INTERVISTË E MR. GAFURR ADILIT DHËNË RADIOS “ZËRI
Intervistoi:Adnan Aliti
RTV ZIK: Të nderuar dëgjues, tani kemi në lidhje zoti Gafurr Adilin, Zëdhënës
Politik i Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH) dhe Sekretar i
Përgjithshëm i Këshillit Organizativ i Kuvendit Mbarëshqiptar. Zoti Adili,
mirëmbrëma, dhe mirë së erdhët në valët e Radios “Zëri i Kosovës” në Kopenhagë.
Gafurr Adili: Mirëmbrëma, ju përshëndes juve dhe të gjithë teleshikuesit tuaj.
RTV ZIK: Shumë faleminderit, fillimisht, opinioni shqiptar, diaspora shqiptare,
natyrisht dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, janë tepër brengosur me situatën
më të re që ka ndodhur në Prishtinë, kemi informacione se kanë vdekur tre të
rinj gjatë protestave që janë zhvilluar në Prishtinë. Çka po ndodh në realitet në
Prishtinë, nëse ka mundësi,ose, nëse keni informacione më të detajuara për
dëgjuesit tanë të na tregoni se çka po ndodh atje.
Gafurr Adili: realisht, në hapësirat shqiptare po mbretërojnë dy opsione. Njëri
opsion që po përfaqësohet nga politika zyrtare prej Tiranës dhe Prishtinës dhe
realisht edhe Shkupit, të cilët fuqimisht e mbështetin “pakon” e Ahtisarit që për
mendimin tonë është një pako shumë e dëmshme për çështjen e Kosovës dhe në
rrafshin politik edhe për çështjen shqiptare. Pra, në rastin konkret, Lëvizja
VETËVENDOSJE!, një organizatë të cilën tanimë po vepron në Kosovë dhe që udhëhiqet
nga Albin Kurti, disa herë ka organizuar demonstrata, demonstrata të cilat në
fillim kanë qenë jo shumë masovike, por me kohën, me veprimtarinë e kësaj
Lëvizjeje, dje dëshmuan se organizuan demonstratë mbarëpopullore.
RTV ZIK: Dhe demonstrata ishte masovike?
Gafurr Adili: Po, në orën tre, sipas informacioneve që i kam pasur unë, kanë qenë
mbi 50.000 demonstrues në sheshin kryesor “Nënë Tereza” dhe pastaj aty ka filluar
dhuna e policisë…
RTV ZIK: Çka ka provokuar ose cili ka qenë preteksti i reagimit kaq të ashpër të
autoriteteve policore në Kosovë? kjo në një moment të përkujton reagimet
antinjerëzore të policisë serbe në vitet tetëdhjetë në demonstratat e Kosovës.
Gafurr Adili: Po, më vjen keq të them por dihet që po në atë rrugë, në atë shesh
në vitin ’68, pra në demonstratat e vitit 1968, ka rënë dëshmori i parë, Murat
Mehmeti dhe pikërisht po aty janë plagosur me snajper nga helikopterët e njësive
speciale rumune dhe ukrainase. Dhe realisht demonstratat janë provokuar prej
snajperistëve nga helikopterët. Sipas të gjitha informacioneve, fillimisht aty
kanë gjuajtur helikopterët e njësive speciale të policisë së UNMIK-ut, pra rumunë
dhe ukrainasë, dhe janë plagosur djem shqiptarë, ndër të cilët edhe Mon Balajn nga
Besiana, ish Podujeva, dhe Arbën Xheladinin, nga fshati Tërnovc i Bujanocit, të
cilët kanë rënë vdekur. Pra, dhe aty pastaj ka eskaluar situata, sepse fund të
fundit, ata djem kanë parë se shokët të tyre vriten si dikur që i vriste policia
serbe. Të mos harrojmë që edhe në atë kohë përkrah policisë serbe ka qenë edhe
policia shqiptare që ka qenë shërbëtore e asaj policie. Dhe fatkeqësisht, edhe sot
po ndodhin një fenomene të njëjta, ne shqiptarëve po na përsëritet historia, gjithmonë për të keq;
sepse në qoftë se do të flasim për vitin 1968, për demonstratat e asaj kohe, të
nëntorit të ‘68-ës kur shqiptarët kërkonin flamur, universitet dhe pavarësi, ne e
dimë fare mirë që Kosovës nuk iu dha statusin e Republikës atëherë dhe u detyruam
edhe në 1981 të dalim në demonstrata, pjesëmarrës të cilës kam qenë edhe unë. Pra
realisht, edhe sot e kësaj dite, shqiptarët nuk gëzojnë as status për të cilin kanë
demonstruar paraardhësit tanë në vitin 1968. Fatkeqësisht politika zyrtare e
Prishtinës po manipulon me opinionin duke thënë se gjoja dhunën e kanë nxitur
protestuesit!!!
