne me arrogance, te ashtuquajtur diplomatike, te
shpallin hapet, nepermjet ketij dokumenti, gjoja europian, manin e tyre
milosheviciane, shovene antishqiptare.
 Persa i perket formules qe duhet te na udheheq ne kerkesat tona, mendoj se ajo
duhe te mbeshtetet pikerisht ne heqjen e pikave qe behen ne kundershtim me te
drejtat dhe detyrimet e njohura nga aktet e OKB-s ndaj paleve te barabarta qe
lidhin nje marreveshje. Ne Marreveshjen per statusin e Kosoves jane shkelur me te
dy kembet parimet dhe te drejtat baze, prandaj, qe marreveshja te behet
juridikisht e pranuheshme, duhet ndrequr mbi bazen e pikave te meposhteme;
 
 Palet ne kete marreveshje:
 1) jane te barabarta;
 2) udhehiqen nga parimi i fqinjesise se mire;
 3) ne cdo ceshtje mbeshtesin dhe aplikojne reciprocitetin
 4) njohin sovranitetin e njeri tjetrit
 5) vetvendosja, pavaresia dhe Sovraniteti i Kosoves varet nga populli i Kosoves
dhe e drejta nderkombtare.
 
 Mbi bazen e ketyre pikave do te perpilohen nenet apo dhe akte te vecanta qe do
zgjidhin problemet ne territoret e njeri tjetrit:
 1) Popullesi dominuese ne territoret perkatese te paleve jane Serbet dhe
Shqiptaret, popullesite e etnive te tjera do te gezojne te njejtat te drejta dhe
palet kane detyrime te njejta ndaj tyre konforme te drejtes nderkomtare dhe
reciprocitetit.
2) Serbet ne territorin e Kosoves do te kene po ato trajtime qe kane Shqiptaret ne
territorin e Serbise per problemet e tyre te vecanta ( institucionet fetasre,
kulturore, respektimi i veprimtarive perkatese. i prones etj)
 3) Detyrimet ndaj ish Jugosllavise do te behen nga te dy palet proporcinalisht me
te ardhurat qe i ka dhene seicila pale Jugosllavise per fryme te popullesise dhe
me prqindjen e ministrave qe ka pas seicala pale ne qeverin federale te
perllogaritur ne kohe.
4) Serbia si shtet qe ka dominuar sovranitetin e Kosoves dhe ka drejtuar ekonomine e
saje angazhohet qe ne kuadrin e marredhenieve te fqinjesise se mire dhe
reciprocitetit te mos nderhyje direkt apo indirekt ne punet e brendeshme te Kosoves.
 5) Serbia nuk eshte e detyruar te njoh pavaresine e Kosoves, por eshte e detyruar
te mos e cenoj ne asnje forme Kosoven.
 
 Persa u perket disa nocioneve si "Serbet e perkedhelur" apo " E drejta e
Shqiptareve eshte me e paster" ngjajne si te rregullta, por jo dhe aq
funksionale,se:
 1) eshte pak te quhen te perkedhelur, kur per ambicjet e tyre shovene shkelen te
drejtat sovrane te popullit qe ka qene i pushtuar shfrytezuar dhe i masakruar deri
ne kete moment pavaresie.
 2) po ashtu nuk mund te thuhet qe e drejta e Shqiptareve eshte me e paster sepse
ka kuptimin qe e drejta e Serbeve eshte po aq e paster por jona nje cike me shume.
E drejta nuk percaktohet me nivelin e pastertise, sepse s'ka te beje me
pastertine, por ne se ka baze te reme apo te vertete. Pra e drejta qe u jepet
Serbeve ne Aktin Ahtisari mbeshtetet ne baza te reme dhe si pasoje ne padrejtesine
qe u behet Shqiptareve
 
 Sigurisht keto i kam sugjerime te vetvetishme, te nje Shqiptari qe kerkon
marredhenie me reciprocitet, harmoni dhe me dinjitet ndermjet tere popujve e
vendeve te botes. Por ne rastin e Pavaresise se Kosoves (ish Dardanise) keto
parime qe rregullojne sot boten i shpreh i perfshire nga brenga e perhereshme per
te thene " Rrofshin Kosova Shtet Sovran" dhe perterifte Lidhjen e Prizrenit.
 
 Me respekt Prof. Dr. Inxh Vedat Shehu