Mehmet Bislimi-MOS TA GËNJEJMË VETEN

07.03.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

MOS TA GËNJEJMË VETEN

Shkruan: Mehmet Bislimi

Në këtë kohë, kur përgjegjësia kolektive dhe individuale në Kosovë është bërë si të thuash diçka e thjeshtë e përditshme, rutinë. Mirëpo dikush do duhej të mendoi më mirë para se ta thotë fjalën e vet publike, prandaj: Mos ta gënjemë vetën tonë, mos të lejojmë që të na gënjemë të tjerët, mos ta gënjejmë popullin, me lustrën e shtetit të Kosovës që në pakon e z. Ahtisari në fakt nuk ekziston! Është koha e fundit kur duhet të ndeshemi me realitetin, dhe ta shikojmë atë në sy, duke i sqaruar gjërat një për një së çështja e shtetit të Kosovës- nuk është punë e kryer, madje as për së afërmi!
Janë kohë të pakohë këto, ku fjala ka peshën e saj të ndjeshme. Kosova është duke ecur për tehut të shpatës, sot po i prihet e qepet këmisha e saj. Në këtë rast më nuk mund të themi se: “ Pazari po bëhet pa hanxhiun!”- Ai që nuk i thërret mendjes mirë, arsyeshëm e me guxim- ia paftë hairin tradhtisë, për pasojë, gjërat nuk përfundojnë me kaq, ato këtu fillojnë, dhe atë shumë furishëm- më keq se dikur!
Duke qenë të vetëdijshëm se sot Kosovës nuk i mungon diskursi i kritikës racionale për vlerësim sa më real të pakos që ka ofruar zoti Ahtisari, por edhe të gjërave tjera në përgjithësi. Mu për këtë kemi edhe përgjegjësinë para fjalës së thënë, por më shumë para fjalës së pa thënë. Ndajë mendimin se shqiptarët, kudo që janë me në krye me institucionet e tyre ( ende legjitime ) nga populli, si dhe me në krye me Ekipin e Unitetit, do duhej ta thonë hapur e me guxim fjalën e vet. Të vetëdijshëm se tani nuk është kohë e Sinan Hasanit e Ali Shukriut dhe e kastës së tyre, të cilët për t’u treguar sa më internaciolist- mohonin edhe përkatësinë e vet kombëtare, për të u regjistruar si Jugosllav! Kosova më vonë i mohoi të tillët, prandaj nuk do të kisha dëshirë që të përsëritet historia- kjo nuk na duhet më as Sot as nesër, Kosova nuk ka nevojë me ta mohoi përkatësinë e vet, ne jemi shqiptar, dhe jo shoqëri multi etnike ( multinacionalno druzhtvo). Pakicat janë pasuri të cilat ne duhet t’i vlerësojmë, dhe t’i respektojmë, ato janë të obliguara që ta respektojnë shtetin e tyre dhe ta njohin realitetin e ri.
Sot shqiptarët kanë dinjitetin e tyre, dhe të drejtën legjitime, si dhe kurajën që fatin e tyre ta shohin me syrin e arsyes, duke mos rënë pre e shantazheve të mundshme, pre e shkurtpamësisë, pre e egove të ndryshme personale, pre e interesave afat shkurtra etj. Ne sot duhet ta themi çartë e botërisht se: Populli ynë me aspiratat e tija shekullore gjakon Lirinë, shtetin e vet sovran me integritet të pa cenuar të tërësisë së tij territoriale, për këtë madje është derdhur edhe gjaku rreke, e po kush guxon të shkeli mbi te. Shtet ku të gjitha pakicat tjera minoritare, do të gëzojnë të gjitha të drejtat sipas standardeve më të larta Evropiane. Prandaj, duke i parë gjërat nga ky këndvështrim edhe pakoja e z.Ahtisari me gjithë mangësitë e saja, duhet që në mënyrë të guximshme dhe profesionale të demaskohet – në fakt të sqarohet mirë, duke i treguar botës së kjo pako ka shumë gjëra të papranueshme për popullin shqiptarë, madje shumë të dëmshme të cilat duhet t’i paguajmë shumë shtrenjtë në një të ardhëm jo të largët! Populli shqiptarë, dhe elita e tij: nuk guxon të dehet, nga aroma e përzier e pakos së z.Ahtisarit, plakut babadimër nga Finlanda edhe për faktin që na e vonoi pakon të cilën nuk na e solli as për natën e kërshëndellave si dhuratë të vitit që lamë pas! Madje, pako u hap më parë atje- në Beograd, ku mbeten edhe dhuratat! Gjithë kund në botë, kur flitet për një vendim të rëndësisë së veçantë, është shumë e tolerueshme, madje e pa kalueshme, që të mendohet shumë mençurisht deri të pyetja dhe përgjigja logjike si rrjedhim se: Çka fitojmë e çka humbim me këtë akt. Pra, ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm e të mos humbim më shumë se robërinë në këtë rast, dhe të fitojmë as më pak e as më shumë se shtetin dhe lirinë tonë e cila fatkeqësisht nuk është në këtë pako të z. Ahtisari?!
Kam pasur rastin që të lexoi shumë reagime të ndryshme rreth kësaj pakoje, për çka më gëzon fakti se sot populli ynë ka vetëdije, kulturë komunikimi, i sheh gjërat shumë arsyeshëm, i thotë ato me seriozitet e guxim dhe nuk lejon që të bëhen pazare në dem të atdheut të vet. Kjo është pasuri të cilën ne duhet ta çmojmë. Mendoj se shumë gjëra janë thënë nga analistë të ndryshëm, dhe se Ekipi i unitetit këto vërejtje do duhej që t’i marrë shumë seriozisht, të gjykoi arsyeshme dhe pa emocione. Këto gjëra janë thënë nga gojë e popullit tonë me halle, janë thënë shumë çartë: Të gjitha ato segmente që mohojnë të drejtën e shtetit tonë- të refuzohen si të tilla, para se të bëjmë aktin e nënshkrimit të patriotizmit- apo tradhtisë! Kaloi një shekull robëri, një shekull me burgje, tortura, vrasje, masakrime, djegie, përdhunime, shpërngulje, përçmim të dinjitetit tonë kombëtarë, e çka nuk përjetoi populli ynë shqiptarë nga pushteti shtypës e barbarë i Serbisë e ish Jugosllavisë. As kush më nga Shqiptarët nuk dëshiron të rikthehet në të kaluarën e hidhur, as imitimin e saj në çfarë do mënyre qoftë. Kjo duhet bërë e çartë një herë e përgjithmonë- mos bërja e shtetit për ne nënkupton lindjen e tragjedive të reja, për të cilat ne nuk bartim përgjegjësi më ( nëse kemi bartur deri dje padrejtësisht).

