Debat:Hashim Th.-Joachym R.,Fatmir S.-STUDENTËT

17.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Aktualitete

Sejdi Hoxha,
kryetar i Parlamentit të Studentëve :

Iu uroi mirëseardhje në këtë debat, i cili ishte organizuar nga parlamenti i
UP-së, ai në emër të studenteve ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta të
tyre, për familjarët e të vrarëve.
Duke i pasur parasysh të gjitha këto zhvillime, sot kemi ftuar përfaqësuesit
kryesorë të institucioneve vendore dhe atyre ndërkombëtare, me të cilët do
të diskutojmë hapur për planin e zotit Ahtisaarit dhe për zgjidhjen e
ardhshme të statusit final të Kosovës.
Ju sot do të keni rastin që të informoheni drejtpërsëdrejti nga udhëheqësit
e politikës Kosovare, për të gjitha paqartësitë që i kemi rreth zgjidhjes së
statusit final të Kosovës.
Ne do ta hapim debatin me nga një fjalim të shkurtër për të ftuarit, pastaj
pjesa tjetër e debatit do të rezervohet për pyetje të ndryshme nga ju.
Kërkojmë nga ju që pyetjet tuaja të jenë të qarta, dhe për hir të asaj që të
ketë sa më shumë pyetje, kemi vendosur që pyetja të zgjasë më së shumti dy
minuta.
- Mikrofonat do të mbahen nga kujdestarët tanë.
Sejdiu iu ka uruar studentëve ditën e Shën Valentinit, pra ditën e të
dashuruarve.

Fjalën e rastit e morri Werner Wnendt i OSCE-së.
Ai ka shprehur keqardhje për viktimat dhe kërkoi nga studentët që së pari të
merren me analizën e pako së Ahtisaarit për statusin. ai ka thënë se sidomos
studentët të cilët studiojnë në drejtimin e shkencave politike është mirë që
ta marrin dokumentin dhe ta analizojnë, për shkak që të mos mendojnë ashtu
siç mund t’ua interpretojë dikush, faleminderit shumë!

Fatmir Sejdiu
Faleminderit z. Hoxha, të nderuar përfaqësues, të dashur studentë dhe kolegë
profesorë. Mendoj se është një iniciativë e mirë dhe një rast i veçantë që
të bisedojmë për një nga çështjet më me rëndësi, që ka të bëjë me të tashmen
dhe të ardhmen e Kosovës dhe që lidhet drejtpërdrejt me procesin më të
rëndësishëm, nëpër të cilin po kapërcen Kosova, dhe këtë shans të madh që ka
për çështjen e definimit të statusit politik të saj, dhe do të doja të
thosha, çështjen e pavarësisë.
Këto ditë të fundit ishin vërtet ditë të vështira, posaçërisht me
manifestimet të cilat ishin në Prishtinë dhe që si rezultat i asaj që u
shpreh dhe përplasjeve të atilla, humbëm dy njerëz.
Ndjejmë dhimbje të përbashkët me ta, me të gjithë ata që në një formë apo
formë tjetër, kanë pasur po kështu pësimet nga kjo kohë.
Ai i ka ftuar studentët që të pranojnë pakon e Ahtisaarit për shkak se këtu
qëndron substanca e shtetit.

Joachym Ruecker
Faleminderit për ftesën, para se të filloj të flas për pakon dua t’ju shpreh
ngushëllimet e mia familjarëve të të humburve, për atë që ndodhi të shtunën.
Ishte një tragjedi, dua t’ju them se dhuna është një gjë e cila është
definitivisht në interes të kundërt me Kosovën. Vdekja e dy të rinjve të
shtunën është shkaktuar nga plumbat e gomës, ne kemi iniciuar një hetim etj,
etj (flet për iniciativat e hetimit)

Hashim Thaçi
Të nderuar studentë dhe profesorë… jam i nderuar që jam sot këtu me ju,
bashkë me kryeadministratorin dhe me kryetarin Sjediu…(I përmendë të
pranishmit me të cilët është ulur në një tavolinë).
Ai tregon se si vetë ka qen student, atëherë ka qenë ndryshe ka qenë shumë
më vështirë, sepse në këtë vend është edhe gjeneza e rezistencës sonë të
organizimit, por edhe çlirimit tonë, prandaj sot në këtë fazë të rëndësishme
të nxjerrjes së vendimit për statusin politik të Kosovës, unë e kam theksuar
dhe po e theksoj shpesh, se realitetin e Kosovës së pavarur e kemi ndërtuar
që në vitin ’99-të. Ne edhe atëherë kemi qenë të përgatitur për Pavarësi, ne
iu kemi vonuar, por tjerët kanë neglizhuar, por erdhi momenti i atij takimi.
Dhe jam shumë i sigurt se qytetarët e Kosovës janë qytetarët më
properëndimorë në rajon, kjo është vlerë dhe respekt, edhe për të kaluarën
tonë edhe për angazhimet tona, por megjithatë, është vlerë që respektohet
për vizionin tonë, për të ardhmen e integruar edhe në BE dhe në NATO.
Prandaj, jemi sot këtu që t’ju sigurojmë se e kaluara nuk do të përsëritet
më kurrë, e ardhmja është në duart tona, në duart tuaja.
Presidenti Ahtisaari nuk e sjellë Pavarësinë, ne jemi duke e jetuar atë. Ai
nuk ka bërë ndonjë shpikje për ta prezantuar një dokument nga atje lart që i
përgjigjet realitetit mirëkuptues të Shqiptarëve.

