Xhemil Zeqiri-VETËVENDOSJE PËR POPULLIN E KOSOVËS
Letër e hapur drejtuar:
Ministrit të Punëve të Jashtme të Danimarkës z. Per Stig Møller
Koordinatorit të BE-së për çështje të jashtme z. Havier Solana
Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Ban Ki-moon
Që nga lufta e vitit 1999, UNMIK-u ka qenë përgjegjës për çështjet
politiko-ekonomike në Kosovë. Në praktikën aktuale, politika e tyre ka qenë që të
lejojnë politikanët e korruptuar dhe mafioz që të merren me situatën.
Gjatë disa viteve të fundit, popullata ka treguar pakënaqësinë në rritje ndaj
udhëheqjes së jashtme duke demonstruar gati çdo dit. Këto demonstrata kanë arritur
kulminacionin e tyre më 10 Shkurt, njerëzit ishin në rrugë në tërë Kosovën për të
kërkuar tërheqjen e planit të Marrti Ahtisarit. Një manifestim i madh u bë në
Prishtinë e organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe udhëheqësit të saj, Albin Kurti
(ish-udhëheqës i studentëve shqiptarë) dhe me Adem Demaçin, kryetar i Lidhjes së
Shkrimtarëve. Demaçi është një hero, simbol atdhetari politik, pas mbajtjes së 29
vjet burg politik në kohën e sundimit të ish-Jugosllavisë (shpesh i quajtur edhe si
Mandela i Kosovës). Gjatë këtyre viteve, ai, me anë të mënyrave paqësore ka luftuar
për të drejtat e popullit shqiptarë deri në lirinë demokratike dhe vetëvendosjen
politike.
Protesta paqësorë u ballafaqua me brutalitetin policor, me ç´rast 2 u vranë, 80 u
lënduan dhe afër 200 të arrestuar në mesin e tyre dhe udhëheqësi i VETËVENDOSJES
Albin Kurti.
Rezistenca e popullatës shqiptare kundër planit të Ahtisaarit është protestë kundër
faktit që autoritetet e jashtme vendosin për të ardhmen e tyre.
Ata, duan të drejtën e njëjtë si njerëzit e tjerë kudo qofshin ata, të vendosin për
jetën e tyre me anë të mjeteve demokratike. Por, përfaqësuesit shqiptarë në
komisionin përgatitor në Vjenë nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ata nuk
përfaqësojnë interesat e popullit.
Populli i Kosovës ka vuajtur tmerrshëm, gjatë luftës në vitin 1999:
Më shumë se 14. 000 të vrarë,
Më shumë se 3000 janë të zhdukur,
Më shumë se 20. 000 femra janë të dhunuara
Më shumë se 185.000 shtëpi janë të dëmtuara,
Më shumë se 850.000 shqiptarë u arratisën jashtë vendit.
Ekonomia e Kosovës është katastrofale, dëshpëruese; sepse ushtria Serbe i ka
grabitur bankat, pasurinë shoqërore dhe private. Pas gjithë kësaj, askush nuk e
pranon që Plani i Ahtisaarit të privilegjon 5 % të pakicës serbe kundër
minoriteteve tjera dhe 90 % të shumicës shqiptare.
LËVIZJA VETËVENDOSJE kërkon:
Vetëvendosje të popullit të Kosovës përmes votës demokratike,
Tërheqjen e Planit të Ahtisaarit,
Tërheqjen e sistemit të komunave mbi baza etnike serbe, të decentralizuara duke ju
dhënë më shumë pushtet autoriteteve lokale,
Serbia, ta kryej ndaj Kosovës, obligimin ekonomik për dëmet e luftës!
Me këtë letër, në përkrahim kërkesat e VETËVENDOSJES dhe kërkojmë që popullit të
Kosovës t’i jepet (njihet) e drejta për Vetëvendosje.
Xhemil Zeqiri Minna Skafte Jensen
Aktivist Drejtat e Njeriut. Aktiviste për të drejtat e Njeriut.
Zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosje
në Danimarkë
[adresë e fshehur]
www.diplomacia.dk
Kopenhagë, 14 shkurt 2007