Danaj : NATO duhet te prononcohet per frymen nazif
Kryetari i Aleances per Mirqenie dhe Solidaritet dhe drejtor i Institutit te
Prognozave rajonale, Koco Danaj, eshte prononcuar lidhur me frymen thellesisht
antishqiptare dhe nazifashiste te manifestuar ne stervitjet e ushtrise greke.
Ne deklaraten per shtyp, Koco Danaj eshte shprehur se : Secili njeri normal ne Greqi
dhe Shqiperi nuk e ka te veshtire te kuptoje se akoma ne ushtrine greke ka segmente
te cilat duan dhe vazhdojne te sterviten me frymen e bandave te andarteve greke te
vitit 1914. Videoja e bere publike ditet e fundit e deshmon qarte nje gje te tille.
Per AMS, kjo nuk eshte linja e politikes zyrtare greke, por kjo eshte fryma e
segmenteve qe frymojne brenda politikes zyrtare greke. Per AMS, kjo nuk eshte fryma
e doktrines ushtarake te nje ushtrie e cila eshte antare e NATO-s. Por per AMS,
videoja e publikuar eshte fryme dhe mentalitet i segmenteve ushtarake nazifashiste
qe paguhen dhe drejtojne akoma ushtrine greke. Prandaj AMS, mendon se eshte dhe do
te jete i pamjaftueshem vetem reagimi i ministrise se mbrojtjes greke apo edhe i
qarqeve zyrtare greke ndaj videos se publikuar. Eshte veprimi me i thjeshte qe pasi
te publikohet nje veprim racist dhe ksenofobist, te denohet ai me vone zyrtarisht.
Sipas Danaj: Ne rastin e publikimit te videos qe shfaq hapur doktrinen nazifashiste
te stervitjes se nje ushtrie e cial eshte antare e NATO, prononcimi i kalon kufijte
e Greqise. Duhet te jete NATO dhe drejtuesit e saj politike ne Bruksel, ata te cilet
duhet te deklarohen lidhur me ekzistencen apo jo te doktrines nazifashiste ne radhet
e tyre.
Para disa ditesh, nje perfaqesues i larte i NATO ishte ne Shqiperi dhe duke ikur i
la shume detyra qeverise shqiptare. Por ne nuk duam te besojme se nje nga detyrat e
tij, ishte edukumi i ushtrise shqiptare me frymen e nazifashizmit sic ndodh me
ushtrine greke. Ushtria shqiptare, as nuk e ka njohur dhe as nuk e njeh kete
doktrine. Por eshte ne nderin e zotit Kolstoun qe te shprehet dhe te denoje
doktrinen ushtarake te ushtrise greke.
Pa u deklaruar vete Qendra e NATO ne Bruksel, lidhur me videon nazifashiste te nje
antari te saj, sic eshte ushtria greke, AMS gjykon se secili ka te drejte te mendoje
se nazifashizmi perben nje rryme te fuqishme ne gjirin e vete NATO-s.
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
RTVZIK07.03.2007 · 16:57 UTC
Shqiptaret marrin vize per te udhetuar neper Shqiperi !
Eshte paradoksi me i madh i kontinentit europian. Dhe ky paradoks ndodh
vetem ne Shqiperi.
Por eshte edhe paradoksi me i pranueshem nga Brukseli. Dhe eshte i
pranueshem ne
prag shekullin e 21-te.
Po cili eshte ky paradoks dhe si shfaqet ai ? Paradoksi eshte si me poshte :
Shqiptaret per te udhetuar neper Shqiperi, duhet te marrin vize !! Per
shembull :
Nje shqiptar apo nje grumbull shqiptaresh nga Tirana duan te shkojne ne
Prishtine apo ne Viti,
apo Presheve. Dhe puna e pare qe bejne eshte qe marrin vize ne Qafe te
Thanes,
kalojne neper teritor shqiptar, Struge, Kerçove, Gostivar, Tetove dhe
jane te detyruar te qendrojne ne nje pjee te teritorit shqiptar qe quhet
Hani i Elezit.
Edhe aty nxjerrin pasaporten dhe marrin perseri vize per te hyre ne
Shqiperi,
ne Prishtine apo Viti. Kalojne neper gjithe Shqiperine Veriore,
por e kane te veshtire te shkojne ne qytetin shqiptar te Presheves.
Perse ? Sepse nuk kane vize.
Per ta mbyllur rrugetimin tone te mjerushem, mund te bejme nje rezyme :
Shqipetaret per te udhetuar neper Shqiperi duhet te marrin te pakten tre
viza.
Nje vize te Maqedonise, nje vize te UNMIK-ut dhe nje vize te Serbise.
Neser do te behen 4, edhe nje vize Te Malit te Zi.
A dini ndonje komb tjeter me kete lloj statusi ?
Ka vetem nje: Kombi kurd. Shqiptaret si kurdet; Shqiperia si Kurdistani !!
Perseri lind nje pyetje tjeter qe meriton pergjigje dhe analize pas
pergjigjes.
Me te drejte, diplomate te ndryshem dhe kur flasin per statusin e Kosoves,
permendin shpesh shprehjen se «Kosova eshte rast i veçante».
Por akoma nuk dihet se brenda shprehjes se tyre, a merret parasysh realiteti
i siperthene.
