Hysen Ibra-Plani i Ahtisarit, si Kushtetuta e RSFJ

23.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Analiza politike

Ndërkaq Propaganda për Te, si Propagand ndaj Amandamenteve Prej 9-49 në Kushtetutën e Serbisë të 23 marsit, përkatësisht 28 marsit 1989.

I. Sipas histografisë, Kosova që nga antikiteti e deri më 1864,  kur Turqia nxori Ligjin për Vilajetet është quajtur Dardani, e cila ka qenë trevë e pandarë etnike, hapësinore (territoriale), kulturore, ekonomike, sociale dhe tradicionale e Shqipërisë. Prej vitit 1864, përkatësisht 1868, Dardania është quajtur Vilajeti  i Kosovës dhe ka qenë njëri  prej  vilajeteve më të  mëdhenj të Shqipërisë me një sipërfaqe prej 32.900 km2. “Vilajeti  i Kosovës përfshinte shtatë sanxhaqe –prefektura (të Prishtinës, të Nishit, të Piratit, të Prizrenit, të Pazarit të Ri (Jeni Pazarit), të Shkupit dhe të Dibrës, 37 kaza-nënprefektura, 8 nahie-treva dhe 1400 vendbanime,  ku jetonin 830.771 banorë, shumica absolute e popullsisë ishte shqiptare, pastaj kishte edhe boshnjakë, vlleh, serbë etj.” (Dr. Skënder Rizaj, Shqiptarët dhe serbët në Kosovë,  Prishtinë 1991 fq. 139). Nga pazarllëqet e bëra nga Fuqitë e Mëdha të Evropës, në Kongresin e Berlinit më 1878,  në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës më 1912/13 dhe Konferencën e  “Paqes”  në Versajë 1918/19,  i tërë Vilajeti i Kosovës, iu dhurua Serbisë nacional-shoveniste dhe ekspansioniste, si leckë.
II. Futja thellë e  thikës helmuese  të Fuqive të Mëdha të Evropës në trungun amtar autokton iliro-shqiptar për interesat gjenocidale dhe gllabëruese të shteteve fqinje  të Shqipërisë (Serbisë, Greqisë, Malit të Zi dhe  Bullgarisë, tash Maqedonisë), ishte dhe ende ka mbetur rasti më i padrejtë dhe më tragjikokomik në hapësirën e Evropës e më gjerë!!! “Kongresi i Berlinit (1878) me vendimet e aprovuara ia grabiti kombit shqiptar mbi 25.000 km2  territor me popullsi shqiptare prej 85 deri në 96 %. Sipas shënimeve kadastrale në Arkivin Shtetëror të Turqisë në Stamboll, që janë publikuar në disa gazeta, territori shqiptar administrohej në katër vilajete: Vilajeti i Kosovës me 32.900 kilometra katrorë; Vilajeti i Shkodrës me 10.800 kilometra katrorë; Vilajeti i Manastirit e 28.500 kilometra katrorë dhe Vilajeti i Janinës me 17.900 kilometra katrorë. Nga të dhënat kadastrale të administratës osmane shihet se trevat shqiptare që nga Mesjeta  e hershme e deri më 1912 kishin një sipërfaqe prej 115.000 kilometra katrorë. Nga ky territor, fuqitë evropiane me politikën e tyre e lejuan krijimin e një shteti shqiptar në hapësirë 28.500 kilometra katrorë”. (Dr. Hakif Bajrami, Politika e Shfarosjes së Shqiptarëve dhe Kolonizimi Serb i Kosovës (1844-1995) Prishtinë 1995 fq. 40). Lidhur me intrigat, kurthet, padrejtësisht dhe tradhtitë e fuqive të mëdha të Evropës, ndaj shqiptarëve, publicistja dhe humanistja e njohur znj.Mis Edith Durham shkruan: “Më therri  në shpirt, kur kujtova që Fuqitë e Mëdha rrinë në përgjim, si kafshët e egra grabitqare mbi kufijtë, gati për tu hedhur dhe për të bërë copë-copë këtë botë (botën shqiptare-H.I.)”. (Mis Edith Durham , Brenga e Ballkanit dhe vepra të tjera për Shqipërinë dhe shqiptarët, Tiranë 1991 fq.190). Shkëputja e pamëshirshme e territoreve dhe e popullit shqiptar nga trungu autokton  etnik i Shqipërisë, ishte e egër dhe e dëmshme, jo vetëm për shqiptarët, por edhe për popujt e tjerë liridashës dhe demokratik, “Shkëputja e Kosovës nga Shqipëria shkaktoi tronditje të tillë dhe ankth midis shumicës së shqiptarëve të Kosovës. Përveç pasojave të kuptueshme psikologjike, kufiri  i ri kishte ndërlikime  të rënda ekonomike për të gjithë shqiptarët, pa marrë parasysh anën e kufirit  ku ata gjendeshin...” (Miranda Vickers, Midis Serbëve  dhe Shqiptarëve, Një Histori e Kosovës, Tiranë 2004 fq. 117).
III. Krahas këtij realitetit tejet të hidhur të popullit shqiptar e bazuar në përpjekjet atdhetare dhe në luftërat heroike  shekullore të kombit shqiptar për pavarësi kombëtare dhe tërësi territoriale etnike që nga  antikiteti (pellazgët, veçmas nga Kongresi i Berlinit (1878), Ngase siç thotë Miranda Vickers: “Çështja e Kosovës u ndërkombëtarizua me Krizën e Madhe Lindore të vitit 1875”. (Vepra e cituar fq. 68). Me të drejtë njerëzit pyesin:“Ku e kanë zanafillën shqiptarët? Mos janë ata pasardhës modernë të grekëve apo të romakëve, të skllavëve ballkanas apo ndoshta të turqve?”. Për t’iu përgjigjur këtyre pyetjeve, së pari do të shqyrtojmë  gjetjet arkeologjike, pastaj punën kërkimore shumë të hollësishme  të ekspertëve të gjuhësisë dhe  në fund traditat popullore të ruajtura në kronikat më të hershme  të dijetarëve të lashtë. Kështu ne zbulojmë gjurmë të kulturës parahistorike të Shqipërisë, që nuk mund të kuptohen ndryshe. Ky popull i lashtë pellazg shënon një datë  më të hershme se zhvillimi i civilizimeve  të Greqisë dhe Romës. Vendosmëria  e tyre  për  të ruajtur identitetin e vet  etnik, pasioni i tyre për tokën, gjuhën dhe lirinë e tyre e kërcënuan nga të dyja perandoritë e krishtera, e Lindjes dhe  e Perëndimit, dhe më vonë nga Turqit osman  (dhe më në fund  pas  Kongresit të Berlinit-1878 prapë nga  hordhitë e egëra  serbo-sllave e helene- H.I.)”. (Edwin Jacques, Shqiptarët, Historia e popullit shqiptar nga lashtësia  deri në ditët e sotme, Tiranë 1995 fq. XIV). “Shqipëria e sotme e zvogëlua është bërë sanduiç midis ish-Jugosllavisë dhe Greqisë në bregun perëndimor të Gadishullit Ballkanik,  vetëm 40 milje në detin Adriatik larg nga  thembra e çizmes italiane”. (Po aty).
IV. Ndër shkaqet kryesore të një gjendje  të vështirë që e ka populli shqiptar sot, janë padyshim, “pozicioni i saj gjeografik. Shqipëria, megjithëse shpesh e izoluar, ka qenë përherë në udhëkryqin e perandorive dhe qytetërimeve. Në lashtësi, për shekuj me radhë , ajo është gjendur në kufirin politik, ushtarak dhe kulturor ndërmjet Lindjes dhe Perëndimit, në fillim midis perandorisë romake dhe qytetërimit grek, e më pas në Mesjetë, midis Evropës kristiane dhe Lindjes islamike. Zhan Klod Faverial, Historia (më  e vjetër) e Shqipërisë Tiranë  2004 fq.1. Ndërkaq nga pjesa e dytë e shekullit XIX, populli shqiptar prapë u ndesh me aspiratat ndër më të egërat nacional-shoviniste dhe ekspansioniste sllavo-helene të inspiruara, të nxitura dhe të ndihmuara e  të  përkrahura nga Rusia Cariste, por edhe nga shtetet e tjera fundamentaliste e fanatike pro ruso-sllavo-helene, si dhe nga kolaboracionistët shqiptarë (tradhtarët, servilët, karrieristët, përfituesit e egër të gjendjes së vështirë të popullit-si uzurpatorë, ndërtuesit e rindërtuesit e kundërligjshëm, udhëheqësit partiak e institucional të korruptuar e shkelës të interesave vitale kombëtare; mafiozë, kontrabandistë-veçmas të paluejtshmërive; karrieristë, aventurier, nepotistë dhe nëpërkëmbës të çështjes kombëtare e shtetërore shqiptare për interesa të ngushta partiake, grupore dhe familjare, si dhe konfesionalë përçarës të popullit, për interesat e shteteve armiqësore fqinje etj).
V. Bazuar në të drejtën ndërkombëtare, duke filluar nga Magna Karta (Karta e Madhe). “Askush nuk do ta quante mbretin Xhon dhe banorët e Anglisë demokratë, por megjithatë dokumenti që ata nënshkruan  në vitin 1215 në fushën Ranimid, përbën gurin themelor në historinë e regjimeve kushtetuese...Në Magna Kartë thuhet për shembull se mbreti duhet të këshillohet dhe të marrë pëlqimin e banorëve për të gjitha problemet me rëndësi për shtetin, përfshirë këtu edhe ngritjen e taksave. Në shekujt e mëvonshëm, mbi bazën e neneve të këtij dokumenti, u vendos që asnjë ligj nuk mund  të nxirrej dhe asnjë taksë nuk mund të ngrihej pa miratimin e trupit të përfaqësuesëve  të popullit-Parlamentit”. (Agjencia e Informacionit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Çfarë është demokracia? Tiranë dhjetor 1991 fq. 12). Për të kaluar te Deklarata  e Pavarësisë së ShBA-ve e datës 4 korrik 1776, sipas parimeve të saj “ Qëllimi kryesor i Kushtetutës ishte krijimi i një  pushteti qeveritar të fuqishëm me anën e zgjedhjeve, drejtpërdrejt i përgjithshëm ndaj vullnetit të popullit”. (Zyra e Programeve Ndërkombëtare të Informacionit, Departamenti i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, vështrim mbi sistemin Amerikan  të Qeverisjes e datës 26 gusht 1789. Kushtetuta e Dytë e Francës që u nxuerr pas Revulicionit të Madh Borgjez të vitit 1789,  Konventa e Hagës e Vitit 1899 dhe 1907, Karta e Atlantikut e miratuar më 14 gusht 1941 nga (ShBA-të, Anglia dhe BRSS-ja). Pastaj pasojnë: Karta e Kombeve të Bashkuara e dt. 26 qershor 1945, Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut e datës 10.12.1948, Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial e dt. 14 dhjetor 1960, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Ekonomike, Sociale e Kulturore i dt. 16.12. 1966, Pakti Ndërkombëtar për të Drejtat Civile dhe Politike i datës 16.12.1966, Rezoluta nr.1244/1999 e dt. 10 qershor 1999 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Korniza Kushtetuese për Vetëqeverisjen e Përkohshme në Kosovë e Përfaqësuesit Special të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së dhe së fundi, Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës të Emisarit specialë të Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, përkatësisht i Kryenegociatorit për Kosovën z.Marti Ahtisari e datës 02 shkurt 2007.