RTV ZIK: Domethënë, sipas informacioneve që i posedoni ju, në turmën e
demonstruesve paqedashës, të padhunshëm është gjuajtur me breshëri armësh nga
helikopteri.
Gafurr Adili: Është e gjuajtur jo me breshëri armësh, por nga snajperistët e
njësive speciale të UNMIK-ut. Ne kemi arritur të marrim edhe emrin e policit
rumun, i cili ka goditur me snajper Mon Balajn. Pra, nga ai helikopter është vrarë
fillimisht Mon Balaj.
RTV ZIK: Nga kush morën urdhër këta për të gjuajtur në demonstruesit të paarmatosur?
Gafurr Adili: E kanë marrë nga UNMIK-u, por duke bindur që në kuadrin e UNMIK-ut
janë shumë popuj, shumë njësi speciale të shumë vendeve, ma merr mendja që ata
shprehin absolutizmin e tyre antishqiptar, siç janë rumunët, por sipas të gjitha
informacioneve që vijnë nga Rumania, këta njësi speciale aty po hedhin vrerë ndaj
shqiptarëve në Rumani, po përpiqen që opinioni publik rumun ta manipulojnë se
gjoja shqiptarët janë njerëz të egër, pra është propaganda një sllave të Beogradit
që gjithmonë ka propaganduar kombin shqiptar, ne e dimë atë propagandë…
RTV ZIK: Ne jemi në dijeni për propagandën anti-shqiptare që në vazhdimësi ka bërë
Rumania dhe shtetet që kufizohen me Serbinë…
Gafurr Adili: … sidomos ata që mund t’i quajmë rumunë lidhen pastaj në telefon me
masmedian dhe propagandojnë kundër shqiptarëve, përpiqen ashtu që të justifikojnë
dhunën që kanë ushtruar apo në rastin konkret vrasjet që kanë bërë ndaj djemve të
rinj.
RTV ZIK: Zoti Gafurr Adili, çka mendoni, cili do të jetë reagimi i popullit tani,
që nga nesër e tutje? Fillon një javë që nuk është më si ka qenë dikur, me një anë
kemi planin e Ahtisarit, ku Grupi i Kontaktit e ka përqafuar në një mënyrë atë,
dhe në anën tjetër kemi tani Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe njëkohësisht viktimat që u vranë. Çfarë
rrjedhe do të marrë tani e tutje periudha e shqyrtimit të planit të Ahtisarit ?
Gafurr Adili: Shiko, realisht sot kam marrë shumë informacione se kam qenë në
komunikim të drejtpërdrejtë me Prishtinën dhe me qendrat tjera. Aty ka mbretëruar
një atmosferë e zymtë, për mendimin tim, një atmosferë pikëllimi. Sido që të
themi, sot në Kosovë, realisht e ka shumë të vështirë të marrë opinionin me njerëz
të organizuar. Edhe ne, strukturat tona e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar
ndiejmë një dhimbje të tmerrshme, në gjendje të tillë kam qenë edhe unë, edhe ma
marr mendja që të gjithë shqiptarët atdhetarë dhe të ndershëm janë në një gjendje
të tillë, kudo që ata ndodhen. Për mendimin tonë, rrjedhat historike po lëvizin.
