gazeta britanike "The Guardian": Po lind një shtet
E perditshmja londineze vlerëson se ne Ballkan po ndertohet nje shtet i ri që krijon të gjitha kushtet dhe rregullat për një vend, por pa shpallur pavarësinë apo sovranitetin e saj.
Përveç kodit të vet telefonik dhe pasaportave, Kosova do ta ketë flamurin dhe kushtetutën e vet, bankën qendrore dhe valutën e vet, shërbimin e doganave dhe kufij të rinj ndërkombëtarë, himnin, armatën dhe kontrollin e hapësirës së vet ajrore. Keshtu shkruan gazeta londineze “The Guardian” e cila konstaton se "po lind një shtet i ri", për të cilin "Marti Ahtisaarit iu desh më shumë se një vit për ta hartuar propozimin për një Kosovë të pavarur".
Sipas gazetës, deklarata e pavarësisë do të vijë nga Kosova nëse plani i Ahtisarit merr bekimin e Këshillit të Sigurimit, për të cilin një diplomat perëndimor ka thënë se "është një pako e mirë, një kompromis i ndershëm". Por kreu i serbeve te Kosoves Oliver Ivanovic shprehet se "plani i Ahtisarit do të pranohet dhe implementohet, por asnjëherë nuk do të funksionojë.
Gazeta pohon se SHBA, Britania dhe Gjermania janë mbështetësit më të mëdhej të shtetit të Kosovës. Britania e kryeson Këshillin e Sigurimit në prill kur plani do të vihet në tavolinë, amerikanët e kryesojnë në maj, ndërsa në qershor kancelarja Angela Merkel është mikpritëse e samitit G8 dhe të Bashkimit Evropian.