 Paralelizëm Kushtetutes së RSFJ-së të Vitit 1974 dhe Propozimit                Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës,
                                              të Marti Ahisarit

   Në parimet themelore nën I, paragrafi 2  të Kushtetutës së ish-RSFJ-së të vitit 1974, thuhet: “Njerëzit punues dhe kombet e kombësitë realizojnë të drejtat e veta sovrane në republikat socialiste dhe në krahinat socialiste autonome në pajtim me  të drejtat e tyre kushtetuese”. Në parimin e II-të  të kësaj kushtetuese, thuhet: “Rregullimi shoqëror socialist i Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë, bazohet në  pushtetin e klasës punëtore dhe të të gjithë njerëzve punues dhe në marrdhëniet midis njerëzve si prodhues  e krijues të lirë  e të barabartë, puna e të cilëve shërben  ekskluzivisht për plotësimin e nevojave të tyre personale e të përbashkëta”. Ndërkaq në  nenin 4 të Kushtetutës në fjalë thuhet: “Krahina socialiste autoktone  është bashkësi autonome  socialiste shoqërore-politike  vetëqeverisëse demokratike e  bazuar në pushtetin  dhe vetëqeverisjen e klasës punëtore dhe të të gjithë njerëzve punues, në të cilën njerëzit punues e qytetarët, kombet e kombësitë realizojnë  të drejtat e veta sovrane, e kur kjo është në interes të përbashkët të njerëzve punues e të qytetarëve, të  kombeve  e të kombësive të Republikës  si tërësi  e përcaktuar me  Kushtetutën e Republikës  Socialiste të Serbisë edhe në  Republikë”. Përkundër një përcaktim të tillë formal që i bëhej kinse lirive, të drejtave dhe barazisë së popujve dhe klasave, realiteti ishte krejt ndryshe. “Kosova është zhvilluar më ngadalë nga viset e tjera të Jugosllavisë; niveli i prodhimit shoqëror në vitin 1947 ishte 49.2%  nga mesatarja e vendit, në vitin 1976 ai ra në  32.2 %, kurse në vitin 1988 në 28.6 %”. (Prof. Dr. Nuri Bashota, Ekonomia  e Kosovës në dritën e masave  më të reja të Këshillit Ekskluziv Federativ”. (Gazeta “Rilindja e dt. 24.12.1989 fq.5).Nga  dëshmia tjetër mësojmë : “Viktimë e kësaj fushate serbe , parafillimit të konflikteve të armatosura të këtij viti (1998), janë  rreth 500.00 shqiptarë, pra rreth një e katërta e popullsisë së Kosovës,  që u shtrëngua t’i braktisë vatrat e veta dhe të cilat sot jetojnë në vende të ndryshme  të Evropës Perëndimore dhe në Amerikë. Gjatë këtij viti,  ndërkaq,  më shumë se 400.000 shqiptarë kanë qenë  të shtrënguar t’i braktisin vatrat e tyre dhe të vendosen ë pjesë të tjera  të Kosovës dhe jashtë saj,  si në Shqipëri, në Mal të Zi dhe në vende të tjera. Sot, më shumë se 430 fshatra të  Kosovës janë  plotësisht ose pjesërisht të zbrazëta, në të  cilën, pasi janë plaçkitur, janë rrënuar rreth 45.000 objekte,  është shkatërruar  e tërë pasuria e këtyre zonave  dhe  ato sot janë  plotësisht të shkreta. Nga regjimi serb kundër shqiptarëve të Kosovës deri sot janë  regjistruar 1712 shqiptarë të vrarë, ndër të cilët, rreth gjysma janë fëmijë, gra dhe pleq. Nga ana tjetër 1440 shqiptarë i kemi të regjistruar si ë zhdukur, ndër të cilët druajmë se në pjesë  e madhe  e tyre nuk janë më ndër të gjallët, të paktën duke u mbështetur në  zbulimin e vazhdueshëm të kufomave të këtyre njerëzve të zhdukur kohët e fundit” (Prof. Dr. Pajazit Nushi,  gazeta “Koha Ditore”  e dt. 27.10.1998 fq. 6). Ndërkaq “Në periudhën 10 vjeçare (1981-1990) rreth 1.100 ushtarë shqiptarë u dënuan me burg afatgjatë në  procese të montuara politike, kurse 63 ushtarë shqiptarë u vranë nga armata e Jugosllavisë”. (Instituti i Historisë, Prishtinë, Dëbimet e shqiptarëve dhe Kolonizimi i Kosovës, (1877-1995), Prishtinë 1997 fq. 68). Serbia terroriste nuk la  pa i helmuar “7.421 qytetarë, kryesisht të rinj, i cili filloi më 21 mars 1989, në vitin kur filloi të rrënohet me dhunë dhe tërësisht autonomia e Kosovës, që përfundoi më  6 dhjetor 1990, në vitin kur rrënimi i arsimit shqiptar merr përmasa shqetësuese dhe dramatike. Nga aspekti i së drejtës ndërkombëtare sistemohet në akte më barbare, më sadiste dhe më gjenocidale që mund të ketë ndodhur në Evropën e civilizuar në pesë dekadat e fundit”. (Halim Hyseni, E vërteta për helmimet, Prishtinë 1996 fq. 21). Rastet e gjenocidit, ekocidit, urbacidit dhe etnocidit serbo-sllav kundër shqiptarëve janë të shumta, të egëra dhe të llojllojshme, për ata që dëshirojnë të  rezonojnë drejt dhe pa dallim! Më  në fund Serbo-Jugosllavia terroriste, Kosovës ia mohoi subjektivitetin në ish-RSFJ dhe  Kushtetutën e vitit 1974, si dhe e okupoi në mënyrë klasike  me polici, ushtri dhe me serbo-malazezët kolonista dhe  kriminelë të Kosovës.
    Edhe populli shqiptar dhe josllav i Kosovës nuk ka ngelur duar kryq, filloi me arsim dhe shëndetësi nëpër shtëpi private, me aktivitete kulturore e sportive, me pastrim e higjienë nëpër vendbanime dhe aksione në mirëmbajtjen dhe rregullimin e ambientit; me aktivitete humanitare. Veçmas me nxjerrjen e Deklaratës Kushtetuese  të  02 korrikut 1990,  me nxjerrjen e Kushtetutës së Kosovës të 07 shtator 1990, me mbajtjen e referendumit gjithë popullor për Kosovën,  shtet sovran dhe  i pavarur i mbajtur më 26-30 shtator 1991,  me miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, Kosova shtet sovran dhe i pavarur, e miratuar nga Kuvendi i Kosovës më 19 tetor 1991 dhe  me nxjerrjen dhe  miratimin  e një seri të akteve të tjera juridike, duke mos e  anashkaluar as veprimtarinë e  frytshme  të KMLDNJ-së dhe  të aktiviteteve të partive politike e të asociacioneve  jo politike (OJQ-ve). Mirëpo tëra këto  nuk u morën parasysh nga faktori ndërkombëtar, me përjashtim të ShBA-ve  me aleatët e saj,  bile as nga Fatos Nano e Sali Berisha. Me të  drejtë edhe ish-presidenti i Asamblesë parlamentare  të Këshillit të Evropës, lordi Russell Johanston pat  thënë: “Hezitimi i zyrtarëve ndërkombëtar në marrjen e vendimeve është një nga arsyet pse situatat në rajonin Ballkanik tensionohen”. (Gazeta “Koha Ditore”  e dt. 27.04.2001 fq.2). Pastaj, ky intelektual dhe diplomat i mirënjohur shton: “Rugova  vazhdoi me rezistencën paqësore për 10-vite, por ishte vetëm zëri i kallashnikovëve që solli rezultate të prekshme dhe të shpejta... dhe në Jugosllavi, nuk  mjafton vetëm demonizimi i Millosheviqit. Nuk i  ka bërë të gjitha Millosheviqi vetë” etj,. (Po aty). Faktorit ndërkombëtar dhe mjerisht edhe një  kategorie të kolobarcionistëve shqiptarë në Shqipëri dhe në  Kosovë, ish-ministri i mirënjohur i Austrisë z. Alojz Mok pat thënë: “Kosova duhet t’i kthehet Shqipërisë”. (Revista kulturore, arti e letërsie”Fjala” nr. 23 e d.  23 qershor 1992 fq.1). Ndërkaq, ish-kryetari i mirënjohur i ShBA-ve  dhe miku i nderuar i shqiptarëve  dhe njëri prej demokratëve  e vizionarëve të paqes, stabilitetit dhe demokracisë në botë, zotëri Bill Klinton, me rastin e një vjetorit të bombardimit të NATO-s kundër forcave serbo-malazeze dhe  caqeve të tyre në Kosovë dhe në hapësirën e ish-RSFJ-së, tha: “Rreziku nuk i kanoset vetëm shqiptarëve, në këtë rast Kosovës por Ballkanit dhe Evropës të Lirë”. (Gazeta “Fakti” Shkup dt.  24 mars 2000 fq.1).

