BESNIK KRYEZIU-Reagim ndaj intervistës së ministri

23.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

Reagim ndaj intervistës së ministrit Astrit Haraqia dhënë gazetës Express, të datës
19 shkurt    


Tërbimi i pushtetarëve


BESNIK KRYEZIU


Me gjithë dëshirën time që të mos reagoj ndaj intervistës-akuzë të ministrit Astrit
Haraqia me titull ,,Ose unë ose Albini”,megjithatë duhet të reagoj. Jo  veç për ta
mbrojtur Albinin por të vërtetën që ministri Haraqia nuk e thotë në këtë intervistë.
Edhe nga kjo intervistë mund të shihet qartë se pushteti është i tërbuar nga Albin
Kurti dhe Lëvizja ,,Vetëvendosje”. Ata tani nuk po mundin më ta injorojnë Albinin
dhe Vetëvendosjen siç bënë deri më tani por kanë filluar ta vënë në zbatim planin e
tyre me akuza prej më të ndryshmeve për të, duke shpresuar se kështu do ta
eliminojnë Albin Kurtin.  
Në këtë intervistë ministri Haraqia  përveç se e akuzon Albinin si bashkëpunëtor të
sigurimit serb, ai edhe e gënjen opinionin. Duke e lexuar intervistën me shumë
kujdes nuk e ke vështirë ta kuptosh se ministri Haraqia nuk është gjë tjetër përpos
një akuzues  adoleshent, i cili si nxënës i mbetur pa mësuesin e tij të shtrenjtë ka
mbetur si ,,qura në mjegull”, e nuk po din q´ka  po thotë. Ne si qytetar te Kosovës
duam ta dimë se nga i keni këto informata që Albini është bashkëpunëtor i sigurimit
serb dhe se paska ekzistu shtabi i krizës në krye me Adem Demaqin, si dhe se paskan
dashur ta sulmojnë  RTK-në me qëllim që ta vënë nën kontroll. Ne e dimë z .ministër
se ju jeni ministër i kulturës por nga kjo intervistë del se ju më shumë se ministër
i kulturës jeni diçka tjetër gjë që ju e dini më mirë se unë. Unë ju pyes juve
z.Ministër publikisht se nga cili shërbim informativ i keni këto informata dhe se
për cilin shërbim informativ po punoni ju. Ju z.Ministër gënjeni në mënyrën më të
paturpshme kur thoni se Albini ka qenë  zëdhënës  i UQK-se. Dihet botërisht  se kush
ka qenë zëdhëns i UQK-se, këtë e dinë të gjithë dhe nuk e hanë këtë gënjeshtër
z.Ministër. Albini ka qenë punëtor në zyrën e të ngarkuarit  të UQK-së  për krijimin
e instucioneve  të Kosovës  z.Demaqit. Për këtë janë njerëzit gjallë dhe janë
komunikatat e shtabit të përgjithshëm të UÇK-së. Sa i përket asaj se: ju e keni
kuptuar se Serbia në vitin 1998 e ka marrur Albinin për ta ruajtur në Serbi, unë ju
pyes juve nga kush për ta ruajtur. Ndërsa sa i përket asaj se ata paskan shëtitur
lirshëm në Prishtinë dhe Serbia nuk i paska burgosur këtu duhet të ndalemi dhe të
analizojmë në mënyrë më të saktë këtë punë. E di se kapaciteti juaj intelektual
është tepër i ngushtë dhe mund të bie shpejt nga sistemi në rast të ngarkesave të
mëdha dhe sinqerisht nuk ju kuptoj se pse e ngarkoni aq shumë, mbase edhe  do të
ishte më mirë për qytetarët e Kosovës që ju të bini njëherë e përgjithmonë  nga
sistemi, por ja që po ju mbajnë ndërkombëtarët në këtë pis- sistem.  Para se të
pyesni z.Ministër se pse Serbia nuk e ka burgosur Albinin në vitin 1998, unë ju
pyes juve, se pse Serbia për tërë  ato vite nuk e burgosi mesuesin tuaj i cili siç e
dimë jetonte në Prishtinëë pa ia prishur timin e duhanit Serbia dhe ishte me gjithë
gojën pavarësi. Hynte dhe dilte nga Kosova kur donte, bile edhe nën përcjelljen e
Policisë serbe. Nëse nismi nga logjika juaj, atëherë mësuesi juaj del si
bashkëpunëtori më i madh i Serbisë dhe se më shumë se  çdo kush tjetër është ruajtur
ai nga Serbia. Krahasimi me Ukshin Hotin është tepër banale për më shumë se tallje
me të sepse t’i duhet ta dish se çfarë ka thënë Ukshin Hoti në fjalën e tij
mbrojtëse në gjykimin e tij  në Prizren, ku  për burgosjen e tij e bënë përgjegjës
edhe mësuesin tënd. Sa për postin tënd mbajeni për vete se Albini nuk ka nevojë për
këtë ,,mirësi”  tënden , Albini po të donte poste do të kishte plot por ai ka një
vizion shumë më të madh se postet, ai vizion është bërja e shtetit të Kosovës me të
cilin vizion ju u tallët dhe po vazhdoni të talleni. Për fund z.ministër mos u
koritni për të mos thënë mos u poshtëroni me Albinin, edhe për faktin e thjeshtë se
ju pushtetarët e keni burgosur, ia keni vënë prangat mos e goditni duke qenë në
pranga sepse jo vetëm që nuk lejon tradita shqiptare, por është tmerrësisht kundër
njerëzore.
Kjo tregon se sa të lig jeni, sa të pafytyrë jeni, sa shumë ju ka tërbuar Albini dhe
vetëvendosja. Albini do të fitojë, do t’i takojë epokës së lavdisë ndërsa ju do të
përfundoni në epokën e turpit me ato poste që kanë me jua zënë frymën.