Bahri Bivolaku-KOSOVA PARA STATUSORE

23.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

KOSOVA PARA STATUSORE

Shkruan: Bahri Bivolaku

Kualiteti statusor për Kosovën qe prodhon raporti i Z. Ahtisari do te jete ne shpërputhje me deklarimet politike te liderëve politik që bëjnë ekipin negociator e gjithsesi edhe ne shpërputhje me vullnetin e popullit e aq me pak te drejtën për vendosje . Prodhimi i tillë qe rezulton nga procesi i negocimit dhe i ofertës zemërgjer shqiptare do te tregon mënyrën se si do te dukemi ne në brendinë dhe se për këtë pamje gjithsesi ka lëne mundësinë qe te pyetet Serbia. Serbia do te pyetet për duart tona, këmbët B.E , dikush tjetër për trurin etj. Disharmonia vepruese e tërësisë trupore do të bëjnë fare te parëndësishëm emërtimin dhe statusin tim. Ai do te me krijoi iluzione se mos vallë jam unë ky qe me thonë e ne fakt unë nuk jam ai.
Pranimi për të negocuar për rregullimin struktural e intern te Kosovës me Serbinë dhe përligjja e saj me karakter ndërkombëtar e bëjnë fare te parëndësishëm dhe te paqëndrueshme formën statusore për Kosovën. Do te jete një embrion i brishtë dhe jetshkurt I vendosur ne shtrat artificial , do te jetoj vetëm nga frymëmarrja artificiale e jo lirshme natyrale. Qytetaret e Kosovës pasi do ta prekin fundin e pusit do ta kuptojnë se liderët e tyre u kanë gatuar bukën me miell misri e presin tu dal buka nore. Tani ne do te kemi dy rruge ose ta mësojmë dhe adaptojmë organizmin me ketë buke kallamoqi ose te vendosin te i mbjellin arat me grurë për te gatuar bukën e kërkuar.
Shqiptaret ne Kosovë duhet fare lirshëm e natyrshëm të ridefinojnë apo rifillojnë një jetë politike te re te bazuar krejt ne konceptin kombëtar e demokratik dhe se këto vite te pasluftës sa i përket politikes vërtet ishin vite te humbura dhe se duke bere politik mbi koncepte artificiale kemi mashtruar apo vene ne lajthitje edhe faktorin ndërkombëtar, partnerët tan duke u than se jemi ata qe s’jemi. Kostoja e këtyre viteve te humbura ne politik gjithsesi do te jetë kushtuese dhe drojë se do ti paguajmë si gjithherë qe i kanë paguar shqiptaret me territore , vetëm se kësaj here me pëlqimin e tyre.