                    Trajtimi i Statusit të Kosovës

     Kosova njëra prej trevave më të mëdha dhe çerdhja e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (10 qershor 1878) dhe vatër e patriotizmit shqiptar, asnjëherë nuk është trajtuar drejtë, nga faktori ndërkombëtar. Përkundrazi, edhe pse është shkëputur padrejtësisht, nga trungu amtar një pjesë në Kongresin e Berlinit (1878) si Sanxhakun e Nishit dhe Piratit dhe Kosova, Kosova Lindore me Sanxhakun e Jeni Pazarit në Konferencën e Ambasadorëve në Londër , faktori ndërkombëtar dhe disa servilë shqiptarë që çdo herë kanë qenë kancer në trupin e popullit kanë injoruar, mohuar dhe ngulfatur përpjekjet serioze të popullit shqiptar për pavarësi, tërësi territoriale dhe demokratizim dhe zhvillim te jetës institucionale në Kosovë dhe treva të tjera shqiptare, si në Serbi,Mal të Zi,Maqedoni dhe Greqi. Kështu u veprua edhe në dekadën e fundit të Shekullit XX dhe në dekadën e parë të shekullit XXI. “Në gusht të vitit 1992, në Londër, nën drejtimin e OKB-së, u zhvillua një Konferencë për Jugosllavinë, e organizuar nga vendi mikpritës , në të cilën përveç palëve ndërluftuese, morën pjesë edhe shumë përfaqësues të BE –së dhe të OKB-së. Në të ishte ftuar edhe një delegacion i nivelit të lartë nga Kosova, por anëtarët e tij nuk u lejuan të merrnin pjesë drejtpërdrejtë në televizion. Kosovarët i drejtuan një memorandum Konferencës, ku theksohej se heqja e autonomisë së Kosovës kishte qenë një akt antikushtetues, ndaj të cilit kosovarët kishin reaguar me vetëpërmbajtje dhe në kuadrin e ligjeve ekzistuese”. (Walfrang Petritsch e Robert Pichler, Rruga e gjatë në luftë - Kosova dhe Bashkësia Ndërkombëtare 1989 – 1999, Prishtinë 2002 fq.76) Arsye për mosnjohjen e Kosovës njësi e barabartë me republikat e tjera të saja, është se : “Kosova dhe Vojvodina, nuk ishin njohur si pjesë sovrane të Federatës jugosllave dhe për këtë arsye nuk u njohën si palë në çështjen e trashëgimisë së Jugosllavisë. Ky vendim bazohej në përfundimet e të ashtuquajturit Komisioni i Badinterit, i cili u krijua nga BE-ja më 1991 për sqarimin e çështjes së trashëgimisë shtetërore të Jugosllavisë” (Po aty faqe 76-77). Mjerisht edhe “Marrëveshja e Dejtonit solli pasoja të rënda për zhvillimet në Kosovë : përpjekjet shqiptare për zgjedhjen e ngutshme të çështjes së Kosovës nuk dhanë asnjë përfundim konkret. Po ai Sllobodan Millosheviqi, i cili mban përgjegjësinë kryesore për shkallëzimin e konfliktit në krainë (Bosnje– H.I.), në Dejton u shugurua si garant i një marrëveshjeje ndërkombëtare të Paqes. Marrëveshja, e cila duhej të garantonte paqen dhe stabilitetin e mbarë rajonit, thuajse e la krejtësisht mënjanë Kosovën”. (Po aty, fq.81). Bashkimi Evropian bën një shkelje më të rëndë të të Drejtës Ndërkombëtare për llogari të Serbisë dhe të Malit të Zi, kur në fillim të vitit 1996 e njohi Republikën Federative të Jugosllavisë (RFJ-në) – Serbinë dhe Malin e Zi. Përkundër faktit se Këshilli i Sigurimit i OKB-ës me Rezolutën nr. 757 (1992) e refuzoi kërkesën e RFJ-së (Serbisë dhe të Malit të Zi) për të vazhduar automatikisht anëtarësinë e ish-RSFJ-së në Organizatën e Kombeve të Bashkuara. Serbia okupatore edhe në Rambuje në bisedimet e delegacioneve shqiptaro – serbe nënshkrimin e Marrëveshjes “më 17 mars 1999 duke kërkuar, kinse më tepër kohë për bisedime”. (Po aty,fq.240). Siç dihet, delegacioni i Kosovës, Marrëveshjen e Përkohshme për Paqe dhe Vetëqeverisje në Kosovë të 23 shkurtit 1999 e nënshkrojë më 18 mars 1999”, ashtu edhe dy ndërmjetësuesit ndërkombëtar (të Grupit të Kontaktit, Wolfrang Petritsch e Christofer Hill). Përfaqësuesi rus, Boris Majorski dhe delegacioni serbë nuk e nënshkruan as  më 23 mars 1999, një ditë para se forcat e NATO-s të fillojnë bombardimin e forcave kriminele të FRJ-së më (24 mars 1999), deri më 10 qershor 1999, kur kapitulluan para forcave të UÇK-së dhe të NATO-së.
     Lirisht mund të konkludojmë se reagimi ndaj krimeve,shkatërrimeve, mohimeve, akuzave të pabaza, gënjeshtrave dhe mashtrimeve të serbëve,  malazezëve e maqedonëve, por edhe grekëve, institucionet e  bashkësisë ndërkombëtare, nuk reagojnë apo reagojnë tepër butë e përkëdhelës. Bile edhe i përkrahin me ndihma e donacione të majme, siç veprojë “ Këshilli i Evropës në Strasburg më 3 prill 2003, kur e shpërblejë “Unionin Serbi-Mali i Zi me 400 milionë  euro”. (Gazeta “Zëri” e di. 4 prill 2003), edhe pse Kosova trajtohet pjesë e Serbisë në preambulën e kushtetutës  së saj, pa bërë, ky union asgjë për  demokratizimin  e Serbisë me shtetet fqinje dhe popujt e tjerë,  jo serbo-malazezë dhe ndaj institucioneve të bashkësisë ndërkombëtare. Ndërsa ndaj Kuvendit të Kosovës, i cili më 15 maj 2003  miratoi “Rezolutën për  njohjen e luftës së popullit  të Kosovës për liri dhe pavarësi”,  që u miratua me koncenzues të plotë nga të gjithë  deputetët e këtij kuvendi, përveç atyre serbë e malazezë reagojë menjëherë”. (Gazeta “Zëri” dt. 16 maj 2003). Ish-senatori i mirënjohur amerikan, zotëri Bob Dol, bashkësisë ndërkombëtare ia ka tërhequr vërejtjen se “Serbët deri tash nuk kanë ndie kurrfarë presioni real, që kishte me i  detyruar, që ta pranojnë planin paqësor”. (Gazeta serbe “Borba” e dt.  1 dhjetor 1994). Edhe z.Albin Kurti,  lider i Lëvizjes Vetëvendosja, në një takim të shoqatës së Familjeve të të Zhdukurve, më 11 nëntor 2003, tha: “Serbia njeh vetëm gjuhën e ultimatumit, si ai i Kongresit amerikan”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 12 nëntor 2003 fq.5) Përcaktime me mesazhe të qarta se si ka qenë dashur dhe duhet vepruar me Serbinë  terroriste janë: njëri prej avokatëve më të afirmuar serb, z. Sergja Popoviq, thotë: “Nuk ka paqe deri sa Serbia  nuk mundet ushtarakisht”. (Gazeta serbe “Borba” e dt. 19 tetor 1994 fq. 16). Përkundrazi, “Konferenca e Londrës, që u mbajt në gushtë të vitit 1992, bindshëm i siguroi serbët se  intervenimi ushtarak nuk do te ketë”. (Gazeta “Borba” e dt. 23-24 korri 1994). Ndërsa, analisti i radios “Evropa e Lirë”, z.Patrick Moore rreth statusit të Kosovës, thotë:  “Gabimi më i madh që është bërë nga  viti 1999,  është sjellja e Beogradit në procesin negociator, në vend se, që nga fillimi t’u thuhej se e kishin humbur luftën dhe se me veprimet në vitin 1998 dhe  1999, kishin humbur çdo të drejtë që të thirreshin në Kosovën”. (Gazeta “Epoka e Re” e shtunë 16 dhjetor 2006 fq.3).

