Astrit Gashi-Procesi kundër Albin Kurtit dhe
Shkruan; Astrit Gashi
Nuk mund te besoj së as në vendët zulu dhe në asnjë vend në rruzullin toksorë nuk do të ndodhte të ekzekutohën dy të rinjë në një sheshë në qëndër të qytetit pa kryër asnjë krim, madje pikrishtë në sheshin e paqës, sheshin në të cilin pa ashtu e mbane emrin e një misionare dhe humaniste të paqës, nobelistës shqiptare Nena Terezë ndodhi ekzekutimi dhe torturimi i protestuesve paqësorë.
Ekzekutuesit ishin ata të cilët kanë ardhur në rolin e miqeve tani janë bëre zotë të shtepise në shtepinë e huajë duke vrarë dhe dhunar të drëjtat e secilit qytetar duke shendrruar qytetet e Kosovës si poligon i stërvitjeve të policisë ndërkombëtare dhe asaj vendore.
Për dhunë dhe terorë kundër rinisë shqiptare tani nuk mund të fajesojnë Aleksander Rashkoviqin, Ivo Andriqin apo Vaso Çubrilloviqin, sepse të etur për pushtet disa lider politik vendor dhe disa te cilët vendët e tyre i dergojne për të plotësuar moshën për penzionim. Autor kësaj radhe i skenarit dhe regjisë, ishtë nje bashkëpunim i përkyer vendoro - nderkombtar për të shtypur dhe ekzekutuar rinine shqiptare të bashkuar rreth levizjës "Vetëvendosje" nen prektksin se keta të rinje ndoshta kishin për qellim të shkundin pak ndertesën e qeverisë e cila i benë të gjitha e më se paku qeverisë. Aty tani po lulëzon jo vetëm korrupsioni i cili e ka pushtuar çdo pjësë të kesaj qeverije por dhe aty edhe eshtë hartuar plani per decentralizimin dhe ndarjen e Kosovës mbi baza etnike.
Për p[ch279]rgjakjen e rrugëvë të Prishtinës në vitet 1968,1974,1981,1989 kam lexuar shumë në libira të ndryshem nga autor të ndryshëm ndersa në vitin 1997 se bashku me Albin Kurtin dhe disa police te cilët tashme fatkesishtë ishin ne anën e kundërt dhe me disa të tjëre që kanë devijuar dhe janë pjësë e kësaj ndertese. Por se kisha menduar asnjehere së ne vitin 2007 sheshet e Prishtinjes do të kenë dëshmor të rinjë. Pikerishtë, po ne kete vend ku rane dëshmorët MAN BALAJ dhe ARBEN XHELADINI, ne demonstratat e Nentorit 1968 ra deshmori MURAT MEHMETI, i cili se bashku me të gjithë demonstruesit e asaj kohe kerkonin: Republike, Flamur dhe Universitet. Dhe, pushtuesi serbo-jugosllav i plotesoi vetem dy kerkesa: Flamurin dhe Universitetin, por jo statusin e Kosoves Republike. Edhe ne vitin 1981 rinia heroike shqiptare e Kosovës demonstroi për Kosovën Republike, për atë republike qe as sot Kosova nuk e gezon, dhe djelmoshat e vashat e Levizjes Vetevendosje! demonstruan me 10 shkurt 2007, por qe u vranë, plagosen dhe arrestuan.
Se kush ishtë fajtor për ekzekutimin e protestusëvë tani u pa!!! Këta ishin Stiven Curtis dhe Fatmir Rexhepi të cilet tani kan pranuar një pjësë të fajit me dorëheqjët e tyre por ka mbetur edhe zbatuesi i urdhrave politikë komisari i SHPK- së koloneli Sheremet Ahmeti si edhe kriminelët e Policisë së UNMIK-ut nga Ukraina dhe Polonia të cilët bënë ekzekutimin e qytetareve.