Pra, në qoftë se thamë që plani i Ahtisarit është i dëmshëm, sepse realisht është
i dëmshëm, ne të Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar lëshuam Promemorien
drejtuar të gjitha institucioneve ndërkombëtare, e kemi përkthyer në anglisht dhe
nesër do ta kemi në tavolinën e tyre, si edhe zoti Ahtisari, përmes të cilës
Promemorie, ne nukpajtohemi me atë “pako”, sepse realisht ajo“pako” e lë Kosovën pa një status të
definuar. Gjithnjë ajo e ndanë Kosovën, që në perspektivë Kosova, nëse do të shkojë
drejt një pavarësie, një shteti të pavarur e sovran, aty do të krijohet një
Republikë Srbska e tipit të Bosnjës.
Dhe realisht, për fatkeqësinë tonë të madhe jashtë kësaj Kosove po gjenden trojet
e Luginës së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit që për mendimin tonë, politika
zyrtare të Prishtinës fare nuk e ka potencuar dhe e ka lënë sikur të ishte pronë e
serbëve dhe gjitha për mendimin tonë, bënë gabimin tjetër sepse fare nuk përmenden
Toplica, një krahinë shqiptare po sa Kosova aktuale, popullsia e së cilës po ndodh
në Kosovë dhe gjithë këta që gjenden atje dinë se ky popull quhet “muhaxhirë”. Pra
kemi Toplicë, siç kemi edhe çështjen e Çamërisë.
Për mendimin tonë, procesi do të lëvizë. Tashti, në hapësirat shqiptare opinioni
ndërkombëtar do të bindet se politikanët aktualë zyrtarë që janë në Prishtinë, nuk
janë ata që flasin edhe realiteti, sepse u pa dje, është populli ai që vendos.
Ngadalë por i vendosur, për mendimin tonë, populli po vetëdijesohet, sepse
realisht, populli shqiptar është manipuluar dhe është mashtruar, ne jemi të
vetëdijshëm se ai dëgjoi duke u thënë se pavarësia po na vjen me “pakon”, u tha se
në fund të vitit 2006 do të jetë në dyert e Prishtinës dhe realisht u shty
statusi. Pra, po shihet që politika zyrtare e Prishtinës, dhe realisht edhe kjo e
Tiranës, edhe e Shkupit e kanë manipuluar popullin.
RTVZIK: Dhe cilat do të jenë hapat e ardhshëm që do t’i ndërmerr Fronti për
Bashkim Kombëtar Shqiptar (FBKSH), në qoftë se Grupi i Unitetit apo Grupi i
Bashkimit, apo Grupi i Elefantëve, siç e quajnë do ta pranojnë “pakon” e zotit
Ahtisari? D.m.th. ju do të qëndroni në opozitë të këtij aprovimi, bashkë me
Lëvizjen VETËVENDOSJE! ? Ju, si organizatë, cilat hapa do të ndërmerrni në këtë
drejtim?
Gafurr Adili: Paraprakisht duhet thënë që Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar
është në opozitë të cilësdo politikë zyrtare, në Tiranë, në Prishtinë dhe në
Shkup, sepse realisht politika e Tiranës, Prishtinës dhe e Shkupit kanë ngritur
idenë e integrimeve, se ne shqiptarët gjoja duke integruar, ne realizojmë
aspiratën e bashkimit kombëtar, pra përmes integrimeve gjoja evropiane. Me këtë
koncept, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar nuk pajtohet dhe ne sapo zhvillojmë
luftë konceptesh.
Gjithmonë në histori u zhvillua një luftë të tillë konceptesh. Ne themi:
fillimisht, ne shqiptarët të integrohemi në një shtet të vetëm kombëtar dhe të
bëjmë shtetin tonë , sipas parimit një shtet, një komb dhe kështu pastaj të
integrohemi... Sepse duke njohur de jure Bashkimin Evropian, aty ne e dimë se
fillimisht ka shtet-kombe dhe pastaj kanë bërë bashkimin e tyre.
Dhe, në rastin konkret ne kërkojmë që shqiptarët të bashkohen në një shtet të
vetëm kombëtar me emrin Shqipëri, pastaj nëse është e leverdishme, shkojmë në këtë
koncept, ne vazhdojmë integrimet tona, fillimisht mund të jenë ballkanike, pastaj
euro-atlantike.