10  Shkurti
Ka kohe qe ne Kosove janë te instaluar dy koncepte politike qe përcaktohen për te ardhmen ton. Mungesa e gatishmërisë qe ne rruge te komunikimit te arrihet përfitimi maksimal politik nga këto alternative qe buron nga mendjemadhësia dhe logjika ballkanase e bërjes se politikes bene qe këto koncepte te ndeshen fizikisht tani ne rrugët e Prishtinës. Ne shkrimet e mëhershme e kam paraparë se kjo lloj politike e izoluar ne vete do te prodhoj demokraci e rrugës ne fillim dhe ku përfundon vërtet nuk dihet. Kryeneçësia ndaj mendimit te ri politik e servilizmi i skajshëm politik ndaj ati ndërkombëtar nuk ka se si mos tia kthejnë mendjen e mendimtarit vitet e 90-ta dhe se vëren se edhe atëherë si sot shpërfillej e injorohej ai mendim. Rezultatet dihen. Edhe vitet pas 81-shit kanë po këtë epilog. Fituesit konceptual dihen, mund të vonohet dhe të ketë pasoja, por mendimi i ri gjithmonë ka dalur fitues.
Me 10 shkurt ne rrugët e Prishtinës pamë në njërën ane barrikadën e vendosur rreth një të vërtete imagjinare për Kosovën Shtet te pavarur e te prodhuar nga procesi i negocimit dhe pakoja e Ahtisarit, e vërtet kjo qe mbrohej me çdo mjet te lejuar e palejuar me fanatizmin më të madh nga koncepti  qe buron prej partive politike që bëjnë Ekipin Negociator dhe levat e saja. Në fakt aktorët e kësaj te vërtete përveç se e mbronin atë, ata luftonin edhe për ti mbrojtur pozicionet e veta, pasurit dhe privilegjet qe jep te qenurit pushtet qoftë edhe pushtet imagjinar në Ballkan. Pushtet edhe politik i identifikuar me mosdije, dhunë, korrupsion, kriminalitet, nepotizëm, parapolitikë e strukturuar qartë etj. Për te ruajtur këto te mira ata përgatisin  hapësirën politike edhe për te vrarë te rinj qe mendojnë e veprojnë ndryshe. Kjo e vërtet edhe armatosi mirë forcën e saj ne betejën  e 10 shkurtit ne ballafaqimin me mendimin e ri pasi argumentet kaherë kishte humbur. Kur humb arsyeja vepron forca thonë. Forcë të cilën e përdori maksimalisht për përdorimin e se cilës kishte edhe mbështetjen e një pjese te faktorit ndërkombëtar i cili i joshur nga mjeranët politik vendos për zgjedhje te lehta e jo të drejta për fatin e vendit. Përball kësaj te vërtete qe mbrohej me dhunë si gjithherë ne rrugët e Prishtinës kishin dalur qytetarët e Kosovës te grumbulluar rreth konceptit të vetëvendosjes për te shprehur kundërshtitë e tyre me pakon e Ahtisarit  si dhe ndaj atyre qe dhanë ketë ofertë. Ky dokument mendohet se do te jetë bazë e veprimit institucional ne Kosovë në dekadën qe po hyjmë. Qytetaret dhe vetëvendosja protestuan kundër trajtimit të Kosovës si shoqëri shumetnike ne ketë dokumente se kishin pritur dhe dëgjuar se do te trajtohej si shtet i qytetarëve të Kosovës  apo edhe ndryshe. Ishin kundër qe gjuha e 5% te jetë gjuhe zyrtare. Protestuan qe për simbolet e tyre te vendos 5% I popullatës. Protestuan qe Republika e Serbisë mos të ket kompetenca ne Kosovë për realizim te kësaj marrëveshje. Protestuan kundër legalizimit te Marrëveshjes Serbi Maqedoni për 2500 hektarë të Kosovës qe e bën dokumenti i Ahtisarit. Protestuan qe komunitetet në Kosove mos të ken te drejta te veçanta po të kenë tretmanin si në gjithë Botën. Protestuan qe kuvendi i Kosovës të ketë kuptimin e vet demokratik e jo peng i 5 përqindshit. Protestuan qe Kushtetuta e Kosovës te jetë vërtet si akti me i lartë juridik i një vendi e jo i imponuar. Protestuan qe e drejta e përfaqësimit ne institucione vërtet te jete bazë e demokracisë e jo vende te rezervuara e poste te veçanta. Protestuan qe kuvendi i Kosovës te ketë të drejtën e vet  legjislative për te mbuluar terë hapësirën e Kosovës e jo kufizime për zhvillim të Kosovës e jo të jen peng e pakicës. Protestuan kundër krijimit të komunave të Serbisë në Kosovë si dhe krijimit të bazës ligjore që len kjo paku krijimit të Komunave të reja serbe.
Protestuan kundër të drejtës së shkollimit në Kosovë në dy sisteme e tekste te shtetit te Serbisë dhe siç thuhet të shoqërisë Kosovare. Protestuan kundër krijimit te dy komunave te Mitrovicës të pa definuar si një  qytet unik. Protestuan qe Komunat Serbisë në Kosovë të kenë kompetenca te mini shteteve. Protestuan kundër lënjës se mundësisë që PCN-ja të vendos për ndryshimin e kufijve te komunave. Protestuan kundër konstatimit që Kosova dhe vlerat e saja kulturore e fetare të trajtohen si trashëgimi serbe. Protestuan që mos të ketë zona mbrojtëse si zonë e kufizimeve te lirive dhe shfrytëzimit të lirshëm të pasurisë private.
Protestuan për paratë e shfrytëzuara me miliona euro te qytetarëve të Kosovës nga ekipi negociator për te sjell këto rezultate. Protestuan pse për shqiptaret ne Luginën e Preshevës nuk vlejnë këto parime si për Serbet ne Kosovë. Protestuan sepse shqiptaret ne Maqedoni që bëjnë rreth 30% te popullatës nuk i gëzojnë këto privilegje ……
Protestuan qytetaret pasi politika heshti. Protestuan edhe për shumë gjera tjera qe përmban pakoja e Ahtisarit të cilat në të vërtet e bëjnë fare të parëndësishëm se çfarë statusi formal do ta ketë Kosova. Shtet me dy sisteme a protektorat i B.E si zëvendësim i administrimit civil apo diç tjetër, fare pak ka rendësi pasi aspekti përmbajtjesor i saj është i rregulluar me këtë dokument. Me 10 shkurt u protestua kundër këtij procesi që derivoi këto përkufizime (u quajtën për turp edhe zëra të Beogradit) dhe tani rrugë të mesit nuk ka, ose je kundër këtyre lejimeve të involvimit të Serbisë në Kosovë ose i mbështet ato. Mbështetësit e saj për te realizuar këto lejime ushtruan dhunën e paparë mbi qytetarë e aktiviste të vetëvendosjes të cilët te vetmen armë qe kishin ishin fanellat e tyre indentifikuse me porosi te qartë.