Dorëheqje të tyre nuk ishin çeshtje morale. Dorëheqje morale do te ishte sikur të shkonte edhe shefi i koloneve Joakim Rycker dhe Kryetari i Kosovës Fatmir Sejdiu për genjeshtrat të servura 24 ore me parë. Pra Joakim Ryckerit deklaroi “Komandanti i policisë ka besimin tim, Kurtis ka bërë punë të shkëlqyer" . Pas 24 orëve i humbi besimi !!! Pra ai nuk ka besim as në vetëvehtën dhe si i tille duhët të jap dorëheqje morale. Edhe Fatmir Sejdiu deklaron se “nuk është përgjegjës për organizimet që i bëjnë të tjerët” për qka ështe pergjegjes ai nesër thotë se nuk kishte pergjëgjësi dhe paketën e Ahtisarit dhe u detyruar të nenshkruaj prandaj duhet te largohet per arsye morale nese ka moral. Ndosha dhe Fatmir Sejdiu ka qene me emocione sikur zëdhenseja e qeverisë Ulpiana Lama e cila deklaron së "kemi përdorur masat e duhura dhe demostrusit janë frymzuar nga Beogradi" . Apo ka dhe parashikues me të mirë së Nastradamusi të cilët ende pa dalur në protestë këta djemë e kanë ditë se qka do të bejnë. Jam i sigurt se e kanë ditur sepse është e njohur puna e tyre, sespe populli thotë rrena i ka këmbët e shkurtëra dhe kungulli mbi uji nuk rrin gjithmon!!
Edhe shefi i opozitës dhe antar i grupit negociator duhët që për çeshtje morale të jap dorëheqje sepse edhe ai duke mos duruar të këtë edhe një opozitë dhe nga dëshira e sëmurë për ta dënuar ose likuiduar Albin Kurtin jap deklërat dhe drejtohët popullit përmës TV pa ju kërkuar nga askush dhe një pjesë e populli më të drejte e ndrron kanalin e telvizionit. Më mirë do të ishte dje ne sallen e kuqe të univerzitetit të Prishtinës të kerkoni falje të dyte kur një Studente e Fakultetit të Mësuesisë, Mirjeta Hetemi e kujtoj Thaçin dhe Sejdiun që të mbajne një minutë heshtje për dëshmorët me të rinjë dhe kjo studente tha se edhe "Nese keni luftuar apo jeni i votuar kjo ne asnje menyre nuk ju jep të drejte me shitë Kosovën".
Arrestimi dhe likfidimi i Albin Kurtit nuk i ndihmon qetësimin e gjendjës dhe as zgjidhjen e problemeve, sepse Albin Kurti nuk ështe prodhues i kësaj gjendje dhe as Lëvizja e tij, por “elita” politike e Kosovës, tash Grupi negociator, dhe qarqet e caktuara ndërkombëtare që e kanë mbështetur atë politikë. Albin Kurti dhe të gjithë të arrestuarit duhet të lirohen menjëherë. Vendin e tyre duhët ta zënë ata që vranë dhe masakruan rininë dhe popullin tonë e keta jane kolonët modern dhe "Grupi i unitetit".
Albin Kurit përndryshe është arrestuar në bazë të kërkesës së po te ketij Grupi të Unitetit në deklaratën e tij të datës 11.02.2007 ku decidivisht e kërkon arrestimin dhe dënimin e tij.Po ky grup ka pranuar në paketën e Ahtisarit së populli shqiptar është i pa fe. Në pikën 1. 4 thuhet se "Do të konfirmojë që Kosova nuk ka fe zyrtare dhe që do të jetë e panashme në çështjet e orientimeve fetare".
