Gani Krasniqi-KUSH PO LUAN ME LIRINË E KOSOVËS
Me dhjetë shkurt të vitit të shtatë të këtij fillim shekulli rrugët e
Prishtinës, pra rrugët e (lirisë) Kosovës u përgjakën sërish. Sërish u
përgjak populli (Kosovës) shqiptar, ngase ata që i vranë ishin poashtu
shqiptar. Kam hyrë në një moshë së vetë shkolla e jetës të mëson ti
llogarisësh, nga sa lejon logjika mbajtjes së pushtetit me çdo kusht. Deri
në këtë moshë të jetës, kam kaluar nëpër të gjitha fazat e të gjitha llojeve
të rezistencës që i është bërë pushtuesit serb në Kosovë. Pra bëhen më shumë
se tridhjetepesë vjetë që kam bërë krejtë çka kam mundur dhe ditur që Kosova
të jetë e lirë; të jetë e qytetarëve të saj, të cilët kur të dalin rrugëve
të saj të mos vriten, pse dikush kushdo qoftë ai, do të mbetet me çdo kusht
në pushtet! Andaj e them edhe si njeri e ndjejë vetën keq që jam aktualisht
në strukturat e një hallke të këtij pushteti pa shtet, i cili vret qytetarët
e vet.
Që nga viti 1968, që nga viti 1974, që nga viti 1981, që nga viti 1989, që
nga viti 1997, njoh përgjakjen e rrugëve të Prishtinës. Mirëpo se do ta
prisja një ditë të këtillë, tetë vjetë pas luftës së Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës, njërës prej luftrave më të përgjakshme në historinë e Evropës, pra
se do të isha dëshmitar i vrasjes së qytetarëve shqiptar nëpër rrugët e
Prishtinës, jo vetëm nuk e kisha menduar kurrë, por as tashti nuk mund ta
marrë me mend se ka mdodhur. Jam i vetëdijshëm se ka plotë njerëz në Kosovë
edhe nga bashkëvuajtësit e mi në burgjet e ish Jugosllavisë e të Serbisë,
edhe nga kolegët e mi të pushteteve vendore edhe nga miqtë dhe
bashkpartiakët e mi, që nga Kuvendi i Kosovës e deri në Kuvendet Komunale,
që do të thonë: nuk është bërë ndonjë hata zotëri, çka ke që je mbushur
frymë kështu, thuajse nuk ke mësuar asgjë nga rruga e bërjes së lirisë. E di
këtë, e di që mund të ma thonë. Poshtu e di se mund të kem të drejtë. Por,
ata. Kushdo qofshin ata, nuk mund ta marrin me mend se unë nuk jam nga ajo
kastë e pushtetarëve, as vendor e as qendrorë, që bëj pjesë të zgjdhjes së
problemit të Kosovës edhe pjesmarrjen në ato institucione pushteti e shteti
(që aq zëshëm e thonë se e kemi), i cili vetëm kur qytetarët shqiptar të
Kosovës, shihet për dritë të diellit, se nuk është se nuk është pushteti e
aq më pak shteti. Po ashtu di, se më shumë pjesë të bërjes së shtetit dhe më
shumë struktura të pushtetit, as që na pyet kush se ku jemi. Mirë mund të na
thonë se as kësaj radhe, nuk i ka pyetur kush, as Qeverinë e Kosovës as
Kuvendin as partitë që mbajnë pushtetin aktual, as partitë që bëjnë
opoziten. Kurse kur nuk i pretë askush në botë, as më pak shqiptarët në
Kosovë, në një protestë paqësore të qytetarëve të Kosovës, u vranë
protestuesit, që kërkonin liri, shtet dhe pushtet; që kërkonin të jenë të
barabart me të tjerët; që kërkonin të respektohet gjaku dhe sakrifica e
luftës së UÇK-së, të respektohet liria e fituar me gjak, të respektohet
pjesmarrja e forcave demokratike e liridashëse të SHBA-së dhe Evropës, në
luftën e fundit fashizoide, që mendonte të shfaroste një popull. Pra, kush i
vrau qytetarët e Kosovës? Të kujt janë ato institucione kushtetuese e
shtetrore? E kujt është ajo pronë që paskan dashur "ta pushtojnë
protestuesit?" Cili pushtet, cilat struktura shtetrore vlejnë më shumë se
jeta e njerëzve? Kush i ka vënë këta mekanizëm pushteti e këto institucione