                                 KORI  I  TURPIT

Shtypja e dhunshme e vullnetit të një koncepti politik të bazuar mbi parimet bazë të politikës Villsoniane dhe të drejtës për vetëvendosje të kombeve e cila rezultoi me afër    80 të dëshiruar të vrarë por qe zoti deshi që nga ata plumba të vdesin vetëm dy. Dhuna fizike si duket nuk i mjaftoj bartësve të këtij koncepti politik, ata si në kor vepronin qe edhe politikisht dhunshëm të rrënonin mendimin dhe konceptin tjetër. Në realizim të zhbërjes politik të këtij koncepti përdoren aparatin e tyre propagandistik të cilin në Kosove thuajse e kontrollojnë të tërin. Një ish polic me thotë një fakt se për formën se për formën e protestës se a do te jetë paqësore a e dhunshme vendos ai qe ka aparatin e dhunës dhe politika qe e kontollon atë jo organizatori. Format gjithmonë mbesin sekrete. Korit të trupit të këtij rrjeti propagandistik ska se si mos i prij  znj. Ulpiana Lama në paraqitje të së cilës veç urrejtjes patologjike kundër këtyre djemve e vashave të reja protestuese, me fjalët e saja vrante vazhdimisht. Sa e ëmbël qenka karrigia.  Mjeranja po të kishte armen me vete me siguri do te shtinte direkt në protestuesit. Ndërsa për protestuesit Serb në Shtërpcë ku brohoritej Serbia e parulla tjera çetnike dhe valonte flamuri i Serbisë asnjë fjalë. Duke dëgjuar demagogjinë oratorike të sajë vërtet mendova se po dëgjoj Radio Selavine dhe Hajrije Spikericën  duke arsyetuar veprimet e policisë Serbe mbi djemtë tanë ne vitet e kaluara. Këta zëdhënës si dhe mori këshilltarësh e gazetar te cilët keto poste i morën në emër të një profesionalizmi inekzistent të marrur jashtë vendit fare dyshimtë e jo në bazë të far merite që kanë qe Kosova të vjen së paku në këtë ditë. Ata mund të din diç nga demokracia por esencën e problemit  të Kosovës nuk e kuptojnë, nuk kanë jetuar me te, e kanë gjetur gati edhe po e mjelin tani dhe shesin oratori. Atë qe e gjen te tillë edhe po ta humbësh nuk të dhemb fare.
E tillë është edhe kjo zonje dhe shumë tjerë si ajo. Këtij  kori të turpit ska se si mos të i bashkohen edhe ata qe dëshirojnë tu themi lider politik a institucional te cilët ditën arsyetojnë vrasjet, plagosjet e te shajnë, e natën të qajnë ,nderojnë e vizitojnë.
Amoraliteti politik vërtet  nuk paska kufij!