Koco Danaj-Bastione apo cifligje

23.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Analiza politike

Bastione apo cifligje?

(Analize nga Koco Danaj)

Rezultatet e zgjedhjeve lokale te 18 shkurtit vlejne shume me teper se nje
analize, me shume se nje liber. Per nje politike serioze, djathtas apo
majtas, ato duhet te sherbejne si reference dhe trajtese per nje kohe te
gjate. Ne disa raste duhet te sherbejne per permbysje politikash, ne disa
raste per reformime politikash. Dhe ne disa raste per permiresime politikash
apo konsolidimesh te tyre.
Po marrim nje prej problemeve te lindura, pas ketyre zgjedhjeve dhe te
permendura aq shume ne fjalorin e propagandes. Cili eshte ai ? Po ja se cili
eshte : Ne shume deklarime apo propagandime eshte thene se e djathta humbi
keto apo ato bastione, e majta humbi kete apo ate bastion qe eshte surpriza
e madhe e zgjedhjeve etj etj. Por ne asnje deklarim nuk eshte thene se e
majta apo e djathta humbi kete apo ate ciflig apo feud te ministrit,
ish-ministrit apo deputetit.
A kam te drejte per kete qe po them ? Analiza e meposhtme do ti jape
pergjigje pyetjes se parashtruar. Dhe objekt i analizes eshte humbja
spektakolare e se majtes ne Tepelene, Sarande, Konispol, Delvine, Ballsh
etj.
Deri me sot ato jane konsideruar si bastione te se majtes. Por vetem kaq.
Problemi nuk eshte thelluar. Per me teper nuk eshte analizuar. Emertimi
bastion me shume ka qene nje reminishence e se kaluares se sa nje realitet i
pas viteve 90-te. Pse e nenvizoj nje gje te tille ?
Tipari themelor i bastionit politik jane ne radhe te pare dallimi midis
politikave sociale. Ne cdo vend partite politike dallohen se jane te majta
apo te djathta me shume ne politikat sociale. Por neqoftese do ti pyesesh
qytetaret e Tepelenes, Memaliajt, Gramshit, Konispolit, Delvines, Permetit
apo fshatrave te tyre se cilat kane qene politikat sociale pergjate 15
vjeteve, nga e majta, do te te thone se :
Politika sociale ka qene rregullimi ne pune i farefisit te deputetit apo
deputeteve meqe nga keto rajone jane disa deputete ne Kuvend.
Politika sociale kane qene mirqenia dhe perfitimet e farefisit apo
mbeshtetesve te ngushte te deputetit apo deputeteve.
Politike Sociale ka qene shperndarja e ndihmave per te gjithe ne prag
fushatash, si miell, oriz, sheqer etj etj. Me hapur kjo lloje politike do te
thote se kemi te bejme me mirqenie me raste ose mirqenie vende vende. (Eshte
e njejta politike si qemoti kur agai apo feudali ne prag dimri shperndante
ndihma per familjet qe nku kishin miser. Ne vitin 2007, pragdimri do te
thote prag fushate)
Politike sociale eshte konsideruar edhe nje vize per ne Greqi, per te punuar
atje duke shkretuar vendin tend. Pra nuk kemi pasur asnje projekt, asnje
politike per zhvillimin e ketyre rajoneve, por kemi pasur politike per
zhvillimin e rajoneve te Greqise me qytetare shqiptare me orientim majtist.
Cka u tha me lart eshte thelbi i politikes sociale te zbatuar ne rajonet e
siperpermendura.
Po cfare eshte kjo politike, cili eshte thelbi i saj ?
E para : Shumekush e kupton se kjo lloj politike nuk eshte gje tjeter vecse
nje lloj socializmi feudal i aplikuar nga disa deputete te se majtes.
E dyta : Shumekush e kupton se kjo politike eshte nje kapitalizem plackites
i aplikuar nga disa deputete te se majtes.
E treta: Shumekush e kupton se ky eshte nje lloj kapitalizmi
internacionalist, i aplikuar perseri nga disa drejtues te se majtes.
Por cfare ndodhi?
Me kalimin e kohes dhe nga fushta ne fushate votuesit u ndergjegjesuan. Ata
filluan pak nga pak, por pa u ndalur te benin kaperximin e madh ; te
shndrroheshin nga turme ne qytetare, nga tifoze ne antare apo simpatizante,
nga e majte politike tradicionale ne e majte sociale aktuale. Prandaj edhe
filluan te rebeloheshin. Dhe ne pamundesi te alternatives, zgjodhen
ndeshkimin. Ne rastin konkret ndeshkim do te thote votim.
Prandaj, Tepelena, Ballshi, Delvina, Permeti Konispoli dhe fshatrat e tyre
duke qene te majte ne shpirt nuk votuan per majtistet e pashpirt. Sepse ata
historikisht kane qene qytetare te lire, ndersa ne periudhen e pluralizmit,
disa deputete tentuan ti shndronin ne bujkrober, duke u shndrruar vete ne
cifligare.
Dhe ne fund, duhet thene se : Rajonet e siperpermendura jane realisht
bastione te se majtes. Por ato nuk pranojne te jene cifligje te cifligareve
me kostum majtist. Thelbi i votes se tyre eshte: Si bastion jam me ty, si
ciflig jam kunder teje.
Eshte pergjegjesi e drejtuesve te se majtes qe ta kuptoje kete leksion
demokratik dhe tu mbushe mendjen qytetareve te rajoneve te siperpermendura
se i deshiron si bastione, por jo si cifligje.

Tirane, 20 shkurt 2007.