Rezistimi i tretjes

23.02.2007 · Duli(Guest) · Forumi i vjetër RTVZIK

← Tema e lirë

                                                  REZISTIMI i TRETJES


  Autobusi ngiste me nje shpejtesi prej tetedhjete kilometrash ne ore, neper rrugen qe lidhe
Prizerenin me Prishtine.  Dritaret ishin te mbuluara me pika shiut ku gjasonte ne perde me
nje dizajnim asimetrik dhe rendom te krijuar nga natyra.  Une si zakonisht , isha ulur ne ulesen
qe gjendet diku kah mesi i automjetit dhe bisedoja me nje mike timin te moshes se vjeter.  Ai
ishte mesues i penzionuar, nganjeher ate e quanin mesusi i mesuesve sepse shume gjenerata
kishin kaluar neper klasat e mesuesit Feriz.  Nje ishe nxenes i mesusit Feriz eshte mesues i
gjuhes Shqipe dhe shkruan disa shkrime neper gazetat tona.  Ai e titullon nje artikull te vetin,
MESUESI I MESUESVE - Kete artikull ja kushton mesusit Feriz.
  Here bisedoja me mikun tim, here shiqoja nepermes dritares rruget e mbuluar me nje shtrese
te holle uji te cilat i qante rrotat e autobusit ku formonin rruge ne mes te ujit.  Kjo i ngjane tregimit
te Profetit Mojsi kur e udheheq popullin e vete gjate emigrimit.  
  Bisedat s'kan te ndalur ato vazhdojne ne menyre kontinuale deri ne pa fund sikurse numrat natyral
qe prekun infinitin.  Nje bisede disi me shtyri te mendoje me thelle sepse ai e gjeneralizoj nje term
kur thote, "Njeriu i ditur duhet te lexoj nje kamion libra."   Ne imagjinaten time ecte njeriu i ditur me
nje kamion te cilin e terhiqte sikurse nje karroce me fuqin e diturise.  Prape, ne mendimet e mija
qarkullonte nje paqartesi rreth madhesise se kamionit, por ngurroja ta pyes se per cfare kamioni
mendon.  Pas nje kohe i braktisa mendimet e mija dhe i vendosa ne nenvetedije dhe nje iluminim
shkrepi nga ajo rremuje idesh kaotike.  Une e pyes mesuesin Feriz per nje ceshtje e cila me ka
munduar edhe me pare, por nuk ka ra biseda.  Ky ishte rasti i mire ta pyes Pse ne nuk i kemi
evidentuar rastet e rendesishme me shkrime.  Sot per te mesuar per historin tone ne duhet te
lexojm literature te huaj sepse na mungojn shkrimet.  Ai me tha cka e prita.  Ne gjithmon i fajsojme
te tjeret qe na paten okupuar gjate gjitha kohrave.  Ata ishin rojet e mjegulles qe me se miri i
pershkruan penda e te nderuarit tone, Akademik Qosjes.  Kjo bisede vazhdon edhe sot dhe
gjithmon perspektiva e jone jepe rezultate identike, fajtore eshte dora e huaj.
  Kur lundroj neper mendimet e mija gjeje disa kujtime interesante per librat qe i kame lexuar.
Po.  Ketu me kujtohen disa te dhanuna interesante per historin tone te shkrura ne nje liber, i
cili perafersishte quhet historia e Kosoves neper dokumentet Osmane.  Sigurishte se historia e
jone eshte e shkruar edhe neper dokumentet e vendeve tjera qe jane shkruar nga njeriu i huaj.
Njeriu eshte plote ndjenja.  Edhe kur shkruan shkrimet objektive ndjenjat reflektohen dhe shkrimet
marrin ngjyrat e subjektivizmit nga ndikimi i indoktrinizmit.  Te gjitha lendet akademike jane te
influencuara nga indoktrinizmi perveq Matematikes.  
 Interpretimi i filmave per qytetin e humbur, boten e humbur, atlantis etj jane nje pasqyrim i ndodhive
te pa dokumentuara mire dhe ato ose exagjerohen ose neglizhohen per arsye te mungeses se pjeseve
te shkruara.  Nese filmi artistike asgje nuk ka te verrtete, ai e dokumenton faktin se kur mungojne
shkrimet aktivizohen manipulimet.  Eshte e kjarte se Filmi eshte pjese e Artit dhe ate duhet ta kuptojm
figurativisht sepse e verrteta e servuar fshihet prapa metaforave.
 Neve na nevojiten shkrimet e vjetra, te mesme, dhe te reja sepse ato jane dokumente konfirmuese
per existimin tone.  Ato kane fuqi te shtyjne boten te na kuptoj dhe bisedoj me ne me seriozishte.
Skrimet mundesojne qe edhe te pa munduren ta beje te duket e mundeshme -  Deti u nda ne dy pjese
dhe Zoti krijoj rrugen per popullin e Izraeit ta kaloj detin dhe te shpetoj nga ushtria e Egjiptit.  Keta
i shkruan ligjet e Zotit ne Gure dhe historin e tyre ne libra.  Sot historianet boterore dhe shkenca si
perkrahese e provave experimentale merret edhe me kete mitologji sepse keto shkrime e kane
nderruar historin dhe proceset boterore.
 Edhe popujt tjere ju kan kushtuar nje kujdese te pa shmangshem shkrimeve ne pergjithesi e
sidomos evidentimin e ngjarjeve ne menyre kronologjike.  Ne kulturen Amerikane eshte e njohur
Family Tree ( Pema familjare) ku evidentohet historia e familjes.  Kjo me bene ta pyes vehten Duli
sa gjenerata njeh ne familjen tuaj?  Jo shume.  Te gjitha gjeneratat e familjes sime mund ti numroj
ne gishterinje dhe aty me duhet ti vendosi edhe disa gjenerata per te cilat nuk jam i sigurt sepse me
mbesin disa gishterinje pa simbolizuar asgje.  Me te verrtete njeriu nganjeher ka deshire te jete sikurse
tjeret dhe nganjehere ka deshire te jete raste i izoluar, por fatekeqesishte me historin familjare nuk
ndryshoje shume nga bashkekombesit e mije.
 Njeriu cdo dite e krijon historin pa e kuptuar ate pat thene nje dietar i madhe.  Edhe pse kemi leshuar
pe ne te kaluaren e ndritshme, mos te perserisim gabimin ne keto kohra te rendesishme per ne.  Sa
ma teper shkrime per njerzit dhe ngjarjet qe meritojne perndryshe do ti lexojme per nje pjese te historise
sone nga vendet fqinje dhe do te shohim filmat e interpretuar nga aktoret e huaj me skenar te huaj.
 Pamvaresishte se a do te shkruajm per vehten tone apo jo, une do te udhetoj edhe me tutje me autobus gjate veres, dimrit, vjeshtes, dhe pranveres, por kesaj rradhe pa mesuesin Feriz.  E sa i perket kamionit ai mbeti nje enigme per mua pa e kuptuar madhesin e tije. E neser nuk di, ndoshta femijet tone do te udhetojne me makina me moderne dhe kush e di, ata ndoshta nuk do te qajn koke per keto gjera.   E kush  di ndoshta do te behet boterorezimi i te gjitha kombeve, por duhet pergaditur rezistimin ndaj tretjes.