LETËR NGUSHËLLIMI
FAMILJEVE TË DËSHMORËVE MË TË RINJ TË KOMBIT
LETËR NGUSHËLLIMI
Të nderuara familje të dëshmorëve të kombit, Man Balaj, Arben Xheladini
dhe Ty familje e dëshmorit, emri i të cilit ende s´është i publikuar!
Pikëllim të madh kemi ndie ne dhe familjet tona jashtë vendit, kur i
kemi parë në kanalet televizive skenat e tmerrshme të terrorit policor:
unmikas dhe shqipfolësit e ndyrë të cilët vërsuleshin si bishat mbi
demonstruesit paqësorë, të cilët kishin dalë në rrugët e Shqipërisë Natyrore, për të
kërkuar të drejtat tona që na takojnë si komb!
Pikëllimi ynë u rrit deri në qiell, kur morëm vesh për rënien heroike
në ballë të demonstruesve të bijve tuaj! Dhuna që u ushtrua më 10 Shkurt
2007 mbi demonstruesit liridashës, nuk qe e para herë, dhe besojmë nuk do të
jetë as e fundit, kështu do të ngjaj deri në kohën, kur populli ynë do të
bashkohet fort në veprime që ta gëzojë të drejtën e VETËVENDOSJES, deri
kur nga trojet tona etnike do të largohet armiku i jashtëm dhe tradhtari i
fundit. Natyrisht, kjo kërkon sakrifica të mëdha dhe është një rrugë e
gjatë deri në fitoren madhështore të RIBASHKIMIT territorial të kombit tonë
të lashtë e të ri!
Kjo fitore, natyrisht se kërkon shumë vuajtje dhe sakrifica
mbinjerëzore, kjo fitore mund dhe do të arrihet atëherë kur kombi ynë do t´i
detyrojë faktorët ndërkombëtarë dhe puthadorët shqipfolës - pushtetarët e pa
shtet ta njohin të drejtën tonë për VETËVENDOSJE!
Liria, e cila aq shumë u proklamua nga pushtetarët cinikë dhe nga
faktorët ndërkombëtarë, kinse Kosovës iu dha e drejta e pavarësisë së cilës veç emri
i mungon u pa qartë tani kur kjo “liri” u mbyt në gjak dhe lot!
Të nderuar familjarë, të nderuar atdhetarë kudo që jeni nëpër botë!
Mbahuni të fortë për djemtë tanë të lirisë!
E paçin të lehtë dheun e Shqipërisë, djelmoshat e VETËVENDOSJES!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Poshtë armiqtë dhe tradhtarët gjakatarë!
Nënshkruesit:
Ramadan Pllana, Zvicër
Ramadan Kurtaj, Suedi
Xhemil Zeqiri, Danimarkë
Fadil Shyti, Suedi
Mona Agrigoroaiei, Rumani
Shqiptar Oseku, Suedi
Faik Smajli, Angli
Nisret Ahmeti, Gjermani
Azem Musliu, Kanada
Beqir Elshani, Suedi
Sahit Xhemajli, Suedi
Gëzim Mekuli, Norvegji
Evropë-Kanada, më 13 shkurt 2007