      Vërejtjet në Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen
                             për Statusin e Kosovës

     Akti i fundit ndërkombëtar i quajtur nga zhargoni politikë në Kosovë, herë si dokument, herë si pako, herë si plan dhe herë si draft etj., i Ahtisarit. Shqiptarëve dhe të tjerëve josllav në Kosovë iu shtini dy këmbët në një këpucë, siç thotë populli. Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës, i cili siç është shkruar iu është dorëzuar nga Kryenegociatori për statusin e Kosovës, z.Mahti Ahtisari iu ka dorëzuar Prishtinës dhe në Beograd më 02 shkurt 2007. Kjo,  marrëveshje, qytetarëve të Kosovës iu ofrue nga shtypi i përditshëm më 03 shkurt 2007.
       Si qytetar i Kosovës dhe jurist-urbanist, ndjeva nevojë dhe përgjegjësi që ta jap mendimin tim,  për këtë akt juridik ndërkombëtar, që na ofrohet si bazë për statusin e ardhshëm të Kosovës. Jo është një akt  ndërkombëtar i padefinuar (jo përcaktues) e hipotekar për  shqiptarët dhe të tjerët josllav dhe avancues për kolonistët serbë,  si popull shtetformues me të drejtë vetoje dhe bllokimi, përkundër krimeve që kanë  bërë dhe mosnjohjes dhe  pranimit të Kosovës për shtet të tyre dhe përbërjes shumë  të ulët (3-6%) në strukturën e përgjithshme  të popullsisë së Kosovës. Edhe për Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë të vitit 1989, më 20 tetor 1988 në Kuvendin e Kosovës, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e politikës dhe të institucioneve shtetërore të  ish-Jugosllavisë, Serbisë, të Kosovës e deri të ata të komunës së Prishtinës. Ku u mbajshin diskutimet për Amendamentet në Kushtetutën  Serbisë prej IX-XL,  kam thënë: “Amendamentet prej IX-XL që propozohen në  Kushtetutën e Serbisë të vitit 1974, janë  të rrezikshëm, sikurse ndryshimet kushtetuese të krajlit  të Serbisë, Aleksandër Karagjergjoviqit të vitit 1929, i cili ndryshoi me dhunë ushtarako-xhandarmërie,  Kushtetutën e Vidovdanit të vitit 1921, duke mohuar dy popujt shtetformues të Jugosllavisë së Paqes së Versajit të vitit 1918/1919 (kroatët e sllovenët) dhe në vend të parlamentit të shtetit, vuri pushtetin  e huntës ushtarake serbe” dhe “Nuk jam për Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, që Kosovës i mohohet subjektiviteti  në RSFJ dhe Kushtetuta e vitit 1974 e që populli shqiptar nuk përcaktohet komb,  por pakicë. Unë jam që Kosova në aspekt të statusit, të avancohet në Republikë  e barabartë me republikat e tjera të saj.  Ngase, populli shqiptar është populli i tretë për nga numëri në Jugosllavi,  pas serbëve  dhe kroatëve,  kurse gjuha shqipe, është gjuha e dytë, pas gjuhës serbo-kroate etj”.
     
      Vërejtje veç e veç në tekst të dokumentit të Kryenegociatorit
                               për statusin e Kosovës