Pra, në politikën shqiptare, po punojnë dy koncepte. Në rastin konkret, në qoftë
se dëgjuesit do të duan të dinë për shembull se: Fronti për Bashkim Kombëtar
Shqiptar nuk organizon demonstrata, por, i mbështetë ato, për arsye se në skenën
politike ka dalë Lëvizja VETËVENDOSJE!, dhe përderisa Lëvizja VETËVENDOSJE! është
në haprim, që fillimisht e ka prishur status - quon në Kosovë, ky është realiteti,
atëherë ne e mbështetim, sepse ashtu i mbështesim të gjitha forcat që e çojnë
përpara çështjen kombëtare.
Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar apo Zona 2 e Frontit nuk organizon
demonstrata, ky ka qenë qëndrimi i Frontit, për arsye se Fronti nuk i jep
përparësi Kosovës. Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, nga vet emri është
Frontin për BASHKIM KOMBËTAR. Dhe të gjithë organizimet që çojnë ujë te mulliri i
bashkimit kombëtar, ne i mbështesim.
RTV ZIK: Dhe mund të numëroni në kontekst pozitiv, cilat organizata veprojnë
përveç Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Gafurr Adili: dihet që edhe në Maqedoni ka organizata të vogla, edhe shoqata të
vogla të cilat po përpiqemi (pra, po them në Maqedoni, në trojet shqiptare nga
Lugina e Vardarit) ka organizime të tilla, të cilët dalë ngadalë po përpiqemi t’i
konsolidojmë dhe ata do të jenë përkrah pra, po e kërkojnë në rastin konkret.
Sepse, ne shqiptarët duhet të jemi me diçka të vetëdijshëm në qoftë se bashkimi kombëtar sot po sot nuk mund të realizohet, ne po themi këtë se populli
shqiptar ka mbajtur referendume, në Kosovë ka
qenë referendum në ‘92-in, përmes të cilit
sovrani popull Kosovën e shpalli të pavarur, ka
qenë një referendum edhe në Luginë të Preshevës,
ku u shpallë autonomia me të drejtë bashkimi me
Kosovën e kemi pasur realisht edhe një
referendum në Sanxhak, ku populli në Sanxhak e
shpalli Sanxhakun Krahinë të Republikës së
Kosovës, kemi pasur edhe një referendum përmes
të cilit shqiptarët në Maqedoni shpallën
fillimisht autonominë politiko-federale e pastaj
një republikë shtet më vete. Dhe realisht
qendrat ndërkombëtare bënin veshin e shurdhër
përballë kësaj forme më demokratike të zgjidhjes
së çështjes shqiptare dhe injoroi këtë
referendume, pra që janë realisht demokratike.
Pastaj, u organizuan edhe ushtritë çlirimtare (unë quaj gjithmonë një ushtri,
Ushtria Çlirimtare e Kosovës), fillimisht në Kosovë, pastaj në Luginë të Preshevës
dhe pastaj në Luginë të Vardarit. Dhe, pas gjithë këtyre luftërave, ne shqiptarët
nuk arritëm që të jetësojmë ato referendume, sepse procesin na e lanë për gjysmë.
Dhe, pastaj në bazë të tyre është organizuar edhe Frontin për Bashkim Kombëtar
Shqiptar që çështjen kombëtare ta çojmë përpara dhe në atë mënyrë të vazhdojmë
edhe ne, dhe thamë më herët, të gjithë ata që po çojnë ujë në mullirin e bashkimit
kombëtar, ne i mbështesim, i përshëndesim, dhe i mirëpresim edhe anëtarë…
RTV ZIK: A keni kontakte me politikajtë aktualë në
Kosovë, Maqedoni apo në Luginën e Vardarit dhe në Shqipëri dhe sa janë të gatshëm
të dëgjojnë dhe të bashkëpunojn për konceptet e ribashkimit kombëtar?