Fillimisht nuk do të pretendoja shtjellimin e tërësisë së pakos, sot ajo është publike dhe secili lë të gjykoi vet. Do të ndalesha tek disa gjëra të kësaj pakoje të cilat shtetin e Kosovës e dëmtojnë në fondament:

-1 Pakoja e z. Ahtisari, kërkon nga ne që të pajtohemi pa shtet, pra si shoqëri multi etnike! As kund në botë nuk ka edhe një shembull të tillë, kur një popullatë vendëse me mbi 90% ( për hir të pakicave minoritare) të mohoi praktikisht shtetit e vet nacional! Kjo po kërkohet nga ne!? Shembull, në Zvicër ; as një etni nuk e kalon 60%, megjithatë është shtet nacional.

-2 Çfarë vlefte e peshe do të ketë Kushtetuta e Kosovës, kur Gjykatën Kushtetuese të saj do ta përbëjnë ndërkombëtarët dhe ata do të vendosin për çdo gjë, më thjeshtë; ata do ta vendosin ligjin në Kosovë, do të jenë zoti vet, dhe atë me kohë të pa limituar! Çdo ligj e vendim që ata do të sjellin do të jetë i pa lëvizshëm dhe i gjithëfuqishëm!

-3 Parashihet një prani e madhe ndërkombëtare në Kosovë, e cila do të ketë plotfuqinë për ta zbatuar ligjin ( kuptohet sipas shijes se vet). Prezenca e saj në Kosovë, po ashtu është e pa saktësuar në kohë. Do të veprojnë ( sipas shijes së vet), pa përfillur vërejtjet e mundshme të shumicës Shqiptare!

-4 kjo pako nuk e ndanë shtetin nga feja- konfesioni, madje e mbron atë me ligj e polici! Në këtë rast vetëm objektet e kulturës ortodokse- jo edhe të tjerat, të cilat i përjashton me ligj nga mbrojtja, pra praktikisht pakoja njeh vetëm kulturën dhe religjionin sllav në Kosovë!

-5 Njeh të drejtën e kthimit të “ refugjatëve” serb, dhe të drejtën e tyre mbi “pronën” të cilën pronë ata e kanë tjetërsuar me dhjetëra herë. Këta “ refugjatë” kolon, që ishin ish punëtorë të ish UDB-së, një administratë e tërë e aparatit shtypës Millosheviqian, të sjellë nga Serbia dhe të sistemuar e akomoduar në Kosovë që nga viti 1987 e këtej. Nga ana tjetër përjashton të gjithë refugjatët tjerë jo serb- shqiptarët në këtë rast, të dëbuar pikërisht nga pushteti Millosheviqian, edhe kjo pako i dëbon edhe më keq: Në emër të demokracisë dhe të paqes Evropiane!