    Në, dispozitat e përgjithshme, në nenin 1 paragrafi 1, kemi padrejtësinë e parë  dhe më të rëndë për Kosovën dhe popujt  e saj, veçmas për popullin shqiptar dhe të tjerët josllav. Natyrisht një prej koncesioneve dhe përligjjeve që ju bëhet kolonistëve kriminelë serbë,  ngase nuk përcaktohet se: “Kosova është shteti i pavarur dhe demokratik i popullit shqiptar dhe i pakicave të tjera, të cilët e njohin, e pranojnë dhe veprojnë  për te, bazuar në të drejtën e përhershme  të kombit shqiptar për vetëvendosje. Por, Kosovën e përcakton shoqëri shumë etnike”, si shoqëri sportive, kulturore, organizata jo qeveritare etj! Padrejtësi tjetër dhe gabim i rëndë që është në kundërshtim edhe me të drejtën ndërkombëtare është paragrafi 6 i nenit 1 të  dokumentit se: “Gjuhë zyrtare në Kosovë do të jenë  gjuha shqipe dhe serbe”.  Ngase nuk ka asnjë mbështetje në aktet juridike të të drejtës ndërkombëtare, nuk ka  bazë reale  në përbërjen e strukturën e përgjithshme  të popullsisë së Kosovës (3-6 %), serbët janë kriminelë, përkatësisht kanë bërë në vazhdimësi gjenocid dhe shkatërrime ndaj shqiptarëve dhe tash nuk e njohin realitetin e ri- Kosova shtet i pavarur dhe sovran më 11.960 km2. Pastaj ky dokument nuk i përmend gjuhët e pakicave të tjera në Kosovë. Shkelje tjetër të rëndë të të drejtës ndërkombëtare dhe të popullit të Kosovës, kemi në nenin 1 paragrafi i fundit (paragrafi 10), kur thuhet: “Komuniteti ndërkombëtar do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të  ketë tërë pushtetin e domosdoshëm për të siguruar implementimin efektiv dhe efikas të kësaj Marrëveshje...”. Këtu kemi  një hegjemonizëm kolonial ndaj Kosovës dhe  shkelje të  Kartës së Kombeve të Bashkuara të 26.06.1945, Deklarata e Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut e dt. 10.12.1948 dhe  Deklarata për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial të  dt. 14 dhjetor 1960 etj.  Për arsye se: “I tërë pushteti i pezullimit të ligjit ose i zbatimit të ligjit nga ana e çfarëdo pushteti pa pëlqimin e popullit , cenon të drejtat e tij  dhe nuk guxon të  bëhet” dhe “Parimi i çdo sovraniteti  qëndron qenësisht në kombin.  Asnjë trup, asnjë individ, nuk mund të ushtrojë  pushtetin, që nuk buron shprehimisht prej tij, prej atij” etj. Vërejtje tjetër kam në nenin 6 paragrafi 6.3. ku bëhet fjalë për decentralizimin perfid, që komunat të kenë të drejtën e “bashkëpunimit tej kufitar” pa pëlqimin e institucioneve qendrore të Kosovës.
   Neni 7 dhe aneksi V i dedikohen “Trashëgimisë Kulturore dhe Fetare”,  kryesisht manastireve (kishave) ortodokse  serbe  (KOS). I pa  bazë dhe i pa logjikë, plotë konfuzitet dhe padrejtësi që  fusin konflikte dhe urrejtje  ndëretnike (shqiptaro-serbe) dhe  konfesionale (ortodokse, serbe  dhe katolike  e ortodokse shqiptare), por edhe popullore  e  institucionale  janë paragrafët 7.2, 7.3  dhe 7.4. të nenit 7 dhe  paragrafi 1.2 e 1.4 të nenit 1 të Aneksit V; paragrafi 2.2  i nenit 2 të këtij aneksi paragrafi 3.1.2. të nenit  3, nenit 4, veçmas paragrafi 4.11 dhe 4.1.2. etj dhe neni 6 i aneksit që  i dedikohet Kthimit të artofakteve arkeologjike dhe etnologjike.  Për  me qenë sa  më racional dhe konkret do t’i theksoi disa  prej arsyeve më të rëndësishme që i kontestoi dispozitat e  sipërshënuara  të nenit  7 dhe aneksit të V të dokumentit  të z. Marti Ahtisarit. Në dokument, nuk bëhet fjalë fare që së pari të verifikohet pronësia etnike “nacionale” e manastireve e kishave  në Kosovë. Ngase Serbia okupatore ndër të tjera ka përvetësuar  dhe uzurpuar me dhunë dhe padrejtësi edhe manastiret dhe kishat iliro–shqiptare, një pjesë e tyre i ka rrënuar edhe mbi bazamentin dhe pronën e tyre ka rindërtuar ato sllavo-ortodokse. Në rastin konkret, hartuesi, përkatësisht propozuesi  i dokumentit ka qenë  i obliguar që së pari  të parasheh  bazën juridike, për themelimin e një Komisioni profesional dhe heterogjen nga  përfaqësuesit shqiptarë, serbë dhe nga UNESCO-ja. Pas  verifikimit dhe konfirmimit  të etnitetit të manastireve dhe kishave në  Kosovë, me u  verifikuar statusi i  tyre urban  (të ndërtuara  me  leje e në pajtim me  rregullativën juridiko-urbanistike dhe të ndërtuara në kundërshtim me  rregullativen juridike-urbanistike, për qëllime politike, spastrimt etnik, kolonizimit dhe urrejtje ndëretnike dhe ndërkonfesionale (fetare) “Bashkësia Islame dhe Kisha Katolike të Kosovës kërkojnë, mosanashkalim të trashëgimisë së tyre kulturore, mdërsa Kisha ortodokse serbe është privilegjuar tepër” (Gazeta “Infopress” e dt. 20.02.2007 fq. 16). Ato që  janë  të kundërligjshme e politike  me i autorizuar  organet (institucionet) kompetente që t’i rrënoj, ndërsa inkriminuesit dhe impikuesit me iu shtruar përgjegjësisë. Për manastiret dhe kishat e ndërtuara në pajtim me rregullativen juridiko-urbanistike me respektuar normativen (standardet) ndërkombëtare  dhe kombëtare. Në dokumentin e Ahtisarit,  jo vetëm që  nuk ipet baza  e shëndoshë  për ta vë  në binarë adekuat,  trashëgimin kulturore dhe fetare  në Kosovë, që është njëra prej komponentëve  kryesore që e dëshmon: lashtësinë, shtrirjen hapësinore, civilizimin dhe përkatësinë fetare dhe kombëtare (etnike) të një populli, si dhe i shuan konfliktet dhe urrejtjet ndëretnike etj.,  por kishës ortodokse (KOS-it) i jep kompetenca dhe të drejta  të pakufishme dhe papërgjegjësi totale, ndaj institucioneve përkatëse të Kosovës! Për  kundër faktit se sipas rregulativës  përkatëse ndërkombëtare “çdo subjekt dhe person, në përputhje  me ligjin, është i detyruar të mbrojë  pejsazhet dhe vlerat natyrore me interes, si dhe gjërat e vlerat kulturore dhe trashëgiminë monumentale.
     Shteti, bashkësitë lokale, profesionale dhe konfesionale sigurojnë ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore etj.
     Sa i përket trajtimit të trashëgimisë fetare dhe kulturore në dokumentacionin e z. Ahtisari, lirisht mund të konkludojmë se trajtim dhe kompetenca të pakufishme, kishës ortodokse serbe, nuk iu ka dhënë aq, as cari serb Stefan Dushani (1331-1355) dhe Sllobodan Millosheviqi “(kasapi i Ballkanit)” gjatë kohës së sundimit tiran të tij në Kosovë  (23 mars 1989-12 qershor 1999). Dëshmi më e mirë janë aktet  juridike-urbanistike dhe veprimet e tyre dhe propozimet e afruara në dokumentin ndërkombëtar të z. Ahtisari. Pastaj dokumenti ka edhe kolezion (kundërshtime) në mes vetë dispozitave të dokumentit. Që ka një prapavi të keqe politike, që shqiptarët në mënyrë perfide juridike futën në gërshërë të padrejtësisë. Pakoja e z. Ahtisarit për statusin e Kosovës, na përkujton “Marrëveshjen për normalizimin e sistemit arsimorë për nxënësit dhe studentët shqiptarë në Kosovë, e nënshkruar nga dr. Ibrahim Rugova për Kosovën dhe nga  Sllobodan Millosheviqi për Serbinë, më 02 shtator 1996 e  ndërmjetësuar nga  Shën Edixha” (Miranda Vickers,  Midis Serbëve dhe Shqiptarëve, Tiranë 2004 fq. 366), që nuk ka dallim asgjë prej saj.Në nenin 3 të dokumentit të z. Ahtisari, thuhet se: “Komunitetit kombëtar do të mbikëqyrë, monitorojë dhe do të ketë tërë pushtetin e domosdoshëm për të siguruar implementimin efikas të kësaj Marrëveshje”. Ndër  kaq në Nenin 3 paragrafi 3.1.1 të Aneksit të 5, thuhet: “Përgjegjësia kryesore për garantimin e sigurisë të trashëgimisë kulturore dhe fetare  të Kosovës, do  të bie  mbi organet kosovare të zbatimit të ligjit, e në veçanti  mbi shërbimin Policor të Kosovës (ShPK-së). Mbrojtja e objekteve kulturore dhe fetare serbe  do të jetë detyrë e veçantë operacionale për ShPK-në”...
     Vërejtja tjetër me interes  vital për Kosovën është neni 8-Çështjet ekonomike dhe planësore. Në paragrafin 8.2 thuhet: “të gjitha borxhet e Republikës së Serbisë, të cilat i ngarkohen Kosovës, si rezultat i procesit  të alokimit të borxheve, siç parashihet me Aneksin VI të kësaj Marrëveshje, do të konsiderohen detyrime financiare të Kosovës”. Obligim të njëjtë kemi edhe në  Aneksin VI- neni 1 të dokumentit.
   Në  dokument nuk bëhet  fjalë se Serbia ka  obligime ndaj Kosovës për dhënien e suksesionit të ish-RSFJ-së, reparacionet e luftës fondet e plaçkitura,  uzurpimet, përvetësimet,  plaçkitjet e vjedhjet që i ka bërë Serbia terroriste dhe kriminelët serbo-malazezë subjekteve juridik (institucioneve),  personave civilo-juridik dhe qytetarëve në Kosovë dhe tërë këtë me kamatë. Kjo është një padrejtësi ekstreme  që i bëhet Kosovës dhe popullit të saj me këtë dokument. Aq, më tepër kur dihet se Kosova me pasurit e saja ka qenë bazament i eksploatimit të Serbo-Jugosllavisë,  siç thotë edhe përfaqësuesi i Bankës Botërore, z. Rosi Ol Suliva, “Kosova ka pasur mbi 40% të pasurive  nën dhe mbi tokësore në tërë ish-Jugosllavinë”. (Gazeta “Zëri” e dt. 4.10.2000 fq. 3).
   Pronësisë  së luajtshme dhe të paluajtshme në Kosovë me dokumentin e z. Ahtisarit nuk  i bëhet  një trajtim serioz ligjor, me qëllim që të vihet në baza të shëndosha reale. Siç është e ditur i tërë dokumentacioni tekniko-kadastral, juridik, ekonomik dhe arsimor, Serbia vandale dhe plaçkitëse i ka bartur për Serbi dhe i ka shpërnda nëpër komuna të saj, këtë dokumentacion të plaçkitur nga Kosova, me qëllim qe çdo njëra komunë e Serbisë  të përfitojë nga institucionet, komunat dhe qytetarët e Kosovës. Këtë e di fare mirë faktori ndërkombëtar dhe vetë z. Ahtisari. Andaj në bazë të realitetit dhe të drejtës ndërkombëtare nuk ka qenë dashur, që mos të parashihet në formë ultimative, kthimi i këtij dokumentacioni dhe me u bë evidentimi, verifikimi dhe konfirmimi i pronësisë, veçmas të asaj të paluajtshme të Kosovës, me gjendjen para datës 22 mars 1989. Veprim, ky i njohur që nga parahistoria, kur egjiptianët  e vjetër, 5-6 shekuj para erës sonë, kanë bërë evidentimin, verifikimin dhe konfirmimin e pronësisë  së paluajtshme  pas vërshimit të lumit Nil, apo pas ndryshimeve të mëdha natyrore  e shoqërore (civile) edhe në vendet e tjera si në Poloni e Çeki etj. Prej kësaj rrjedhë konkludimi se çdo ndryshim në pronësi, si në aspektin e sasisë, cilësisë, destinimit dhe të pronarit në bazë të ligjeve dhe të dokumentacionit të lëshuar nga Serbia dhe pushteti  i saj i dhunshëm i instaluar në Kosovë, por edhe nga administrata e  UNMIK-ut dhe e Kosovës (qendrore  e lokale-komunale) pa bazë ligjore është NUL, përkatësisht nuk ka veprim juridik dhe të inkriminuarit dhe të involvuarit do të përgjigjen. Trajtim të veçantë pronësia gëzon, që nga Deklarata e Pavarësisë e 4 korrikut 1776, ku në Amendamentin V thuhet: “askujt nuk mund ‘i merret prona private për përdorim të përbashkët pa shpërblimin përkatës”.
     Absurditeti tjetër sa i përket pronës, kemi kur dokumenti i z. Ahtisarit në Aneksin V-të  neni 1 paragrafi 1.4 thotë: “Kosova garanton që prona e lujtshme  dhe e paluajtshme, si dhe pasuria tjetër e Kishës ortodokse serbe, është e paprekshme dhe nuk do të jetë objekt  i eksproprijimit”.
    Çdo të thotë se prona e pronësia  e manastireve dhe e kishave serbe, e përvetësuar, uzurpuar dhe e plaçkitur prej personave civilo-juridik dhe qytetarëve shqiptarë dhe ajo që iu lihet rezervë  me këtë dokument, “nuk guxon, as të shpronësohet-eksproprijohet”, pa marrë parasysh interesin vital publik për atë pronësi. Unë i bëjë një pyetje të sinqertë faktorit ndërkombëtar dhe atij vendor, posaçërisht Grupit Negociator-“Unitetit” se ku e kanë pasur rastin të lexojnë një përcaktim  të tillë?
   Çështja tjetër e dokumentit të z. Ahtisarit që është në  kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare dhe me vullnetin e popullit të Kosovës, “Kosova, shtet i pavarur dhe sovran në sipërfaqe  prej 11.960 km2. Në nenin 9- Sektori i Sigurisë, paragrafi 9.3, thuhet: “Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (PCN) dhe prania Ushtarake Ndërkombëtare (PUN), në pajtim me dispozitat e kësaj marrëveshje  dhe sipas mandateve të tyre gjegjëse, do të mbikëqyrin dhe udhëzojnë  zhvillimin e mëtejmë  të institucioneve Kosovare të sigurisë”. Siç u theksua edhe më sipër,  nuk ceket “së paku në bashkëpunim me  kosovarët”. Po kështu fjala “së bashku me institucionet e Kosovës”, mungon edhe në nenin 13- prania ushtarake ndërkombëtare. Në Amandamentin e I-rë të dokumentit të z. Ahtisarit, ku bëhet fjalë për, Dispozitat Kushtetuese, nuk bëhet fjalë  për kufijtë territorial (hapësinorë) të Kosovës që është qenësore. Në  nenin 3- Kuvendi i Kosovës, të Aneksit të I-rë, shifen benificionet e tepruara dhe të pabaza që u bëhen serbëve dhe  malazezëve në zgjedhjen e deputetëve në raport me  shqiptarët, veçmas me pakicat e tjera. Çka do të  thotë se nuk respektohet sistemi zgjedhor ligjor.
        Në, Aneksin e II-të, Të Drejtat e Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të Tyre, parashihen vetëm obligimet e Kosovës për pakicat, por jo edhe obligimet e pakicave padallim  ndaj Kosovës dhe popullit shqiptar shumicë të saj parasheh edhe neni 20 i Konventës Kuadër për Mbrojtjen e  Pakicave Kombëtare, (Strasburg, shkurt 1995). Ndër shkeljet më të rënda të drejtës ndërkombëtare, nga  ana e dokumentit të z. Ahtisarit me anë  të majorizmit të serbëve e të malazezëve në dëm të funksionimit normal të jetës institucionale në Kosovë, është neni 4- Pjesëmarrja e  Komuniteteve dhe Pjesëtarëve  të tyre në jetën Publike dhe  vendim-marrje, ku ndër të tjera thuhet: “Legjislacioni i caktuar në mënyrë specifike me kushtetutë, nuk mund të  nxirret apo ndryshohet pa pëlqimin e deputetëve  të Kuvendit të cilët mbajnë  ulëset e rezervuara apo  garantuara për komunitetet siç parashihet me nenin  3.7. të  aneksit I”. Këtë majorizim dhe bazë për bllokim të jetës institucionale në Kosovë nga ana  e serbëve e të malazezëve, nuk kanë paraparë as aktet e Serbisë për “Rrethin e Kosovës e të Metohisë”, i udhëhequr nga  Zoran Angjellkoviq.
      Aneksi i III i Marrëveshjes i dedikohet- Decentralizimit. Sipas, marrëveshjes decentralizimi na qenka se: “ Komuna e Mitrovicës së Veriut do ta ketë kompetencën e arsimit të lartë në të gjitha fushat (përfshirë regjistrimin dhe licencimin e institucioneve të arsimit, punësimit,  pagimit të rrogave trajnimit të instruktorëve dhe të administratorëve  të arsimit” (4.1.1.).  Kudo në shtete të tjera,  arsimimi i lartë është në mbikëqyrje të institucioneve qendrore (të shtetit). Kështu është përcaktuar edhe për  shëndetësi (4.1.2),  kulturë (4.1.3.), Polici (4.1.3. 1b) etj. Neni i 13 i Aneksit të III- decentralizimi, i dedikohet, Mitrovicës. “Bordi i përbashkët i komunave të Mitrovicës (Veriut e të Jugut) përbëhet prej 11 anëtarëve. Të dy, komunat i delegojnë  nga 5 anëtarë dhe bordin e qeverisë përfaqësuesi ndërkombëtar i zgjedhur nga PCN..” Edhe në këtë rast kemi shkelje të ligjit, ngase përfaqësimi nuk bëhet në bazë të përbërjes së popullsisë dhe kryetari i bordit të jetë nga populli shqiptar apo kush i fiton zgjedhjet, por vazhdimisht ndërkombëtar, si dinasti mbretërore ose i imponuar si në sistemin monist.
   Çështje tjetër e pabazë dhe anakronike e dokumentit të Ahtisarit është , Kthimi i Pronës, ku thuhet : “Kosova edhe ata që kanë të bëjnë me Kishën ortodokse serbe, si çështje me prioritet...”.(Neni 6). Sigurisht se zotëri Ahtisari dhe Ekipi negociator i Kosovës, dëshirojnë të zbatojnë Kodin e car Stefan Dushanit të vitit 1349, se vërtetë nuk dihet se për çfarë toke ishte fjala, që duhet t’i kthehet manastireve nga shqiptarët në Kosovë!!!
     Edhe çështja e Forcave të Armatosura të Kosovës, e paraparë në nenin 5 të Aneksit VIII, është trajtuar dobët, veçmas sa i përket shtetit në themelim. Si raste konkrete kemi numrin e vogël të forcave, arsenalin e armatimit dhe funksioni organizativ e funksional i tyre në Kosovë. Forcat e Armatosura në Kosovë duhet së paku të jenë të përafërta me ato fqinje.
     Në tekstin e Propozimit Gjithëpërfshirës të Marrëveshjes për Statusin e Kosovës shifet se ka prezantuar gjendjen ekzistuese, duke mos u larguar prej rregullativës juridike ekzistuese dhe politikës ditore e kohore, sidomos prej politikës e propagandës ruso-sllavo-helene dhe të shteteve e personaliteteve pro-ruso-sllavo-helene, si dhe nga inertësia e papërgjegjësia e faktorit vendor (karrieristë, përfituesëve të gjendjes së rëndë të popullit e të shtetit, korruptues, mafiozë, kontrabandistë, uzurpatorë e ndërtues të kundërligjshëm, përkatësisht shkatërrues të urbanistikës dhe ambientit jetësor; servilë, aventurier; konservator partiak e fetar dhe nepotista etj.) kanë qenë dhe janë të inkriminuar dhe të involvuar në shkaktimin e kësaj gjendje të rëndë që kemi. Të cilët, siç shifet nuk kanë pasur qëllim të vetëm, realizimin e vetëm të interesit të popullit, që të jetojë i pavarur, i bashkuar në një shtet, i zhvilluar dhe demokratik, sikurse popujt e tjerë. Por, veç vetë të përfitojnë, e të qojnë jetë luksoze, kurse populli të jetojë prapë i varfër,i zhgënjyer perspektivë, dhe prapë të ngjallën dhe shtohen apetitet gllabëruese të shteteve fqinje për popull e hapësirë shqiptare. Ngase , “Asgjë nuk e zgjon më tepër lakminë e armikut sesa dobësia e shtetit, nonshalanca e papërgjegjësia e udhëheqësve dhe zyrtarëve, lakmia për pasuri e pushtet, përçarja e vendit dhe shpërbërja shoqërore e tij”. (Iben Kajjim el Xheuzije, Udhërrëfyesi i shpirtrave drejt vendit të gëzimeve, Tiranë, 2006 fq.9).