Përfaqësuesi i Solanës,
Ka shprehur keqardhje për atë që ka ndodhë të shtunën dhe ka shpresuar se
hetimet do ta japin rezultatin e tyre. Ai ka thënë se dhuna nuk i duhet
Kosovës.

DEBATI
Taulant Hoxha, student i departamentin të shkencave politike të UP-së.
Pyetja ime është për anëtarët e Ekipit të Unitetit: Fatmir Sejdiut dhe
Hashim Thaçit: Pikë së pari e kam lexuar Propozimin e Ahtisaarit. A mund të
ndërtohet shteti i Kosovës, siç e proklamoni ju, kur në propozimin e
Ahtisaarit, në mes tjerash gjëra të papranueshme, përmban edhe klauzolën e
badinterit. Për masat e përgjithshme juridike për një shtet të mirëfilltë,
siç janë kushtetuta, Simbolet, shpallja e Pavarësisë dhe për këtë kërkohet
shumica e dyfishtë për miratimin e tyre në Parlament, si do t’i miratoni
këto akte, kur dihet vullneti I Pakicës Serbe në parlament.
Edhe një vërejtje të vogël: Pse m’u kërkua paraprakisht kontrollimi i
pyetjes para se ta parashtroja. Ju faleminderit!

Andin Brahaj student i fakultetit filozofik, dega e historisë;
Ekipit të unitetit, pse më së paku ju jeni në dijeni se pakoja e Ahtisaarit
nuk është e përshtatshme për shqiptarët, kur dihet se këtë e kanë thënë
shumë pjesëtarë tjerë Brenda trupit tuaj aty në Parlament, por sepse nuk
guxoni ta thoni të vërtetën, sepse ju atëherë nuk do të konsideroheni si
George Washingotni e Thomas Jefersoni, por do të jeni ndoshta si mashtrues
të popullit të Kosovës.

Mirjeta Hetemi, e cila ka përfunduar fakultetin e mësuesisë:
I kisha lutur të gjithë këta studentë që janë këtu, pasi nuk ju ra në mend
këtyre politikanëve këtu që janë, ta mbajmë një minutë heshtje për dy
qytetarët që ranë në demonstratat e 10 shkurtit (duartrokitje-përkrahje)
Hashimi dhe Fatmiri filluan të qeshnin dhe vazhdonin të rrinin ulur, derisa
të gjithë studentët u ngritën në këmbë, asnjëri nga këta politikanë nuk u
zgjuan në këmbë, ata u zgjuan, por vazhdonin me buzëqeshje, derisa u ngritën
pastaj edhe ndërkombëtarët.
Njëri nga studentët?: LAVDI
(të gjithë: LAVDI!)
Pas përfundimit të kësaj mbajtje të heshtjes, Mirjetës ia marrin Mikrofonin,
nuk ia japin më.
Genc Zekaj, kandidat i shkallës së tretë shkencave politike për Master,
njëherësh gazetar.
Në një intervistë që e kam zhvilluar dje me ish kryeministrin Bajram Kosumi,
ai ka deklaruar haptazi se Grupi Negociator është një hajn dhe ka rrëshqitur
nga rruga që është zhvilluar. Ai për këto gjëra jep shumë argumente, a është
e vërtet dmth që ju keni shmangur rrugën për të cilën keni filluar?
Sjediu përgjigje rreth klauzolës së badinterit
Është një klauzolë që nënkupton respektimin e 2/3-ave për miratimin e disa
ligjeve, ka të bëjë me momentin e miratimit të kushtetutës, por mendoj se
duhet interpretuar ndryshe në këtë rast. Klauzola nënkupton...

