MONA AGRIGOROAIEI-SHPELLA E MJERË E TRADHTISË

17.02.2007 · RTVZIK · Forumi i vjetër RTVZIK

← Artikuj Politik

MONA AGRIGOROAIEI :

SHPELLA E MJERË E TRADHTISË E PËRLYER ME KOLABORACIONIZËM (1)


Në dialogun e famëshëm të Platonit – "Republika", ekziston një pjesë që në
letërsinë politike quhet "Anekdota e shpellës". Ky është një imazh alegorik
rreth botës dhe mënyrës me të cilën mund të njihet. Miti është prezantuar
kështu: në një shpellë u linden dhe u rritën me zinxhirë disa njerëz. Mënyra
e tyre e vetme e kontaktit me hapësirën e jashtme ishte një mur anësor mbi
të cilin përfytyrohen hyjet prej jashtë. Për ata njerëz të zinxhirosur, muri
është ne botën e tyre. Por, nëse njëri prej atyre "banorëve" të shpellës do
të thyente zinxhirët dhe do të dilte jashtë, në dritën e diellit, do të
shikonte botën e vërtetë. Kurse, nëse ai do të kthehej në shpellë mes të
zinxhirosurve, ai do të konsiderohej i marrë. Të tjerët nuk do ta besonin
fare…
"Grupi i Unitetit" ndodhet pikërisht në një shpellë të tillë prej shpellës
së tradhtisë të përlyer me kolaboracionizëm, ku gjenden edhe të gjithë të
shantazhuarit, që shkojnë në Vjenë, për korrupcion, ku janë edhe të gjithë
tradhtarët që dikur shkelnin gjakun e dëshmorëve për çlirim dhe ribashkim
kombëtar, ku po "luftohen" për karriga, me karriga të gjithë
kolaboracionistët e shtetit serb. Ata shikojnë veç murin e interesave të
tyre personale. Mbi këtë mur përfytyrohen koncepte si "demokraci",
"pavarësi", "negociata", "dialog", "multietnicitet" që çojnë në robëri dhe
nuk dëshirojnë ta shohin fare diellin e koncepteve korrekte politikisht, siç
është parimi i vetëvendosjes.
Ai nuk ka fare liri individuale, sepse është i kushtëzuar nga të tjerët, nga
ata që nëpërkembin lirinë kolektive të popullit. Trullosja e ndërgjegjes
kombëtare e popullit shqiptar është objektiv kryesor i fushatës se tyre
manipulative për zinxhirosjen në shpellën e roberisë, "durimit", "qetësise"
dhe "unitetit" të mbarë popullit...
                                                         * * *
Disa muaj më parë, Agim Çeku krenohej: "Demokracia jonë është e gjallë dhe
një demorkaci e gjallë është shenjë e një demokracie të fortë". Tani shihet
për çfarë “demokracie” e kishte fjalen.
Një "demokraci" të tillë në robëri është vetëm e vdekur, sepse ajo synon ta
vdesë këtë popull, t'ia ndryshojë esencën kombëtare. Më shumë, ky sistem që
po ekziston në Kosovë në këtë moment, nuk ka asgje të përbashkët me
demokracinë. As me demokracinë minimale elektorale, sepse në Kosovë
zgjedhjet bëhen me lista të mbyllura, pra zgjidhen vetëm të priveligjuarit e
UNMIK-ut : të zinxhirosurit prej shpellës së mjerimit... Dhe, siç ka shkruar
Robert Dahl ne librin "Poliarkia", demokracia përfaqesuese nuk do të thotë
vetëm akt i votimit dhe të delegimit të fuqive të popullit te politikanët,
por edhe respektimin e qytetarit, lirinë e fjalës, lirinë e mediave dhe te
tjerë faktorë që nuk janë respektuar, as në Kosovën e ngushtë, as në trojet
e tjera shqiptare.
Kjo është “demokraci” që vret qytetarët e vet, sepse guxojnë të demonstrojnë
lirisht për pakënaqësinë e tyre për planet që synojnë t’i sjellë më zor në