Gafurr Adili: Realisht, institucionalisht nuk kemi; por kemi shumë dashamirës,
politikanë të ndryshëm, realisht ka deputetë edhe në Parlamentin e Tiranës, pa
dashur të përmend emra, sepse janë takime konfidenciale, ka deputetë edhe në
Parlamentin e Prishtinës, po edhe Shkupit kemi, të cilët e përkrahin, sepse ne
themi që nuk ka shqiptar që nuk e do bashkimin kombëtar, por ka politikanë të
cilët ua ka shkelur rrota bishtin dhe siç përmendëm shumë herët, në rastin konkret
edhe në Kosovë, kur gjithë mishin e hanë ndërkombëtarët dhe politikanëve drejtues
apo “elefantëve”, siç quhen ata të Grupit të Unitetit, ua ka mbetur të lëpijnë
kockat dhe në momentin kur ata do të dëshironin të lëviznin nga pozicionet e tyre,
ata (ndërkombëtarët) u thonë se do të hetohen për korrupsion.
Prandaj, ata nuk kanë politikë sovrane.
Në forcat politike ka atdhetarë të ndershëm të cilat po mbështesin idenë e
bashkimit kombëtar dhe punojnë, bile shumë prej tyre janë edhe anëtarë e Frontit
për Bashkim Kombëtar Shqiptar.
RTV ZIK: Kemi një përshëndetje nga Mjekrra, nga Suedia; përshendetje për Gafurr
Adilin. Njëkohësisht thotë, pajtohem plotësisht me Adilin, sepse nuk ka rrugë
tjetër, dhe pastaj pyet : a do të bëhet thirrje nga ana e Frontit për Bashkim
Kombëtar Shqiptar për bashkim gjithëkombëtar, për luftë gjithëkombëtare?
Gafurr Adili: Ne, e kemi thënë edhe herë tjera, edhe në takime me ndërkombëtarët,
ne do të përpiqemi maksimalisht që t’i shfrytëzojmë të gjitha mjetet
politiko-diplomatike, por në takimet me ndërkombëtarët kam thënë se unë nuk do të
pranojë të bëhem Toma pacifist. Megjithatë, ne gjykojmë që ka rrugë për të
zgjidhur problemin shqiptar në rrugë demokratike, kemi kërkuar nga ndërkombëtarët
që fillimisht të organizohet një konferencë të tipit të Londrës, pra të
rivendikojnë të gjitha vendimet të 1913-ës, dhe të organizohet e mundësohet prej
takimit ndërkombëtar në Ballkan një referendum të ri shqiptar, ku shqiptarët do të
deklarohen pro ose kundër bashkimit kombëtar shqiptar.
RTV ZIK: Zoti Adili, për fund desha t’ju pyes që më herët, në kuadrin të Frontit
për Bashkim Kombëtar Shqiptar ka vepruar dhe Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH).
Tani, a ekziston Armata Kombëtare Shqiptare? D.m.th. nuk ka nevoje të hymë në
fshehtësirat ushtarake, mirëpo a ekziston apo jo. Në Maqedoni kemi parë parulla dhe pamflete me mbishkrime të AKSH-së , dhe maskat herë pas herë paraqitnin në vende të ndryshme, dikush thotë se
janë të AKSH-së, dikush nuk janë, a janë dikund dhe a merren me aktivitete?
Gafurr Adili: Tani, unë do t’ju përgjigjem kështu: Fronti për Bashkim Kombëtar
Shqiptar (FBKSH) është si trupi i një njeriu, ashtu e konceptojmë. Pra, ky trup ka
një kokë, që ka Kryesinë Qendrore e Frontit për Bashkim Kombëtar Shqiptar. Ka një
dorë e djathtë që është Armata Kombëtare Shqiptare (AKSH), një dorë e majtë që
është Sigurimi Kombëtar Shqiptar (SKSH) dhe ka këmbët që është Fondi Kombëtar
Shqiptar (FKSH). Pra, keni dëgjuar ju që Sigurimi Kombëtar, strukturat
inteligjente të Frontit zbulojnë ushtrinë serbe, Srbska Oslobodilacka Vojska
Kosova (SOVK), fotografitë të komandantëve të tyre dhe gjithë organikën e bën
publike. Ne, e themi kështu, sepse në mesin e tyre kishin shumë serbë Kosova, nga
Peja e nga qytete të ndryshme dhe ata të mos kenë mundësi të futin në Kosovë, të
kenë frikë nga fqinjët e tyre se po i shohin. Në rastin konkret, Armata Kombëtare
Shqiptare vepron, mirëpo ne kemi thënë që Armata Kombëtare Shqiptare nuk vepron në
Republikën e Shqipërisë, sepse këtu vepron uniforma shqiptare, nuk vepron në Kosovë sepse aty është TMK-ja (Flasim për momentin, sipas planit të Ahtisarit…) dhe nuk vepron në të gjitha shtetet e
Bashkimit Evropian e në Amerikë, sepse aty janë të gjitha shtetet përkatëse.