Studentja Mirjeta:
Këta janë tradhtarët e Kosovës, këta duan ta shesin Kosovën pa e pyetur
popullin, nëse Hashim Thaçi ka luftuar nuk ia jep të drejtën askush që ta
shesë Kosovën, vetëm le ta dinë se Kosova ashtu qysh ka pasur gjithmonë djem
e vajza për t’u sakrifikuar, për të derdhur gjak për këtë dhe do të ketë
prapë, ashtu qysh pati me 10 shkurt, le ta dinë mirë, vetëm nëse Ahtisaari i
merr me pakon e tij edhe i qet jashtë Kosovës, se në Kosovë nuk kanë vend.
Edhe ju z. Rycker ta keni me dije se në Kosovë ende ka djem e vajza…
E këto ligje që po i zbatoni në Kosovë shkoni e zbatoni në vendin tuaj edhe
shikoni se si do të reagojnë qytetarët atje, ju z. Rucker e vratë popullin
Shqiptar. Dhe nuk është e çuditshme nëse edhe mua më vrisni, e shkoni tash e
sillni policinë e le të më vrasin mua, se ju kështu keni vendosur që ta
vrisni popullin shqiptar (brohoritje VETËVENDOSJE - VETËVENDOSJE!……!)

Elbasan Hoti
Oj ti, nëse do me ec, ec, e mos ma prish këtu t’i mua debatin, qyre niherë,
Ulu aty!

Thaqi: Krejt populli e di se Serbia është e larguar që nga e 99-ta
(duartrokitje me qëllim që ta ndërpresin)
Edhe ai që dëshiron gjakderdhje duhet ta kuptojë se nuk ka gjakderdhje në
Kosovë për qëllimet e tija politike. Dhe kur ka qenë koha ne i kemi prirë
punës (të gjithë studentët në sallë ahahahahaha uuuuuuu!!!!! duartrokitje
dhe shushurima për ta ndërprerë)

Mirjeta: edhe pse ke luftuar askush nuk të jep të drejtë me e shit Kosovën .
Thaqi: Ashtu siç kam qenë prej më të parëve, që e kam rrok pushkën, edhe
politikisht studentët prapë: (të gjithë studentët në sallë ahahahahaha
uuuuuuu!!!!! duartrokitje dhe shushurima për ta ndërprerë).


Nga studentët e ndryshëm:
Ku është pavarësia e Kosovës
Qe shtatë vjet na keni rrejt
Tradhtarë
Ju duhet të vriteni
E keni shkelur gjakun e dëshmorëve
E keni shkelur betimin në flamur
Kjo është tradhti
Etj… etj…
Njëri nga studentët:
A e dini se me pakon e Ahtisaarit ne jemi shoqëri shumetnike, ne do t’i kemi
shenjat shumetnike, do ta kemi flamurin në të cilin do ta kemi shenjën e
Serbisë, të magjupve, hashkalive, etj.
“Thaçi shikon me ironi dhe qesh prej zori”

Njëri nga studentët:
Një pyetej për Sejdiun, unë e kam parë platformën e planit të Ahtisaarit, ku
i përmend të zhdukurit, një problem shumë madhor, nuk e di se si ka qenë
programi juaj që keni hyrë dhe keni marrë pozitën e kryetarit për këtë
çështje mjaft të ndjeshme, dhe mua më ka shtyrë ky problem që ju, jo që nuk
keni bërë asgjë për këtë çështje, por edhe po i rrihni nënat, ashtu siç
ndodhi me datën e 10 shkurtit të 2007-ës, po i shtrini në rrugë dhe prapë po
i demoloni edhe më zi.
Do ta pyes edhe Ruecker-in për çka ju po ia gjuani edhe disa kompetenca
atij.
Çka duhet të bëjë pala Kosovare që të mos ketë më Mision ndërkombëtar në
Kosovë, por këta që po fshihen pas asaj se nuk kemi kompetenca të vijnë aty
dhe të shohin se çfarë do t’iu thotë populli.

Një tjetër student po ashtu:
Si nuk patët turp që në ditën kur po mbahej protesta të mos dilnit para
qytetarëve tuaj, si nuk patët turp, kur qytetarët po vriteshin në Prishtinë,
ju disa fshiheshit nëpër biruca të miut, e disa fluturoni me helikopter të
KFOR-it mbi Mitrovicën Veriore, pse nuk shkuat në këmbë atje…… ops ….. u
ndal rryma! (filloi tollovia. Brohoritje KEK-u KEK-u.)
Sjedi Hoxha, kryetari, e përmbylli debatin, të gjitha truprojat e mundshme i
rrethuan politikanët dhe filluan studentët të dalin, derisa po dilnin nga
hyrja e Sallës së Kuqe, kishte brohoritje të tilla si Rrencat, rrenca,
Tradhtarët, tradhtarët etj…!)

Vlen të përmendet se kur dolëm jashtë e pamë se në anën tjetër të fakultetit
Filologjik kishte rrymë, ndërsa në anën ku kishte qen debati u ndal dhe
arsyetoheshin se s’mund ta ndezim gjeneratorin se kemi probleme diçka me të!
Këtë rrenë e mbulesë politike mbrojtëse e bëri kryetari i parlamentit