shteti në Kosovë? I kanë vënë këta, protestuesit, e djeshëm e të sotëm. I
kanë vënë baballarët e këtyre protestuesve të sotëm që nuk bënin pushtet
lojal me pushtuesin e tokave shqiptare. I kanë vënë vëllëzërit dhe motrat e
këtyre protestuese të sotëm që kanë bërë mijera vjet burgje nëpër kazamatet
me famëkëqija të ish Jugosllavisë. I kanë bërë luftëtarët e orëve të para
të UÇK-së dhe bashkëluftëtarët e tyre, kudo që kanë rënë në Prekaz; Golab,
në Dukagjin e në Shalë, në Karadak e në Has, në Konqul e Komunovë, në
Vaksincë e Kërqovë. I kanë bërë gjaku i dëshmorëve të Luftës së Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës. Të cilët pas shekujsh robërie, me sakrificën supreme
që bënë, arritën të gjejnë rrugën e mbështetjes së demokracive botrore në
krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Këtë, kur flasim në fushatat
zgjedhore, e kur flasim në konferenca për shtyp, kur dalim nëpër oda
fshatrash, e kur shkojmë në aeroporte, për të udhëtuar kudo në botë e thonë
të gjithë. E thonë edhe ata që sot e bëjnë pushtetin aktual të Kosovës edhe
ata që janë nopozitë e thonë edhe grupet parlamentare, por e thonë edhe
anëtarët e Grupit të Unitetit. Andaj diçka brenda meje ngriti kokë e me
qortonte rëndë. Ishin vitet e mia të bëra duke protestuar rrugëve të Kosovës
për liri dhe barazi me të tjerët, që me qortonin. Asgjë më shumë nuk
kërkonim. Por as protestuesit paqësor nuk kërkonin asgjë më tepër. Kërkonin
vetëm liri dhe barazi me popujt tjerë, kudo në botë, që kanë fituar lirinë
me gjakun e dëshmorëve. Ishin vitet e mia të bëra burgjeve të ish
jugosllavisë e të Serbisë, vetëm se kishin kërkuar liri e barazi me të
tjerët, që më qortonin, pse kisha rastisur pjesë e mekanizmave të këtij
pushteti pa shtet, e kur e shihja me sytë e ballit si i burgosëshin
luftëtarët e lirisë, se burgosëshin edhe ata që kishin dhënë çdo gjë për një
Kosovë të lirë, të barabartë e demokratike, kurse na thoshin se ne nuk na
pyet askush, e këndej, askush nuk lëshonte karrigët që mbanin në pushtet nga
ai vendor e qendror. Ishin vitet e mia të bërjes së luftës për liri dhe
përballjes me armikun shekullor, me Serbinë etnocide në fund të një
shekulli, kur edhe Evropa që kishte ndihmuar në coptimin e tokave shqiptare,
kishte harruar se mund të kishte ende luftra çlirimtare, apo shtihet se
kishte harruar se shqiptarët të copëtuar e të robëruar. Edhe këto vite të
jetës dhe veprimtarisë sime me qortonin. Ishin edhe këto vitet e pasluftes
së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që më qortonin, ngase asnjëhërë nuk kishin
harruar t'u thoshin njerëzve : na jepni votën se ne e bëjmë pavarësinë e
Kosovës. Votat u dhanë disa here e pavarësia nuk erdhi asnjëhërë! Dhe kur
dolën qytetarët e Kosovës, se ata nuk ishin as vetëm pjestarë të Levizjes
Vetëvendosja, as nuk ishte vetëm Albin Kurti, dhe kërkuan pavarësinë, ata i
vranë. Kush i vrau protestuesit paqësor me dhjetë shkurt të vitit 2007, tetë
vjetë pas Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës? Ja edhe kjo pytje me
qorton me qorton rëndë, mos rastësishtë duke qenë pjesë e mekanizmit të një
pushteti lokal, mund të jemi bërë pjesë e këtij lojaliteti, qoftë edhe
ndërkombëtar që nuk i'a jep pavarësinë Kosovës, që e vë në pikëpytje lirinë
e fituar me gjak të shqiptarëve ?!.
Gani Krasniqi, Kryetar i Komunës Malishevë
Malishevë, 14 shkurt 2007