RTV ZIK: A do të thotë se kjo se më lëni të nënkuptoj se vepron në Maqedoni?
Gafurr Adili: Po, ajo vepron në trojet shqiptare, kudo ku ka uniforma sllave.
Megjithatë, ne kemi nxjerrë një vendim që për momentin, Fronti ka gjykuar që
problemi kyç i zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare është Kosova, sepse
çështja kombëtare ka filluar në Kosovë dhe gjithë vendimin tonë gjatë vitit 2005 –
2006, sidomos pas Kuvendit, ne kemi përqëndruar në Kosovë. Kemi dëgjuar që për një
natë të tërë Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar ka shpërndarë në të gjitha
hapësirat shqiptare, edhe në Gumenicë të Çamërisë, posterët me fotografinë e
Ukshin Hotit, edhe Adem Jasharit, me të cilat ishte edhe thënien kapitale e
Ukshinit - “Shqipërinë e pabërë, bëje , Shqipërinë, bëjë ose vdis”. Pra, për një
natë të tërë, në bazën e kësaj, ne i kemi dëshmuar edhe faktorit ndërkombëtar se
ne jemi formacion mbarëkombëtar që është në të gjitha hapësirat shqiptare, dhe nga
ana tjetër, se është një strukturë tepër serioze që aksione mund t’i kryeje për
një natë.
Pastaj ka pasur edhe parulla në Kosovë “Rroftë bashkimi kombëtar shqiptar!
FBKSH-AKSH”. Ne, kemi ushtri dhe ne kemi mundësi që të bindim njerëzit që Armata
Kombëtare Shqiptare për momentin është në detanté, sepse normal, është krijuar një
koncept te shqiptarët që pushka po zgjidh problemet.
Ne, jemi përpjekur që 7 vjet t’i bindemi faktit që jo vetëm pushka i zgjidh
problemet sepse, ne betejat i kemi fituar në Kosovë, por i kemi humbur në rrafshin
politik.
Lufta është vazhdimi i politikës me mjete të dhunës, fillon me politikë që e bënë
Fronti, dhe në qoftë nuk jap rezultate politika, atëherë niset me mjete të dhunës
dhe pastaj futet sërish politika.
Ne, i kemi fituar betejat në rrafshin ushtarak, në terrenin e luftës, por
fatkeqësisht i kemi humbur në rrugë diplomatike, siç janë për mendimin tonë,
Rambujea, Parisi, Konçuli dhe Ohri. Dhe, në rastin konkret, shqiptarët kanë fatin
që Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar është një formacion i organizuar.
Maskat nuk janë të Armatës Kombëtare Shqiptare, ne disa herë këtë e kemi bërë
publike dhe theksuar, siç është rastin e daljes së një grupi në një fshat të
Gjakovës, pra nuk janë, sepse Armata Kombëtare Shqiptare apo luftëtarët të saj nuk
kanë të drejtë të grumbullojnë para. Pra, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, të
gjithë ata i kemi thënë hajdutë dhe ashtu ka dalë. Sepse, Armata Kombëtare
Shqiptare (AKSH) nuk e okupon as e plaçkitë popullin e vet, ajo është ushtri e
popullit dhe te Fondi Kombëtar Shqiptar, strukturë e Frontit që tanimë është e
hapur, janë të inkuadruar njerëzit më të moshuar, prej 60 vjet e sipër, njerëz që
njihet se janë të ndershëm. Nuk duhet t’u themi luftëtarit të grumbullojë para për
Fondin apo për Armatën Kombëtare Shqiptare, sepse ai djali i ri po i ndan prej të
dashurve të tij dhe pastaj po mund të thuhet se ky e ha paratë të popullit. Kurse
kur flasim për burrat prej 60 vjet, njerëz të dëshmuar të lagjeve, fshatrave që
dihet se janë të
ndershëm, më merr mendja se është diçka tjetër.