   Opinione Për Dokumentin e z.Marti Ahtisari për Statusin e Kosovës

     Rreth dhe për dokumentin e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, që iu dorëzua Prishtinës dhe Beogradit më 02. shkurt 2007, është shkruar, diskutue, dhënë intervista, bërë shkrime autoriale,organizue demonstrata dhe janë nxjerrë rezoluta. Opinionet janë për dhe kundër miratimit të dokumentit si i tillë. Zvarritja e zgjidhjes së statusit të Kosovës bëhet, bllokohet dhe pengohet disa herë. Veçmas nga data 17 mars 1999, kur delegacioni serb dhe përfaqësuesi rus, nuk e nënshkruan Marrëveshjen e Rambujesë të 23 shkurtit 1999, për paqe dhe vetëqeverisje, me arsyetimin se “kërkon më tepër kohë për bisedime”. Si opinione veçoj: Shefi i diplomacisë evropiane, z. Havier Solana, i cili është përkrahës i Serbisë që e njëjta të jetë trashëgimtare e ish-RSFJ-së. Së pari si “RFJ-ë” e pastaj si “Union i Serbisë dhe Malit të Zi”, këto krijesa artificiale e kriminele të pranohen në organizma ndërkombëtare dhe të ndihmohen financiarisht etj. thotë : “Shpreson se propozimi i Ahtisarit të jetë kompromis”(Gazeta “Zëri” e dt.18 janar 2007 fq.2). Daniel Server i Institutit për Paqe në ShBA, thotë : “Kosovës i duhet qartësia dhe jo ambivalenca (dy kuptimësia)”. (Gazeta “Zëri” e dt.17 janar 2007 fq,14). Ndërkaq, Ambasadori i ShBA-ve në Beograd z. Majkëll Polt, thotë: “Zgjidhja e çështjes së Kosovës ndihmon integrimin e Serbisë “. (Gazeta “Infopress” e dt. 19 janar 2007 fq.15). Nënsekretari i ShBA-ve, z. Nikolas Bërns, ka thanë se “zgjedhja për Kosovën duhet të gjendet për një ose dy muaj, pas zgjedhjeve në Serbi. Por, ShBA-të edhe gjatë vitit të kaluar kanë folur, se zgjedhja duhet të gjendet deri në fund të vitit 2006”. (Po aty). Kurse, kryetari i Partisë Liberale Demokratike të Serbisë, Çedomir Jovanoviq, për të përditshmen austriake “Die Presse”, shkruan: “Serbia ka humbur gjatë gjithë shekullit XX-të në vitet 1912 -1913 në Kosovë kemi hyrë me luftë dhe po përshëndetemi nga aty me luftë. Në ndërkohë, nuk ia kemi arritur të dëshmojmë së çfarë dobie kanë shqiptarët nga shteti i Serbisë. Shteti ka qenë një  armik për ta.  Tani ne duhet të  japim përgjegjësi se atje  jetojnë dy milionë  njerëz,  me mundësi tejet të vogla”. (Gazeta “Zëri” e dt. 20  janar 2007 fq.14). Pastaj, bashkësia ndërkombëtare pregatitet të kënaq dy palët (shqiptarët e serbët) ngase “Pala kosovare ka qenë “zemërgjërë” në propozimet për decentralizim,  ndërsa propozimi  i Ahtisarit do të shkojë  edhe më largë në oferta, që do të  përfshijë edhe nivel të lartë të autonomisë, ndonëse joetnitet territorial të serbëve brenda Kosovës, paralajmërojnë diplomatë në Bruksel”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 20 janar 2007). Kryetari i Rusisë, Vladimir Putin  në bisedë me kancelaren gjermane, znj. Angela Mërkel, thotë: “Është i papranueshëm imponimi i statusit të Kosovës”. (Gazeta “Zëri” e dt. 22 janar 2007 fq.2).  Ndërsa drejtori politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme  të Britanisë së Madhe  z. Xhon Sauer, thotë: “Statusi i Kosovës duhet të jetë i pranueshëm për popullatën shumicë”. (Gazeta “Zëri” e dt. 24 janar 2007 fq. 5). Komiteti Publik i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të  Evropës, ka votuar pro heqjes së paragrafit 4 që  rekomandon përkrahjen e pavarësisë së kushtëzuar për Kosovën”. (Gazeta “Koha Ditore” e 24 janar 2007 fq.1). Për këtë, votuan edhe deputetet nga Shqipëria, këtë e ka refuzuar Ruzhdi Matoshi nga Maqedonia. “ShBA-të,  Reagimi i Grupit të Kontaktit ndaj planit të Ahtisarit ishte pozitiv”. (Gazeta “Zëri” e dt. 29 janar 2007 fq.2). Ndërkaq “Kuvendi i Kosovës mirëpret pakon e Ahtisarit dhe afron disa rekomandimeve”.  (Gazeta “Zëri” e dt. 9 shkurt 2007 fq.4). Pavarësia shpaguan jetët e të vrarëve. “Pjestarët e gjallë të familjeve  të të vrarëve e  të masakruarve në Arbëri, Likoshan, Prekaz, Meje, Reçak, Studime, Therandë, thanë se “të afërmit e tyre janë vrarë për një Kosovë  të pavarur”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 3 shkurt 2007 fq.8). Lëvizja për Vetëvendosje është këmbëngulëse, siç është pjesa dërmuese e popullsisë për parimin kryesor të demokracisë  për “Vetëvendosje të popullit” pa negociata për Kosovën, por për Sanxhakun e Nishit, të Piratit dhe të Pazarit të Ri (Jemi Pazar), këtë e thotë, duke u bazuar edhe në këto argumente “vetëm gjatë luftës së fundit në të cilën  ranë dëshmorë mbi 2.500 ushtarë të UÇK-së, forcat ushtarake, paramilitare dhe policore të shtetit serbë vranë mbi 12.000 qytetarë të pa armatosur, dhunuan afro 20.000 femra, rrëmbyen mbi 3.000 persona, një pjesë  e konsiderueshme prej të cilëve, ende të pa gjetur, shkretëruan ose dëmtuan mbi 119.855 shtëpi,  si dhe dëmtuan  rëndë ekonominë e vendit tonë. Me këtë shtet, Kosova nuk ka marrëveshje të paqes”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 29 janar 2007 fq. 4). Ndërsa, kryetari i PShDK-së  akad. Mark Krasniqi, tha: “I dërguari i OKB-së për statusin e Kosovës, a. Marti Ahtisari, në propozimin e tij ka bërë shkelje  drastike të të  drejtave të popullsisë shqiptare, duke  iu dhënë të drejta e privilegje minoritetit serb në Kosovë”. (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 20.02.2007 fq.2).