-6 Pakoja, po ashtu kërkon zhbërjen, shpartallimin e TMK-së, dhe atë brenda një viti! Jo transformimin- edhe një here: Jo transformimin! Duke e formuar nga e para një FSK- ( Forcë të Sigurisë të Kosovës) e cila nuk do të jetë as Forca e Mbrojtjes së Kosovës (FMK) e lërë më të bëhet fjalë për USHTRI- (siç është trumbetuar me dhjetëra herë. Mos u gënjeni, ata po kërkojnë ZHBËRJEN e TMK-së, mbase si shpërblim që TMK- pati përmbushur e para standardin 8! Ish luftëtarët e UÇK-së, dhe TMK-së, më në fund mund të ikin në shtëpi, pakoja e z. Ahtisari Kosovës do të ia siguroi një ushtrinë e re!...

-7 As kund nuk është siguruar diçka me ligj ( në atë pako), për fatin e të humburve, të zhdukurve të luftës, të pagjeturve ende, të vrarëve, të masakruarve, të dhunuarve, të varrosurve e zhvarrosurve, të djegurve nëpër furrat e fabrikave të Serbisë- aty thuhet se do të bisedojnë për këtë çështje, thua se nuk qenka biseduar fare deri me sot !

-8 Nuk përmenden as edhe formalisht demet e luftës, të djegies së mbi 300 mijë shtëpive si dhe të mbarë ekonomisë në Kosovë që Serbia e shkatërroi deri në limitin ZERO. Për të gjitha këto, kund as një fjalë se kush- kujt duhet t’i kërkoi të paktën një falje për gjithë këtë tmerr që shkaktoi Pushteti Serb Milloshevoqian në mbarë ish territorin e Kosovës e më gjerë (ngase një pjesë e territorit të Kosovës nuk është më), i ka kaluar Maqedonisë si dhuratë!!!

-9 Kërkohet që të preket edhe në simbolet si: Flamurin, himnin, stemën etj- thjesht atakohet identiteti ynë. Pra kërkojnë krijimin e një kombi të ri Kosovaro- Serbo- boshnjako-turko-romo- egjiptaso- ashkali me një flamur e himen të ri e me një gjuhë zyrtare turli- turli, natyrisht për shtetin e ri të Kosovës, që vetëm emri po i mungon ( Posi!)

-10 Thuhet se Nuk do të ketë sa ndarje e as bashkim të Kosovës me një vend tjetër. Pra nuk do të ketë ndarje të Kosovës nga Serbia, dhe as bashkim të Kosovës me Shqipërinë. Do duhej të thuhej në atë pako se: Kosova do të ndahet nga Serbia, nuk do të ketë bashkim të saj me Shqipërinë, ndërkaq Kosova nuk do të copëtohet, kjo mungon. Me formulimin që është lënë shumë për të dëshiruar, madje është shumë diskutabile- as kund nuk përmendet kufiri me Serbinë! Nga ana tjetër, fare shkoqur kjo pako ia falë shteti të Maqedonisë mbi 2500 ha. tokë të Kosovës, sipas marrëveshjes së shteteve fqinjë ( pa e përfillur vullnetin e popullit shqiptarë), marrëveshje kjo e nënshkruar me 23 shkurt të vitit 2001 mes Serbisë dhe Maqedonisë, duke e shkelur kështu rëndë edhe rezolutën 1244 që është ende në fuqi, dhe e vlefshme ( në këtë rast) vetëm sa për të shitur e dhuruar tokat tona!

- 11 pakoja njeh për minoritetet dyshtetësinë! Nuk kam dëgjuar diçka të ngjashme, ta zëmë populli Gjerman që jeton në shtetet e veta me një demokraci të lakmueshme si në Gjermani, Austri dhe në Zvicrën Gjermane- nuk kanë dy e tri shtetësi- sa mbrapa pakos së Ahtisarit janë ata! Këtu fshihet qëllimi shumë perfid, pra qëllimi është që nesër administrata shtetërore e Kosovës të mos ketë mundësi ligjore të kontrolloi e integroi qytetarët e saj (huaj)- në këtë rast minoritarët Serb me dy shtetësi! Ata, kur të duan janë, dhe në të njëjtën kohë, kur të duan nuk janë qytetarë të Kosovës! Çka do të bëjnë Turqit, Romet, Boshnjakët, Egjiptianet dhe Ashkanlinjtë, që gjeografikisht nuk janë të lidhur me shtet e tyre?

