Rëndësia e seksit
Ende sot në botën moderne dhe të zhvilluar, sondazhet tregojnë se prindërit ende preferojnë të kenë një djalë sesa një vajzë. Një arsye e vjetër se pse djemtë shihen si një bekim më i madh është se ata priten të jenë sigurues më të mirë ekonomik kur prindërit të jenë në moshë të thyer.
Megjithatë, është koha që prindërit të mendohen mirë. Vajzat mund të jenë një investim më i mirë. Vajzat marrin nota më të mira në shkollë sesa djemtë, dhe në vendet më të zhvilluara universitetet i ndjekin më shumë ferma sesa meshkuj. Për këtë arsye, gratë do të jenë më të pajisura për punët e reja të shekullit të 21-të, në të cilat truri do të jetë më i vlefshëm se sa muskujt. Në Britani, më shumë gra se sa burra janë trajnuar të bëhen doktorë. Dhe gratë kanë më shumë gjasa të japin këshilla të mira se si prindërit t’i investojnë “vezët” e tyre. Sondazhet tregojnë se gratë gjithnjë e më shpesh, fitojnë më shumë se burrat. Për më shumë, rritja në punësimin e femrave në botën e të pasurve, ka qenë forca më e madhe e zhvillimit në dekadat e kaluara. Këto gra kanë kontribuar më shumë në rritjen globale të GDP-së se sa teknologjia e re apo gjigandët e rinj, Kina dhe India. Po t’i shtojmë vlerën e punëve të shtëpisë dhe rritjes së fëmijëve, gratë mund të barazohen me gjysmën e punës të botës.
Është e vërtetë që gratë ende paguhen më pak dhe shumë pak prej tyre qëndrojnë në krye të kompanive, por, ndërsa paragjykimet çngjyrosen me kalimin e viteve, gratë do të kenë një shtrirje më të gjerë për të rritur prodhueshmërinë dhe të ardhurat e tyre. Qeveritë, megjithatë, duhet të përqafojnë potencialin e grave. Gratë ankohen (me të drejtë) se janë përdorur për shekuj me radhë. Prapëseprapë, për një ekonomist, gratë nuk janë shfrytëzuar aq sa duhet: ato janë burimi më i pashfrytëzuar i botës; nëse më shumë prej tyre përfshihen në punë, do të marrin fund shumë fatkeqësi ekonomike, duke përfshirë dhe popujt në vështirësi ekonomike dhe varfërinë.
Disa njerëz shqetësohen se nëse gratë punojnë më shumë dhe nuk kujdesen për fëmijët e tyre, kjo do të nxisë GDP-në, por do të krijojë lashtësi negative shoqërore, si për shembull një përqindje më të vogël në lindje. Megjithatë, vendet në zhvillim, ku më shumë gra punojnë, ashtu si Suedia dhe Amerika, kanë përqindje më të lartë në lindje sesa Japonia dhe Italia, ku pjesa më e madhe e grave qëndrojnë në shtëpi. Të tjerë kanë frikë se lëvizja e grave në forcën e paguar të punës, mund të bjerë në kurrizin e grave. Megjithatë, evidenca e kësaj është e përzier. Për shembull, një studim i Suzanne Bianchi në Universitetin Maryland, ka zbuluar se nënat kalojnë të njëjtën sasi kohe, mesatarisht, për t’u kujdesur për fëmijët në 2003 ashtu si në 1965. Rritja në punën jashtë shtëpisë ishte kompensuar nga më pak punë në shtëpi dhe më pak kohë gjumë.
Një botë grash
Ajo çfarë është e qartë është se në vende si Japonia, Gjermania dhe Italia, të cilat janë të prekura nga demografia e popullsive në zvogëlim, punojnë shumë më pak gra se në Amerikë, dhe jo shumë më pak se në Suedi. Nëse pjesëmarrja në forcën e punës në këto vende është rritur në nivelet amerikane, kjo do të nxiste më shumë përqindjet e rritjes së këtyre vendeve. Në të njëjtën mënyrë, në vendet në zhvillim kur vajzat kanë më pak gjasa të shkojnë në shkollë se djemtë, investimi në arsimim do të rezultonte në një ekonomi më të madhe dhe në të ardhura më të mëdha për shoqërinë. Jo vetëm që gratë e arsimuara do të jenë më produktive, por ato do të rrisin fëmijë më të edukuar dhe të shëndetshëm. Më shumë gra në qeverisje gjithashtu, do ta nxisnin në të njëjtën mënyrë rritjen ekonomike: studimet tregojnë se gratë kanë më shumë gjasa t’i shpenzojnë paratë në përmirësim të shëndetit, arsimimit, infrastrukturës dhe varfërisë dhe kanë më pak mundësi ta shpërdorojnë në tanke dhe bomba. Më parë thuhej se gratë duhet të punojnë sa dyfishi i burrave për të qenë të zonja sa gjysma e meshkujve. Shyqyr zotit, kjo nuk është kaq e vështirë.