            Reagimet e serbëve dhe të tjerëve, në pakon e Ahtisart

     Përfaqësuesit e Këshillit Nacional Serb (KNS) në veri  të Kosovës hedhin poshtë pakon e z. Ahtisarit (Gazeta “Koha Ditore” e dt. 5.2.2007 fq. 3). Edhe  “Qeveria e Serbisë e ka miratuar më 13 shkurt 2007 një rezolutë të re për Kosovën me të cilën hedhë  poshtë të gjitha propozimet e të dërguarit special  të OKB-së për Kosovën, Marti Ahtisari. (Gazeta “Zëri” e dt. 14 shkurt 2007 fq. 5). Me qëndrimin e Qeverisë  se Serbisë “janë  pajtuar përfaqësuesit e shumicë  së partive parlamentare, të cilët njëkohësisht edhe kanë votuar për rezolutën. Kundër kanë  qenë Partia Liberale Demokratike  e Çedomir Jovanovqit dhe koalicioni i shqiptarëve të Luginës së Preshevës”. (Gazeta “Zëri” e dt. 15 shkurt  2007 fq. 4). Të përmbajtur, hungarezët e  Vojvodinës.
   Siç shifet,  dokumentit të z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës iu bënë një propagandë e madhe e agjitacion. Veçmas nga Ekipi negociator i Kosovës, si Veton Surroi, “Nuk shkojmë në Vjentë që ta  ndryshojmë  substancën e pakos”. (Gazeta “Zëri” e dt. 20.02.2007 fq.2). Përkundër realitetit se serbët  pakicë (3-6 %) janë më të privilegjuar se shqiptarët. “Nëse, serbët e Kosovës i shqyrtojnë  propozimet tona pa  paragjykime, atëherë nuk do të gjejnë  shkas për t’i refuzuar,  ka thënë Albert Rohan, zv/kryenegociator për statusin e Kosovës, duke shtuar se 2/3 e propozimit të Ahtisarit synon mbrojtjen e pakicës serbe”. (Gazeta “Epoka e Re” e dt. 20 shkurt 2007 fq.2). Ashtu siç u veprua gjatë viteve 1988-1989, me Amendamentet në Kushtetutën e Serbisë, kur ndër të tjera thuhej, “Serbia fiton, Kosova nuk humbë asgjë”. Se a duel ashtu, më së miri e dëshmon gjendja që është zhvilluar prej 23 marsit 1989 e tutje me demonstrata, greva, largime prej pune, prej objekteve shkollore e universitare, sportive, shëndetësore e kulturore etj., filluan burgosjet, rrahjet, vrasjet, dëbimet dhe më në fund edhe lufta e egër gjenocidale dhe shkatërrimtare e Serbisë në Kosovë. Në fund u çliruam, falë zotit, sakrificës sublime të popullit, luftës heroike të  UÇK-së në krye me bac Adem Jasharin, si  dhe ndihmës së pakursyer të ShBA-ve me  aleatët e saj. Kësaj here nuk guxojmë për asnjë çmim  të mashtrohemi! Serbët nuk e pranojnë pakon e z. Ahtisarit, jo që nuk është  në favor të  tyre, por shpresojnë në ndihmën dhe përkrahjen e faktorit ndërkombëtar dhe të kolaboracionistëve shqiptarë që kanë qu krye më shumë se kurdoherë më parë. Nuk e pranuan pakon e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, pa bërë dredhi deri në momentin e fundit, sikurse dhelpëra, siç kanë bërë  në kohën e Kongresit të Berlinit (1878),  Konferencën e Londrës (1912/13), Konferencës  së Versajës (1918/19), Kremlinit (Rusi- 1945), Parisit (1946) e deri në Strasburg  të janarit 2007,  ku Këshilli i Evropës nuk e votojë  Rezolutën për pavarësinë e kushtëzuar të Kosovës. Në këtë mënyrë prapë që dëshirojnë Kosova t’iu mbetet koloni klasike e tyre!
      Në vazhdim do të propozoj disa nene që duhet t’i  përmbajë dokumenti i z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës.
                       
        Dokumenti i z .Marti Ahtisari për Statusin e Kosovës, duhet të përmbajë:
                           
                             I. Dispozitat e Përgjithshme

                                            Neni 1

       Kosova është shtet sovran i pavarur, demokratik dhe social.
       Sovraniteti  në Kosovë në fazën e parë kalimtare do ta ushtrojnë populli i Kosovës në bashkëpunim me ShBA-të dhe aleatët e saj,  e në pajtim me Kartën e OKB-së, Deklaratën  e Përgjithshme për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, Deklaratën për Dhënien e Pavarësisë Vendeve dhe Popujve Kolonial të OKB-së, dhe të akteve tjera pozitive të së drejtës ndërkombëtare  si dhe me këtë Kushtetutë.
      Sovraniteti buron nga populli, si dhe i takon atij.
       Populli e realizon  pushtetin nëpërmjet përfaqësueseve të zgjedhur në mënyrë demokratike  në  zgjedhjet e lira, me referendum dhe në forma të tjera të shprehjes së lirë.

                                            Neni 2

     Territori i Kosovës është i pandashëm dhe  i patjetërsueshëm  në kufijtë e saj të pasluftës së Dytë botërore në sipërfaqe prej 11.960 km2, në fazën kalimtare, kurse kufijtë përfundimtar dhe etnik të popullit shqiptar janë ata që kanë ekzistuar para shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 1912 në sipërfaqe prej 32.960 km 2.
     Kufijtë e Kosovës mund të ndryshohen vetëm me vullnetin e popullit, të shprehur në referendum apo ndërmjet përfaqësuesve të vet në pajtim me Kushtetutën.
     Sovraniteti i Kosovës shtrihet mbi sipërfaqen e saj tokësore, ujore dhe në hapësirën ajrore.
     Parlamenti i Kosovës ka të drejtë t’i kërkoi territoret e veta, të cilat iu janë shkëputur padrejtësisht, që t’i kthehen në mënyrë paqësore e demokratike.

                                            Neni 3

     Në Kosovë, ligjet duhet të jenë në pajtim me Kushtetutën dhe me aktet pozitive të të drejtës ndërkombëtare, ndërsa aktet e tjera juridike dhe me kushtetutë dhe me ligjin.
     Secili është i detyruar t’i përmbahet kushtetutës dhe ligjit dhe t’i respektojë, si dhe realitetin e krijuar në Kosovë.
     Formimi i partive politike dhe i asociacioneve të tjera politike është i lirë dhe duhet të jenë në pajtim edhe me numrin e popullsisë dhe sistemin juridik të Kosovës.
     Partitë politike dhe asociacionet formohen dhe veprojnë sipas parimit territorial.
     Nuk lejohet veprimtaria e një partie politike apo e ndonjë asociacioni tjetër, e cila nuk është e regjistruar në Kosovë dhe me programin ose me veprimtarinë e vet e vë në rrezik rendin demokratik – kushtetues, pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Kosovës.