Ndërkaq, në Nenin 7 kur flitet për trashëgiminë fetare dhe kulturore z. M. Ahtisari vë në dukje se Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë (KOS) , përfshirë klerin dhe pjesëtarët e aktiviteteve të saj, do t’i afrohet siguri shtesë dhe masa tjera mbrojtëse për gëzimin e plotë të drejtave , privilegjeve dhe imuniteteve të tyre, siç parashihet me Aneksin V të kësaj Marrëveshjeje. Pra Kisha Ortodokse Serbe a është fe zyrtare në Kosovë sipas dokumentit të ofruar.Këtë dokument e ka hartuar ne konsulta edhe me të birin e ish ambasadorit Jugosllav Rexhai Surroi, Vetonin i cili mund te e gartoj bashkesine nderkombtare dhe për qështejt finaciare. Me mire për Veton Surroin do të ishte të ndriqonte vrasjën e babit të tijë në rrugët e Madridit sesa te merrët me levizjën dhe parullat e djemvë të Vetëvendosjes.Puna e tijë tani krijoj gjashtë Republika Serbe në zëmër te Kosovës. Se sa i pasur është djali i ambasadorit tregon vetë fakti se ai keto bisedime me pakicat që do të sundojnë shumicën po i zhvillon edhe pikrisht ne ditën e sotme në Antalia të Turqise .
Se kush ka ushtruar dhunë tani edhe i vërberi po e shef duke parë rezultanin: 2 demonstrues të ekzekutuar, 2 në gjendje kritike, me dhjetëra e qindra të gjymtuar dhe lënduar, 17 të arrestuar në anën e demonstruesve dhe asnjë polic i vrarë, asnjë i plagosur, asnjë i lënduar, asnjë i gjymtuar, asnjë i arrestuar - Dhuna - Vetvëndosje 1244 me 0. E kujt është tash përgjegjësia, e protestuesve apo e policisë besoj se e dinë pergjegjejen disa lidere të cilet dalin dhe lexojne rruguve të Prishtinës se qfare ka shkruar rinia shqiptare. Por vllëzer kuptoni se kjo punë shkon me zantë e ata këtë zantë e kane amanet nga prinderit e tyre.
Ndersa sa i përket hetimeve te pamvarura rezultatët dihen sa sa do te jënë objektive, gjithnjë duke u mbështetur në përvojat e mëparshme ( rasti i Burgut të Dubravës), kur i ashtuquajturi Komisioni i Pavarur i shpalli fajtorë të burgosurit e mbytur nga policia, ndërsa fajtorët i shpalli të pafajsh të njetin fat e pret edhe Albin Kurtin sepse përndryshe po të kishte drejtesi mbrenda do të ishin dhe Stiven Curtis dhe Fatmir Rexhepi. Mirëpo Albin Kurtin burgu dhe procesi i montuar e bëjne dhe me të fortë. Ndersa Sinan Hasana dhe Ali Shukria kemi pasur gjithëherë e jo vëtëm në kohën e unmikistanit. Për në fund dhe lajmin e ditës mbrëmë me urdher të Unmiku- stanit edhe nje lider tjetër beri vetëvrasje poltike duke u shëbyer atyre dhe ne myenyre të turpshme ne vend se te nderoj dy dëshmorët më të rinjë të kombit ai derdhi lotë krokodili për kriminelin e policise që urdheroi të vriten keta dy rinjë. E kujtoj liderin qe foli dje ne RTK, se Albin Kurtin të cilin e arrestuan argatet dhe shoket e juaje që ju lejuan te flisni, ata të cilët e kane dirigjuesin tuaje dhe vetem ata për intersa te veta të qesin ne treg. Le te shkojne ne burg të Gjilanit të intevistojne Albin Kurtin do të marrin pergjigejene e njete sikur televizionit serb dikur. Ai nuk ndryshoi kurr nuk deshti poste dhe karrige të buta. Keta "Mekanizmat përkatës" para se të hetojne levizjen "Vetevendosje" besoj se pa të drejte janë duke u marr me ju personalisht e atehërë do të jetë tepër vonë që të kendelleni...
Helsinborg 16 Jannar