Skënder Limani-Grafit: Kështu filloi lufta
Ajo që ndodhi, ndodhi. Ndodhi 10 shkurti, protesat dhe vrasjet e dhunshme te protestuesve nga ana e policisë ndërkombëtare në bashkëpunim me policët kosovarë.
E tashti, të gjithë e shfrytësojnë këtë ngjarje të dhimbshme për arsye e përfitime politike, përkatësisht, për marketing politik, ekonomik dhe personal.
Ju kujtohen fillimvitet 1990 kur kosovarët filuan të ndërtonin sistem paralel në Kosovë krahas institucioneve zyrtare qeveritare që fillimisht ishin të Jugosllavisë e më vonë të Serbisë. Zyrtarisht, Kosova vazhdon të jetë pjesë e Serbisë. Kosovarët patën pakënaqësi të larmishme ndaj institucioneve qeveritare Serbe në Kosovë andaj filluan të krijojnë sistem paralel të arsimimit, mirëqenies sociale, të drejtësisë, etj., etj. Të gjithë e dimë që asnjëra nga këto sisteme paralele nuk patën sukses, as politik e as të zhvillimit shoqëror. Shoqëria Kosovare ngadal por sigurt, filloi të asimilohej. Mentaliteti shqiptar u kthye në atë Serb. Vetëm gjuha kishte probleme të integrimit edhepse gjuha Serbe flitej edhe në mes të Dreniës e të Dukagjinit më mirë sesa në Prishtinë ose edhe në Beograd. Mediumet, sidomos TVtë, e bënë të veten.
Sot, “Vetëvendosja” është në zanafillë e një sistemi paralel në Kosovë. Askush nga “Institucionet e Kosovës” nuk e do, ashtu sikurse Serbia sistemin paralel Kosovar gjatë viteve 90-të. Sido që të jetë, duhet të përmendet dallimi mes Institucioneve të Kosovës dhe personelit admisnitrativ që punon në to. Askush nuk është kundër Institucioneve të Kosovës por në të njëjtën kohë të gjithë jemi kundër personelit adminsitrativ që punon në to. Për shembll, të gjithë e njohim dhe e dimë sistemin arsimor në Kosovë, por kjo nuk do të thotë që të mbyllet Ministria e Arsimit, Shkenës dhe e Teknologjisë, por të ndërrohet personeli që e drejton këtë Ministri, duke filluar pra prej ministrit dhe personelit tjetër. E nëjta vlen për të gjitha ministritë përkatësisht Institucionet qeverisëse në Kosovë. Edhe fëmijët pesë vjeç i njohin Institucionet e Kosoës, e dinë prodhimin e tyre, sepse e shijojnë për çdo ditë në krizat e tyre familjare.
Sistemi paralel në Kosovë në kohën e Jugosllavosë solli luftën në Kosovë. Andaj, të gjitha “Institucionet e Kosovës” nuk e duan “Vetëvendosjen”. Ua përkujton rrugën e themelimit të Institucioneve në Kosovë, ua përkujton gatishmërinë flijuese të shpirtit shqiptar për vendin e vet. Kështu edhe filloi lufta në Kosovë.
Skënder Limani