                                         Neni 4

     Forcat e Armatosura të Kosovës e ruajnë dhe e mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e hapësirës së Kosovës në bashkëpunim me forcat e NATO-s dhe KFOR-it.
     Sistemi i mbrojtjes së hapësirës së Kosovës rregullohet me ligj.
     Forcat e Armatosura të ShBA-ve dhe të aleatëve të saj mund të qëndrojnë dhe të kenë baza në territorin e Kosovës edhe pas përfundimit të administrimit të Kosovës nga organizmat e komunitetit ndërkombëtar.
     Mënyra, vendi,afati i qëndrimit, numri i forcave,gjinia ushtarake dhe arsenali ushtarak i forcave nga paragrafi 2 i këtij neni rregullohet me marrëveshje ndërmjet institucioneve përkatëse të Kosovës dhe ShBA-ve.

              II. Liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit

                                             Neni 5
 
     Qytetarët e Kosovës kanë të gjitha të drejtat dhe liritë, pavarësisht nga raca, ngjyra e lëkurës, gjuha; përcaktimi kombëtar,fetar,partiak, gjinia, pasuria,përgatitja arsimore dhe përcaktimet e tjera.
     Të gjithë janë të barabartë përpara ligjit.

                                           Neni 6

     Në Kosovë,pjesëtarët e të gjitha kombeve dhe pakicave janë të barabartë.
     Pjesëtarëve të të gjitha kombeve dhe pakicave u garantohen liria e deklarimit të përkatësisë kombëtare, përdorimi i lirë i gjuhës dhe i shkrimit të tyre dhe autonomia kulturore.

                                          Neni 7

     Liritë dhe të drejtat mund të kufizohen vetëm me ligj për të mbrojtur lirinë dhe të drejtat e njerëzve të tjerë si dhe rendin juridik shtetëror, moralin dhe shëndetin publik.

                                         Neni 8

     Gjatë kohës së gjendjes së luftës ose të një kërcënimi të drejtpërdrejtë për pavarësinë dhe unitetin e Kosovës ose të fatkeqësive të mëdha natyrore, liri dhe të drejta të garantuara me Kushtetutë dhe akte përkatëse të institucioneve ndërkombëtare, mund të kufizohen. Për këtë vendos me shumicën e dy të tretave të të gjithë deputetëve, dhe në rast se Kuvendi nuk mund të mblidhet. Kryetari i Kryesisë së Kosovës do të vendosë.
     Shtrirja e një kufizimi të tillë duhet të jetë në përshtatje me natyrën e rrezikut.

                                     Neni 9

     Garantohet e drejta për ankim kundër akteve juridike individuale të dhëna në procesin e shkallës së parë në gjykatë ose në organe të tjera kompetente.
     E drejta për ankim mund të mohohet përjashtimisht në rastet e përcaktuara me ligj, në rast se është siguruar një mbrojtje tjetër juridike.

                                     Neni 10

     Aktet individuale të administratës shtetërore dhe organeve që kanë pushtet publik duhet të jenë të bazuara në ligj.
     Garantohet kontrolli gjyqësor i ligjshmërisë së akteve të veçanta të autoriteteve administrative dhe të organeve qe kanë pushtet publik.

                                      Neni 21

     Kush shkel dispozitat e kësaj Kushtetute për liritë dhe të drejtat themelore të njeriut dhe qytetarit përgjigjet personalisht dhe nuk mund të shfajësohet me justifikimin e një urdhri epror.

     III. Të drejtat ekonomike, sociale dhe kulturore
                                    Neni 22

     E drejta e pronësisë është e garantuar.
     Pronësia bart detyrime. Mbajtësi i të drejtës së pronësisë dhe ata që përfitojnë prej saj detyrohen të kontribuojnë për të mirën e përgjithshme.
     Shtetasi i huaj mund të fitojë të drejtën e pronësisë në kushtet e caktuara me ligj.
     E drejta e trashëgimisë është e garantuar.

                                   Neni 23

     Në interes të Kosovës pronësia mund të kufizohet ose të merret me ligj duke e shpërblyer sipas vlerësimit të tregut.
     Liria e sipërmarrjes dhe të drejtat e pronësisë mund të kufizohen përjashtimisht me ligj për të mbrojtur interesat dhe sigurinë e Kosovës,natyrën,ambientin jetësor dhe shëndetin e njerëzve.

                                   Neni 24

   Secili është i detyruar të marrë pjesë ë  mbulimin e shpenzimeve publike,  në përputhje me  mundësitë e tij  ekonomike!
   Sistemi tatimor bazohet në parimet e barazisë dhe të drejtësisë.

                                  Neni 25

     Arsimi fillor është i detyrueshëm dhe jepet falas.
     Secili në kushte të barabarta,mund të ndjekë arsimin e mesëm dhe të lartë në përputhje me aftësitë e veta.

                                  Neni 26

     Autonomia universitare është e garantuar.
     Universiteti vendos në mënyrë të pavarur për organizimin dhe veprimtarinë e tij, në përputhje me ligjin.

                                  Neni 27

     Liria e krijimtarisë shkencore,kulturore dhe artistike është e garantuar.
     Kosova inkurajon dhe ndihmon zhvillimin e shkencës,kulturës dhe artit.
     Kosova mbron vlerat shkencore,kulturore dhe artistike si vlera shpirtërore kombëtare.
     Garantohet mbrojtja e të drejtave morale dhe materiale që rrjedhin nga krijimtaria shkencore, kulturore, artistike, intelektuale dhe nga çdo krijimtari tjetër.
     Kosova inkurajon dhe ndihmon përkujdesjen për kulturën fizike dhe sportin.

                                 Përfundim
     Të nderuar zyrtarë të faktorit ndërkombëtar dhe vendor, Propozimi Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës i dt.02 shkurt 2007, nëse nuk ndryshohet dhe plotësohet me vërejtjet dhe synimet që janë dhënë është i dështuar që në fillim(start). Ngase nuk bën zgjidhje as për së afërmi të çështjes së Kosovës, në pajtim me shkencën e historisë (realitetin e së kaluarës dhe me perspektivën e shqiptarëve dhe të rajonit Ilirik në të ardhmen), me të drejtën ndërkombëtare dhe nuk i shërben: paqes, drejtësisë, barazisë,demokracisë dhe stabilitetit të gjendjes në Iliri (Ballkan). Përkundrazi, i joshë epshet nacional-shovensite dhe ekspansioniste të shteteve fqinje për krime, shkatërrime,dëbime dhe kolonizime të reja ndaj popullit dhe hapësirës shqiptare, veçmas serbo-malazezët, si dhe bëhet bazë për kriza dhe vatra lufte edhe në rajone të tjera të Evropës e më gjerë.
     Ndërkaq, asaj kategorie të qytetarëve dhe të subjekteve politike dhe shtetërore të Kosovës dhe të Shqipërisë, posaçërisht Ekipit negociator të Kosovës që pajtohen me dokumentin e Ahtisarit, iu tërhoqi vërejtjen se janë,duke vepruar,siç thotë populli, si : “gomari kur e ka ngrënë,ariu pjesëve të trupit, e thonte ishalla jam ëndërr, derisa ia ka ngrënë edhe zemrën”.
     Propozoj që tërë procesin e statusit të drejtë të Kosovës – njohjen dhe garantimin e Kosovës, shtet i pavarur dhe sovran në sipërfaqe prej 11.960 km 2 dhe te negociohet me Serbinë për 22.000 km 2, ta përcjellë, udhëheqë dhe mbikëqyre implementimin e procesit të pavarësisë e sovranitetin e Kosovës, ta bëjnë ShBA-të me aleatët e saj. Ngase kanë kontribuar më së shumti për realitetin e krijuar dhe janë shtetet më humane dhe demokratike në botë. Pastaj,  mënyra dhe procedura e deritashme e udhëheqjes nga faktori ndërkombëtar në Kosovë nuk është treguar i suksesshëm  në pavarësimin  e Kosovës; ta obligoni Serbinë dhe serbo-malazezët që ta njohin dhe pranojnë  realitetin e  krijuar në Kosovë; kanë institucionalizuar korrupsionin dhe mafiozitetin; nuk kanë treguar sukses në planifikimin  dhe rregullimin e vendbanimeve dhe të hapësirës; mbrojtjen,  rivitalizimin dhe rikultivimin e ambientit jetësor; në trajtimin e drejtë të trashëgimisë monumentale; evidentimin dhe verifikimin e pronësisë; luftimin e kontrabandizmit, veçmas me paluejtshmërit;  privatizimin e keqpërdorën duke e shëndërruar në shitje klasike dhe  tenderim reketash;  në luftimin e varfërisë dhe të dallimit në zhvillim në mes të pasurëve dhe të varfërve, politikë e dobët të punësimit dhe as në luftimin e nepatizmit e të shkeljes së ligjit. Në fund propozimi i dokumentit-pakoja e z. Marti Ahtisarit për statusin e Kosovës, nuk  përkon me realitetin dhe ardhmërinë-stabilizimin e qëndrueshëm të rajonit etj. Si i tillë duhet të ndryshohet dhe plotësohet në pajtim me vërejtjet dhe sygjerimet e dhëna.

 
Prishtinë, më 17.02.2007                                             Hysen Ibra