Ne nuk kemi dalë të grumbullojmë mjete në popull, gjithçka mbajmë nëpërmes
anëtarësisë apo kuotizacionit, për arsye sepse realisht populli ka dhënë djersën e
vet dhe nga të gjitha fondet që janë grumbulluar, nuk ka dhënë llogari askush.
RTV ZIK: Zoti Adili, meqë është hera e parë që komunikojmë në një intervistë për
“Zërin e Kosovës”, mendimin juaj për luftën në Maqedoni dhe përfundimin e saj.
Gafurr Adili: Kështu, unë kam thënë se Ali Ahmeti ka ha hyrë në librin e Ginisit
(Guiness Book).
RTV ZIK: Në çfarë konteksti?
Gafurr Adili: Është një rast i rrallë, sepse nuk ka asnjë logjikë që të organizosh
një ushtri Çlirimtare dhe atë Kombëtare të marrësh pushkën kundër atij shteti, dhe
nga ana tjetër të njohësh sovranitetin e atij shteti. Pra “Marrëveshjen e Ohrit”,
ju keni dëgjuar, kur unë kam qenë Komisar Politik i Armatës Kombëtare Shqiptare
(AKSH) me pseudonim Valdet Vardari, e kemi quajtur mosmarrëveshje, s’e kemi njohur
këtë “Marrëveshje”. Realisht, Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar, në Kuvendin e
Dytë, nuk ka njohur as Rambujenë, as Parisin, Konçulin dhe as “Marrëveshjen e
Ohrit”. Pra, jemi formacion politik që nuk jemi nënshkruese të asnjë
marrëveshjeje, kështu që kemi të drejtë ta vazhdojmë çështjen.
Kurse ata që kanë nënshkruar marrëveshje të tilla, në rastin konkret Rambujenë,
Parisin, Konçulin dhe Ohrin, nuk kanë të drejtë ta vazhdojnë, sepse ndërkombëtarët
kanë nënshkrimin apo firmën këtu, kurse unë si Përfaqësues legal i Frontit dhe të
gjithë drejtuesit të Frontit që janë rreth meje, nuk kemi nënshkruar asnjë
marrëveshje, nuk kemi njohur këtë marrëveshje dhe themi që përpiqemi të punojmë
për bashkimin kombëtar. Nuk po themi që do të arrijmë bashkimin kombëtar, sepse ky
është proces që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit, shumë gjëra prapa t’ua bëjmë një
organizim, siç është Fronti për Bashkim Kombëtar Shqiptar dhe, nëse nuk jemi të
aftë të realizojmë, të jetësojmë ribashkimin kombëtar, jemi më së të sigurtë që
kombi shqiptar, një popull që gjithmonë ka pasur bije e bija, do të arrijnë të
realizojnë ribashkimin kombëtar shqiptar.
Komentet e arkivuara (1)
Përgjigjet origjinale të ruajtura në forumin historik. Datat shfaqen sipas arkivit.
Nijazi Hasani(Guest)02.04.2007 · 21:56 UTC
Te gjith e dim te kaluaren e popullit ton, dhe se ket e deshmojn edhe viset dhe perqindja e popullsis me vendbanime shqiptare.
Viset tona jan te coptuara, dhe se Gafurr Adili me disa personalitete tona po mundohen maksimalisht per bashkimin e trojeve tona, dhe se une mendoj se deri sa te ndoll kjo kurr nuk dot ket qetsi ne Ballkan.
Fundi fundit cdo pjestar i UCK-së luftoi dhe pati ket qellim.
Une personalisht e pershendes perzemersisht z. Gafurr Adili dhe jam simpatizus i flaket i tij dhe ideve tij !!!!!