shpellën e robërisë, kjo është një “demokraci” e despotizmit, një
“demokraci” e djallit dhe e ferrit.
Ju na flisnit atëherë edhe për përgjigjësi… Sa i përket përgjigjesisë, si po
guxoni ju të flisni për përgjegjësinë tuaj kur nuk e keni fare?! Se po të
ishit treguar të përgjegjshëm nuk do të kishit pranuar që të shkohet në
Vjenë me kurrfarë përgjegjësi dhe të bëhet pazar me popullin dhe trojet
shqiptare, nuk do të kishit pranuar "pakon" e Ahtisarit per dhurimin e më
shumë se një të tretë nga territori i Kosovës Serbisë, me anë të "komunave
me shumicë serbe", nuk do të kishit pranuar "zonat e veçanta" dhe shkeljen
me këmbë të trashëgimisë kulturore shqiptare, nuk do të kishit pranuar një
Kosovë të zhytur në ujërat helmuese të rikolonizimit të saj.
Nëse ju keni një pikë përgjegjësi, ju duhet të deklaroni të pavlefshme çdo
negociatë me Serbinë, të shpallni të drejtën e referendumit të popullit nga
të gjitha anët e Shqipërisë Etnike sipas të drejtës së tij të vetëvendosjes
apo të jepni TASH mënjëherë dorëheqje. Por ju po ndieni përgjëgjësi veç para
ndërkombëtarëve, dhe jo para popullit.
Atëherë përse duhet populli të ju respektojë dhe t'ju përkrahë?! Ju po i
ikni përgjigjësisë edhe tani, në orën dymbëdhjetë e momenteve vendimtare,
kur shifni se jeni tepër larg popullit… Dhe e dënoni atë, pikë së pari duke
demonstruar “logjikën e barazimit” të bijave dhe bijeve trima që organizuan
demonstratën me xhelatët e kriminelët të SHPK-së dhe të policisë së
UNMIK-ut. “Hetimet” ndaj të fundit janë vetëm për sy e faqe, kurse
represioni që doni ta nxisni ndaj Lëvizjes VETEVENDOSJE! është një fakt i
gjallë. Por jo, zoti Çeku, ata të rinj kanë rënë për shkak të
jopërgjigjësisë politike të “Grupit të Unitetit” që u ka dhënë dritë të
gjelbërt xhelatëve të ushtrojnë dhunë mbi demonstruesit paqësor.
Ju po presni që populli të jetë si lopa që shkon te kasaphana për t'u bërë
mish për grirje.
Dhe, është e vërtetë, populli dhe të gjithë aktorët e shoqërisë duhet të
jenë të përgjegjshëm, por jo në sensin manipulativ tuajin për ta zhveshur
nga çdo gjurmë e shqiptarizmit, ta verbëroni krejtësisht. Më 10 shkurt,
populli ka dëshmuar vetveten se është një forcë e gjallë, dhe jo një “turmë”
e vdekur, të vetëkënaqur, e mësuar me robërinë. Eshtë një forcë që ju ka
treguar si duhet të jetë drita e diellit. Dhe ju, si në dialogun e Platonit,
prej “shpellës”, po i thoni se rinia shqiptare është e çmendur, është
anarkike, se ajo është nacionaliste e tejkaluar ?!
Ndoshta nëse do të kishit mbajtur në Bosnje do të ishit shpallur aty
çlirimtar, por assesi në Kosovë, sepse jeni ndër të tillët që keni devijuar
luftën e lavdishme, duke çmilitarizuar në fund, UÇK-në.
Në fakt ju jeni nën ndikimin e frikës, sepse e kuptoni se shqiptarët nuk
gëlltisin përfytyrimet tuaja imagjinare e utopike dhe do të reagojë
përfundimisht ashtu siç duhet, duke marrë në duart fatin e vet. Do të bënit
edhe ju, tërë “popullata” e “shpellës së mjerimit” të Grupit të “elefantëve”
liliputanë, të jepnit dorëheqje. Ndryshe, populli do t’ju mësojë si do të
jesh i përgjigjshëm.
Në rrugë. Në demonstrata. Gjithnjë për lirinë e vetëvendosjen e për të
ardhmën e vet.

Rumani, 16 Shkurt 2007