- Ka edhe shumë çka për t’u analizuar, gjë që nuk është në përgjegjësinë time profesionale, por si qytetar i Kosovës ndjej obligim që të mos ndihem aq komod e indiferent për fatin e atdheut tim. Duke e ndjerë edhe si obligim për të bërë edhe dy vërejtje, apo sugjerime:
- 1 Deklaratat e shumë figurave tona politike, me (e pa) përgjegjësi se: Kosova në këtë pako i ka të gjitha atributet e shtetit- veç emrit shtet! Mendoi se është një gabim i rëndë i tyre- uroi në të shprehur- ndonjë lapsus, në të kundërtën është një naivitet total politik, është për keqardhje për pozitën e tyre se ku kanë rënë.
Populli im shteti nuk vjen me paket nga Finlanda, shteti nuk është dhuratë, që të tjerët të na e sjellin si të duan, sa të duan dhe kur të duan. Për shtetin është bërë luftë, është derdhur gjak dhe ai duhet të jetë shtet si ne e meritojmë, duke gjetur strehë të gjithë ata që duan të jetojnë e ta ndërtojnë shtetin e Kosovës sonë të përbashkët. Shteti është me kufi, me ushtri, me polici, me diplomaci, me përfaqësues diplomatike, me vend në OKB etj.
- 2 Reagimet e shumta të qytetarëve tanë, me qëllim të avancimit të shumë pikave të kësaj pakoje, janë të drejta dhe të arsyeshme, prandaj të gjithë ata që këto reagime të arsyeshme dhe konstruktive, guxojnë t’i barazojnë me reagimet Serbe si: “ vetëm Koshtunica është kundër kësaj pakoje, ose unë pres kundërshtimin e pakos vetëm nga Serbia etj!”, mendoj se bëjnë gabim shumë të rëndë- për çka edhe ndjehemi të fyer. Neve si popull, na kanë bërë akuza të tilla shumë herë gjatë përpjekjeve tonë për liri, në të kaluarën si: me 1945, na kanë akuzuar si Ballistë, dhe janë likuiduar mjera shqiptarë mbi këtë akuzë. Akuza të tilla janë përsëritur me 1968, me 1981 kur na akuzuan si irredentistë e separatistë, me 1997-8, na akuzuan si dorë e zgjatur e Serbisë dhe si njerëz të frustruar- është e tmerrshme që sot hasim në njëmendësi të tillë politike. Ne jemi bijtë i atij vendi, dhe duhet ta ngrehim zërin e arsyes në kulm për ta mbrojtur atdheun tonë. Historia nuk përsëritet për çdo vjet. Qytetarët Shqiptarë kanë të drejtë legjitime për ta mbrojtur atdheun e tyre, dhe këtë të drejt nuk mund të na e mohoj askush.
- Është plotësisht e gabueshme, ose naivitet politik që të barazosh pakënaqësitë e shtetit Serb rreth pakos së zotit Ahtisari, me pakënaqësitë e popullit Shqiptarë. Janë dy çështje krejt diametralisht të kundërta.
- Serbet, pikërisht në saje të kundërshtimit të qëndrimeve të bashkësisë ndërkombëtare për Kosovën, kanë arritur dhjetë herë më shumë se sa përfaqësuesit e Kosovës, duke miratuar çdo gjë e pa sa një hezitim! Mu në saje të kësaj strategjie diplomatike, Serbet po e mbajnë Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare që mbi 8 vite peng të politikës së tyre, si dhe kanë arritur që mbi 25% të territorit të Kosovës ( edhe me këtë pako) ta dirigjojnë me gisht nga karrigia e tyre në Beograd.

Me 6 janar 2007 vet zoti Ahtisari tha:
.......Nuk do të ketë shtyrje të procesit. Plani im është i hapur për ndryshime! Prapë me dy kuptime, kush merr erë nga diplomacia. Plani i hapur për ndryshime që i lë derë të hapur Serbisë, kjo nuk do duhej të na ikte nga dore as neve, në mënyrë që të kërkojmë me këmbëngulje ndryshimet e nevojshme në favor të shtetit të Kosovës. Nga 6 janari e deri sot; Rohan tha: ne ende nuk kemi kërkesë nga Qeveria Serbe për shtyrjen e bisedimeve! ( Që do të thotë se grupi i Ahtisarit pret një kërkesë të tillë për shtyrjen e serishme të bisedimeve, gjithnjë sipas kërkesave të Beograbit!) E që kjo mund të ndodhë prapë!!! Lojërat e prapaskenave diplomatike veç kanë filluar të dalin në sipërfaqe.