Perse nuk dihet ? Po ja sepse ?
Sepse ne projektpropozimin e Ahtisarit,
me shume flitet per lidhjet e pakices serbe me Beogradin.
Por nuk flitet per lidhjen e shumices shqiptare me Tiranen.
Nuk flitet per lidhjet e shumices shqiptare ne Kosove me shqiptaret ne
Tetove.
Nuk flitet per lidhjet shqiptareve ne Kosove me shqiptaret e Ulqinit.
Po a duhet qe te flitet ?
Por a duhet thene se sot shqiptaret duhet te marrin tre viza per te udhetuar
neper Shqiperi !! Duhet te flitet dhe duhet thene qe ky eshte problemi
themelor i shqiptareve.
Prandaj duhet te jete i tille edhe per politikanet e Prishtines, Tiranes,
Tetoves,
Presheves apo Ulqinit.
Duhet te flitet dhe duhet thene se shqiptaret deri ne vitin 1990,
kishin nevoje vetem per nje vize per te udhetuar neper Shqiperi.
Dhe teksa ata shpresonin qe ta eleminonin edhe ate vize, ju shtuan edhe tre
viza te tjera.
Duhet te flasin dhe te argumentojne se Republika e shqiptareve te
Prishtines, Tetoves,
Ulqinit dhe Presheves eshte zgjidhja e afatmesme e eleminimit te vizave
per te udhetuar neper Shqiperi.
Duhet te flasin dhe te thone se Kjo Republike apo ky shtet duhet te kete
lidhje
te veçanta me Tiranen.
Dhe se keto lidhje duhet te sanksionohen ne kushtetuten e Republikes.
Ashtu siç propozon me te drejte Ahtisari per serbet qe jetojne ne Kosove.
Por dikush apo disa mund te me thone: Kjo eshte pikpamje nacionaliste?
Po pse eshte e tille?
Eshte e tille sepse demton dike apo disa, apo eshte e tille sepse
dikush apo disa kerkojne qe te mos thuash te verteten?
Dhe te verteten e barazojne ne nacionalizem.
Thelbi i nacionalizmit eshte perbuzja dhe urrejtja ndaj vlerave dhe
kulturave te popujve te tjere.
Dhe duke qene keshtu, eshte po kaq i vertete edhe pohimi tjeter se
shqiptaret jo vetem qe respektojne kulturen e te tjereve,
por per hir te nje altruizmi te paspiegueshem u kane dhene
nga vlerat dhe kultura e tyre.
Nacionalistet duhet te pranojne realitetet u shpreh para disa kohesh nje
politikan shqiptar.
Po cilin realitet ? Realitetin qe te udhetojne neper Shqiperi me tre viza ?
Po eshte nacionalizem mund te thote dikush tjeter
sepse ata «te medhenjte» kane thene qe nuk ndryshohen kufijte me dhune.
Keshtu ka thene edhe Helsinki ne vitin 1974. Po shume mire kane thene.
Dhe une jam dakord me te «medhenjte».
Kush ka thene me dhune?
Dhuna perdoret dhe u perdor ndaj regjimeve fashiste siç ishte ai i
Milosheviçit.
Ndersa tani edhe Brukseli edhe Uashingtoni,
edhe te gjithe kryeqytetet e Ballkanit pohojne se jane qeveri demokratike.
Bukur!
Por kjo eshte edhe piknisja e perjashtimit te dhunes dhe fillimit
te dialogut politik me te gjithe fqinjet e shqiptareve.
Dhe dialogu nuk ka dhe nuk duhet te kete kufizime problemesh.
Politika shqiptare nuk ka pse te tulatet qe te deklaroje se eshte
kunderdemokratike qe shqiptaret per te udhetuar neper Shqiperi
duhet te marrin tre viza!
Dhe kete duhet ta thote pa u tulatur se mund ti thone nacionalizem.
Perkundrazi eshte europianizem.
Pra problemi duhet hapur pa droje se mund te te atakojne.
Momenti eshte i tille qe aq sa duhen politikane-qeveritare,
me shume duhen politikane vizionare dhe aq me shume misionare.
«Veshi i Politikes» ballkanike dhe asaj europiane duhet te mesohet me kete
paradoks :
Tre viza per te udhetuar neper vendin tend ! Obskurantizem i kulluar.
Dhe kur mesohet «Veshi i Politikes», fillon edhe zgjidhja e problemit.
Aleatet tane na kane sjelle ne «Tavolinen e Politikes».
Dhe ne duhet ti falenderojme per kete.
Por ata nuk mund te na e mbushin edhe tavolinen. Kete duhet ta bejme ne.
Edhe si pjese te Tavolines se Politikes, por edhe si pjese te zgjidhjes se
se tij.
Argumentet jane ne favor te shqiptareve.
Ja nje prej tyre :
Bashkimi Europian per te lejuar qarkullimin e lire te popujve shpiku
«Shengenin».
Nje gje shume e mire.. por, po Shqiptaret ?
Per shqiptaret qe te udhetojne neper Shqiperi pergjate 17 vjeteve jane
shpikur tre viza.
Shengeni eshte demokraci. Bukur ! Po tre vizat e shqiptareve ; çfare jane?
Dhe nga pergjigja e pyetjes fillon edhe zgjidhja e problemit.
Tirane, 25 shkurt 2007.